INTERVISTA/ Viktor Zhusti: Më trishton monologu me pensionin tim: 111 euro!

8 Prill 2015, 09:29Kulturë TEMA

Rezistenca e Viktor Zhustit për të mos u intervistuar ka qenë e fortë por edhe disi lozonjare. Ka dashur të intervistohet, pastaj i është “prishur mëndja” dhe pastaj ka pranuar sërish duke derdhur nga vetja shumë gjëra të ngulfatura vitesh. I ka kaluar të 70-tat, por me rolin e fundit te Marati, ku shpalosi shumë përgatitje fizike, tregoi se vullneti nuk i braktis kurrë njerëzit që e duan jetën. Jeton mes dy vendeve fqinje, pasi është edhe shpirtërisht mes tyre: disi më shumë në Shqipëri edhe pse në Greqi ka një shtëpi të këndshme buzë detit. Arsyeja është e thjeshtë: Në Shqipëri ndjehet më mirë me miqtë, publikun dhe sidomos artin…

Nuk bën më plane. Ato i mjaftojnë tash për pak muaj. Mosha kuptohet se është fajtore për këtë, por s’i trembet. Në këtë intervistë është folur për gjithçka që ai ka qenë i predispozuar të flasë. Pak për të shkuarën, duke shmangur pyetjen klishe të ndalimit të tij. Është pyetur kryesisht për perceptimin e tij për artin, politikën dhe publikun. Si e shikon prirjen e shoqërisë së sotme, por edhe mendime për teatrin.

Për të gjitha ka pasur përgjigje, që e shoqëronte me një qeshje të këndshme. Ka një energji që mund të jetë shembull për më të rinjtë dhe këtë e tregoi menjëherë, kur rierdhi në skenë pas 17 vitesh, pak vite më parë.

Pjesët “Të gjithë me huqe” dhe “Kush ka frikë nga Virxhina Woolf “ jo vetëm e kthyen para publikut, aktorin që i kishte munguar skenës, por edhe treguan se aktori që kish filluar ngjitjen në skenë 60 vjet më parë te Genci i “Shtëpisë në Bulevard” i regjisorit Kujtim Spahivogli, nuk do të zbriste lehtë prej saj. Ka disi siklete me rolet e dikurit, që e bën t’i ndërrojë menjëherë kanalet në Tv, por nuk i hedh poshtë dhe ndaj duket që investimin e bën të fortë për rolet që i besohen…Nuk i shpëton dot patetizmit, por kur e njeh mirë e kupton se ajo ndjenjë është pjesë e nostalgjisë për gjënë e mirë dhe artin, pjesë e të cilës ka qenë për gati më shumë se 60 vjet. Markezi De Sad i vjen në ndihmë për një koncept me jetën: ” Që të mund të dimë se ç’është e mirë e ç’është e keqe/ duhet të njohim vetveten. Unë, vetveten, nuk e njoh./ Kur besoj se e kam gjetur një gjë,/ menjëherë e vë në dyshim dhe më duhet t’a shkatërroj sërisht…”. Biseda mbyllet këtu. Ndahemi afër mesnatës.

 

Nga Ben Andoni, JAVA

 

Roli i fundit i de Sadit, nxori edhe një herë në pah përpjekjen dhe sfidën tuaj për teatër cilësor. A mendoni se shfaqja me mesazhe të forta politiko-sociale, ia arriti qëllimit ?

“Së pari, më lejoni t’ju falënderoj për dashamirësinë, konsideratën, kohën e vendin që më rezervoni, për të komunikuar përmes të përjavshmes prestigjioze “JAVA”.

