Tsipras: Plan koherent europian për emigracionin

20 Prill 2015, 17:20Rajoni TEMA
Tsipras: Plan koherent europian për emigracionin

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, me anë të një deklarate, u ka bërë thirrje qeverive të vendeve anëtare të BE për hartimin menjëherë të një plani koherent me qëllim që të përballohet kriza humanitare me të cilën po ndeshet Europa nga flukset e emigrantëve dhe refugjatëve.

Deklarata e plotë e kryeministri ka si më poshtë:

“Tragjedia e re humanitare me qindra të vdekur pranë brigjeve të Lampeduzës, na mbush me trishtim dhe shqetësim. Askush prej nesh nuk mund të qëndrojë indiferent kur qindra shpirtra humbasin në detin Mesdhe, në përpjekjen e tyre për t’u larguar nga lufta dhe varfëria.

Europa nuk mund t’i referohet vlerës supreme njerëzore, nëse nuk mobilizohet që të ndalojë kjo tragjedi e vazhdueshme. Të pushojë Mesdheu së qeni një det – varrezë dhe vendet mesdhetare të Jugut të Europës depo shpirtrash njerëzorë. Mesdheu ishte dhe duhet të bëhet sërish vetëm djep qytetërimi, tregtie, komunikimi, humanizmi. U bëj urgjentisht thirrje qeverive të vendeve anëtare të BE për hartimin e menjëhershëm të një plani koherent për krizën humanitare me të cilën po përballemi. Një plan që duhet të ketë tre nivele:

a) Përmirësim të strukturave të menaxhimit të emigracionit dhe kërkim-shpëtimit në Mesdhe

b) Mbështetje të vendeve europiane mesdhetare që pranojnë flukse emigrantësh dhe refugjatësh shumë më të mëdha se kapacitetet e tyre, me një shpërndarje të drejtë të barrës në nivel ndihme ekonomike dhe akomodimi

c) Iniciativa diplomatike për një zgjidhje paqësore të konflikteve në Siri, në Irak dhe në Libi, si dhe për përballimin rezultativ të xhihadizmit.

Kisha një komunikim telefonik me kryeministrin e Italisë, zotin Renzi, me qëllim që të shporeh ngushëllimet e mia për viktimat e kësaj ngjarjeje tragjike dhe mbështetjen time ndaj propozimit të tij për një thirrje të menjëhershme të një samiti europian për çështjen e menaxhimit të emigracionit në Mesdhe. Paralelisht, përsërita propozimin që kisha bërë për një konferencë të liderëve të vendeve mesdhetare të BE, me qëllim që vendet të cilat influencohen më drejtëpërdrejtë nga ky fenomen, të koordinohemi më mirë për evidentimin e këtij problemi në nivel europian. Nuk ka kohë tjetër për të humbur. Zvarritjet na kushtojnë me jetë njerëzish”.

6 komente në “Tsipras: Plan koherent europian për emigracionin”

  1. sokol says:

    Ke shume te drejte zoti cipura..ta mbeshtes deri ne rreze.ti mbash me shendet fekalet ne pragun e shtepis….Evropa

    1. Albani says:

      O sokol me siguri qe jeton jashte shtetit
      ku,ne Itali.
      Ta ktheva pergjigjen nje here tek lajmi qe fliste per 900 viktimat ne detin Italian.
      Me fal qe te cilesova gomar,qenke hajvan fare.
      Ata emigrante qe vijne ne Greqi deshiren e kane te shkojne ne itali dhe Gjermani dhe Greqia duhet tjua plotesoje deshiren.
      Pra,problemi eshte sic e cileson Cipra Evropian dhe jo Grek.
      dhe zgjidhja nuk eshte ajo qe deshiron ti qe te mbyten disa anije qe te mos infektojne Italine tende,kush ta gjeti Italine ty.
      Dhe shqipetaret nuk e ndaluan eksodin drejt Italise kur ata i mbyten 130 Shqipetare.
      Mos bej komente te tilla sepse na ul mesataren e intelektualitetit dhe humanitetit si popull dhe te denon dhe zoti.

      1. sokol says:

        More idiot do na msosh ti se ca te themi.po ky lloj takemi nuk krahasohen kurre me ne dhe kulturen tone.keta lloje per pak kohe sa te shkelin ne evrope nje pjese te tyre te pakenaqur I ke kontigjent I gjarperit te zi Isis si puna e Sherifit ne Paris.Per pak kohe do I kesh gjitone edhe ne shqiperi.

        1. Albani says:

          Une jetoj ne Greqi,
          dhe ketu vijne shume emigrante dhe deri me sot nuk e kam degjuar ndonje Grek te thjeshte qe te thote mire tu behet atyre qe mbyten.
          Ti qenke ne te njejten linje me Senatoren por ajo nuk i perjashton dhe Shqipetaret.
          Clidhje paska xhihadizmi me 250 gra dhe femije te mbytur ne nje hambar plus te tjereve.
          Po ti vesh re dhe komenteve te tjera asnje nuk e perqafon mendimin tend.
          Gabimi im eshte qe te ofendova,megjithate tani shenove dhe ti dhe jemi barazim.
          Kur dyert po ua hap evropa kristiane ketyre perse duhet te behemi ne me racistet dhe te keqinjte per keta.

  2. anticensurë 93456 says:

    bravo
    më mirë nuk mund të bëhet!!mund të shtohet deri në maksimum por këto që tha janë flori!!
    nuk e di përse nuk ei rregullon dhe punët e veta në këtë mënyrë!!kështu thjesht e thjesht!!
    të bëjë atë që iu premton të tjerëve dhe jo ta dredhë sapo shkon në greqi!!
    i vjen të jetë si ai qëni trim deri tek pragu i shtëpisë dhe langaraq jashtë!!

  3. Shqiperia ETNIKE says:

    @@ mire mo @Cipura mire. po shiko te beshe detyrat e Shtepise per veten tende…po Blini Tanke dhe konstruktoni Avjonet e Zbulimit..gjoja “Rreziku Turk”..por harrove mor Zoteri te blinit Anije te vogla dhe te shpejta per Ruajtjen e bregdetit ne kufirin me Turqine..dhe si te mos mjaftoj kjo, jane pikerisht Policia Kufitare Greke e KORRUPTUAR, qe u ka Hapur deren atyre qe vijne nga Turqia…
    @@nje Studente Shembullore, nuk ka se c´fare pret nga Leksjonet Bajate te nje Profesori te rrjedhur..lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje