Kujt i takon Kosova? Skica të një historie konflikti

22 Prill 2015, 19:19Rajoni TEMA
Kujt i takon Kosova? Skica të një historie konflikti

Nga Holm Sundhaussen

 

Ngaherë në prapaskenë zien një pyetje, shtjellimi i së cilës me kujdes ishte lënë anash që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore: kush dhe për ç’arsye ka pretendime ndaj Kosovës? Kjo pyetje ishte shtruar për herë të parë me rastin e Kongresit të Berlinit të vitit 1878 dhe themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Që nga atëherë kjo pyetje ishte shtruar në periudha të caktuara dhe kishte shkaktuar si debate kontroverse ashtu edhe konflikte të dhunshme. Tri modele argumentimi i bënin konkurrencë njëri-tjetrit: thirrja në të «drejtën historike», e drejta moderne e vetëvendosjes dhe thirrja në të drejtën ndërkombëtare. Sa i përket të drejtës ndërkombëtare do të flasim në kontekst të Deklaratës së Kosovës për pavarësi të vitit 2008. Këtu fillimisht do të trajtojmë raportin e tensionuar mes «të drejtave historike» dhe të drejtës së vetëvendosjes së popujve. Si shpeshherë edhe në këtë rast perceptimi apo konstruksioni i së kaluarës luan rol vendimtar në interpretimin dhe konstruksionin e së tashmes. Të hedhim një shikim të shkurtër prapa.

Gjatë luftërave ballkanike të viteve 1912/13 Kosova, e cila deri atëherë ishte osmane, u pronësua nga trupat serbe. A ishte ky çlirim apo pushtim? Nga perspektiva e serbëve përgjigjja ishte e qartë. Retorika e tyre çlirimtare i referohej dhe i referohet faktit se Kosova rreth dy shekuj e gjysmë (prej fillimit të shekullit të 13-të deri nga mesi i shekullit 15-të) i kishte takuar Perandorisë mesjetare serbe të dinastisë së Nemanjiçëve dhe shteteve të tyre pasardhëse, para se për katër shekuj e gjysmë të bie nën «zgjedhën turke». Kosova ka qenë (dhe është) – shprehimisht nga pikëpamja e Kishës Ortodokse Serbe – tokë e «shenjtë», «zemra» e Serbisë mesjetare. Në Mesjetë patriarku serb kishte selinë e tij në Pejë. Shumë prej kishave dhe manastireve që gjenden në Kosovë (Deçani, Graçanica, etj.) i përkasin monumenteve më të bukura të kulturës mesjetare serbe. Në rrethinën e kryeqytetit të sotëm të Kosovës, Prishtinës, më 28 qershor 1389, në ditën e Shën Vidit (St. Veitstag/Vidovdan), u zhvillua Beteja e Fushë-Kosovës, e cila është e thurur me mite. Prijësi i aleancës së trupave të krishtera, princi Lazar, me atë rast kishte lënë jetën dhe menjëherë pastaj nga kisha serbe ishte shpallur «martir» i shenjtë. Në rrjedhën e krijimit të kombit serb në shekullin e 19-të Beteja e Fushë-Kosovës u ngrit në vendin më të rëndësishëm përkujtimor serb, ndonëse ajo historikisht ishte më pak e rëndësishme se betejat e tjera para dhe pas 1389-ës. Rëndësia që Kosova zë në rrëfimet e kishës që nga fundi i shekullit 14-të dhe në kujtesën kulturore të serbëve që nga mesi i shekullit 19-të bazohet më pak në ngjarje historike dhe më tepër në shenjtorët, heronjtë dhe tradhtarët, të cilët ndërlidhen me këto ngjarje (princi Lazar, Millosh Obiliqi, Kraleviq Marko, Jug Bogdani, nëntë Jugoviqët nga njëra anë dhe, në anën tjetër, tradhtari i supozuar Vuk Brankoviqi); ajo bazohet në mitet, të cilat u ushqyen pjesërisht nga rrëfimet kishtare, pjesërisht nga ato të përbotshme dhe u «nacionalizuan» në rrjedhën e shekullit 19-të dhe 20-të.

Rëndësia që ka Kosova si vend përkujtimor serbo-nacional ofron shumë ngjashmëri me «territoret perëndimore» që (pas Luftës së Dytë Botërore) iu bashkëngjitën Polonisë në narrativin polako-socialist pas mbarimit të luftës. Thirrja në sundimin dinastik në Mesjetë (në Piastët përkatësisht Nemanjiçët), kuptimi i rajonit si vende të lashta polake (Ziemie Staropolski) respektivisht «Serbi e Vjetër» (Stara Srbija), kujtimi i betejës së Tannenberg-ut të vitit 1410 përkatësisht Betejës së Fushë-Kosovës të vitit 1389, toposi mbi «marrjen e sërishme në pronësi» respektivisht «çlirimin» pas shekujve të shtypjes dhe sundimit të huaj si dhe synimi për «repolonizim» përkatësisht «reserbizim» të territoreve të rifituara (polonisht: Zemie odzyskane) ndjekin një model të njëjtë argumentues. Por këtu përfundojnë ngjashmëritë, sepse «zhvendosja perëndimore» e Polonisë ndodhi nën presionin e Bashkimit Sovjetik, ndërsa «zhvendosja jugore» e Serbisë respektivisht «çlirimi» i Kosovës u arrit pa ndikimin e palës së tretë.

Kush i referohet «të drejtave historike», ai niset nga ky përfytyrim: kombi ekziston prej se mbahet mend; ai është një lloj personi kolektiv, i cili fiton të drejta pronësie në një territor, të cilat pastaj atij nuk guxon t’ia marrë askush – së paku jo pa pëlqimin e tij. Nëse diçka e tillë ndodhë (gjë që ka rastisur vazhdimisht), atëherë bëhet fjalë për padrejtësi, e cila sërish duhet të shpaguhet. Kush ka fituar diçka njëherë – pa marrë parasysh në ç’mënyrë: përmes popullimit zanafillor, luftërave respektivisht pushtimit, kontratave dinastike apo të ngjashme -, këtë e ka fituar përgjithmonë, madje edhe nëse kjo është në kundërthënie me të drejtën e vetëvendosjes të popullsisë aktuale. Por, ekzistojnë dy probleme në këtë argumentim historik, të cilat mbesin të pazgjidhura: 1. Cila e drejtë peshon më shumë: e drejta e popullimit zanafillor, të cilin e pretendojnë shqiptarët për paraardhësit e tyre të supozuar, ilirët, apo e drejta shtetërore e projektuar në të kaluarën, në të cilën thirren serbët? Dhe 2.: Cila kohë paraqet pikënisjen për arsyetimin e të drejtave? Në rrjedhën e shekujve Kosova i ka takuar shumë shteteve: Perandorisë lindore romake/Bizantine, Perandorisë mesjetare bullgare, Perandorisë mesjetare serbe dhe pastaj Perandorisë Osmane. Më së gjati i ka takuar Perandorisë Bizantine dhe asaj Osmane. Atëherë si mund të argumentohet që përkatësia e Kosovës në Serbinë mesjetare është vendimtare për atë se kush ka sot të drejtë pretendimi ndaj këtij territori? Një arsyetim kompatibël për këtë nuk ekziston.