Me konkretisht për pyetjen: Sa më shumë që shfaqja po gjallon në skenë-janë mëse trembëdhjetë kontakte me publikun-aq më tepër bindem se shfaqja po ia arrin qëllimeve, por jo vetëm qëllimit. Reagimet direkte brenda sallës dhe ato indirekte jashtë saj, m’a përforcojnë këtë. Për kujtesë, kjo vepër shfaqet 55 vjet pas së bujshmes” “Njollat e murrme”. Kjo NGJARJE, bëri e po bën gjithashtu shumë zhurmë, ka ngritur tallaze, ka nxitur mendime kontradiktore, dashamirëse dhe inatçore, “apoteozë” për disa dhe “zhgënjim” për disa të tjerë, e veç këtyre përbashkësive, ka të njëjtë dhe pikënisjen: rrufenë nga lart. Dikur “Zeusi i Kuq”, sapo “dalloi njollat, nga Tribuna e Byrosë së K.Q.P.P.SH. lëshoi anatemën për “shthurjen ideologjike” ne teatër. Këtë herë, po nga Tribuna-e Parlamentit-akoma pa e parë, u nis kometa e zjarrtë për të djegur “klanin e aferave korruptive dhe spekulimeve ekonomike” në teatër. Kohë të reja, terma të reja. Bishti i kësaj komete-çuditërisht-vazhdon akoma të zgjatët e ushqehet me turli komentesh në facebook sa herë boton dikush ndonjë imazh nga shfaqja (efekti i shamisë së kuqe të toreadorit). Çdo cunam është pasojë e një tërmeti. Nuk gjej ç’lloj tërmeti e zgjoi këtë cunam !!! Argumentet e përfolur për konflikt interesash, plagjiaturë artistike, megalomani krijuesi… duket ishin tepër të zbehta që të bënin shumë pasues. Kasta e “specialistëve të artit” dhe e “viktimave që e marrin sapunin për djathë”, u polarizuan e izoluan shpejt e pa ndikim të dukshëm në opinionin masiv. Ata që kanë rastin të asistojnë për një ore e 40 minuta-sa zgjat jeta e këtij spektakli-diçka të vlertë përjetojnë e marrin me vete, që i detyron të duartrokasin gjatë, të diskutojnë po gjatë, të ecin kokë-ulur, të presin aktorët pas shfaqjes, të komentojnë…

Teatri nuk e ka kapërcyer dot akoma plotësisht statusin e “vënësve në skenë”, porse ky spektakël, tregoi se nuk është i tillë, por KRIJIM. Krijim, që ka dhe MESAZH dhe IMAZH. Lavdi Zotit dhe është në nderin e Teatrit Kombëtar dhe atij shqiptar në përgjithësi, që kjo nuk është përpjekja e veçuar në këtë sezon artistik. Teatri i Durrësit me “Elektrën”, Kombëtari me “Liri në Bremen” e ndonjë rast tjetër, treguan se ka krijues të shqetësuar-artistë qytetarë-që operojnë me sukses në fushën e regjisë. Këta krijues, individualitete të ndryshme artistike, me pretendimet, shijet dhe estetiken bashkëkohore, kërkojnë një gjuhë tjetër shprehje në skenë, edhe pse në një terren mjaft të disfavorshëm ekonomiko-artistik. Do të isha kundërvënës nëse do pretendoja se shfaqja ia ka arritur plotësisht qëllimit, por ndjej që ka qëlluar në shenjë, derisa edhe politikanë edhe artistë, edhe të angazhuar edhe të paangazhuar, të vakët dhe zemërakë, radikalë dhe të moderuar, nuk ndjehen akoma të qetë, jo më indiferentë, edhe pse gati një muaj pas premierës”.

Kishit një rol të vështirë, ku shquat për përgatitjen fizike dhe disiplinën në rol. A mendoni se mund të zgjidhej pak më ndryshe roli juaj ?

“Roli i Markezit De Sad, mund të zgjidhej edhe pak, edhe shumë më ndryshe. Vetëm disa minuta klikime në YOU TUBE do t’ju dëshmojnë për një gamë të paimagjinueshme trajtimesh (që nga kërkesa skrupuloze për besnikëri e fanatizëm ndaj remarkave të autorit e deri ekstremet me veshje lëkure, kitara elektrike dhe muzikë HEAVY METAL). Gjithçka varet nga këndvështrimi, shija, formimi, temperamenti, estetika, individualiteti dhe pretendimet e regjisorit. Në teatër, ai është ZOTI. Kanë shumë rëndësi kushtet social-ekonomike që e lindën dramën, por po aq e ndofta më përcaktuese, kushtet kur ajo vihet në skenë. Përse ? Çfarë i thotë e me ç’gjuhë i flet kohës? Prej kohësh, por veçanërisht sot, teatri është TEATRI I REGJISË. Ai e zgjedh, e koncepton dhe e trajton autorin. Ai përcakton MESAZHIN dhe IMAZHIN. Ai e bën dhe tablonë dhe kornizën. Aktori interpreton imazhin e regjisë. Vlera e aktorit si bashkëkrijues qëndron tek forca dhe përmbajtja e fjalës së tij, ngopja emocionale që i jep figurës, vërtetësia, organiciteti, aftësia komunikuese, forca bindëse mishëruese… Këto e të tjera e bëjnë krijimin e tij skenik të veçantë e të papërsëritshëm, formësuar së brendshmi e veshur më pas me grimin dhe kostumin. E në gjithë këtë proces delikat e të ndërlikuar, “autori-aktor”, nuk vendos dot asgjë “arbitrarisht” e pa kaluar në filtrin e “autorit” regjisor, sepse është një pjesë-edhe pse më e rëndësishmja-në këtë “PUZZLE GAMES” (Lojëra pazlli) që ndërton regjia”.

Si e shikoni sot rolin e teatrit në përgjithësi dhe ndikimin e tij në jetën shqiptare? Sa ndikon politika dhe jeta sociale në jetën e publikut të thjeshtë shqiptar? Mendoni se arti e ka të pamundur të ndryshojë jetën e ngarkuar shqiptare ?

“Me traditën dhe nivelin që kish teatri para viteve ’90, kish krijuar dhe spektatorin e tij. Spektatorin që sakrifikonte duke zënë radhë pagdhirë në biletari e pastaj vraponte për në punë; spektatorin që mbushte sallën për gjashtë ditë në javë dhe e mbante shfaqjen për disa vjet në repertor, edhe pse Tirana e Kuqe kishte vetëm 1/3 e popullsisë së sotme. Më mungon naiviteti dhe fanatizmi që të mallëngjehem e qaj për të kaluarën… Ndryshimet e thella sociale, burimet e reja të informacionit e argëtimit, ritmi marramendës i kohës, bënë që nga teatri të mos largohet vetëm një masë e vogël e adhuruesve të moçëm, që janë prezent në çdo premierë a shfaqje të radhës.

Zhvendosjet dhe mbivendosjet shoqërore pas viteve ’90, shpërngulja dhe arratia nga kryeqyteti e gjithë vendi i masave të tëra, shkëmbimet e përmbysjet demografike, vala e dyndsave nëpër qytete, me shijet, dialektet, formime e pretendime nga më të ndryshme, e bëri dhe teatrin, (akoma zvarriste nga e kaluara tabelën “tribunë e masave”), që për gati dy dekada, të “gatuante” për këtë formacion të ri shtresash heterogjene, ushqim gjysmë të gatshëm e të lehtë-tretshëm. Thjeshtë: argëtues. Më thjeshtë: komercial. Fare thjesht: me vlera të diskutueshme ushqyese. Filloi seleksionimi e përzgjedhja. “Tregu” u nda. Tërhoqi entuziastët e vet “BIG BROTHER-i”, mori klientët e vet “AL PAZARI”, konkurronte prej kohesh me sukses në tregun e argëtimit

PORTOKALLIA, teatrot e provincës u zbehën e tkurren, METROPOLI, EKSPERIMENTALI, KOMBËTARI kërkonin mjete e forma ekzistence. Që koha e luftës për mbijetesë. Normale. Kjo ndodhi kudo. Varfërinë e ngopin më shumë ngjarjet se buka. Teatri s’mund të ankohet në këtë situatë. Edhe po e bëri këtë, s’e mëshiron njeri. Duhet të sigurojë vendin e vet, dinjitoz e të merituar, në këtë realitet të ri. Biletat e lira-dy herë në javë-janë politike, jo zgjidhje. Zgjidhje do të ishte një politikë shtetërore nxitëse në favor të kësaj vlere kombëtare dhe një shkolle artistike e ngritur mbi kritere të reja krijuese e konkurruese, por… këto nuk varen prej tij. Le të mbahet pra me PROBLEMATIKËN dhe NIVELIN ARTISTIK. Si vlerë kulture e kombit, popullor dhe elitar, ai troket në shpirtin dhe mendjen e njerëzve me forcë të parezistueshme dhe mjete e mënyra të ndryshme nga të tjerët. Teatri nuk e ndryshon dot jetën e ngarkuar shqiptare. Kur ai përpiqet t’a ëmbëlsojë, t’i verë balsam plagës së infektuar, të zbutë klithmat e ledhatojë me ngjyra rozë, humbet qëllimin dhe funksionin shoqëror. Teatri nuk e zgjidh problemin. Ai ka forcë e mision t’a zbulojë, nënvizojë e paraqesë atë në një dritë të re. Të drejtojë vëmendjen e dikujt e të zgjojë ndonjë mëndjetopitur. Teatri as nuk duhet t’a fshehë dhe as t’a anashkalojë problemin. Kur ndodh kjo, shndërrohet ai vetë në problem”.

Çfarë shikoni sot si MË IMEDIATE për të ndryshuar ?

“Pensionin tim. Më trishton monologu që bëj sa herë shoh ato tre shifra monotone: 111 euro”.

Edhe një herë për politikën. Ju duket normale kjo sjellje politike në vend ? Si e përjetoni ?

“Për mua që e jetova të plotë Diktaturën e Proletariatit, amokun e ambasadave, aq miop sa Sudja m’u duk peri, që mëngjeseve të ’97 gjatë rrugës për në Teatër mblidhja në bulevard maja plumbash të shtypur në forma nga më të çuditshmet nga shkrehjet e kallashnikovëve nëpër natë (se helbete në bibliotekë krahas dy Veprave të Kuqe të Udhëheqësit, në vendin bosh duhej vënë për shoqërim ndonjë relike nga Lindje e Demokracisë së Përgjakur, për të kujtuar rrugën e përshkuar), që 7 vjet më parë, në orën 12.05, sapo avioni u ngrit nga Rinasi, të gjithë klithëm të llahtarisur nga zhurma e beftë, se kujtuam që diçka plasi në kabinë, e më pas n’a thanë se atë çast ndodheshim mbi Gërdec, dhe deri më sot, kur s’kemi më armiq po shumë armiqësi, kemi pak filma të xhiruar por shumë video çoroditëse, kur çdo kanal TV garon për të kapur e shpallur më i pari sa më shumë të zeza nga kronika e zezë, pyes veten: KUSH N’A KA MALLKUAR DHE PSE ? Kur prishëm kishat dhe xhamitë, besonim se e keqja n’a vinte si ndëshkim nga Zoti, po tani që i ndreqëm e shumëfishuam ? Mos vallë duhet të gërmojmë tek të vërtetat që n’a thonë “armiqtë tanë” a shkrimet e Konicës? Çfarë skanimi duhet për të parë brenda vetes ? Nuk është as “geni vetëshkatërrues”, ndryshe nuk do të kishim rezistuar kaq mijëvjeçarë dhe me këtë vitalitet të frikshëm ? Atëhere, kush ? Ç’po ndodh me ne ? Deri kur ?”

Jeni i njohur për disa role në teatër e film. Cilët do vlerësoni më shumë, ata të realizuar para viteve’90 apo ata më pas ?

“Të gjitha krijimet, si para, ashtu dhe pas ’90-tës, mbartin entuziazmin dhe mëkatet e krijuesit të tyre. Ka prej tyre që kur i ndesh rastësisht ne TV, i lë disa sekuenca për t’i parë e çmallur (si një të huaj të njohur që e takojmë në rrugë, s’e kemi parë prej kohësh, por s’kemi dhe shumë për të thënë e ndarë), ka dhe role që kur më dalin në ndonjë kanal, shtyp telekomandën për t’i anashkaluar (siç ndërrojmë trotuar për të mos takuar dikë, me të cilin s’ia vlen të humbasësh kohën…). Pas viteve ’90, kujdesem veçanërisht që çdo figurë të shënojë një hap-sado të vogël-para, në krahasim me të mëparshmin, dhe të mbartë-sa të jetë e mundur-më pak mëkate. Nuk kam dhe shumë kohë për t’i shlyer”.

Cili është ushqimi juaj kulturor?

“Së pari LIBRI. Lexoj mjaft, por jo pa kriter. Më pas FILMI, kryesisht i ndjekur dhe i përzgjedhur në TV. Ngushëllues: TEATRI. Ndjek rregullisht shfaqjet më të reja e cilësore në Greqi si në teatrot e qytetit ashtu dhe ne amfiteatrot jashtë tij. Ngjarje të veçantë përbën “Festivali Ndërkombëtar i Athinës” ku ai më i përzgjedhuri vendas dhe evropian, sjellin e ballafaqojnë teknikat dhe estetikën bashkëkohore të skenës”.

Si e keni administruar famën ndër vite? Ju ka bezdisur apo ju ka mikluar?

“Kurrë nuk e kam konsideruar veten të famshëm dhe as jam sjellë ndonjëherë si i tillë. Ndjehem mirë e ngrohtë nga duartrokitjet apo sa herë ndesh vështrimet dashamirëse të kalimtarëve. Aq sa ndjehem dhe keq (vërtet keq) kur dëgjoj a lexoj në media epitete hiperbolike që (pavarësisht nga entuziazmi dhe adhurimi që shprehin) vetëm trishtim më sjellin. Duke e ndarë jetën midis MËMËDHEUT dhe ATDHEUT, ndjehem NJË NUMUR atje, në të parin dhe NJË EMER këtu, në të dytin. Kjo është shumë e mjaftë. Nuk ndjehem as “NJËSH”. as “IKONË”, as “GJIGAND”, por tërësisht i detyruar dhe mirënjohës me dashamirësit artdashës, nga të cilët marr shumë më tepër nga ç’u jap, ndaj çdo herë në skenë e në jetë kam ndrojtje e borxh ndaj tyre.

Jo pak nga artistët shqiptarë s’e përballin dot të shkuarën dhe rolet e artit në këtë kohë. Si është përballja juaj me rolet e shumta që keni luajtur aso kohe? Mendoni se kanë vlerë ende një pjese e tyre?

“Si përgjigje, më vjen ndërmend fillimi i një prej monologëve të Markezit De Sad, që besoj se më mbulon plotësisht si përgjigje: “Që të mund të dimë se ç’është e mirë e ç’është e keqe duhet të njohim vetveten. Unë, vetveten, nuk e njoh. Kur besoj se e kam gjetur një gjë, menjëherë e vë në dyshim dhe më duhet t’a shkatërroj sërisht…”

Cilat janë angazhimet tuaja në të ardhmen?

“I vetëdijshëm se nuk e kam luksin e kohës pa kufi, nuk shikoj më “ëndrra të mëdha” e as “larg në perspektivë”. Programimet i shtrij vetëm në afatin një-vjeçar. Brenda muajit, do të xhiroj një mikrosubjekt për reklamë televizive. Brenda vjeshtës, një film me metrazh të shkurtër për jetën e Profesor ZUBERIT, inxhinierit polak, viktimë e diktaturës komuniste në Shqipëri, fatin dhe fundin e të cilit në burgun e Tiranës, e bëri të njohur për herë të parë shkrimtari Petro Marko, dëshmitar okular, që jetoi në të njëjtën qeli, çastet e tij të fundit. Ndërsa, deri në fund të vitit 2015, besoj të nis-për herë të parë si regjisor-punën për inskenimin e dramës së David Harrower: “ZOGU I ZI”. Si “talent i ri” në fushën e regjisë, besoj të kem mbështetjen e Teatrit dhe dashamirësinë e publikut. Ju lodha? Epo, më ndjeni. Faleminderit”.

32 komente në “INTERVISTA/ Viktor Zhusti: Më trishton monologu me pensionin tim: 111 euro!”

  1. zani says:

    Mos u trishto kaq shume o Viktor. Derisa s’po trishtohet nje popull i tere, s’ke pse trishtohesh ti qe dic cimbise nga ajo e bekuara droge.

    1. trojani says:

      ca cimbisi!!!?? pako gjera,nje vile buze detit (ati grek)thote gazetari…
      nuk di sa vite filaki(burg)beri ky,por mire ka dale me nje vile,te tjeret beren nga 10-15 vjet dhe nuk moren dote dhome e kuzhin nga ato te enverit…
      ik o tori pi ndonje frapedhaqi…?

