Nga Ilir Ikonomi
Faik Konica, ambasadori i Shqipërisë në Uashington më 7 prill, 1939, ditën e pushtimit nga Italia. Këtu ka dalë në zyrën e legatës shqiptare, në Hotel Mayflower, që shërbente edhe si banesa e tij. Fotoja është e gazetës NY Times dhe e saj e kam gjetur në arkivin e Bibliotekës së Kongresit. Origjinali është bardhë e zi, por po e publikoj me ngjyra, për ta perceptuar Faikun si më të gjallë. Fotoja është stilizuar me ngjyra nga një mik i FB.
Më 7 prill, 1939 pasdite, Faik Konica bëri një deklaratë mjaft interesante për shtypin në Uashington. Pjesë të saj u botuan në të përditshmet kryesore amerikane: NY Times, Washington Post, Baltimore Sun dhe dhjetra gazeta lokale.
Ja një pjesë nga deklarata, që pasqyron më së miri erudicionin e Konicës dhe në pak fjali e godet me sarkazëm dhe me elegancë pushtimin:
“Një boksier që dëshiron të impresionojë botën me forcën e tij nuk rrëzon në tokë një fëmijë, por ndeshet ballëpërballë me një tjetër boksier. E di se italianët qeshin me një pikëpamje të tillë. Njeriu gjithnjë qesh me ato që nuk i kupton dot. Ama, një njeri më i madh se Musolini, Bismarku, i jepte shumë rëndësi atyre që ai i quante “the imponderables”, gjëra në dukje të parëndësishme, por që nuk duhen nënvlerësuar te një komb. Nuk besoj se ndokush do ta admirojë Italinë për këtë. Unë dhe shumë intelektualë të tjerë kishim ëndërruar për një bashkëpunim të ngushtë kulturor, ekonomik dhe politik me Italinë mbi një bazë të ndershme. Përgjigja elegante ishte një grusht në kokën tonë”.
paska dhe foton e satrapit Konica!
Ai “satrapi” e emeroi Konicen ambasador ne Amerike.
Po more Konica,po kete TRADHETI e beri padroni yt sa-TRAPI yt Ahmet Zogolli!!!
hahahahahahaha dje ishte 7 prilli dhe per cudi u anashkalua jo vetem nga qeveria por edhe nga mediat kjo ngjarje historike, pse valle?????
SE TANI JEMI MOTRA ME ITALINE, NUK BEJME ME SHERE PO PIME BIRA.
KONICA MBETET NJE NGA MENDIMTARET TANE ME TE MEDHENJE .RESPEKT PER VEPREN E TIJ PATRIOTIKE DHE PUBLICISTIKE.
Nje personalitet perdor metaforen ne diten e pushtimit??!!!Ne asnje menyre nuk duhet pranuar, e kunderta duhej. Pa me te voglin dyshim duhej akuzuar me force fashizmi, ky eshte misioni historik per Atdheun!
Cudi qe Konices ne me shume se 15 vjet nuk mundi ti dali “gjumi” dhe te “kuptoj” qe shteti qe enderronte per bashkepunim te ngushte kulturor, ekonomik dhe politik ishte nje diktature fashiste!!! Dhe fatkeqesisht Konica, ky intelektual i madh, por dhe teper kontradiktor, ne periudhat me te rendesishme historike te kombit u ndodh dhe mbeshteti shpesh krahun e gabuar.
Varet nga perpsektiva…vetem komunistet flasin per krah te gabuar dhe te pagabuar. Konica ishte dicka tjeter atehere dhe mbetet po dicka tjeter edhe sot e kesaj dite. Keshtu do vazhdoje derisa brezat e edukuar ne komunizem do te kene lene kete bote. Ndersa Konica do mbetet po Konica.
C’na cat kakakakkkarin ju muslimuta me kte dallkauk . Shifni kush ishte godo kurva, we fliste vetem per probleme madhore te kombit, nderkoh qe nen rrogos “si rruhej suma” per shqiperine, por per qesen e vet. Ky ka qen nji debil qe imitonte thenjet e filozofeve te botes ateher,asgje me shume. Kopordha thuj
Shume kombe te botes do ta kishin per nder sikur t’a kishin te origjenes se tyre,Faik Konicen,kete Eciklopedi levizese.
Komb myslimon mbase ,or taj pri kosove.