Kjo dilemë zakonisht «zgjidhet» duke futur në argumentim kritere morale respektivisht religjioze. Sipas kësaj ekzistojnë shtete të «mira» dhe të «këqija» ashtu siç ekzistojnë edhe kombe të «mira» dhe të «këqija» – të tilla që e kanë mbrojtur «Europën» kundër «Azisë», krishterimin kundër islamit, «civilizimin» kundër «barbarisë» etj., dhe të tilla që përfaqësojnë të «keqen» apo kanë «bashkëpunuar» me të «keqen». Shumë kombe në Europë – polakët, hungarezët, kroatët, serbët, rumunët (madje edhe vetë shqiptarët me heroin e tyre kombëtar Skënderbeun) – pretendojnë se kanë qenë «mburojë e Europës», «Antemurale christianitatis» dhe për këtë presin mirënjohje. Perandoria Osmane sidomos nga kombet e krishtera të Ballkanit konsiderohet pafundësisht si «Perandori e së keqes». Gjithçka që ka ndodhur gjatë sundimit osman është per se padrejtësi. Kjo domethënë: pretendimi serb ndaj Kosovës nuk mbështetet vetëm në atë se Kosova para disa shekujve i ka takuar njëherë Serbisë dhe se pjesëmarrja serbe në popullsinë e Kosovës gjatë shekujve ka qenë më e lartë se sot, por po ashtu dhe para së gjithash në atë se serbët në Fushë-Kosovë më 1389 kanë mbrojtur «krishterimin kundër islamit» dhe janë sakrifikuar për «Europën» dhe/apo për një «Perandori hyjnore». Pasi në shekullin e 17-të sërish kishin luftuar për krishterimin, ata qenë të shtyrë të braktisnin atdheun e tyre nga frika e hakmarrjes. Tek pastaj shqiptarët myslimanë paskëshin zaptuar tokën serbe dhe padrejtësisht qenkëshin shpërngulur në Kosovë. Fakti që shumica e shqiptarëve janë myslimanë, që kanë hequr dorë nga besimi i krishterë i paraardhësve të tyre, dhe fakti që ata i qëndruan pak a shumë lojalë Perandorisë Osmane deri në çerekun e fundit të shekullit 19-të, i damkos ata po ashtu si «renegatë», «tradhtarë» dhe «dorë të zgjatur të së keqes». Kështu, prania e tyre në «Kosovën serbe» është rrjedhojë e një padrejtësie të madhe historike, e një «tragjedia të pashembullt». Dhe si çdo padrejtësi edhe kjo kërkon zhdëmtim. Kuptohet vetvetiu se ky argumentim me bazë të krishterë nuk mund të jetë parim universal juridik. Ashtu siç nuk mund të jetë, nga ana tjetër, parim universal juridik «lufta e shenjtë» me vulë islamike. Fakti që përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe përdorin një retorikë të mbështetur në religjion, është e kuptueshme, por ndërkombëtarisht nuk është as kompatible, as konsesuale. Për shumicën e serbëve Kosova në radhë të parë është një vend simbolik, një mit, i shkëputur nga realiteti kryeneç. Deri në vitet 80-të ky vend u perceptua si regjion periferik, si i varfër, i prapambetur dhe i banuar me «šiptari të pacivilizuar». Qendër banimi e serbizimit modern Kosova nuk ka qenë kurrë. Sipas rezultateve të numërimit të popullsisë të vitit 1981 në Kosovë jetonin vetëm 2,6 për qind e të gjithë serbëve vendas në Jugosllavinë e atëhershme.

Mbi raportet e popullimit të Kosovës nga antika deri më sot janë zhvilluar pandërprerë debate që nga fundi i shekullit 19-të. Kush u vendos atje së pari? Kush jetoi atje para «pushtimit sllav të vendit»? Dhe si u zhvilluan pastaj raportet e popullimit? Përkundër problemeve me burime është e pakontestueshme se qysh në kohën e Perandorisë mesjetare serbe të Nemanjiçëve në Kosovë ka pasur shqiptarë. Nëse ata kanë qenë atje vendas para serbëve apo kanë ardhur nga territori fqinj nuk e dimë. Po ashtu e pakontestueshme është se raporti i forcave i serbëve dhe shqiptarëve gjatë katër shekuj e gjysmë nën sundimin osman për shkak të migracionit është zhvendosur në favor të këtyre të fundit. Kjo nuk ishte e pazakonshme. Ndryshime të tilla ka pasur edhe në pjesë të tjera të Europës, të cilat ishin të prekura nga thyerjet e thella si rezultat i pushtimit dhe ripushtimit. Me të drejtën moderne të vetëvendosjes së popujve nuk mund të arsyetohej bashkëngjitja e Kosovës Serbisë, pa marrë parasysh se si mund të jetë dukur përbërja etnike e popullsisë në kohën paramoderne. Po ashtu një territor nuk mund të çlirohet; mund të çlirohen vetëm njerëzit, të cilët jetojnë në atë territor. Dhe në kohën e luftërave ballkanike në Kosovë shumica e këtyre njerëzve ishin shqiptarë myslimanë. Pas pushtimit dhe bashkëngjitjes së territorit Serbisë shqiptarët e «çliruar» u diskriminuan në mënyrë masive. Ata u bënë objekt i një «misioni» serb «të civilizimit», qytetarë të rangut të dytë apo të tretë. Në Jugosllavinë e parë ata nuk ishin të pranuar si pakicë dhe nuk gëzonin asnjë mbrojtje si pakicë. Synimi i pushtetmbajtësve të rinj për ta «reserbizuar» Kosovën dhe për ta «civilizuar» – pjesërisht përmes popullimit të saj me kolonistë serbë, pjesërisht përmes asimilimit respektivisht konvertimit të atyre shqiptarëve, të cilët «në të vërtetë» ishin serbë me gjuhë të «gabuar» dhe besim të «gabuar» (të ashtuquajturit arnautaši), pjesërisht përmes përdorimit të dhunës fizike – nuk solli sukseset e dëshiruara. Edhe plani i përgatitur në gjysmën e dytë të viteve 30-të për shpërnguljen e një pjesë të shqiptarëve të Kosovës në Turqi (!) nuk u arrit të realizohej më para fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë luftës fuqitë pushtuese – së pari Italia, pastaj Gjermania – u premtuan shqiptarëve themelimin e një shteti gjithëshqiptar dhe shqiptaromadh. Në këto parakushte shumë shqiptarë të Kosovës qenë të gatshëm të bashkëpunojnë. Ata më shumë i frikësoheshin rikthimit të sundimit serb se sa bashkëpunimit me italianët e padëshiruar. Megjithatë, popullsia mbeti politikisht e ndarë. Disa shpresonin në fitoren e «Fuqive të Boshtit» derisa të tjerët llogarisnin në fitoren e aleatëve. Disa e donin një Shqipëri të bashkuar nën protektoratin italian, të tjerët një Shqipëri të bashkuar nën Mbretin Zog, i cili ishte shkarkuar në prill 1939 nën presionin italian, sërish të tjerët synonin një republikë. Edhe në aspektin social popullsia shqiptare ishte e ndarë në bejlerë dhe bujq me vizione përkatësisht të ndryshme mbi ardhmërinë. Kësaj duhet shtuar dallimet mes toskëve shqiptarojugorë dhe gegëve shqiptaroveriorë dhe kosovarë. Shqiptarët e Kosovës ishin të një mendjeje vetëm në një pikë: ata nuk dëshironin kthim në rrethanat e paraluftës. Zemërimi i tyre drejtohej sidomos kundër fshatrave të kolonistëve serbë. Gjithsej 20 mijë kolonistë serbë dhe malazezë ikën apo u dëbuan, 10 mijë të tjerë ranë viktima të akteve hakmarrëse. Nga ana tjetër përvetësimi i shqiptarëve për qëllimet e Italisë apo të «Rajhut të Tretë» nuk solli suksese domethënëse. Themelimi i SS-divizionit shqiptar «Skënderbeu», i mbështetur nga nacionalsocialistët në fillim të vitit 1944, ishte dështim. U paraqitën vetëm 7’000 pjesëtarë, të cilët morën pjesë kryesisht në deportimin e hebrenjve vendas të Kosovës. Edhe njohja e «Shqipërisë etnike» (përfshirë edhe Kosovën) nga ana e Rajhut Gjerman më 13 korrik 1944 mbeti kryesisht pa efekt.