    2. vlora1912 says:

      E ka te trasheguar vilen o shoku se ka blere me leke te pista.

      1. trojani says:

        shume detaje di ti!!!
        une nuk u futa te investigoje,permenda thjeshte ca thote artikulli.
        kam nje “afersi” te larget me zhustin nga stergjushja (nuk eshte tallje),dhe nuk kam problem qe eshte mare me c’fare eshte mare,se te tere pak a shume kemi bere nga nje pisllek.
        problemi me keta artistet eshte qe e kane quar veten te persekutuar nga sistemi,kur kane ngren dhe kane pire si ducja,c’duhet thene per te tjeret!!!
        ankohet per pensionin !! dhe plaku im kaq mere qe i ka rene bretku per 35 vjet.
        prindrit e mi vajten me te medhenj ne emigrim nga ky aktori dhe marin nje pension tjeter aty ku jane se punuan nuk hengren qofte dhe pane theatro dhe filma si ka bere ky.
        keta kane enderuar kapitalizmin dhe kur ju dha mundesia beren nje vrime ne uje,vetem qe nuk dinin qe po nuk shtrove bythen aty topet e kolorit ke per te mare.ky eshte “problemi”im.
        per filmat qe ka luajtur !!?? kam respekt dhe i shikoje sa here qe me jepet mundesia.

        1. Pilo Lala says:

          Je i madh me kete koment.

      2. fieraku4u says:

        JAM SHUME DAKORT PER PENSIONIN E TIJ QE ESHTE VETEM 111 EURO. PENSIOIN QESHARAK.

        POR NJE PYETJE KAM UNA…??

        PARAT PER TE BLER NJE VILE BUZE DETIT 4KU E GJETI KY, ME NJE RROGE 200 EURO DHE ME NJE PENSION 110 EURO.

  2. Patrioti says:

    Respekte z. Zhusti! Te uroje shendet,pershendetje nga larg.

  3. Nje shqiptar says:

    Viktor, shteti yne nuk ka me shume se 111 euro pension qe te jap prandaj morem rrugen e emigracionit.çfare deshe zoterote? Shteti te ka dhene edhe letrat e privatizimit qe mund ti shesish vetem ne tregun e zi, pasi qe dikush ne pushtet i blen me 5 leke dhe privatizon edhe ate pak pasuri kombetare qe ka mbetur. Te uroj qe te kesh shendet dhe te punosh me talentin tend deri sa te mbyllish syte.

  4. orienti says:

    …sigurisht artistet na kane dhene emocione te pashlyeshme dhe me vjen keq neqoftese nuk vleresohen…persa i perket ligesise, gjithmone shohim pjaten e tjetrit,prandaj s’bejme hajer.Respekte per brezin e pavdekshem te artisteve qe bene histori dhe su trajtuan.

  5. Helenizimi i Arberise says:

    Po perpiqu dhe t’i per ndonje ‘pension’ grek!
    Pastaj do kesh : 111 + 360 = 471 Euro
    Nuk eshte aq keq…vetem do besh nje sherbim ‘te vogel’ : Do pranosh (formalisht) qe je grek familjarisht dhe do votosh gjithmone per ‘ata’! Fundja s’do jesh i vetmi pasi pseudo-greke jane mijra e mijra njerez ne ketw vend!
    Sic thote populli : “Varferi…maskarallek”!

    1. kulmaku says:

      Thuhet : Fukarallek – maskarallek.(Llek eshte mbrapashtese e gjuhehs turke,e cila ende perdoret ne shqip).

      1. Pilo Lala says:

        Viktor Zhysti ka punuar ne Shqiperi vetem 20-22 vjet. Ai iku ne Greqi, dhe nuk ka kontribuar me ne Shqiperi, te marre rroge.
        Te pish raki ne klub, te luash film, te marresh leket ne dore, te vesh ne Burg ne Greqi, nuk mund te kontribosh per pensionin.
        Te jesh ne pension, do te thote te jesh i varfer ne cdo shtet, jo vetem ne Shqiperi.

  6. Tarras Zhapkoqi says:

    Respekt per artistin Viktor Zhusti!
    Por per ate punen e pensionit ka shume te drejte. Per 35 vite pune mua me japin 14 mije leka të pjerdhura si pension.
    O pension i dhjerë, o më ngrënç munë
    Qysh ike prej meje, pasuron harbunë?

