Mbrëmjet e fundjavës kanë qenë të “ngjeshura” për teleshikuesit, që duket se kanë qenë në dilemë se çfarë programi të zgjedhin në kanalet kryesore në vend. Të dhënat nga kompania e matjes së audiencës, Telemetrix tregojnë se në tre ditë e fundjavës (e premte, e shtunë e diel), diferenca ka qenë e ngushtë mes programeve në dy televizionet kryesore Top Channel e Tv Klan, ndërsa të shtunën konkurrent është shfaqur edhe Vizion Plus.
Fitues i audiencës të shtunën e të dielën ka qenë Top Channel, ndonëse po ndien konkurrencën e fortë të telenovelave turke. Të premten, fituesi ishte TV Klan.
E premte, “Zonë e Lirë” fiton terren
“Zonë e Lirë” në TV Klan ka mbajtur aidiencën kryesore të së premtes mbrëma, me një rating që ka arritur deri në 15% (Rating – tregon shikueshmërinë gjatë një fashe kohore apo programi televiziv, e shprehur kjo si përqindje e totalit potencial të audiencës; pra duke përfshirë edhe familjet që nuk janë duke parë televizor). Edhe Top Show magazine ka arritur të ketë audiencë më të lartë se zakonisht, duke tërhequr me prezantimin e këngës himn të Kombëtares “Kuq e Zi”, me një rating mesatar prej 10%. Megjithatë, pas orës 22.30, Top Show ka marrë kryesimin e audiencës ndaj “Zonë e Lirë”.
Gjithsesi, rating relativisht i ulët i dy programeve të mësipërme ka lënë terren dhe për debatin politik në Vizion Plus, apo filmin në TVSH.
E shtunë, Big Brother, audiencë më të ulët se një vit më parë
Me një rating makismal prej 21.3%, audienca e Big Brother shfaqet në rënie në krahasim me një vit më parë, kur arrinte një rating prej 35-40%.
(http://www.monitor.al/fundjava-mes-portokallise-me-audience-rekord-ndeshjes-e-big-brother/)
Megjithatë, Big Brother ka arritur të ruajë kryesimin e audiencës të shtunën në mbrëmje, duke mbajtur të mbërthyer para televizorit shikuesit deri pas mesnate. I dyti në audiencë, shumë afër me Big Brother ka qenë telenovela “Dashuri dhe Diamante” në Tv Klan, me një rating maksimal prej 16%.
Këto dy programe kanë spostuar spektaklin e humorit në “Al Pazar”, që për shumë kohë ka qenë kryesuesi i të shtunës. Al Pazar është kënaqur me një rating prej rreth 11%.
E diela, “Dashuri dhe Diamante” konkurron “Portokalli”
Shfaqja e humorit në Top Channel, “Portokalli”, për vite me radhë ka arritur të mbajë kryesimin e audiencës të dielën në mbrëmje, megjithatë, ai po humb terren përballë telenovelave turke. “Portokalli” ka arritur një rating maksimal prej gati 30% në momentin që “Dashuri dhe Diamante” në Klan kishte ndërprerje publicitare, ndërsa normalisht ka arritur një rating prej 20-25%. Edhe Portokalli është larg audiencës prej 35-40% që arrinte kur ishte i pashqetësuar nga konkurrenca e telenovelave.
“Dashuri dhe Diamante” ka mbajtur një rating të qëndrueshëm prej 16-19%.
Vizion Plus, pasi u tërhoq nga gara e të dielës (show “Apartamanti 2XL” u zhvendos të martën) ka pasur një audiencë fare minimale të dielën në mbrëmje.
Metodologjia
Telemetrix SH.A., që operon zyrtarisht që prej muajit shtator 2012 me instalimin e matësve të parë, ofron matjen e shikueshmërisë televizive në Shqipëri, realizimi i së cilës bëhet nëpërmjet teknologjisë dhe sistemeve më të fundit të përdorura në këtë fushë, si dhe një paneli të përzgjedhur rigorozisht për të arritur përfaqësueshmërinë e tregut, sipas burimeve zyrtare nga kompania.