Në fund të vitit 1941 në Shqipëri me mbështetjen vendimtare të komunistëve jugosllavë Milladin Popoviqit dhe Dushan Mugoshës u themelua një Parti Komuniste shqiptare e dobët, anëtarët e së cilës rekrutoheshin në radhë të parë nga jugu tosk. Në luftën e saj për pushtet partia nën drejtimin e Enver Hoxhës mbeti e varur nga përkrahja e Partisë Komuniste të Jugosllavisë. Çmimi për këtë ishte heqja dorë nga Kosova, një vendim që u mbajt fshehur. Ndonëse shqiptarëve të Kosovës nuk u shkonte mendja në një «tradhti» të tillë, ata – me përjashtim të grupeve të vogla – i qëndruan larg lëvizjes kryengritëse komuniste. Përvojat fund e krye negative me Jugosllavinë e parë e errësuan edhe themelimin e Jugosllavisë së dytë, komuniste. Mbështetje më të madhe gëzoi Balli Kombëtar, i themeluar në fund të vitit 1942, i cili angazhohej për një Shqipëri të bashkuar dhe reforma sociale dhe në luftën kundër komunistëve – ngjashëm sikur çetnikët serbë – lidhi aleanca me fuqinë pushtuese. Në fazën përfundimtare të luftës ballistët luftuan kundër «titistëve», të cilët me krejt ashpërsinë asgjësuan njësitë jokomuniste dhe e vunë nën presion masiv popullsinë civile. «Ata rekrutuan dhjetëra-mijëra të rinj shqiptarë, të cilët me forcë i detyruan të luftojnë kundër bashkëkombësve të tyre ose i dërguan drejt veriut në luftë kundër Wehrmacht-it. Me gjasë qëllimisht qindra rekrutë u vranë gjatë marsheve të dhunshme deri në Mal të Zi respektivisht në Mal të Zi (në Tivar). Si në pjesët e tjera të Jugosllavisë sundimi komunist filloi me një kasaphanë, e cila pashkëputshëm vazhdoi aktet e dhunshme të kryera gjatë Luftës së Dytë Botërore» (cituar sipas librit «Kosova…» të Oliver Jens Schmitt-it). Numri i viktimave kosovare-shqiptare vlerësohet në disa dhjetëra-mijëra.

E ardhmja e Kosovës nën sundimin komunist fillimisht mbeti e paqartë. Nga njëra anë «titistët» theksonin të drejtën e popujve për vetëvendosje, respektimin e «vullnetit të popullit», përfshirë edhe të drejtën e shkëputjes, dhe kështu shpresonin se do të gjenin më shumë mbështetje te popullsia shqiptare e Kosovës. Nga ana tjetër udhëheqja e Partisë Komuniste të Jugosllavisë – për dallim nga Enver Hoxha – nuk mendonte seriozisht të heq dorë nga Kosova, sepse sikur të bënte këtë ajo do të humbte përkrahjen e një pjese të shoqërisë serbe. Me krijimin e një Federate Ballkanike komuniste, të drejtuar nga Partia Komuniste e Jugosllavisë pritej të zgjidhej edhe «problemi i Kosovës» ashtu si «çështja maqedonase» respektivisht konflikti me Bullgarinë dhe Greqinë. Siç është theksuar më herët këto plane dështuan për shkak të dredhive të Stalinit. Bashkëngjitja e Kosovës së pajisur me të drejta autonomie Republikës së Serbisë që në vitin 1945 dhe mosrespektimi i të drejtës së vetëvendosjes, e cila u propagandua gjatë luftës, nga shqiptarët e Kosovës u perceptuan si mashtrim dhe ndër ta shtoi simpatitë për grupet – politikisht heterogjene – të ilegales.

Edhe kur Enver Hoxha pas prishjes mes Beogradit dhe Moskës më 1948 ia doli të shkëputet nga tutoria e Partisë Komuniste të Jugosllavisë, në çështjen e Kosovës nuk ndryshoi asgjë për shkak se merrej parasysh lufta për pushtet mes toskëve dhe gegëve. Ndonëse kur i jepej rasti Hoxha në retorikën e tij shfrytëzonte çështjen e Kosovës, ai i frikësohej bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Zhvillimet në Shqipëri dhe në Kosovë në kohën pasuese u ndanë gjithnjë e më shumë nga njëra-tjetra, ndonëse njerëzit për shkak të mundësive të kufizuara të udhëtimit dinin shumë pak për këtë. Pas përjashtimit të Jugosllavisë nga Kominformi dhe përkrahjes që Hoxha ia dha Stalinit shqiptarët e Kosovës, «šiptari», u gjendën nën dyshimin paushall si tradhtarë potencialë. Dhe deri në rrëzimin e shefit të shërbimit sekret Aleksandar Rankoviq në vitin 1966 ata mbetën qytetarë të rendit të dytë. Tek me reformat kushtetuese në fund të viteve 60-të/në fillim të viteve 70-të situata ndryshoi thellësisht. Tani serbët e Kosovës ishin ata që u margjinalizuan dhe diskriminuan, për çka do të flitet pastaj.

Gjenerata e re e shqiptarëve të Kosovës dhe trazirat e pranverës 1981

Që nga fundi i viteve 60-të Kosova përjetoi një modernizim marramendës, i cili natyrisht vuante nën mangësitë e njëjta si zhvillimi ekonomik në pjesët e tjera të Jugosllavisë (joefikasiteti, investimet ekonomikisht jorentabile, rritja ekonomike e realizuar me huamarrje etj.) dhe sukseset e saj (mashtruese) «gëlltiteshin» pjesërisht nga nataliteti i lartë i shqiptarëve. Një ofensivë impozante arsimimi nxori një gjeneratë të re të sigurt në vete. Hisja e analfabetëve, e cila në vitin 1948 ishte mbi 62 për qind, deri nga fundi i viteve 80-të zbriti në 12 për qind. Numri i atyre që ndiqnin një shkollë të lartë apo universitetin tamam kishte «eksploduar». Në fillim të viteve 80-të në Universitetin e Prishtinës studionin 36’000 studente dhe studentë, 18’000 të tjerë kishin ndjekur studime pasuniversitare. Shoqëria shqiptare ndodhej në një ndryshim social dhe kulturor si kurrë më parë në historinë e saj. Por, siç është treguar gjetiu në këtë punim, Kosova mbeti e fundit në mesin e republikave dhe krahinave jugosllave. Hendeku me rajonet e zhvilluara më mirë thellohej vazhdimisht. Derisa në Slloveni në fillim të viteve 80-të mbretëronte punësim i plotë, në Kosovë më shumë se 23 për qind e popullsisë aktive (kryesisht të rinj përkatësisht fillestarë në profesion) kërkonte një vend pune. Elita e arsimuar, e cila ishte nisur me pritje të mëdha sa i përket zhvillimit të mëtutjeshëm, e shihte veten të bllokuar. Mungesa e perspektivës që rezultonte nga kjo gjendje ishte themeli mbi të cilin zunë fill lëvizjet nacionaliste. Atyre u dhanë flakë – siç ka treguar Oliver Schmitt-i – shkencëtarët nga Republika Popullore e Shqipërisë, të cilët që nga fillimi i viteve 70-të, pasi ishin shtendosur marrëdhëniet mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë, u lejuan të ofrojnë «ndihmë zhvillimore» kulturore dhe me mendësinë e tyre nacional-staliniste infektuan rininë studentore, e cila po shtohej shumë shpejt. Celula të majta ekstremiste kosovare-shqiptare, të cilat simpatizonin me Enver Hoxhën, si dhe pjesë të radikalizuara te diasporës shqiptare u përpoqën ta indoktrinojnë popullsinë kosovare respektivisht ta kanalizojnë pakënaqësinë. Faktin që shqiptarët e Kosovës jetonin pakrahasueshëm më mirë se bashkëkombësit e tyre në shtetin fqinj të idealizuar nuk e kishin parandier as mbështetësit e bashkimit me Shqipërinë e panjohur, pra enveristët. Po ashtu për «tradhtinë» e Enver Hoxhës ata nuk dinin asgjë. Por, atmosfera në Kosovë ishte dhe mbeti e tensionuar dhe konfuze.

Më 11 mars 1981 – gati një vit pas vdekjes së Titos – në Universitetin e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, shpërthyen trazira. Dy mijë studentëve, të cilët protestuan kundër cilësisë së mangët të ushqimit të mensës dhe të konvikteve, në ditët në vijim iu bashkuan disa dhjetëra-mijëra shqiptarë, të cilët kërkonin përmirësime sociale dhe statusin e Republikës për Kosovën. Pas përleshjeve me policinë dhe burgosjes së shumë demonstruesve protesta fillimisht sociale mori trajta gjithnjë e më shumë politike dhe nacionaliste. Duke pasur parasysh pabarazinë ekonomike dhe sociale të kosovarëve në Jugosllavi demonstruesit i brohoritën regjimit egalitar të diktatorit shqiptar Enver Hoxha. Trazirat pjesërisht të dhunshme u zgjeruan në Maqedoni, ku në Tetovë shqiptarët po ashtu dolën në rrugë me parulla kombëtare. Qeveria në Beograd vendosi t’i shtyp trazirat me përdorim masiv dhe disproporcional të armatës dhe njësive speciale të policisë. Gjithsej 30 mijë ushtarë u dërguan në Kosovë, të cilët ndërhynë brutalisht kundër demonstruesve. Sipas vlerësimeve disa qindra shqiptarë u vranë. Mes marsit dhe qershorit u burgosën 1700 persona, prej të cilëve 226 pjesërisht u dënuan me burg shumëvjeçar. Udhëheqja partiake dhe shtetërore jugosllave ishte politikisht e mbingarkuar dhe e tmerruar i shikonte demonstratat e shqiptarëve, të cilat u dënuan unanimisht (edhe nga udhëheqja shqiptare në Kosovë). Në vend se të hiqej barra ideologjike dhe të hetoheshin shkaqet, nisi një fushatë kundër «kundërrevolucionit» shqiptar dhe rrezikut të ndërlidhur me këtë për integritetin e shtetit jugosllav. Stigmatizimi shkumëzues i shqiptarëve, dënimi i tyre paushall si «kundërrevolucionarë», «separatistë», «fashistë», «kominformistë» etj. si dhe tabuizimi i çdo debati serioz mbi problemet ekzistuese i dhanë hov një spiraleje, e cila – si profeci e vetërealizuar – çoi në shpërbërjen e Jugosllavisë. Reagimet e ashpra të politikanëve dhe medieve jugosllave i dhanë demonstratave një cilësi, të cilën – sipas informatave që deri më tani i kemi në dispozicion – ato nuk e kishin. Teoritë e komplotit, skenarët e fundosjes dhe mitet ua zunë vendin analizave.

Shkaqet dhe rrjedha e trazirave të vitit 1981 ende janë të paqarta. Gazetari Viktor Meier në vitin 1995 shkruante: «Përkundër shumë pyetjeve dhe bisedave autori deri në ditën e sotme nuk ka arritur që bile përafërsisht ta ketë të qartë se çfarë dëshironin konkretisht demonstruesit shqiptarë në mars dhe prill 1981». Paqartësia mbi motivet e demonstruesve rezultonte me gjasë nga një lëmsh vështirë i zgjidhshëm i pakënaqësisë sociale, tensioneve ndëretnike, nacionalizimit të vonshëm, lëvizjeve të ndryshme brenda shoqërisë kosovare-shqiptare dhe pasiguria mbi të ardhmen. Por, kërkesa për pranimin si republikë e shtatë ishte mbizotëruese. Dhe nga frustrimi mbi refuzimin e statusit të republikës deri te kërkesa për shkëputje ishte vetëm një hap relativisht i vogël, madje edhe kur fillimisht shumica e popullsisë shqiptare të Kosovës si dhe liderët e saj politikë hidhnin poshtë dhunën për realizimin e kërkesave.

Ankesat serbe dhe preludi i diskursit mbi gjenocidin

Më 15 maj 1982 revista «Pravoslavlje», organ i Kishës Ortodokse Serbe, botoi një «Apel për mbrojtjen e popullsisë serbe dhe objekteve të shenjta të saj në Kosovë». Atij i kishin paraprirë demonstratat e shqiptarëve – «poturice» (të turqizuarve), siç thuhet në apel – si dhe shumë zjarrvënie të pasqaruara kundër objekteve të shenjta serbe, mes tjerash kundër ndërtesës së Patriarkatit në Pejë. 21 popët dhe murgjit që nënshkruan apelin në maj 1982, mes tyre teologët murgj Anastasije Jevtiq, Amfilohije Radoviq dhe Irinej Buloviq (ky i fundit në fillim të vitit 2010 u kurorëzua patriark), e arsyetuan qasjen e tyre me këto fjalë: «Kisha Ortodokse Serbe po akuzohet se deri më tani zëri i saj nuk është dëgjuar në publik sa i përket kësaj çështjeje. […] Ne jemi të vetëdijshëm […] për faktin se heshtja do t’i ngjante pranimit apo edhe më tepër krimit të tradhtisë ndaj popullit tonë, prandaj kemi vendosur që këtë fjalim modest t’ia drejtojmë përgjegjësve dhe të gjithë njerëzve që e duan të vërtetën». Autorët e theksojnë rëndësinë e Kosovës në kujtesën kolektive të serbëve: «Sipas fjalëve të serbes më të mençur, Isidora Sekuliqit, ‹serbizmi nuk është buka, as shkolla, as shteti, por Kosova, një kriptë, kripta, në të cilën janë të varrosura të gjitha. Ringjallja kalon nëpër kriptë, sepse nuk ka ringjallje pa vdekje›. […] Nuk ka serb që nuk ka menduar për Kosovën, nuk ka folur, shkruar, vajtuar dhe nuk është ringjallur mbi Kosovën. […] Kosova është kujtesa jonë, vatra jonë, fokusi i karakterit tonë. T’ia marrësh një kombi kujtesën e tij, domethënë ta vrasësh dhe ta shkatërrosh shpirtërisht». Fjalia kyçe e «fjalimit modest» ishte kjo: «Pa asnjë teprim mund të thuhet se populli serb në Kosovë po duron një gjenocid të ngadalshëm dhe mirë të planifikuar». Në një vend tjetër nënvizohej: «Duket se lufta shekullore për Kosovën këto ditë po i afrohet fundit – me shpërnguljen e tretë dhe të fundit të serbëve [pas shpërnguljeve të viteve 1690 dhe 1739], domethënë me humbjen përfundimtare, e cila do të jetë më e tmerrshmja në historinë e këtij populli dhe vendi».

Përmendja e «gjenocidit mirë të planifikuar» ishte sa e rrejshme po aq edhe provokuese. Sigurisht që kishte deficite të mëdha. Që nga rrëzimi i Aleksandar Rankoviqit dhe avancimit kushtetues të Kosovës në fund të viteve 60-të/në fillim të viteve 70-të raporti etnik i forcave në krahinë kishte ndryshuar për 190 gradë. Ashtu si udhëheqja serbe në Kosovë edhe prijësit shqiptarë të Kosovës ndiqnin një politikë të përjashtimit nacional. Serbët dhe malazezët vendas në Kosovë e shihnin veten të nënshtruar një margjinalizimi të shtuar dhe diskriminimi psikologjik. Shumë prej tyre braktisën rajonin për arsye të ndryshme: humbja e pozitës më herët të privilegjuar, animozitete dhe sulme nga ana e popullsisë shqiptare, pasiguri ligjore dhe mungesë e perspektivës ekonomike, e cila edhe shumë shqiptarë i shtynte të kërkojnë punë në botën e jashtme. Në qëndrimet serbe vazhdimisht flitej për 150 mijë deri 200 mijë serbë të shpërngulur nga Kosova. Ky numër mohohet nga rezultatet e numërimit të popullsisë. Në vitin 1971 u numëruan 228’000 serbë (këta ishin një mijë më shumë se në vitin 1961, por më pak se ç’pritej në bazë të kuotës së shtimit të popullsisë). Dhjetë vjet më vonë ishin 209’000, pra 19’000 më pak se më 1971. Për shkak të natalitetit të ndryshëm hisja e serbëve në popullsinë e përgjithshme të Kosovës u pakësua vazhdimisht dhe dukshëm: prej 23,5 për qind (1961) në 18,4 për qind (1971) dhe 13,2 për qind (1981). (Pasi që hisja e serbëve në popullsinë e republikave të tjera, sidomos në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kroaci, po ashtu pakësohej, shifra të tilla shkaktonin vazhdimisht atmosfera paniku). Nëse merret parasysh kuota e natyrshme e natalitetit të serbëve të Kosovës dhe nëse rezultatet e numërimeve të popullsisë rriten përkatësisht, atëherë shpërngulja neto mes viteve 1971 dhe 1981 mund të ketë qenë afër 40 mijë persona. Nëse këtu i llogarisim edhe ata që braktisën Kosovën mes viteve 1961 dhe 1971, atëherë arrijmë në gjithsej 85’000 persona (prej të cilëve gati gjysma ishin pasardhës të «kolonistëve» serbë nga periudha mes dy luftërave botërore). Kjo ishte shqetësuese, por nuk ishte gjenocid.

Se në mesin e shqiptarëve të Kosovës kishte nacionalistë fanatikë, këtë më së voni e kishin treguar demonstratat e vitit 1981. Dhe ky nacionalizëm nuk ishte më i mirë se nacionalizmat e tjerë. Sa i përket ekseseve – e sidomos dhunimet e shumëpërmendura të vajzave dhe grave serbe -, duhet thënë se dëshmi të verifikueshme paraqiteshin në rastet më të rralla, gjë që nuk do të thotë se nuk ka pasur eksese. Vetëm shkrimtari serb dhe politikani i mëvonshëm Vuk Drashkoviqi besonte se e dinte saktësisht. Në romanin e tij «Konsulli rus», botuar në vitin 1988, thuhet se që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore 400’000 serbë paskëshin braktisur Kosovën, se ishin shkatërruar 28 kisha ortodokse, ishin rrahur 46 murgj dhe murgesha dhe ishin dhunuar 3’743 vajza dhe gra serbe. Këto të dhëna nuk mund të verifikoheshin as përmes hulumtimeve empirike në vendin e ngjarjes, as përmes akteve policore apo gjyqësore. Mes 1 janarit 1981 dhe 1 nëntorit 1986 në Kosovë u paraqitën 380 raste të dhunimit, tentimdhunimit, ngacmimit seksual dhe të ngjashme. Në 277 raste viktima dhe i inkriminuari ishin shqiptarë, në 38 raste ishin serbë. Në 65 raste i inkriminuari dhe viktima ishin me përkatësi të ndryshme kombëtare. Një grup i juristëve serbë dhe ekspertëve të të drejtave të njeriut në vitin 1990 arriti në përfundim se numri i dhunimeve në Kosovë gjatë viteve 80-të kishte qenë më i vogël se në pjesët e tjera të Jugosllavisë. Në dhjetë vitet mes 1979 dhe 1988 në Kosovë u dënuan gjithsej 210 burra për dhunim apo tentimdhunim. Kështu në 10’000 banorë numëroheshin 0,5 delikte. Kjo ishte më pak se mesatarja jugosllave (0,69) dhe dukshëm më pak se në Serbinë e ngushtë (0,83). Gjatë pesë viteve 1982-86, sipas të dhënave zyrtare, u fajësuan (!) gjithsej 31 shqiptarë se kanë dhunuar një serbe apo malazeze. Niveli relativisht i ulët i kriminalitetit në Kosovë mund të jetë edhe rrjedhojë e asaj se kuota e zbulimit të krimeve ishte e ulët dhe se pak a shumë ekzistonte një shifër e lartë e rasteve të paraportuara (njëjtë si në pjesët e tjera të Jugosllavisë), por mund të jetë se raste të supozuara thjeshtë ishin thashetheme. Por, në këtë rast llafet poshtë e lartë ishin më influencuese se sa realiteti. Në lidhje me këtë edhe njëherë Viktor Meier: «Hulumtimet në fshatrat serbe të Kosovës zhvilloheshin […] në mënyrë stereotipe si vijon: së pari renditeshin tirada të panumërta mbi dhunimet, plaçkitjet, dëmtimin e pronave, bezdisjet dhe të ngjashme; rregullisht tirada të njëjta përsëriteshin edhe kundër Universitetit të Prishtinës si çerdhe dhe burim i këtyre të këqijave. Në pyetjen nëse këtu diku afër vërtet kanë ndodhur gjëra të tilla, pothuaj rregullisht pasonte përgjigjja se s’kishte raste të tilla, por nuk duhej pritur që ato vërtet të ndodhnin».

Nataliteti i lartë i shqiptarëve të Kosovës (me 2,3 për qind në vit ndër më të lartit në Europë) nxiti histerinë mbi dëbimin biologjik të serbëve, «një populli të masakruar» (siç thoshte poeti Matija Beçkoviqi), dhe u interpretua si instrument i politikës antiserbe, si «bombë e natalitetit», respektivisht «luftë e ndryrë demografike për një Kosovë etnikisht të pastër». (Edhe në diskurset nacionaliste të kroatëve dhe sllovenëve demografia u instrumentalizua politikisht. Ishte një obsesion i vërtetë). Fakt është natyrisht se revolucioni «kundërrevolucionar» demografik te shqiptarët nisi vetëm disa dekada më vonë se te shoqëritë e tjera të Ballkanit dhe në rrjedhën e saj nuk dallon në mënyrë thelbësore nga zhvillimet pararendëse demografike të fqinjëve, përfshirë dhe serbët. Faktit që serbët dhe malazezët në krahinë ishin pakicë qarqet kishtare ortodokse përpiqeshin t’i përgjigjeshin duke thënë se «në këtë rast më e rëndësishme është ideogjeneza se sa etnogjeneza». Kosova, sipas këtij mendimi, nuk është vetëm vendqëndrim fizik, por dhe një krijesë metafizike. «Qielli dhe toka përbëjnë këtë vendlindje serbe». Për këtë arsye përbërja aktuale etnike nuk qenkësh vendimtare. Një anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Serbë në vitin 1989 në mënyrë empatike shtoi: «Në 600-vjetorin e Betejës së Kosovës ne bëjmë me dije se Kosova është Serbi dhe ky fakt nuk varet as nga nataliteti shqiptar, as nga mortaliteti serb. Ka aq shumë gjak serb dhe aq shumë relikte të shenjta që Kosovën e bëjnë vend serb, madje edhe nëse atje nuk mbetet asnjë serb». Ta interpretosh Kosovën si vendlindje metafizike serbe është një gjë, por krejtësisht diçka tjetër është ta kesh në pronësi fizike territorin.

Një hap tjetër në rrugën drejt histerisë nacionale paraqiti «rasti i Gjorgje Martinoviqit» nga pranvera e vitit 1985 – kinse keqtrajtimi seksual kurrë i sqaruar tamam i një serbi të Kosovës nga shqiptarët, që në shtypin serb me muaj të tërë nxiti raporte pafundësisht të tepërta dhe të papërgjegjshme. Ngarkimi diskursiv i rastit gjeti shprehje simbolike në një pikturë të piktorit të njohur serb Miça Popoviqit (1923-1996) në formën e një kryqëzimi (!). Madje edhe në vetë Parlamentin e Jugosllavisë u zhvillua një debat mbi «rastin Martinoviq». Në vjeshtë 1985 nacionalisti Kosta Bullatoviqi formuloi një letërankesë, «Peticioni i 2016», ndaj organeve jugosllave dhe serbe të Lidhjes Komuniste në Beograd, në të cilën nënshkruesit luteshin të merrej në mbrojtje popullsia serbe e Kosovës. Po ashtu në vitin 1985 historiani serb Dimirije Bogdanoviqi botoi një histori të Kosovës (Libri mbi Kosovën), në të cilin erdhi në përfundim se shqiptarët e atjeshëm gjoja po i kërcënojnë serbët me një «gjenocid biologjik». Në shkurt 1986 gjithsej 160 serbë dhe malazezë nga Kosova i dorëzuan Parlamentit Federal jugosllav një katalog me ankesa. Folësit e tyre deklaruan se nuk janë qytetarët e thjeshtë shqiptarë ata që i kanë sjellë serbët në situatë të mjerueshme, por politikanët udhëheqës të krahinës. Një muaj më parë 212 intelektualë serbë, mes tyre 52 profesorë, 34 anëtarë të Akademisë Serbe të Shkencave dhe katër anëtare të ish-grupit «Praxis», nën udhëheqjen e Dobrica Qosiqit, nënshkruan një peticion, në të cilin serbët e Kosovës u shpallën viktima të «gjenocidit».

Përfaqësues të studimeve të mobilitetit social theksojnë se protestat serbe kishin karakter nxitës. Kjo është e saktë për aq sa në mesin e serbëve të Kosovës ekzistonte një potencial i fuqishëm i pakënaqësisë (ashtu si në mesin e shqiptarëve të Kosovës). E saktë është po ashtu se lëvizja protestuese e serbëve fillimisht nuk u përkrah nga elita politike në Beograd, e lëre më të jetë organizuar prej saj. Ajo u organizua nga Mirosllav Sholleviqi, Kosta Bullatoviqi dhe të tjerë në fshatin Fushë-Kosovë (në jugperëndim të Prishtinës). Si në mesin e shqiptarëve të Kosovës ashtu dhe ndër serbët e Kosovës kishte ekstremistë nacionalë (akademikë të rinj të frustruar dhe intelektualë nga njëra anë dhe akterë lokalë në anën tjetër), të cilët nxitnin palët reciprokisht dhe përpiqeshin të kanalizonin pakënaqësinë e popullsisë sipas interesit të tyre. Por, pa këtë kanalizim, pa durim «nga lart» dhe pa mbështetjen masive të elitave serbe të interpretimit (si dhe në fund edhe të politikanëve) këto protesta që buronin nga baza e popullsisë nuk do të kishin arritur këtë qëndrueshmëri dhe efekt, të cilat së shpejti do të dridhnin themelet e Jugosllavisë. (fq. 219-234)

32 komente në “Kujt i takon Kosova? Skica të një historie konflikti”

  1. kuq e zi says:

    nje carcaf artikull pa pyetjen kryesore…
    para se te behet pyetja kush i pari ne kosove
    eshte pyetja tjeter kush jane shqiptaret dhe kush jane serbet????
    pse zotrote e fillon zanafillen e historise nga mesjeta???
    ballkani ka historine me te vjeter ne europe
    e ke filluar artikullin me fillimin e historise serbe pse nuk e fillon me ate shqiptare apo te del beogradi toke e xanun

    1. Albani says:

      PO DUKET QE ESHTE NJE SHKRIM I FINANCUAR NGA SERBET,MEGJITHESE DHE SIPAS KESAJ LLOGJIKE TE SHKRIMIT DEL QE KOSOVA PRAPE NUK U TAKONKA SERBEVE.
      KOSOVEN E KA NJOHUR GJYKATA NDERKOMBETARE E DREJTESISE SI SHTET NE TE CILEN U DREJTUAN VETE SERBET.
      KOSOVEN E KANE NJOHUR 113 SHTETE TE BOTES
      KY KURVA NA PASKA SHKEPUTUR NJE FRAGMENT NGA NJE LIBER DHE NA E PYESKA VETEN SE KUJT I TAKON KOSOVA.
      NGUSHELLIME DHE TY Holm Sundhaussen ASHTU SI DHE SERBEVE,AKOMA VAZHDONI TE QANI,NA PLASI NE.
      RUAJU SE E PASKE KUPTUAR QE SHQIPETARET JA FUTIN THELLE GOPIT DHE NUK DINE TE TERHIQEN,O BURRA THELLE DHE ME THELLE,PRANDAJ RUAJU SE MOS MPLEKSESH ME NDONJE SHQIPETAR RRUGES DHE DO TE BERTASESH OLELE BYTHA PASTAJ.
      RROFTE KOSOVA DJEPI I KOMBIT SHQIPETAR.

    2. Ilir Hoti says:

      Mos prit ggje prej tyre!!! Bashkpunimi i NATO-s me UCK-ne dhe sulmet ndaj Beogradit,tregojne gjithcka….Nuk ka nevoj per koment..E drejta historike: Eshte e drejta e popullit qe ka qene dhe eshte aty me mijra vite!!!! Manastiret jane ngritur dhe ngrihen..eshte e drejta e njeriut! Ne Vrake-te Shkodres ne vitin 1994 eshte ndertu nje kishe ortodokse per minoritaret (rreth 500-600 veta) ,ne toke shteterore ku nuk ka patur kurr kishe ! Pa problem! Por ne hyrje te kishes (mbi dere) eshte shkruajtur viti 1902!!!!!! Pune e tyre , por ky eshte fallsifikim historik! Por bejme mire me tolerancen,se ata kurre nuk do mbajne nen pushtim trojet shqiptare>

    3. u shkrime gazit says:

      “Histori” pijanecesh! Kesaj i thone pirdh o Holm Sundhausen pirdh se lirohesh… ? ? ?

  2. Albani says:

    ILIRET NUK SUPOZOHET,POR JANE PARA-ARDHES TE SHQIPETAREVE
    Ky shkrim nuk e pasqyronka realitetin ne dy kend-veshtrime.
    KY SHKRIM ESHTE SHKRUAR NEN KEND-VESHTRIMIN SERB,ME TE DHENA VETEM NGA BURIME SERBE DHE NGA NJE FILO-SERB.
    KY SHKRIM ZBARDH VETEM PRETENDIMET SERBE DHE FAKTET SERBE PER TA PASUR KOSOVEN TE TYREN.
    KY SHKRIM NUK NA PASQYRON TE DREJTEN DHE FAKTET SHQIPETARE PER KOSOVEN.
    TE DREJTAT E KOSOVAREVE PER TA PASUR KOSOVEN TE TYRE E VENDOSI POPULLI I KOSOVES DHE GJYKATA NDERKOMBETARE E SE DREJTES(ku vete Serbet e cuan ceshtjen atje).
    KOSOVA KA QENE NDER SHEKUJ DHE ESHTE E BANOREVE TE SAJ SHQIPETARE.
    NGUSHELLIME SERBEVE.
    TA DINE SERBET DHE KUSHDO QE AI QE TE MUND NE KREVAT ESHTE ME I FORTE DHE TE MUND GJITHANDEJ.
    DHE NJE HERE ME VJEN KEQ QE ASHTU SI NE KOHET E LASHTA POR DHE SOT QE KEMI INTELEKTUALE HISTORINE TONE TE NA E SHKRUAJNE TE TJERET DHE TE NA E PARAQESIN TE SHTREMBERUAR DHE SIPAS INTERESIT TE DISAVE.
    PERSE U DASHKA QE HISTORINE TONE TE NA E SHKRUAJNE OLIVER SHMIDET.
    KU JANE AJKEZA E DITURISE SONE,KADAREJA,MILOJA PATRIOT DHE AI TJETRI QE JA HARROVA EMRIN,QOSJA DHE TE TJERE KU JANE,APO DO TE NA SHKRUAJNE NDONJE TELENOVELE.
    TE DHJEFSHA NE TELENOVELA DHE ROMANE,PER ATO JEMI NE.

  3. Une mbaj mennd ket historian kur deklaronte se millosheviqi nuk eshte i vetmi fajtore ne per luften ne ish jugosllavi qe zhvillohej,bile ne nje shkrim ky e kishte shkruar se millosheviqi na paska shuar ne fushe kosove ne vitin 1989,per ti mbrojtur serbet e kercenuar nga shqipetaret,dhe ne ate tubim gjoja policia hyri brutalisht ndaj demostruesve serb,qe nuk eshte e vertete,millosheviqi erdhi ne kosove per tju shpalle lufte shqipetareve mune fushe kosove,dhe ku guxonin strukturat e atehershme ti preknin serbet,kjo mund te dokumentohet dhe me video,dhe falktohet se serbet ishin terbuar dhe kerkonin ti zhduknin shqipetaret.,dhe ja e gjeten shpetimtarin me emrin millosheviq,dhe qe prej atyhit filloi nje vlae dhe me e eger kunder shqipetareve,ky historian eshte ,ideolog i odeve te ivo andriqit,o finacuar nga sherbimet sllave,kurr dhe gjithmon kur flet per ballaknin nuk flet te vertetat,serbet kurr skan qen 20% POPULLSI NE KOSOVE edhe ne kohen e kralit kan qen me pak se 5% edhe ne kohen e tefterve osman serbet gjithmon kan qen nje pak pa domethenje,ky nujk poermend se sa masakrast u ben ndaj shqipetareve ne kto manastire serbe qe prej viti 1912,kto manastiore edhe sot kan arkeologji te konfeksionit katolik,por me ardhjen e mbreteris serbo kroate,u ben aq shum zhdukje te gjurmeve te idnetietit shqipetar ,qe smbahen ,mend te ken ndodh ndokun ne histori,eky pseudohistorian na flitka te drejten,historian shkerdhat idiot.

  4. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) says:

    Nji Analiz e hollsishme dhe teper interesante mbi Kosoven.
    RESPEKT.

  5. vang says:

    lexoje edhe nje here se do ta kuptosh.

    1. Mbreti i Epirit says:

      Katharina die Grosse esht Shkire Shqiperie, mos prit pe saj donji te mire per Arberoret!!

    2. Realiteti says:

      Nuk do ta kupton kurre sepse eshte Katerine shkine e cergashve te Nishit.

  6. mergimtari says:

    Ore palaco qe pretendon te merresh me nje ceshtje qe nuk te takon dhe arrin deri aty sa te pyesesh se kujt i perket Kosova? Kur flet per serbet thua te njejtet gjera qe thone edhe serbet.Me jep pergjigje palaco kur i bene serbet kishat ne Kosove? Kur erdhen serbet ne Ballkan? A e din se kisha serbe ne Peje eshte e ndertuar mbi themelet e kishes katolike shqiptare? Ju palaco gazetar, shkrimtar a cmuti je ti historia ne Ballkan nuk fillon me ardhjen e sllave ne kete gadishull, ne kete zone kane banuar shqiptaret. Serbet duhet te largohen nga Kosova, kishat e tyre duhet te shkaterrohen e kthehen ne origjinalitet. Kosova, tokat nen serbine sotme jugore, macedonia, gjysma e malit te zi, nje pjese e mire e veriut te egreqise jane shqiptare dhe u takojne shqiptarve.

  7. petraq says:

    kosoven nuk eka nxier ndonjeri ne shitje qe ti takoje ndokujt ajo eshte e lire e fluturon si pulebardhat shkon ku te doje se e ka paguar me gjak per bheqint e ca vjet lirine e fluturimit te saje.kosovaret te durojne e pak e te sakrifikojne per lirine e tyre.

  8. Mallakastrioti says:

    @ Shkrimi eshte interesant..AUTORI NA JEPE DISA TE DHENA IN TERESANTE,AI THOTE SE SERBET; SHIKOJNE KOSOVEN SI PJESE TE TYRE SI VEPER E IDEOLOGJISE FETARE;PER KETE KA TE DREJTE;AI AKOMA THOTE SE KOSOVA ESHTE E SHQIPETAREVE,Kur trajton se kujt i perkiste Kosova ,kur ajo i perkiste me pare disa Perandorive??? si dhe ai hedhe poshte me fakte ,se nuk ka Gjenocide kunder Popullsise serbe, sikurese pretendojne Serbet..lol

    1. Albani says:

      Jo dhe per kete nuk kane te drejte.
      Perse Serbet e shikokan Kosoven si veper te tyre te ideologjise fetare?
      Perse Serbet e sollen krishterimin ne Kosove?
      JO.
      Serbet e shikojne Kosoven si veper te tyre te ideologjise fetare sepse Serbet nuk e sollen krishterimin ne Kosove por e gjeten ate ne mesin e Shqipetareve te Kosoves ne koherat kur keta barbare kolonizuan territoret Shqipetare te Kosoves dhe malit te zi.
      Nen themelet e manastireve Serbe gjenden germadhat e kishave te Shqipetareve katolike te Kosoves.
      Pra pretendimet e serbeve per te drejtat e tyre fetare sado qe jane nje mashtrim,jane guri dhe prova e tyre e maskuar me e forte qe kane per te ligjeruar lashtesine e tyre ne keto treva.
      Krishterimi Serb ne Kosove eshte shume i vonshem,i shek. te dhjete pas krishtit.

  9. taksirat kusuri says:

    Pretendimet serbe per kosoven, e ato greke per vorioepirin, te mbeshtetura fuqishem nga interesat ruse, do te qendrojne gjithmone kercenushem mbi token arberore.Vetem bashkimi kombetar do te shkateroje keto pretendime.Ne qofte se ne shqiperi do te lulezoje ideja janolliste (e para feja pastaj kombi)shqiptarija do te shkoje drejt shperberies,drejt shuaries kombetare.Patriakana Greke e ajo serbe bashte me muhaxhedinet turko-arab jane varmihesit e shqiptaris.Gjithkush te besoje fene e vet por me shpirtin shqip me gjuhen shqipe me kishat e xhamit shqipe.

  10. astrit says:

    Shkrim interesant.Ka logjiken e shendoshe te kendveshtrimit te tij mbi zhvillimet historike. Kosova eshte toka e shqiptareve dhe çdo analize historike eshte e detyruar ta pranoje kete realitet.

  11. mustafa says:

    Siptari hajvan dhe injorant qe as Shqip nuk di te lexoje e te merret vesh.

    Ky zoteria qe ka shkruar keto rreshta qenka fort i shkolluar dhe i ditshem.
    Pa patur nevoje te “germoje per qenin e ngordhur” e ben cope nga pikepamja ligjore dhe etike cfaredo lloj pretendimi territorial te Serbise mbi Kosoven.

    Po ce do se zemerohen “pellazget” me zhvillim mendor nje grade mbi majmunin, pellazge tamam.

    1. ab says:

      Shumë dakort mustafa. Autori në çdo fjalë e në çdo rresht s’bën gjë tjetër veç argumenton si të pa drejtë pretendimin Sërb për Dardaninë kurse idiotët që përmënde e akuzojnë si prosërb!

  12. anticensurë 93456 says:

    nuk e lexova artikullin është shumë i gjatë,por mendoj se e di ku do të dalë dhe çfarë duan të thonë
    për krijimin e një shteti ka dy të drejta!!
    -historike
    -politike
    duke qënë se vet sërbët e pranojnë se kanë ardhur në trojet që ata zotërojnë sot në shekullin e 9 dhe jo më parë,atëherë ata mund të pretendojnë se historikisht kanë të drejtën e shtetit!!
    duke qënë se në republikën e sërbisë kishim dy krahina autonome,kosovën dhe vojvodinën!shqiptare dhe hungareze!
    ata pretendojnë se kanë të drejtën historike mbi kosovën,në të njëjtën kohë që një gjë të tillë nuk e pretendojnë në vojvodinë!!
    po të bëjmë një llogari të thjeshtë,sërbia duhet të pranojë që njër anga të dyja këto krahina të largohet prej saj pa asnjë lloj problemi!!
    por kjo nuk ndodh!!për vojvodinën e mbushur me sërbë ata pretendojnë se kanë të drejtën politike!!thonë se po të bëhet referendum fitojnë shumica sërbe dhe kështu mbetet nën sërbi!!po tu themi atëherë bëjmë të njëjtën gjë me kosovën!!referendum,ah jo aty na del e drejta historike(dhe kjo e fallcifikuar)në plan të parë!!ajo e drejtë historike që i mohohet hungarezëve!!
    sido që të jetë muhabeti,puna e kosovës morri fund!!sërbët duhet ta pranojnë si realitet,bile duhet të dëgjojnë dhe atë(nga të paktat mendime,inisiativa të sakta)që ju proposoi rama dy herët e fundit!!
    ne duhet të jetojmë si komshinj që japin e marrin me njëritjetrin,që ndihmojnë njëri tjetri dhe jo si dy armiq!!duhet të bashkpunojmë e jo luftojmë!!bashkpunimi sjell përparim të të dyve,lufta,sado e heshtur të jetë sjell shkatërrim!bile dhe për atë që fiton!!

    1. Albani says:

      JE I MADH.
      Ke dhene mendimin dhe versionin me te pakundershtueshem qe hedh poshte automatikisht dhe e carmatos cdo pretendim Serb ne Kosove per gjoja te drejtat e tyre historike.
      Te mos e llogarisim pastaj qe historia e Kosoves dhe banoreve te saj nuk fillon ne shekullin e 7 apo 8 te eres sone.

    2. beni says:

      Anticesure ke fol vetem te verteten ska te bej se je kunder ekstremistve,!histori e shkipetarve fillon nga car dushanme lindjen e tij ne shkup dhe drejtimin e patriarkanes se ohrid dhe shtrirjen e tij nga vitet 1347 deri ne igumenice ne veri nga car stefan llazar ku edhe kalaja e ashtuquajtur me vone rozafe ka qen shen stefani dhe e ashtuquajtur rovanice,!pra ne jemi njelloj si serbia,mali i zi cernagora e shki….petar pra nga nje popull e etni rjedhim cariste russe natyrisht te perzjere me epiriote e siciljane e napolitina duke mar parasysh se ka ekzistuar ne token ton manfred i sicelise e anjau i nnapolit per te mar shum e me shum nga latinishja e greqishja por edhe nga serbishja e rumanishja e vllenjve me vone nga turqishja qe nuk vihet re nga arbereshet e italise ne te foluren e tyre te paster pa fjale turke ne shqipen e vjetr te toskerishtes!

      1. albani says:

        DHE GOMARI DO TE OFENDOHEJ PO TA KRAHASOJA ME TY NGA ZGJUARSIA.
        QENKE SHUME ME I TRASH SE GOMARI.
        MUND TE JESH KRYQEZIM GOMARI ME PELE.
        KAM ARESYE QE TE CILESOJ KESHTU SEPSE NGA NJERA ANE THUA QE SHQIPETARET FILLOJNE ME CAR DUSHANIN NE VITIN 1347 DHE QE DHE NE JEMI SERBE QE KEMI HUAZUAR DHE FJALE LATINE,GREKE DHE TURKE,DHE PASTAJ NA THUA QE KETE E VERTETOJNE ARBERESHET E ITALISE TE CILET FLASIN SHQIP.
        PO TE JESH GOMAR,PATJETER QE ARBERESHET FLASIN GJUHEN E PARE TE PANDRYSHUAR SERBE,PRA ARBERESHET SERBE VERTETOJNE QE DIKUR DHE NE KEMI QENE SERBE.
        INJORANCA NUK PASKA KUFI.
        MBASE TI DO TA KESHE PREJARDHJEN NGA KAR-DUSHANI POR JO SHQIPETARET.
        ME FAL, E KE NGA KAR-GOMARI.

      2. anticensurë 93456 says:

        beno
        sa të rrosh do mësosh i thonë një fjale të urtë!!
        kjo mënyrë e shtrimit të historisë nga ana tënde është jashtëzakonshme!!e pa kapshme nga truri ynë,i njerëzve të thjeshtë si puna time!!më ke dhënë një ndihmë të madhe,më ke zgjeruar njohuritë!!sipas dijeve që ke minimumi duhet të jesh nën kryetar i akademis së shkencave!këtu nuk di ndoshta matoshi mund të të afrohet dhe të garantoj që me miqsi ja kanë dhënë vëndin si kryeakademik!!megjithatë puna tënde është ajo që përcakton gjithçka!!
        beno,mos ja merr për ters këtij albanit!!ai nuk ja ka idenë e historisë!!bile ndonjëherë ja fut kot!!
        ti vrej punën,vazhdo e shkruj se,si të thash dhe më parë,na tregon vijën e drejtë,na bën të mësojmë shumë nga shkrimet e tua!!

        1. beni says:

          Keta kan ekstremizmin ne brendesi dhe ekstremin orjental nuk ka me bukur se e verteta ska me buk kur ne jetojm se bashku e dim te verteten dhe jo genjeshtren!te jesh realist ne histori do te thot qe pa ndrojtje e hegjemoni per pushtet te behesh mik edhe pse nuk i pershtatet relegjoni por kupton nje realitet qe esht vertet realitet e jo genjeshter!une respektoj kedo qe prek realitetin pavarsisht besimit e fese ska rendesi esht serb grek italjan ose turk kur ne harijm te kuptojm se historia ka qen e kaluara dhe tash jemi ne nje koh tjetr qe problemet duhet te preken ashtu sic jane e jo acarimit nepermjet vetes ton ku nxisim divergjenct mes krishterimit e orjentit ku rajoni jon esht teper i acaruar nga radikale qofte ne shqipri e kosove e maqedoni!kush kupton realitetin ka kuptuar se kombet homogjene kan nevoje per te e nuk behet prapagande per pushtet e hegjemoni me nacionalizmin ekstrem!kemi kaluar se bashku komunizmin e eger nga permasat te kalojm edhe kto sfida e divergjenca por vetem tek realiteti e jo me ekstremizem e mira e te mirave do te ishte integrimi ne kulturen tone,por shof qe ka konservatorizem te eger qe lufton per pushtet e perdor ekstremizmin per pushtet e jo drejt sfidave integruese europiane qe te mendojm njelloj se bashku!

          1. Albani says:

            Beni
            Perse kalon dege me dege
            po flasim per te shkuaren historike te Kosoves ketu dhe jo per korrupsionin ne dy shtetet tona.
            pER INAT TE pushtetareve dhe korrupsionit duhet te mohojme lashtesine dhe historine e te qenit Shqipetar sipas teje.
            Dhe ajo qe vihet re ne komentet e tua eshte qe ato qe na thone te tjeret per neve jane me te besueshme se sa ato qe ka perjetuar kombi yne.
            Per ty qenka me e lehte te besosh anti-Shqipetaret se sa te verteten te cilen e ka perjetuar kombi Shqipetar sidomos populli martir Kosovar.
            Me vjen keq qe ke qasje te pavereta antishqipetare dhe qe ke nje boshllek te madh ne njohuri historike qofte Shqipetare,qofte perendimore.
            Mos lexo shume Serbisht.

  13. ky qenka i pjerdhur trush nderton artikullin me te dhena serbesh?

  14. censura futja pordhes says:

    nuk e lexova shkrimin por arrij te konkludoj per cka flet autori.u te kripsha trute shqiptar i pagdhenur.per mendimin tim modest esht nje nga analizat me te bukura historike keto kohet e fundit.jam aq i impresionuar sa do ta boj kornize.duhet te lexohet shum here per te kuptuar thelbin e jo dy rreshta.ne qoftese doni te mesoni te verteten per historine esht mire te filloni nga ata cka thone armiqte tane.duke i thur vjerrsha vetes nuk mund te arrijme te shohim me tej sesa hunda jone.

    1. Albani says:

      anticensura 93456 me dy rreshta te lexuari te artikullit dhe arriti qe ta kuptoje,ndersa ti jo nje here por dhe dhjete ta lexosh nuk paske per ta kuptuar,
      shiko se cfare diference te madhe paskeni ne aresye dhe llogjike;
      ti qenke nje ZERO e madhe ndersa anticensura eshte nje NJESH i madh dhe me shume zero pas.
      Aq i trashe qenke sa qe e tregon kur thua qe duhet te lexohet shume here qe ta kuptosh,dhe qe e verteta filloka nga ato qe thone armiqte,
      cilet e vertete;ajo qe thone Serbet dhe Greket?
      Qenke ne klasen e pare nga trute,mbase nuk je anti-Shqipetar por po trgon qe je i pushtuar nga padituria,dhe padituria te ben dhe me shume antishqipetar.

    2. anticensurë 93456 says:

      lali
      më nxite që ta lexoja këtë paçavure,thjesht për të të këthyer një përgjigje pa pasur mundësinë për të gabuar!!
      ti thua për këtë shkrim “do ta boj kornize.”
      unë do të të këshilloja të mos harxhoje shumë kohë për të bërë një korrnizë,shpenzoje kohën për të mbushur kokën!kurse me shkrimin mund të mbushësh vrimën e pasme!!rrotulloje dhe fute brënda!!
      është një shkrim i trashë dhe injorant!!ndoshta për këtë të ka pëlqyer!!dy injorantë kuptohen me njëri tjetrin!!
      mos je vallë hallil matoshi??

      1. albani says:

        KY DHE NESE NUK ESHTE HALIL MATOSHI,E SIGURTE ESHTE QE QENKA HALIL MATUFI.
        A PO JA KTHEN DHE TI NJE PERGJIGJE beni-t te vogel nga trute.
        NATYRISHT NE QOFTE SE ARRIN QE TA PERKTHESH SHQIPEN E TIJ.
        KY beni PO QE DUHET LEXUAR DY HERE.

  15. censura futja pordhes says:

    te mos te mesosh esht me keq se sa te jesh i paditur.nga ca tipa si puna jote alban kungulli RREZIKON ATDHEU.bashke me censuren iu dhiefsha inteligjencen primare.futja me dore se mbase te vjen frymzimi anadollak.

  16. pentax says:

    Shqiperia ka nje histori te vjeter dhe me duket qesharake qe kete histori ta analizojne te huajte! Ne ditet e sotshme ne kemi njerez te afte te cilet mund te na tregojne me fakte si u transformuan ngjarjet dhe demet qe na jane shkaktuar nga rusia serbia greqia dhe vete Evropa! Ne konferencen e Londres ishte edhe Gjermania. Shqiperise i eshte bere tradhetia me e madhe si nje shtet! Ne qofte se permendim rrafshim nga harta kjo fjale apo tragjedi bie mbi vendin tone! Dy konferenca ajo e Berlinit dhe e Londres gjymtuan Shqiperine pa harruar edhe pinjollin e serbise ne ditet tona S.Berishen! Shqiperia eshte nje histori e vjeter,nje popull legjendar trashegimtaret e pellasgeve gjithe kjo histori u transformua nga greket me ndihmen e rusise dhe te serbise Bota i njeh Shqiptaret por tradhetia qe i eshte bere eshte e pa ndreqshme !Kurre kerkohet nga lindi latinishtja del gjuha e vjeter e vdekur Pellasge kurre shikojme filma si lufta e Trojes greket me Trojanet ndihet fallsikimi i historise ajo lufte ka qene midis fiseve Ilire!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje