Rikonstruksioni i pazarit të Krujës, Peleshi: Xhevahir i trashëgimisë sonë kulturore

14 Prill 2015, 11:31Kulturë TEMA

Pazari i vjetër i Krujës tashmë është kthyer në një atraksion më të madh për vizitorët, pasi i ëstë nënshtruar rikonstruksionit. Gjatë përurimit të rikonstruksionit, në Krujë ishte i pranishëm zv.kryeministri Niko Peleshi si dhe ministrja Gjermeni..

Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast Peleshi tha se pazari i vjetër i Krujës është një xhevahir i trashëgimisë sonë kulturore dhe garantoi se në në fazën e dytë të projektit që do të zbatohet do të ketë mbështetje  për sipërmarrjen.

Rikonstruksioni është faza e parë e projektit, faza e dytë është mbështetje për sipërmarrjen. Pazari është xhevahir i trashëgimisë kulturore. Ky investim është fryt i bashkëpunimit mes qeverisë qendrore e lokale”, tha Peleshi.

Edhe ministrja Gjermeni, e pranishme në përurimin e Pazarit të Vjetër tha se puna që është bërë për pazarin e Krujës është shembull bashkëpunimi mes dy pushteteve.
Është bërë një punë shumë e mirë por puna për pazarin e Krujës do të vijojë. Ky është një shembull bashkëpunimi mes dy pushteteve”, tha Gjermeni.

Rikonstruksioni i pazarit të vjetër i Krujës u mundësua falë një bashkëpunimi mes Fondit Shqiptaro Amerikan, qeverise shqiptare dhe Bashkise Kruje/j.h

 

 

12 komente në “Rikonstruksioni i pazarit të Krujës, Peleshi: Xhevahir i trashëgimisë sonë kulturore”

  1. ibrahimi says:

    Pazari vertete k aqene nje perle o Pe lesh por me nderhyrjen e fundit qe e keni bere si syte tuaj e keni bere lesh ,sic po beni dhe pazarin e Korces ku punon miku i Rames P Carapuli qe nuk eshte marre kurre me ate pune dhe ky legeni qe prishi pazarin e Krujes dhe tani e cuan dhe ne Korce miku i mirela Kumbaros.

    1. elira says:

      peleswhi duhet futur sa me pare ne burg per korrupsion.

  2. albano says:

    BRAVO ..KRUJA ESHTE FIERTE PER ALBANEZET ….. RREGULLOHENI PAZARIN E VJETER ..DHE BENI DICKA QE MUND TE TERHEQI ME SHUME TURISTA .

  3. hopa! says:

    Tamam prej leshi me kulturen e omanve ky mazllemi

  4. Klimax says:

    Treg dhe jo pazar more jenicer i Rames! Flisni shqip more talibaner se e qelbet ate gjuhe me “xhevahiret” dhe “pazaret” tuaja!

    1. krenar says:

      @Klimax, shko bej dicka sic ke dhe emrin ti palaco ordiner, qe vetem vrer nxirrni nga goja. Po te pyesesh Krutanet te thone “Pazari i Derexhikut” dhe jo “Tregu i Derexhikut”,ti thuash jenicer i Rames, dhe kujt pa i Rames qe eshte nga lideret me perendimore qe kemi patur deri me sot. “xhevahir apo perle, pazar apo treg” nuk ka shume rendesi, ne gjuhen tone sikurse ne gjuhet e gjithe botes, popujt kane huazuar fjalor te njeri tjetrit, shiko dhe sot sa fjale italisht, greqisht, anglisht etj i perdorim cdo dite, dhe vetem per disa dekada, krahasoje me 500 vjet bashkejetese me otomanet. mos me thuaj se jemi te prapambetur shiko serbine kryeqyteti i saj ka emrin Beograd (qyteti i beut). I rendesishem eshte mesazhi i bashkepunimit ktu.

      1. C'gallat ! says:

        Per emrin e kryeqytetit serb ;

        Beograd , nuk perkthehet qyteti beut sipas tyrrqishtes ,
        por mesa dijme Belgrad ,(qyteti bukur) dhe bukuria me “beun” – (rracen me te shemtuar te njerezimit ,me primitiv e sharlatan ),
        s’ka te bej aspak .
        Prandaj kursejini te tilla sofizma alla tyrqie ,sepse nuk jetojm ne shekullin e bab dovletit e kafsherise turke, or taj

        1. c'qyfyre says:

          O gallate,mos e merr nga anglishtja dhe ta perkthesh ne italisht,serbet e quajne beograd dhe jo belgrade,historine mund vetem ta studiojme dhe jo ta bejme apo ta c’bejme,merre me gallate dhe jo me urrejtje,na kane pushtuar Romaket,otomanet dhe sllavet, gjurmet jane kudo,bastardet s’kane menduar se si do ndjeheshim ne pas qindra shekujsh. Po mundohem ta shoh dhe une se ku e pe ti kete sofizem alla turqie te shkrimi im qe te ta kurseja,po s’me rezulton gjekundi. Ka ikur koha e rrumpalles or ti or ti.

      2. Klimax says:

        Krenar! Ne radhe te pare, emri i qytetit “Beograd” nuk vjen nga turqishtja, por nga serbishtja dhe perkthehet “qytet i bardh”.
        Ne radhe te dyte, gjuha e shprehur dhe mbi te gjitha nga persona te rendesishem publik duhet te jete e paster shqiptare sepse perfaqeson identitetin kombetar i cili u mbrojt nder shekuj me shume veshtiresi dhe askujt nuk i lejohet te toleroj.
        Ne radhe te trete, Nuk ishte bashkejetese, por pushtim shume shekullor osman dhe nje turqizim i detyrueshem i identitetit shqiptar.
        Ne radhe te katert, eshte tjeter gje perdorimi ne gjuhen e folur dhe te shkruar te fjaleve apo shprehjeve nderkombetare, psh internacional, hipokrit, lider, teater, internet, kardiolog, alfabet dhe mijra e mijra fjaleve te tjera sepse e freskojne gjuhen, e bejne me harmonike dhe me te lehte, me te shpejte dhe me europiane e nderkombetare. Anglishtja, si gjuha kryesore nderkombetare, eshte relativisht e re dhe baza apo rrenjet e kesaj gjuhe jane 70% nga ato greko-latine.
        Ne, sot ne boten e kominikimt permes internetit, cfare duhet te bejme, mos duhet te vazhdojme akoma te kerkojme xhevahiret dhe tenxheret osmane neper sunduqe??!!

        1. c'qyfyre says:

          Jemi bere bashke;klimax e gallate, prishu e qyfyre,gallata thote belgrade (qytet I bukur) ashtu sic e therrasin anglezet dhe perkthimin e ben italisht,klimax thote qytet I bardhe marre nga serbishtja:beograd (beograd -beo-grad,grad=qytet,beo nuk eshte e bardhe,sllavet i thone;bjelloja te bardhes)ndryshe do ta quanin bjellograd, motra e kemi hequr zgjedhen turke para njeqind vjetesh dhe komunizmin para njezet e kusur vjetesh po nuk I tjetersojme dot nga historia jone e vuajtur dhe e dhimshme gjurmet jane kudo s’eshte nevoja te germojme sunduqeve per xhevahire apo tenxhere I kemi para syve cdo dite duke filluar nga emrat e miqve tane apo dhe te gjysherve duke e mbyllur me kete pazar karakteristik apo perle dhe jo xhevahir qe I perket periudhes otomane. Apo jo !? Apo do merremi me etimologji akoma apo me “sofizma”

  5. ana says:

    Ku e kane gjetur kete qaf-lesh mor aman… Ky del vec per pune “komunaleje” te qeverise! Gjende u largua nga Korca..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje