“Kundër kapjes së shtetit” është slogani i protestës të nisur sot në mesditë në Prishtinë, organizuar nga tre partitë opozitare kosovare. Opozita ka gjithsej 31 deputetë, numër i vogël në Kuvendin e Kosovës 120 anëtarësh, që është më pak se i cilësdo nga dy partitë e mëdha të koalicionit qeveritar, PDK-së me 35 e LDK-së me 33 deputetë.
Opozitarët, LVV me 16 deputetë, AAK me 9 e Nisma me 6, kanë paralajmëruar “marshim proteste paqësore gjithëpopullore me kërkesa në përputhje me vullnetin dhe interesin e qytetarëve” në sheshet e kryeqytetit të Kosovës gjatë pasdites së sotme.
Ndërsa, pas paralajmërimit të protestës, nga mbledhja e qeverisë kosovare është dhënë mesazhi se, “të gjitha zgjidhjet do bëhen në institucionet e Kosovës dhe nuk ka arsye të kërkohen në rrugë” dhe se “duhet ta kuptuar nga të gjithë se pushteti fitohet me votë legjitime, popullore, dhe jo me metoda të revolucioneve proletare”.
Policia e Kosovës ka deklaruar se ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme duke hartuar urdhrin operativ për mbarëvajtjen e protestës së sotme dhe ka ftuar qytetarët “që të shmangen nga çfarëdo forme e dhunës dhe sjelljeve të kundërligjshme”.
Në Prishtinë, këtë vit, në 24 janar Policia kosovare ka ndërhyrë me gaz lotësjellës për të shpërndarë grupet që gjuanin me gurë ndërtesën e qeverisë, pas përfundimit të protestës, ndërsa në 27 janar u zhvillua po ashtu me përplasje mes protestuesve e policisë protesta e dytë e opozitës, e cila pasohet sot me të tretën, e paralajmëruar nga organizatorët “paqësore dhe e dinjitetshme”
Protesta beni se kjo eshte e drejte e saktesuar me ligje ne demokraci por mos merni shembull nga Sala bejni protestat paqesore dhe mos vrisni njeri
BRAVO KOSOVA TREGONI QYTETARINE TUAJ EUROPJANE.
Luftoni fort te gjithe bashke per ta bere kosoven Norvegjine e ballkanit.Mundesite dhe pervojen e keni te madhe.
Shkeputeni kosoven nga thonjte e varferise,….. me cdo cmim, per te ardhmen e femijeve tuaj.
Ti bejme vendet tona qe mos tua kemi nevojen njeriu, sepse burimet natyrore,njerezore dhe intelektuale i kemi super te mjaftueshme.
Kemi rinine,poziten gjografike,pasurite nen dhe mbi tokesore per te mbajtur nje shtet te fuqishem dhe jo me 4 milion qytetare kosove shqiperi ,qe i qeveris me nje bashki si berlini.
RROFTE KOSOVA RROFTE SHQIPERIA
VDEKJE TRADHETAREVE TE INTERESAVE SHQIPETARE
FUNDI I PLEHRAVE QE E KATANDISEN KOMBIN SHQIPETAR NE ME TE PERBUZURIN NE EUROPE PO VJEN ME SHPEJTESI, VETEM ESHTE CESHTJE KOHE,POPULLI SHQIPETAR DO TE DIJE TI LAJE MIRE HESAPET ME KETA,…ASHTU SIC DI VETE TI LAJE.
NUK DO TE KENE VRIME KU TE FSHIHEN NE KETE PLANET.
DO TE VIJE POLITIKANI I VERTETE SHQIPTAR ME TRIMAT E VET QE DO TUA NXJERI NGA HUNDET ME FIS DHE ME FARE TE GJITH TE KEQIAT QE I KANE BERE KETIJ VENDI.
ERA PO FRYN
AMIN,AMIN,AMIN.
A po nuk pyesin keta pushtetaret tane nga protesta, unfortunately vetem huri e shell ne vete shqipon!
Vazhdojne protestat “Çkapja e shtetit” për kapje serbisht te shtetit!
DRENICA E KUQE