Konica ka qene talent ne planin letrar, por ne planin moral dhe karakterial ka qene nje cope funderrine. Ketu ne kete shkrim flitet se çfare tha ai kur Shqiperia u pushtua ne 7 Prill 1939. Po pas ca muajsh çfare beri dhe tha ky birbo ? Artikullshkruesi duhet te merrte mundimin ta thonte te gjithe realitetin, pra raportin e Konices me Italine fashiste dhe me Zogun edhe pas 7 Prillit. Po e them une se ç’ndodhi, gjithmone duke u bazuar ne fakte, jo ne fantazira, simpati, antipati, prefernza etj. Pas ca muajsh, Konica i zhytur ne borxhe, sepse Zogu qe e paguante, nuk ishte me ne shale te kalit, ju drejtua italianeve, nepermjet ambasadorit italian ne Washington, per financim. Ky i fundit pasi u konsultua me kreret e vet ne Rome, ju pergjigj pozitivisht kerkeses, por me kusht qe Konica te kendonte ndryshe. Dhe Konica e pranoi kushtin, Zogu qe deri atehere ishte personaliteti me i madh i kombit shqiptar, sipas Konices, u be halldup, tiran, i pagdhendur, malok etj. Ndersa Italia fashiste u be mrekullia qe Zoti e solli ne ndihme te shqiptareve.
Konica kishte shume mundesi te gjente pune si pedagog ne universitetet amerikane, fale miqesive qe kishte krijuar me personalite amerikane, dhe te mos hynte ne borxhe. Por ai preferoi rrugen me te ndyre, ate qe kishte bere gjithmone, ai dhe paraardhesit e tij bejlere, te lepinte prapaniken e atij qe kishte pushtetin. Nuk donte te punonte, ose me mire te themi, te punonte kur ti tekej atij dhe si ti tekej, por jo pune qe kerkon rregull, disipline, korrektese. Me nje fjale ishte nje cope parazit.
Cdo njeri ka opinionin e vet dhe e bukura ne demokraci eshte se secili mund ta shprehi ate, per mua Konica si njeri ishte llum, pa karakter, parazit.
Faik Konica ishte dhe mbetet nje patriot i madh i ketij kombi.Ja dedikoj te gjith jeten e tij publiciste ne sherbim te kombit te tij atij shqiptar.Persa i takon asaj Pyetjes se ai Konica “gjithmone rrjeshtohej me te gabueren”dhe gjoja pse nuk e kuptoj 15 vjet me pare se kush ishte Italia? keto jane pyetje pa vend ose pyetje te shejkullit te 21 dhe jo te gjysmes se pare te shekullit 20.Italia ishte dhe eshte vendi qe kombi shqiptar ka nje kulture me te aferm si fqinje,ne ate kohe ishte shteti qe shqiperia kishte aq shum nevoj per ndihma ekonomiko-financiare dhe shqiperia e porsa dale nga Turqia beri nje dipllomaci shum te mire ne bashkepunimin me Italine duke marre kredi per te ndertuar ate shtetin e pare shqiptar dhe shqiperine primitive te lene nga Turqia por si ne cdo politike tjeter edhe ajo pati konsekuenca lirie.Po kush kerkonte te ndihmonte shqiperine me 1920-1939? Greqia apo Jugosllavia? apo shtetet e tjera qe e ndane territorin e shqiptarve ne 5 shtete? Konica ishte eurodik i vertet,ishte nje nga kritiket e drejtperdrejt dhe i pa frike dhe ai me llogjiken e tij inteligjente nuk kishte pse te mohonte Patriotin Ahmet Zogu qe e beri Shqiperistanin ne nje shtet modern me institucione dhe kushtetute perendimore dhe me e mira ishte dhenia e te drejtes se staudenteve shqiptare jashte shqiperise ne vendet perendimore me pagese te shtetit qe me vone kryekrimineli Enver Hoxha do ti zhdukte ato fizikisht.Kush i ka bere me shum dem kesaj shqiperie? zogu apo Enver krimineli? zgjidh e merr o gomar shqiptar?
Konica ishte nje politikan shqiptare si gjithe politikanet qe kemi sot peidestalin ja vendosim ne ashtu si u kemi kenduar dhe ber isoper harbuterine gjate gjithe kohes
I jashtezakonshem ky njeri
Me ben pershtypje komenti i ”Mentarit”
Duhet kuptuar qe Italia e donte Shqiperine per aq sa te mos bashkoheshin Greket dhe Serbet mbi territorin Shqiptar,dhe kaq.Ndihma Italiane ka qene deri ne nivelin qe Shqiptaret te ishin gjithmone ne nevoje.Por ama ka qene ndihme,qe me zgjuarsi do ishim shtet Solid i suksesshëm.
Ky eshte Faik Konica, per rolin dhe ate qe perfaqesonte nuk mund ti kerkojme te hyje me kobure si Baca… Por ajo qe ka thene eshte me gjigande se sa nje gjyle topi… Ne te gjitha aspektet.
O Faik o trim.
Si mund ti thuash Italise boksier?
Krahasimi, ne kete rast, nuk shkon. Italianet shquhen si kuzhiniere e jo si boksiere. Sa per Shqiperine ne ate kohe nuk ishte femije por bebe.