“Kompania ka investuar gjerësisht në krijimin dhe prodhimin e një matësi elektronik – TiViMat (koncepti i ‘peoplemeter”) si dhe në programimin e një ‘software’ të fuqishëm për realizimin e matjes së shikueshmërisë televizive. Skuadra e ‘Telemetrix’ ka projektuar dhe zhvilluar të gjitha platformat e monitorimit dhe raportimit të të dhënave të shikueshmërisë për përdorim të klientëve të saj
Qe prej shtatorit 2014, “Telemetrix” ka një panel prej 375 familjesh të përzgjedhura rigorozisht sipas kritereve të paracaktuara, të vendosura në 7 qytete kryesore të Shqipërisë; Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Fieri Berati dhe Korca.
Baza e të dhënave të gjeneruara nga “Telemetrix” është “në nivel minute; “Rating per Minute” në nivel familjeje (household).
Monitor
shqiperia ka shume turkoshak te mbetur gjate okupimit 500 vjecar turk shtoji dhe padronet e mediave qe i marin serialet per nje cap buke
sqarim,nuk flitet per shqiptare por sunitoshqipoles………….!pune korrkesh,varu kkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkk…………….
I madh je.
as per grekoarap nuk flitet ketu o thebyreqi.
Mos u gezo se dhe ketu ne Greqi e njejta gje ndodh dhe me keq.
megjithate dakord me komentin,por dhe big bradher nuk eshte me i mire.
Eshte thjesht Reklame per Telemetrik. Si mund te japesh nje satistike audience per televizionet, qe bazohet vetem ne 375 televizore ne shtate qytete (nuk jane familje sic reklamohet nga Telemetrik) sikurse dihet nje familje ka dhe 2 televizore ne shtepi.
Per nga shikueshmeria e Filmave turq mbas Botes Arabe,vjen Greqia,me pas Bosnja dhe Bullgaria…etj.Shqiperia nuk llogaritet fare.
Marshallah!
Normalisht qe do shikojme telenovelat e vendit nga ku vjen origjina jone.
PJESA ME E MADHE E SHQIPETAREVE JEMI ORIENTAL NE GJYKIM DHE NE MENYREN E JETESES KJO ESHTE FALE SHUUME FAKTOREVE PO ME SHUME NGA 500 SISTEM TURK MDJGHT DO KTHEHEMI NE SHQIPETAR PERENDIMOR ME KALIMIN E KOHES DHE SHMANGJEN E INJORANCES!
Eshte normale shikueshmeria e ndjeshmeria per filmat turq.Afersia me realitetin, mendesine, te turqeve i ben keto filma shume te afert me realitetin shqiptar dhe si te tille ndjeshmeria eshte e madhe
Levdatat tona qe jemi ILIRE ose PELLAZGE me kete raste bien.Ne duhet te jemi ARABE ose TURQE ne origjine. Ne raste se ne tenxhere ke hedhur fasule per te zjere , fasule do jete gjella, edhe aroma e shtepise arome fasule do jete dhe jo arome mishi. Keshtu eshte edhe puna e origjines se popullit tone.NJe popull qe pelqen filmat Evropian , tregon se eshte Evropian. NJe popull qe pelqen filmat Turq , tregon se edhe origjina eshte Turke. Respekt per popullin Turk.
popull llafazan qe plaket me hallet e botes.gelldyp çengel kashun imam ballajdi ishalla marshalla. E mjera shqiperi .
Per nder o tfgs ke shume te drejte, 500 vjet kulture parazitizmi na lane ne dere dhe prap i duam. Greket jane te poshter se te mohojne historine, por kane punen kulture, kurse Turqit jane te pa-afte dhe shume parazite. Kemi shume popullsi fshatareske prandaj duam te tjeret ne.
urejtje per turqit dhe per ata qe adhurojn turqit do vi nje dit qe do ju shporim bashk me xhamit e shpifura rofte shqiperia