  7. Epidor says:

    Cfare e shqetson Viktor Zhustin pensioni 111 Euro ne Shqiperi,natyrisht mbasi ai jeton ne Greqi dhe i duhet te zgjidhi nje gje! Shqiperine vendin e tij dhe pensionin qe i takon, ose Greqine me shtepine afer detit qe i ze frymen! Per pensionin nuk ta ka fajin Shteti por duhet te ishit me i vemendshem per te ardhmen! Se ka ekzistuar mundesia per cdo Shqiptar qe jeton ne emigrim te derdhte nje buxhet ne sigurimet ne Shqiperi per te kontribuar ne rritjen e pensionit ! Mos i ngaterro ankthet personale me pensione, monologe dhe qetesine ne shtepine afer detit e cila eshte afer ferrit! Jeta eshte per cdo njeri e shkurter dhe duhet te vendosish gjerat, jo te filozofosh per te dhene receta per te tjeret me citate, por per vetveten kjo eshte ceshtja !

    1. Tarras Zhapkoqi says:

      Hë, po i Tarras Zhapkoqi qe i ka paguar kokerr me kokerr, pse e paska pensionin 14 leka te pjerdhura?

  8. latifi says:

    A popull letyr kur shani dhe kete ka te drejt zoti qe ju ka denuar rend Po Edhe Po esht mar me drog pun burrash ka ber jo Si ju qe jepni bythen per 5 lek

  9. xyz says:

    Xhusti ne se mban mend dikur, na shisje pordh me rigon me Gerrqin,….epo kohe krize tani!!!

  10. Zani T. says:

    Mos u trishto shume, i nderuar Viktor. Shih pak majtas e djathtas, para dhe prapa teje. Thuajse jemi moshatare.
    Edhe pse prekursor i proceseve demokratike (per kete edhe i denuar nga PPSh-ja para ’90-es), me kontribute lokale dhe kombetare, ne 2005 Perbindshi Sali Berisha arbitrarisht me keta ministrat e tij bandite e plepistet gjykates me hoqi nga puna. 8 vjet pa pune, duke kontribuar sikur te isha ne pune per demokracine, kunder shtremberimeve flagrante jo autokratike, si po duan t’i bien lehte disa analiaciste, por diktatoriale nga me te pashembulltat ne Lindjen tone, madje edhe gjetke. Dy vjet keta te Rilindjes, qe s’para e ka qejf gjeneraten tone zoti Edi (e tjeret po sillen si ai, natyrisht jo per soj e sorollopin e tyre) a thua e kemi krijuar ne socializmin e deshtuar, a thua kemi lidhur kerthizen me siamezin e perbindshit SRB-a, Fatos Nano, prape pa pune, pa pension, pa projekte zgrapse (si te tjeret). Aplikojme, por kudo na mbyllen dyert, ose si nje shokut tim, bashkemoshatar, fitoi konkursin per mesuesi (mesues gjuhe e letersie) dhe e caktuan kryefamiljar ne…Kurbnesh te Mirdites, si te ishte 20 vjecar! A vellai i mesueses se njohur nga Permeti Athina Mile! Te pakten ti (per turp te zotit) i merrke nja tre 1-a rradhazi qe bejne 111. U befte me e mire dhe shih pak nga dhjami, qe ta kujton komentuesi adash (?!) me larte Zani, pasi une kam “fatkeqesine” e madhe te ketij vendi historikisht se jam “tabula rasa”, si rrjedhoje i papelqyer ne asnje kohe, me keso njerezish te perlyer gjer ne gryke. Pasi e kam mesuar heret sentencen e Sokratit me mire te bejne keq ty, se ti t’u besh te tjereve. Edhe Ennio Morricone, edhe….sa shume njerez ne kete bote e kane kete kredo te jetes se tyre!

  11. spartaku says:

    Victor te pershendes.Te urroje gjithe te mirat.Ke qene dhe je nje actor I mirepritur.Njihemi qe kur ishje me pushimet e shkolles se arteve ne vere ne Gjirokaster tek shtepia e Dr.Zhustit,te ndjerit dhe te paharuarit .Vazhdo me kembengulje drejte artit.te pershendes. Spartaku I vogel.

