Holm SUNDHAUSSEN*
Nga mosdhuna te terrorizmi
Një «pikë e dobët» qëllimisht ishte harruar në Dayton. Tre muaj para fillimit të negociatave në Ohio Millosheviqi kishte vizituar Kosovën, për herë të parë pas tri vitesh. Atje ai siguroi se synim i tij ishte «paqja e vazhdueshme dhe e drejtë» në ish-Jugosllavi. Populli serb, shtoi ai, ka një përgjegjësi të veçantë për mbrojtjen e pakicave. Serbia është «shtet i të gjithë qytetarëve të saj» dhe Kosova duhet të jetë një «rajon i mirëkuptimit të ndërsjellë, i bashkëpunimit dhe bashkëjetesës». Kur kreu i delegacionit gjerman në Dayton, Wolfgang Ischinger, ia kishte përmendur Millosheviqit Kosovën, ky «tamam kishte eksploduar»: në rastin e Kosovës, kishte thënë Millosheviqi, bëhet fjalë për një problem ekskluzivisht të brendshëm të vendit të tij dhe vendosmërisht kishte hedhur poshtë çdo përpjekje për ndërkombëtarizim.
Që nga fillimi i viteve 90-të në Kosovë ishte ndërtuar një sistem, i cili shumë vëzhguesve ua kujtonte aparteidin në Afrikën e Jugut. Ky sistem nga politika ndërkombëtare kryesisht u injorua. Ambasadori i mëparshëm amerikan në Beograd, Warren Zimmermann, në pranverë të vitit 1992 foli për një «situatë tipike koloniale». Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mes tyre edhe OJQ aktive në gjithë botën si «Human Rights Watch», vazhdimisht dokumentonin diskriminimet e shqiptarëve dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në Kosovë. Ato raportonin mbi përndjekjen e politikanëve shqiptarë, mbi keqtrajtimet dhe rastet e pasqaruara të vdekjes së të burgosurve, mbi helmimin e supozuar (dhe të pasqaruar tamam) të fëmijëve shqiptarë në mars 1990, mbi proceset e dyshimta kundër «terroristëve», mbi përjashtimet masive nga puna të shqiptarëve nga institucionet publike, mbi rastet e pasqaruara të vdekjes së rekrutëve shqiptarë në Armatën Popullore të Jugosllavisë, mbi kufizimin e lirisë së shtypit, përndjekjen e gazetarëve, serbizimin e jetës publike (përfshirë edhe sistemin juridik), të sistemeve arsimore dhe shëndetësore etj. Gjithnjë e më shumë shqiptarë u përzunë në mjerim dhe shumë prej tyre braktisën vendin. Veçanërisht shqetësuese ishin lajmet mbi shpërndarjen e armëve pakicës serbe në Kosovë, mbi praninë e fuqishme të Armatës Popullore dhe shfaqjen e bandave ilegale serbe.
Përballë këtij zhvillimi shqiptarët hap pas hapi u tërhoqën në shoqërinë e tyre paralele. Më 7 shtator 1990 parlamenti i Kosovës, i cili pak më parë ishte shpërndarë nga pala serbe, në një mbledhje sekrete në Kaçanik miratoi një Kushtetutë, me të cilën shpallej pavarësia e krahinës. Në një referendum të mbajtur nga 26 deri më 30 shtator 1991 shumica absolute e shqiptarëve u deklarua për shtetin e tyre. Dhe nga zgjedhjet e 24 majit 1992 fituese doli «Lidhja Demokratike e Kosovës» (LDK). Lideri i saj, shkrimtari Ibrahim Rugova (1944-2006), babai dhe gjyshi i të cilit në fillim të vitit 1945 ishin vrarë nga komunistët si «kolaboracionistë», u zgjodh kryetar shteti. Rugova ndoqi një politikë të mosdhunës, e cila u përkrah nga shumica e popullsisë dhe sidomos nga popullsia e vjetër urbane. Me rastin e një vizite në Londër ai nga mesi i viteve 90-të deklaroi: «Kasaphana nuk është forma e vetme e betejës. Nuk kemi poshtërim masiv në Kosovë. Jemi të organizuar dhe po operojmë si shtet. Është lehtë të dalësh në rrugë dhe të shkosh drejt vetëvrasjes, por mençuria është që t’i iket katastrofës». Shqiptarët, financiarisht të mbështetur nga diaspora e tyre në Europën Perëndimore dhe në SHBA, hap pas hapi ndërtuan strukturat e tyre paralele: shkolla shqipe, spitale, medie, një sistem të tyre tatimor etj. dhe evitonin çdo kontakt me «padronët» serbë. Ata po ashtu bojkotuan zgjedhjet presidenciale në Serbi në dhjetor 1992, ndonëse me votat e tyre zgjedhja e Millosheviqit me gjasë do të ishte penguar. Zëvendëskryetari i LDK-së dhe këshilltari i Rugovës, Fehmi Agani, shpjegonte: «Nëse flasim hapur, atëherë është më mirë të vazhdohet me Millosheviqin […]. Millosheviqi ishte shumë i suksesshëm në shkatërrimin e Jugosllavisë, nëse vazhdon në mënyrë të njëjtë, ai do ta shkatërrojë edhe Serbinë […]». Fillimisht Millosheviqi nuk ndërmori asgjë, kështu që Kosova u nda në dy pjesë të pabarabarta: njëra gjysmë ishte publike, e dominuar nga serbët dhe gjysma tjetër jozyrtare e mbizotëruar nga institucionet në hije – dhe që të dyja këto gjysma ekzistonin pranë dhe të pavarura nga njëra-tjetra.
Strategjia e mosdhunës e Rugovës pësoi krizë, pasi që mungonin rezultate të prekshme të politikës së tij dhe gjendja e përgjithshme ashpërsohej. Fakti se përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës nuk u ftuan në negociatat në Dayton dhe Marrëveshja e Daytonit e përjashtoi çështjen e Kosovës, diskreditoi politikën e mosdhunës të Rugovës. Numri i të pakënaqurve rritej dhe shoqëria e Kosovës u përça në një kamp paqësor (akoma në shumicë) dhe në një kamp militant (fuqia e të cilit rritej). Veçanërisht të rinjtë – si në fshatra ashtu edhe të shkolluarit në qytete, të cilët nuk kishin çfarë të humbnin – kërkonin alternativa dhe radikalizoheshin. Që në fillim të viteve 90-të me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ishte themeluar një organizatë guerile në Kosovë dhe në disa pjesë të Maqedonisë. Fillimisht ajo kryesisht u dominua nga klanet si ai i Jasharajve apo Ahmeti, të cilat ngaherë ishin të njohura me luftëtarë rezistence. Deri në Dayton UÇK mbeti një dukuri margjinale. Edhe në vitin 1997 ajo numëronte vetëm rreth 150 anëtarë aktivë. Por, atmosfera kishte ndryshuar tani. Ndonëse Rugova në mars 1998 me rastin e zgjedhjeve të papranuara nga Jugosllavia e mbetur ishte konfirmuar në postin e tij si president, kritika kundër politikës së tij u shtua. Në një intervistë me gazetën shqiptaro-amerikane «Illyria» më 4 tetor 1996 shkrimtari shqiptar Ismail Kadare në New York atakoi politikën e mosdhunës të Rugovës: «Shqiptarët duhet ta tejkalojnë këtë periudhë të pafavorshme për ta. Duhet të vetëdijesohen për gjendjen e tyre, forcën e tyre, kulturën si dhe mundësitë që kanë. Ata duhet të çlirohen nga dobësia morale, nga albanofobia që fatkeqësisht ishte mbjellë si te qytetarët e zakonshëm ashtu edhe te një grup intelektualësh të degjeneruar. Dhe më e rëndësishmja, shqiptarët duhet të çlirohen nga kompleksi i frikës që dinakërisht është kultivuar në vitet e fundit në emër të pacifizmit».
Qysh në shkurt 1996 UÇK kishte filluar me sulmet e para kundër stacioneve policore dhe përfaqësuesve të Jugosllavisë së cunguar, kështu që pastaj qeveria e Beogradit shtoi numrin e forcave të saj të sigurisë në Kosovë dhe ndërmori reprezalje masive. Jo vetëm nga pikëpamja e Beogradit, por edhe ajo amerikane UÇK ishte një organizatë «terroriste». Ajo përbëhej prej grupeve të ndryshme, rivalizuese me njëra-tjetrën, anëtarët e së cilës rekrutoheshin prej strukturave klanore dhe familjare apo lojaliteteve lokale. «Grupi i Drenicës» përreth Hashim Thaçit kishte arritur që në rrjedhën e luftërave reciproke për pushtet të rrëmbejë pozitën udhëheqëse. Thuhet se për financimin e saj UÇK ishte involvuar edhe në tregtinë me drogë. Ashtu si lëvizjet e hershme kombëtare çlirimtare në fund të shekullit 19-të dhe në fillim të shekullit 20-të edhe te UÇK-ja kufijtë mes luftëtarëve të lirisë dhe plaçkitësve, mes rezistencës dhe krimit të organizuar ishin fluid.
Shkatërrimi i rendit publik në shtetin fqinj, në Shqipëri, si pasojë e «skandalit të piramidave» të vitit 1997 i dha gueriles kosovare një shans të mirëseardhur të pajiset lirë me armë, t’i ushtrojë luftëtarët e saj në kampe të Shqipërisë veriore dhe në garë me regjimin e Beogradit të sjellë më tutje spiralen e dhunës. Përpjekjet e ndryshme të organizatave ndërkombëtare për të ndërmjetësuar mes Millosheviqit dhe Rugovës nuk sollën asgjë. «Ylli i Rugovës nisi të zbehej. Rënia e tij u përshpejtua kur ai në vjeshtë 1997, me rastin e protestave masive të studentëve në Prishtinë, të cilat ishin kryengritja e parë masive që nga viti 1990, nuk doli në krye të demonstruesve. Tetë vjet të politikës serbe të moslëshimit pe dhe papajtueshmërisë, ndërmjetësimit të kotë ndërkombëtar dhe mosdhunës së paefektshme i sollën shqiptarët e Kosovës deri aty që fatin e tyre ta vënin në duart e një trupe guerile të dezorganizuar, por shumë të motivuar. Me atë rast nuk luante rol që kundërshtari ishte superior dhe shkëputja nga Beogradi dukej larg vite drite» (cituar nga libri i Rafael Biermann: «Dështimi i preventivës ndërkombëtare të konfliktit»).
Eskalimi dhe dështimi i diplomacisë
Më 5 mars 1998 ushtria serbe dhe forcat policore sulmuan fshatin Prekaz në luginën e Drenicës (në Kosovën qendrore). Prekazi ishte vendlindja e Adem Jasharit, njërit prej organizatorëve të UÇK-së, ndërsa lugina e Drenicës ishte vatër e kryengritësve, prej së cilës vazhdimisht sulmoheshin njësitë serbe përkatësisht jugosllave. Nga pikëpamja e Beogradit Jashari ishte njëri prej kryeterroristëve. Gjatë një përleshjeje dyditore u vranë ai dhe familja e tij, gjithsej mbi 50 njerëz, mes tyre gra e fëmijë. Në një deklaratë Ministria e Brendshme në Beograd shprehu keqardhje dhe hidhërim që anëtarët e familjes Jashari ranë viktima të mizorisë dhe harbutërisë shqiptare (!). Me vrasjen e klanit të Jasharajve atmosfera në Kosovë ndryshoi komplet. Edhe bota e jashtme ishte e shqetësuar. Ministrja e jashtme amerikane Madeleine Albright ia tërhoqi vërejtjen udhëheqjes serbe nga përdorimi i mëtutjeshëm i dhunës: «Ne nuk do të rrimë duarkryq duke shikuar autoritetet serbe derisa bëjnë çfarë duan në Kosovë […]». Por, ky paralajmërim nuk solli asgjë. «Në muajt në vijim luftimet në Kosovë u zgjeruan me shpejtësi të zjarrit gjithëpërfshirës. UÇK terrorizonte dhe provokonte, dhe regjimi reagonte tamam ashtu siç e kishin pritur dhe shpresuar prijësit e UÇK-së. Pamje të fshatrave të shkatërruara dhe kolona refugjatësh merrnin botën, të shoqëruara me përpjekjet për ndërmjetësim të diplomatit amerikan Richard Holbrooke. Tashmë ishte shpërndarë frika nga një ‹Bosnjë e dytë› dhe – edhe më keq – nga involvimi i të gjitha viseve të banuara me shqiptarë të Ballkanit jugor (Shqipëri, Maqedoni perëndimore, Serbi jugore, Mali i Zi)» (cituar nga libri i Rafael Biermann: «Dështimi i preventivës ndërkombëtare të konfliktit»).
Shkeljet e të drejtave të njeriut ishin në rend të ditës në Kosovë dhe gjithnjë e më shumë shqiptarë përpiqeshin që përmes arratisjes të kalonin në vend të sigurt. Këshilli i Sigurimit i OKB-së në tri Rezoluta të 31 marsit, 23 shtatorit dhe 24 tetorit 1998 kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të armiqësive, fillimin e negociatave konstruktive për realizimin e një autonomie substanciale për Kosovën, kthimin e të gjithë refugjatëve dhe dërgimin e një komisioni europian të vëzhguesve. Ai dënoi si «përdorimin ekscesiv dhe joselektiv të dhunës» nga forcat serbe të sigurisë ashtu edhe aktivitetet «terroriste» të UÇK-së. Gjendja në Kosovë, sipas Këshillit të Sigurimit të OKB-së, paraqiste kërcënim për paqen dhe sigurinë në rajon. Ministrja e jashtme Albright deklaronte: «Ia kemi bërë të qartë Millosheviqit dhe kosovarëve se ne nuk e përkrahim pavarësinë e Kosovës, se e duam Serbinë jashtë Kosovës, por jo Kosovën jashtë Serbisë». Më 8 tetor Këshilli i NATO-s miratoi planet operative për ndërhyrje ajrore me qëllim të «evitimit të një katastrofe humanitare» dhe Bundestagu gjerman më 16 tetor, pas një debati të ashpër dhe gjithsesi emocional, dha pëlqimin për pjesëmarrjen gjermane. Një marrëveshje e negociuar mes Holbrooke dhe Millosheviqit nga mesi i muajit solli vetëm një shtendosje të përkohshme, por nuk arriti ta stabilizojë situatën në një periudhë afatgjatë. UÇK e shfrytëzoi armëpushimin për armatosje dhe për zgjerimin e territoreve të kontrolluara prej saj, derisa udhëheqja e Beogradit shtoi praninë e trupave në krahinë dhe në kufijtë e saj. Tani mbi 400’000 njerëz ndodheshin në arrati. Më 15 janar 1999 shefi i Misionit të Verifikatorëve të OSBE-së, amerikani William Walker, mori disa raporte mbi një incident vdekjeprurës në fshatin e vogël Reçak në jug të Prishtinës. Bashkë me disa ekipe kamerash ai ditën tjetër vizitoi fshatin dhe zbuloi kufomat e 45 shqiptarëve. «Në një luginë mbi fshat unë pashë trupin e parë. Ishte i mbuluar me një batanije dhe kur e tërhoqën prapa, unë pashë që nuk kishte kokë në trup, por vetëm një masë e përgjakshme dhe e trishtueshme në qafë».
Për Walker-in bëhej fjalë për një «masakër», për një ekzekutim masiv të civilëve, që ishte kryer nga njësitë e policisë serbe. Se çfarë ka ndodhur me të vërtetë në Reçak nuk është sqaruar deri më sot. A ishte një masakër, një ballafaqim mes UÇK-së dhe njësive serbe apo një inskenim shqiptar i një masakre? Patologia finlandeze Helena Ranta, e cila me ekipin e saj kishte kryer obduksionin, nuk arriti t’i sqarojë përtej çdo dyshimi rrethanat e vdekjes, sepse vendi i krimit nuk ishte siguruar menjëherë në mënyrë profesionale, sepse para ardhjes së saj një ekip i ekspertëve jugosllavë dhe bjellorusë i kishte kontrolluar kufomat dhe sepse metodat e kontrollit ishin të diskutueshme dhe çuan në rezultate të ndryshme. Në procesin kundër Sllobodan Millosheviqit para Tribunalit të Hagës për Krime të Luftës rasti i Reçakut, pas marrjes në pyetje në mënyrë të detajuar të dëshmitares Ranta në mars 2003, u hoq nga aktakuza për shkak të mungesës së dëshmive.
Reçaku shënon një pikë kthesë në politikën ndërkombëtare ndaj Kosovës. OSBE, BE, Këshilli i Sigurimit i OKB-së, NATO, Grupi i Kontaktit për Ballkan (i përbërë nga përfaqësuesit e Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Italisë, Rusisë dhe SHBA-ve) si dhe shumë qeveri e dënuan unanimisht «masakrën». Ndonëse nuk kishte asnjë dyshim mbi politikën shtypëse të regjimit të Millosheviqit në Kosovë që nga viti 1989 dhe publiku ndërkombëtar në mënyrë të vazhdueshme ishte njoftuar për këtë, me sa duket për të vepruar politikës i duheshin ngjarje spektakulare me efekt sinjali. Deklarata të gabueshme apo së paku të paverifikuara si dhe krahasime të pamend me Auschwitz-in dhe Holocaust-in u shfrytëzuan për propagandë me qëllim të «arsyetimit» të vendimeve politike. Derisa gjendja në Kosovë ashpërsohej më tutje, Grupi i Kontaktit i urdhëroi palët në konflikt të fillojnë më 7 shkurt 1999 një maratonë negociatash në Kështjellën Rambouillet afër Parisit. UÇK përbënte një të tretën e anëtarëve të delegacionit shqiptar dhe me Hashim Thaçin edhe drejtuesin e delegacionit, në ç’mënyrë imazhi i saj u forcua dukshëm, derisa pozita e Rugovës, i cili po ashtu mori pjesë në bisedime, u dobësua. Pas dy javë e gjysmë negociatat u ndërprenë dhe asnjëra palë në konflikt nuk e nënshkroi «Marrëveshjen e Përkohshme për Paqe dhe Vetëqeverisje në Kosovë» (në versionin e 23 shkurtit). Më 15 mars bisedimet vazhduan në Paris. Pas divergjencave të ashpra interne delegacioni shqiptar i Kosovës tani ishte i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen. Më 17 mars NATO i bëri thirrje në mënyrë ultimative qeverisë së Beogradit të pranojë Marrëveshjen e Rambouillet dhe në rast mospranimi kërcënoi me bombardime. Pasi që delegacioni jugosllav nuk hoqi dorë nga refuzimi, konferenca përfundoi më 23 mars pa asnjë rezultat. Një ditë më vonë NATO filloi sulmet ajrore.
Çka përmbante Marrëveshja e Rambouillet? Dhe cilat qenë arsyet që Millosheviqi e hodhi poshtë dhe pse delegacioni shqiptar ngurroi gjatë derisa e nënshkroi? Pa hyrë në hollësi, po i rendisim shkurt pikat më të rëndësishme. Marrëveshja kërkoi dhënien fund të dhunës, tërheqjen e njësive paramilitare dhe të parregullta nga Kosova, çarmatosjen e UÇK-së, heqjen e gjendjes së luftës, kthimin e refugjatëve si dhe bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës për Krime të Luftës. Marrëveshja theksonte integritetin territorial të Republikës Federale të Jugosllavisë si dhe të drejtën për vetëqeverisje demokratike në një Kosovë autonome. Marrëveshja përmbante një Kushtetutë për krahinën, në të cilën përcaktoheshin kompetencat e federatës dhe të organeve krahinore. Ndryshimi i kufijve përjashtohej. Fakti se Kosova kështu do të mbetej pjesë përbërëse e Jugosllavisë respektivisht Serbisë ishte një dëshpërim i hidhur për palën shqiptare. Por, në kapitullin e 8-të, neni I, paragrafi 3, thuhej: «Tri vite pas hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje do të thirret një takim ndërkombëtar për të përcaktuar mekanizmin për një marrëveshje përfundimtare për Kosovën mbi bazën e vullnetit të popullit, opinionin e autoriteteve relevante, duke marrë parasysh përpjekjet e secilës palë sa i përket implementimit të kësaj Marrëveshjeje dhe Aktit Final të Helsinkit dhe duke bërë një vlerësim gjithëpërfshirës mbi implementimin e kësaj Marrëveshjeje dhe duke konsideruar propozimet e secilës palë për masa plotësuese». Kjo domethënë: statusi përfundimtar i Kosovës nuk u përcaktua në Marrëveshjen e Rambouillet. Zgjidhja mbeti e rezervuar për një konferencë ndërkombëtare, e cila gjatë marrjes së vendimit duhej të kishte parasysh edhe «vullnetin e popullit». Për mbikëqyrjen e paqes në krahinë parashihej të stacionohej një trupë e prirë nga NATO-ja (KFOR). Aneksi B i Marrëveshjes i siguronte NATO-s liri të lëvizjes në gjithë Jugosllavinë, përfshirë edhe hapësirën ajrore. Pika 8 e aneksit ashpër të diskutueshëm dhe fillimisht të mbajtur fshehtë nga opinioni thoshte: «Personeli i NATO-s, përfshirë automjetet, anijet, avionët dhe pajisjet, do të ketë qasje të lirë dhe të papenguar në mbarë Republikën Federale të Jugosllavisë, përfshirë hapësirën ajrore dhe ujërat territoriale. Kjo përfshinë të drejtën, por nuk kufizohet në ngritjen e kampeve, në manovrim, dislokim dhe shfrytëzim të të gjitha territoreve dhe establishmenteve, të cilat janë të nevojshme për mbështetje, trajnime dhe operacione». Këto dispozita, të cilat ishin marrë nga Marrëveshja e Dayton-it, paraqisnin një kufizim të ndjeshëm të sovranitetit të Jugosllavisë. Thuhet se ato ishin arsyeja e refuzimit serb për të hedhur nënshkrimin. Ish-ministri i jashtëm amerikan Henry Kissinger thuhet se në një intervistë të datës 28 qershor 1999 kishte deklaruar: «Teksti i Rambouillet, i cili i bënte thirrje Serbisë të pranojë marshimin e trupave të NATO-s nëpër Jugosllavi, ishte një provokim, një shfajësim për të filluar bombardimet». Të tjerët, ndërkaq, dyshojnë se Serbia ishte e gatshme të pranojë Marrëveshjen e Rambouillet dhe supozojnë se aneksi B u shfrytëzua vetëm si pretekst për refuzim. Mendimet për këtë edhe sot janë të ndara.
Pavarësisht premisave politiko-ideologjike dhe interesave kombëtare në vlerësimin e Marrëveshjes së Rambouillet dhe luftës pasuese të NATO-s ballafaqohen dy qëndrime parimore. Ata që të drejtat e shteteve (sovranitetin, integritetin dhe rregullat procedurale ndërshtetërore) i zgjedhin si pikënisje të vlerësimit të tyre, detyrimisht arrijnë në përfundime të tjera se sa ata që prapavijën e konfliktit dhe shkeljet disavjeçare të të drejtave të njeriut i vendosin në qendër të argumentimit të tyre. Kjo kontradiktë duket e pakapërcyeshme dhe e ndau edhe Këshillin e Sigurimit në dy kampe.
Lufta e NATO-s
Ndër mbështetësit më të vendosur të një intervenimi ushtarak ishte kryeministri britanik Tony Blair, i cili në maj 1997 kishte zëvendësuar paraardhësin e tij konservativ John Major dhe kishte nisur një kthesë në politikën britanike ndaj Ballkanit. Blair ishte i mendimit se politika e nënshtrimit ndaj Milloshevqit kishte dështuar, se nuk duhej lejuar përsëritja e një «Bosnje të dytë» dhe se bashkësia ndërkombëtare ka obligim të mbrojë popullsinë civile në ato shtete, të cilat nuk mund apo nuk duan të garantojnë këtë mbrojtje («përgjegjësia ndërkombëtare për mbrojtje»). Nën presionin e Blair-it NATO vendosi të intervenojë. Madje pa mandat të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pasi që Kina dhe Rusia, duke pasur parasysh problemet e tyre, nuk mbështetën një vendim të tillë. Intervenimi ishte shkelje e të drejtës ekzistuese ndërkombëtare. Një Komision i Pavarur Ndërkombëtar për Kosovën në raportin e tij të vitit 2000 arriti në përfundim se ndërhyrja ushtarake e NATO-s ishte «ilegale, por legjitime». «Ishte ilegale, sepse nuk mori pëlqimin paraprak nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. Megjithatë, Komisioni është i mendimit se intervenimi ishte i justifikueshëm pasi që më parë u shtorën të gjitha mundësitë diplomatike dhe pasi që intervenimi ndikoi në çlirimin e shumicës së popullsisë së Kosovës nga një periudhë e gjatë e shtypjes nën sundimin serb».
Ndryshe nga ç’kishte pritur NATO-ja, Millosheviqi pas fillimit të bombardimeve më 24 mars 1999 nuk hoqi dorë nga politika e tij. Qëllimi politik i Aleancës ishte evitimi i një «katastrofe humanitare». Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë Rudolf Scharping e kishte përdorur këtë nocion për herë të parë në një fjalim më 6 shkurt 1999. Kancelari Gerhard Schröder më 24 mars e arsyetoi pjesëmarrjen e forcave ajrore gjermane në luftën kundër Jugosllavisë me synimin e «pengimit të një katastrofe humanitare në Kosovë». Në fakt ndodhi e kundërta. Sepse me sulme ajrore mund të shkatërrohen qendrat komanduese të kundërshtarit, magazinat ushtarake, artileria e rëndë dhe shumë gjëra të tjera, por spastrimet etnike, të kryera nga bandat paramilitare, nuk mund të pengohen nga ajri. Pas fillimit të sulmeve ajrore dëbimi dhe arratia e popullsisë shqiptare të Kosovës mori përmasa dukshëm më të mëdha. Nga frika prej akteve hakmarrëse serbe brenda pak ditësh më shumë se 800’000 njerëz braktisën vendlindjen e tyre dhe shpëtuan kokën në Shqipëri dhe Maqedoni. Mijëra u vranë dhe u groposën në varre masive. Ministri i jashtëm gjerman Joschka Fischer dhe ministri i mbrojtjes Scharping këtu shihnin dëshminë për ekzistencën e planit serb «Patkoi» për dëbimin sistematik të shqiptarëve të Kosovës në drejtim të Shqipërisë. Por, ekzistenca e këtij plani nuk u dëshmua kurrë. Mirëpo, edhe nëse ai nuk ka ekzistuar, veprimi i armatës jugosllave dhe i njësive policore të Ministrisë së Brendshme ndoqi një skemë unike (me ose pa plan të detajuar).
Cak ushtarak i sulmeve të NATO-s fillimisht ishte mbrojtja kundërajrore jugosllave, aeroportet, stacionet e radarëve, qendrat komanduese, kazermat, depot e armëve dhe municionit, më vonë edhe infrastruktura, ndërmarrje të rëndësishme të industrisë, rrjeti energjetik dhe të ngashme. 70 për qind e urave rrugore dhe 50 për qind e urave hekurudhore u shkatërruan. Në mënyrë të përsëritshme NATO bombardoi institucione në Beograd, me ç’rast u qëllua edhe ndërtesa e ambasadës kineze. Gjatë një sulmi më 12 prill mbi një urë në Gërdelicë (Gerdelica) në Moravën jugore në shënjestër të pilotit përfundoi një tren udhëtarësh. 14 njerëz u vranë, 16 u lënduan (sipas vokabularit të NATO-s: «Dëm kolateral»). Fakti se në rrjedhën e sulmeve ajrore u vranë civilë serbë përkatësisht sulmet nga ajri nuk mund të kryheshin aq «kirurgjikisht pastër», siç ishte sugjeruar, dhe fakti tjetër se NATO përdori cluster-bomba, mes përkrahësve dhe kritikëve në opinion ngjalli kontroversa me retorikë të ngarkuar. Në Tribunalin e Krimeve të Luftës në Hagë një kohë u mendua të ngrihet aktakuzë kundër NATO-s.
Pritjet e Millosheviqit se bashkësia ndërkombëtare do ta detyronte NATO-n të ndërpresë sulmet dhe se Rusia do të vihej hapur në anën e Serbisë nuk u bënë realitet. Po ashtu pakënaqësia e popullsisë serbe me qeverinë e saj u shtua dukshëm nga fillimi i majit, pasi NATO-ja dukshëm kishte intensifikuar sulmet ajrore, të cilat fillimisht ishin penguar për shkak të planifikimit joadekuat dhe motit të keq. Më 3 qershor – pas vizitës së emisarit të posaçëm rus Viktor Çernomyrdin dhe kryetarit finlandez Martti Ahtisaari në Beograd – Parlamenti serb miratoi një plan të përgatitur nga shtetet e G-8-shes, i cili u plotësua më 9 qershor përmes një marrëveshjeje ushtarake të negociuar në Kumanovë (në veri të Maqedonisë). Një ditë më vonë NATO i dha fund luftës pas 35’000 aksioneve ajrore. Rezoluta 1244 e OKB-së, e miratuar të njëjtën ditë, parashihte për krahinën, mes tjerash, stacionimin e një trupe ndërkombëtare paqësore (KFOR) dhe një administratë kalimtare (UNMIK). Statusi i ardhshëm i Kosovës në Rezolutë sërish nuk u sqarua. Përsëri u përmend sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës Federale të Jugosllavisë, por aneksi 1 dhe 2 këtë parim e ndërlidhën duke iu referuar Marrëveshjes së Ramouillet dhe rrjedhimisht edhe pasusit të cituar më lart në kapitullin e tij të 8-të. Krijimi i një administrate të përkohshme të OKB-së, formulimet e vagullta për të ardhmen e Kosovës, theksimi i sovranitetit dhe integritetit territorial të Jugosllavisë si dhe heqja dorë e NATO-s nga e drejta për të marshuar nëpër Jugosllavi i mundësuan regjimit të Beogradit ta përfundojë luftën pa humbjen e dukshme të fytyrës. Së paku kështu dukej.
Shkaqet për kapitullimin e Millosheviqit, të cilat fillimisht u festuan në mënyrë propagandistike si fitore, ishin të ndryshme. Gjendja ekonomike e Jugosllavisë, e cila qysh para fillimit të sulmeve të NATO-s ishte e keqe, ishte përkeqësuar sërish në mënyrë dramatike. Si pasojë e shkatërrimit të ndërmarrjeve të rëndësishme ekonomike qindra-mijëra punëtorë humbën vendet e punës. Prodhimtaria ra në gjysmën e nivelit të paraluftës dhe shpenzimet për vënien e sërishme në prodhim arritën lartësi astronomike. Furnizimi me energji elektrike, me derivate të naftës dhe ujë herë pas here ishte i ndërprerë. Në mesin e popullsisë, e cila ndaj sulmeve të NATO-s fillimisht kishte reaguar me një valë solidarizimi, u shtua pakënaqësia sa më shumë që zgjatnin sulmet ajrore dhe sa më intensive bëheshin ato. Krahas refugjatëve dhe të përndjekurve nga Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina ishin edhe disa pjesë të popullsisë së Serbisë, veçanërisht në zonat me strukturë të dobët, të cilat dikur ishin qendra të mbështetësve të Millosheviqit dhe të cilat tani gjendeshin tamam para hiçit. Edhe elita e re ekonomike e Serbisë, e lidhur me regjimin e Millosheviqit, e cila përmes zënies së posteve të menaxherëve, privatizimeve apo bizneseve ilegale në vitet 90-të kishte arritur një pasuri të jashtëzakonshme, u godit ndjeshëm nga sulmet e NATO-s dhe sanksionet shoqëruese ndërkombëtare. Stabiliteti i regjimit të Millosheviqit po thërrmohej në çdo cep. Ultranacionalistët ishin të zhgënjyer dhe të pezmatuar, elita ekonomike frikësohej se do të humbiste pasurinë, ushtria dhe kompleksi ushtarako-industrial ishin të dëmtuar rëndë, popullsia vuante nga varfëria. Raporti mes Serbisë dhe Malit të Zi që nga viti 1998 ishte i tensionuar. Po ashtu Rusia nuk ishte e gatshme të angazhohej aktivisht për Serbinë, por e këshilloi qeverinë e Beogradit të arrijë një marrëveshje me NATO-n. Nëse Millosheviqi dëshironte të ruante pushtetin, atij nuk i mbeste zgjedhje tjetër përveç se të kapitullojë dhe kështu të fitojë kohë.
Pas përfundimit të luftës pasuan arratia dhe përndjekja e serbëve të Kosovës. Si në Krajinë tani edhe në Kosovë lavjerrësi i spastrimeve etnike luhatej në drejtim të kundërt. Të dhënat mbi refugjatët dhe të përndjekurit (shumica serbë, pastaj romë, ashkali etj.) sillen mes 130’000 dhe 220’000. Sidomos muajt e parë pas përfundimit të luftës, derisa UNMIK-u dhe KFOR-i ende ishin duke u stacionuar, u karakterizuan nga kaosi dhe dhuna e ashpër. Shumë prijës të UÇK-së shfrytëzuan vakuumin e pushtetit për t’i larë hesapet me kundërshtarët e tyre, për të forcuar pozitat dhe për t’u pasuruar personalisht. «Dëshmia ndoshta më e rëndësishme që kemi gjetur është në kundërshtim me imazhin e shumëlavdëruar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si ushtri guerile, e cila trimërisht kishte luftuar për të mbrojtur të drejtën e popullit të saj për të banuar në territorin e Kosovës», thuhet në raportin hetues të ish-prokurorit zviceran dhe delegatit të Këshillit të Europës, Dick Marty të shkruar për Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës më 12 dhjetor 2010. Viktima të qërimit të hesapeve dhe të aktiviteteve kriminale, mes tyre, siç supozohet, edhe tregti me organe njerëzore, ishin në radhë të parë serbët. Por, edhe romët e akuzuar për “bashkëpunim” me serbët dhe shqiptarët, të cilët ishin kritikë ndaj UÇK-së dhe konsideroheshin tradhtarë, u përndoqën sistematikisht. Kush nuk i nënshtrohej padronëve të vetëshpallur ose mund të bëhej i rrezikshëm si dëshmitar, frikësohej ose vritej, derisa trupat e NATO-s nuk ndërhynin. Prandaj krimet e kryera në muajt e pasluftës 1999/2000 nga prijësit e UÇK-së nuk janë sqaruar deri më sot.
Shkatërrimi i Jugosllavisë, i cili filloi me Kosovën në vitin 1989, pas dhjetë viteve plot vuajtje çoi në shkëputjen faktike të Kosovës nga Serbia. Sigurisht lufta e vitit 1999 ka mundur të evitohet. Parakusht do të ishte që regjimi i Millosheviqit të respektonte të drejtat e njeriut dhe parimet e shtetit juridik ose – pasi kjo nuk kishte ndodhur – që bashkësia ndërkombëtare shumë më herët dhe në mënyrë më konsekuente të kishte reaguar ndaj krizës dhe shpërbërjes së Jugosllavisë. As njëra, as tjetra nuk ndodhi. Valorizimi i UÇK-së, i mbështetur sidomos nga SHBA që nga mesi i vitit 1998, shumë shpejt u dëshmua si thikë me dy tehe. (fq. 366-380)
Shum thjesht esht… SERBET JAN ARDHACAKE NGA UKRAINE EDHE RUSSIA!!!! CAR KA ME PER TE BISEDUAR???!! Ajde pirdhuni!!
Dhe me kte cfare fiton ti ?????? Jan ardhacake ashtu si gjithe popujt e botes , pse mos valle ShqipKART kan lind ne Ballkan ??????
Jo …orgjinen krejt nga Afrika e kemi !!!
Serbet kan ardh me vone se ne ne ballkan dhe s’pyten as per Bizant e as per Rome e as per Bullgar e as per Magyar , krijun perandorine e tyre qe pushtoi edhe ShqipKARINE e per pak desh mori edhe Bizantin .
Krijun Kishen e tyre ….paten BOLE TE MDHAJA PER ME ZAPTU TOKAT E PERANDORIVE ME TE FUQISHME T’EUROPES DHE JAN KTU AKOMA DHE AKOMA KAN FORCE PER TE SHFAROS SHQIPTARET .
Te rrethum plot me armiq dikur kan arrit majat e tyre me te larta …i q….ne fisin austro – hungarezve dhe si shpetim perdoren hic me pak se shqipKARINE E shqipKARAMOTERQIIIIIIIMAVE T’SHKEEERDHYM NGA MBARE POPUJT E EUROAZISE .
Imagjino sa bolemdhej jan , e shpetun veten e tyre ne shpi t’armikut kryesor dhe si perfundim prap kte armik vazhdun ta shfarosin e ta zhdukin dhe zgjerun kurfijte e tyre nga Alpet deri ne Makedonia !!!!
Vec BRAVO eshte me iu than ….kan tregu se jan BOLEMDHEJ …ndryshe nga shqipKART qe ne vend t’boleve kan dy arra te vogla !!!
per pelat e zgjanes keta jane bolemedhenjte (Kali i trojes) qe dine ta dredhin me kedo e kurdo vetem qe tu shkoje e tyrja, dhe kur nuk u hecen te keqinj jane vetem shqiptaret, sa per magjarin po e shohim se kush po e ha pak nga pak ( vetem koka ka hyre deri tani)iku koha kur komplotet besheshin midis turkut serbes dhe grekes ne krevat, nuk ka me harem sulltani si njehere e njekohe. tani ka ardhur nje kohe e re ( New World Order) ku ai qe eshte me i zoti me i forti dhe zgjuari do fitoje pa hile dhe dredhira fshatareske si ne kohen e sulltaneve.
Paskan qene “dredhacak” te medhej pra , nejse dredhacak apo jo “Magjarin” ta kan rras , po ta rrasin dhe do ta rrasin PERJETSISHT derisa ADN-ja jote do t’jet ne qarkullim .
PS – Sa per info , femrat e haremit te Sulltanit ishin ne shumice femra nga “Makedonia” , Gjeorgjia dhe Bullgaria .
Sulltanit nuk i hynin ne pune shemtaraqet e shqipKARISE , kto ishin prosti te dores se tret dhe q….heshin nga Bimbashet dhe zyrtare te tjere te rendomte .
Info per ty perseri – me shume se 20 . 000 femra shqiptare jan PERDHUNU nga “kta qe po u jep “magjarin” . Ti me fjale ke q….iii gjysmen e botes ,,,ata me vepra kan q…..iiii gjysmen e shqipKARVE .
Pelasgian, emri tuaj duhet te jet serb karpatesh, kjo te takon ty. Ne shqiptaret nuk kemi nevoj per opinionin tende. Me nje fjalor te tille qe perdor, dukesh qe nuk je normal nga trute.
Sa per racen shqiptare ajo eshte vleresuar nga personalitete.
Bajroni e ka cilesuar racen shqiptare si racen me te bukur ne bote. Trima te forte, te ndershem, besnik dhe jo te pabese. Mos na beje avokatin e serbit,fshati qe duket nuk do kallauz, themi ne ketej nga jugu.
Na tregon dhe vajzat e perdhunuara, per trimeri, ore i paudhe!
Letters, Journals, By George Gordon Byron Baron Byron, Thomas Moore, Page 549
They are, perhaps, the most beautiful race, in point of countenance, in the world;
—————
Serbet per ta patur mire me turkun, u jepnin vajzat e tyre, per ne harem sulltanit.
Hearts Grown Brutal: Sagas of Sarajevo
By Roger Cohen,
history 2010
Indeed, the son of Prince Lazar, known as Stefan the Despot, offered his daughter to the harem of the sultan
https://books.google.com/books?id=x8hYui_p5LUC&pg=PT368&lpg=PT368&dq=Lazar,+known+as+Stefan+the+Despot,+offered+his+daughter+to+the+harem+of+the+sultan.&source=bl&ots=s5-7L3_KLz&sig=jp0qJ5AV6gVRrV0nqIAuOpm3aak&hl=en&sa=X&ei=ZG09VeCuG8OmgwSGxIHoAg&ved=0CBQQ6AEwAA#v=onepage&q=Lazar%2C%20known%20as%20Stefan%20the%20Despot%2C%20offered%20his%20daughter%20to%20the%20harem%20of%20the%20sultan.&f=false
Perkthimi
Në të vërtetë, i biri i Princ Llazari, i njohur si Stefan despoti, ofroi vajzen tij në harem të sulltanit
————–
New York Times: Albanians are the most beautiful nation in Europe
“Physically Albanians are the most beautiful race in Europe. Albanian women are very beautiful, with dark hair, and mostly colored eyes. Their way of walking is another element that makes them steal your heart, especially their way of dancing.
http://extremetechonline.blogspot.com/2015/03/new-york-times-albanians-are-most.html
perkthimi.
New York Times: Shqiptarët janë kombi më i bukur në Evropë
“Fizikisht shqiptarët janë raca më e bukur në Evropë. Gratë shqiptare janë shumë të bukura, me flokë të errët, dhe sytë ngjyrë së shumti. Mënyra si ecin është një tjetër element që i bën ato të vjedhin zemrën tuaj, sidomos mënyra e tyre e vallzimit.
pirdh pirdh ti se lirohesh ….shko ne Serbi e shif cfare femrash ka ai vend ….pastaj s’do besosh ma prrallat e nyt .
shif edhe femrat e KS ….jan te bukura ngaqe kan shume gjak (sperme) serbe ne adne ?
PS – un nuk e kam vene nickun “pelasgian” sepse besoj tek teza e shqiptarve si pasardhes te pellazgve .
e kam ven kte nick thjesht sepse me pelqejne si popull , jan baballaret e grekve antik .
ndoshta me shqiptaret si lidh asgje , ne me gjasa jemi pasardhes te ilirve.
Pushtimi turk ne serbi ( 1459-1830)
pushtimi turk ne shqiperi ( 1479 – 1912)
serbet = ORTODOKSE (I QENDRUN BESNIK FESE DHE KULTURES SE TYRE MESJETARE)
shqiptaret = CORBE SHUME E NGATRRUSHME
tani shife mire fshatin qe “sdo kallauz” ….merr dylbit se me duket te kan pjerdh syte.
Pelasgian,
Shqiptaret e din mire cfar race i perkasin dhe nuk jane corbe sic thua ti, por origjina juaj eshte e trubullt,feja nuk eshte etnicitet,ju as evropian nuk jeni, dhe nuk benit pjese ne gjuhet indo-evropiane por adobtuat nje gjuhe qe nuk ishte e juaja kur erdhet ne ballkan, dhe po kerceni perpjet tani.
Shqiptaret jane populli me i vjeter i evropes dhe autokton ne ballkan,origjina ilire pellazge e tyre e bene akoma me te qarte se kush jane shqiptaret, dhe racen serbe mos ma trego mua se ne e dim se cfar jane.
Kur erdhe ne ballkan ne kohen e bizantit nuk kishe as fe dhe as gjuhe ishe nje popull barabar, dhe te thash ne nuk na intereson opinioni juaj mjafton te thush serb, dhe i ke thene te gjitha.
Jam shume krenare pe vleresimin qe bota i ka bere popullit shqiptar, jo vetem per lashtesin, dhe fisnikerin por dhe per bukurin e grave dhe te femijeve shqiptar, duke u shprehur qe shqiptaret jane nje race fisnike dhe nje race e lashte qe as malazeset dhe as racat e tjera sllave nuk mund te krahsohen fare me ta.
TANI MESO HISTORIN, QE MOS NGELESH INJORANT.
Albania : a narrative of recent travel
By Edward Frederick Knight
Albania – 1880 – 278 pages
Page 124-125
The Albanians are the descendants of the ancient Pelasgi, and of a far purer race than are the modern Greeks.
From the uniformly classic features of the people I should be inclined to adopt this view.
The men have splendid skulls, lefty broad brows and small delicately molded features.
The women are the most beautiful in Eastern Europe The children are lovely.
They have large solemn eyes and splendid mouths—this latter is their most striking feature—slightly turned down at the sides, which gives a singularly sweet and thoughtful expression.
One cannot be long among the Arnauts before perceiving that they are evidently of a noble and ancient race, to which the Montenegrin and other Slavs races will bear no compare.
http://books.google.com/books?id=kUwpAAAAYAAJ&pg=PA124&dq=The+Albanians+are+by+some+supposed+to+be+the+descendants+of+the+ancient+Pelasgi,+and+of+a+far+purer+race+than+are+the+modern+Greeks&ei=3RnnS4avLpH8yASf_KSECg&cd=1#v=onepage&q=The%20Albanians%20are%20by%20some%20supposed%20to%20be%20the%20descendants%20of%20the%20ancient%20Pelasgi%2C%20and%20of%20a%20far%20purer%20race%20than%20are%20the%20modern%20Greeks&f=false
Tema : Si ka mundesi qe botoni ‘opinionin’ per ShqipKart , e nuk botono opinionin tim per PelasKarin!Ky krimb zvarranik trushperlare e i deshtuar,fyen 10 milion shqiptare,kurse mua nje nder 10 milion. nuk me lejohet vec ti pergjigjem ashtu sic e botuat ju fyerjen ndaj nesh! Jam dakort ti jepet fjala cdo individi,jo si ne greqi, por demokracia ka rregulla,vija e kuqe,nuk duhet shkelur!demokracia merr fund kur dhunon tjetrin ne nje menyre a forme! Ndonje individ tek ‘Tema’ e nderuar eshte ne nivelin e tyre.
o Ilir Huti …..a pash zotin mos bo si p…dh some aman ….
ti ma shume se te gjithe tjeret e di fort mire qe ato qe kam shkrujt jan te VERTETA te padiskutushme .
Yes man
RROFTE KOSOVA
LAVDI LUFTES CLIRIMTARE TE UCK-se
LAVDI DESHMOREVE
VDEKJE TRADHETAREVE.
KOSOVARET TREGUAN QE DHE PSE 2 MILIONE DINE TE LUFTOJNE ME NJE SHTET TE ARMATOSUR DERI NE DHEMBE DHE TE FITOJNE.
Nga 500.000 burra aktiv per lufte vetem 25.000 ose me pak moren pushken ne krah per me luftu ?
Fitoj AMERIKA . Per ju sot e 1000 vjet s’ishte cliru KS!
Ne asnje Lufte nuk ka luftu mbare populli, edhe pa UCK, ne NATO, as AMERIKA kurre se kish lujt gishtin.
Pelasgjan jam plotesisht dakort me ato qe shkruan edhe me nivelin artistiko kulturor te shkrimit tend.Urejtia qe tregon ne shkrim eshte plotesisht e justifikuar ne qofte se kemi parasysh zhvillimet ne ballkan keto njezet vjetet e fundit.Ti edhe si vellezerit tend serbe shikoni greminen drejt se ciles po shkoni,shikoni djellin shqiptar qe po lind dhe nuk kini si te mos terboi,per ju grekerit e serbet po lind dielli siberian i cili do tu coje ne ngririe te thelle me shprese se nje dite mund tu shkrijne per tu risjelle ne jete,gjumi letargjik i juaj do te jete shum i thelle e i gjate uroj qe ne kete gjume mos u vije vdekia Nje arsy tjeter e kesaj urejtie patologjike serbo-greke ndaj shqiptareve eshte edhe deshtimi i doktrines suaj per zhdukien e kombit autokton te ballkanit qe tokat e historia e vjedhur e ballkanit tu mbetej perjetesisht juve.Drejtesia vonon por nuk haron kjo vlen edhe per kombet
bolet e medhaja u prene, pelasgian.
ne vend te tyre ka ngelur nje brime me lesh.
derisa brima te zere kore, dhimbja do vazhdoje.
ti mund te vazhdosh ti ferkosh… nese te bejne me mire.
u prene u prene por jo komplet …por te pakten dikur ishin aty …perballe cdo armiku – i boni synet xhandari i botes ….pra aq BOLEMDHEJ ishit saqe u desh te nderhynte i plotfuqishmi i planetit per t’iu ndal .
mu nuk me ben mire ti ferkoje …thjesht kur dikush eshte BOLEMADH eshte per ti dhene doren edhe nqs eshte armiku yt .
un per vete e kam lene me kohe boten e shqipKARIT ,,,
kam zgjedh anen tjeter te boleMDHEJVE ….Hrvatet!!!
Ky Zotnia paska shkruajtur si mos me qene shqiptar? Ballkani prodhon politike me shume se konsumon e per shqipetaret faj eshte i te tjereve. Po jane vete shqiptaret qe ja hedhin fajin njeri-tjetrit kur vjen puna per shkaqet e prapambetjes. Por gjeja qe me ben me pershtypje eshte se perse ne familje ne shoqeri ne shkolle na kane mesuar me te ashtuquajturin “Patriotizem” vetem rrena e urrejtje per fqinjet te cilet kane nje histori qe shqiptaret as u afrohen. Per shembull Serbet nuk jane Ruse, Serbet jane me origjine sllave tribu polake shume luftarake. Ky fis Polak ka luftuar kunder Avareve per Romaket e si shperblim i ka stabilizuar ne token ku gjendet Serbia. Vojvodina eshte Hungareze por Hungarezet ja kane dhuruar Serbeve per luften kunder turqeve duke mbrojtur Hungarine e Perendimin. Etj etj etj.
jo nuk jan fis Polak ….jan Serb dhe pik . Po bejne pjese ne boten e sllaveve.
Disa fakte per ket popull ( pa frike mund t’jen krenaria e sllaveve) edhe pse ne numer eshte nje popull i vogel .
1- ne shekullin e 19 ishin te vetmit SLLAV TE LIRE ne Europe bashke me Ruset dhe Malazezet (Serbet e CrnaGores) –
Asnje komb tjeter sllav nuk ishte i lire ne ate periudhe , te gjithe ishin te shtypur nga fuqite e huaja .
Per kombin e tyre dhe per bashkim e trojeve te tyre nuk paten frike as nga zhdukja si popull ( lufta e pare boterore ) .
Austro-Hungarezet i zhduken me shume se 75% te popullsise mashkullore .
U rimekemben , krijun nje mbreteri te fuqishme , krijun nje federate te fuqishme .
Ne sport si popull i vogel qe jan mund te krahasohen me gjermanet , anglezet apo italianet .
Gjigande te Basketballit ,te vetmit qe mund ti benin balle Dream Team-it USA .
Ne futboll “Brazilianet e Europes”
Ne Volley perseri nder me te miret ne Europe
Ne Tennis si gjithmon shkelqejne
Ne waterpoolo perseri kampione dhe nder me te miret e europes
bashk me ta natyrisht edhe Kroatet .
Kur shqipKARET t’arrijne kto rezultate atehere me te vertet do te meritojne t’jene t’barabarte me serbet .
sali qeni
Serbet nuk jane fis polak.
Serbet jane me origjine Iraniane kane folur arabik dhe kane adobtuar gjuhen sllave. (Malcolm 1996)
Dhe vete sllavet ishin te perzjere me Iranian para ardhjes se serbeve ne Ballkan ne kohen e Bizantit.
The view of Prof. Malcolm is thus that the Croats and Serbs were originally Iranic speakers who adopted a Slavic language (Malcolm 1996).
History of Iran
http://www.iranchamber.com/history/articles/common_origin_croats_serbs_jats.php
qok bukur