  12. gregori says:

    Respekte Viktor,
    Por me duhet te te them se ti mbahesh mend per ato qe ke krijuar e luajtur para viteve ’90, se tani, figura jote shumzohet me zero per nga ana profesionale, luaj dhe ate rolin e polakut te denuar nga diktatura, dhe te shohim se c’do te mbetet ne kujtesen tone, Viktori i para 90-s apo ky tani.

  13. Opinionisti says:

    Nje plehre i futur ne burg per trafik droge bën moral per pensionin.
    Por me plehra jane ata qe i marrin intervista dhe ata qe e marrin ne shfaqje.
    Vendi me i pamoralshem ne Europe.

    1. Arseni says:

      Po cilin te marrin ne interviste? Ty? Ai nuk po ben moral packa se me pranine tende vertet ky vend eshte “me i pamoralshmi ne bote” Ai flet dhe per pensionin tend dhe timin, mor ndyrak. Viktor Zhusti eshte nje nga artistet me te fuqishem, nga figurat me te bukura dhe me terheqese te skenes dhe ekranit shqiptar e sipas talentit ai meritonte nje jete me te mire si artistet me madhore kudo ne bote. Edhe sikur te jete marre me ate paligjesi (se nuk e dijme ende se perse i beri ato muaj burg) per kete do ta gjykoje zotrote? Apo per tere ate analize te cmuar qe ai di dhe ia ben gjendjes se sektorit qe njeh me mire. Sinqerisht vuaj te shoh te trajtohet ne keto komente, si ne nje mur nevojtoresh publike, nje artist i permasave te medha. Jete te gjate, zoti Zhusti, sukse edhe me te medha se keto qe te kane bere te njohur! Dhe uroj te mos e lexosh as kete urim (le ta lexoje vetem Zoti!) – nga qe dua te mos i hedhesh syte mbi tere kete balte qe te hedhin.

  14. vlora1912 says:

    Respekt per ty, fatkeqsia eshte qe linde ne Shqiperi ti dhe shume si ti.

  15. lere says:

    se ka fajin ky kemi ik si refugjat pa mend e vendi do njerez qe punojne,per pensionin ta ka fajin saliu sepse sistemi I enverit ishte I shkelqyeshem

  16. Aldo says:

    Me vjen keq per pensionet qe marrin prinderit e mi qe kane punuar gjithe jeten me ndershmeri. Per ty Viktor nuk me vjen shume keq. Nuk ke punuar qe nga 1991, atehere kur duhet te punoje u more me droge, pastaj kalove vite ne burg per 11 kg heroine……artistet kujtojne se kane status ndryshe nga mesuesit, inxhinjeret, ekonomistet e te te qe u ka rene bretku ne pune..

  17. lere says:

    shqiptaret qe nuk kthehen ne atdhe jane tradhtare dhe padiskutim rk
    rumunt kthehen nga Anglia nuk rrin atje ede popull ede

  18. lere says:

    ju qe shani kete aktor qekeni horra papapa

  19. lere says:

    Edhe ne kemi shume per tu trishtuar sepse nuk ndoqem enderrat tona.Vajtem ne amerike qe vecse ajo qe mendonim nuk eshte por cfar ti besh ne shqiperi nuk ekziston asnji lloj edukimi mbi kushtet ne perendim.Marrin rruget kot njerzia.Shume shume greqi e itali tjeter gje eshte asgje.

  20. lere says:

    Fatkeqesine na e beri kush na e beri por Zoti do ti therase mendjes dhe keshtu

  21. merohumis says:

    muhabete shqiptaresh gjithe mllefe per njeri tjetrin ,mos fol ti i thote meqe ne nuk flasim ,llogjike albanistani ,medemek qe te ankoheni duhet ti marim leje fshatit ah ky popull eshte i pjerdhur trush

  22. zhivaradpuplica says:

    Opinionist.Cfare dmth. Opinion meqe paske “”emrin””??

  23. lere says:

    eh te gjithe ne jemi bizhdila para ketij pa he thuaj dhe jemi mosmirnjohes ndaj njeriu qe dha per artin.shume te turpshme keto komente!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje