Shqipëria është e gatshme për të bashkëpunuar me partnerët e saj strategjikë dhe vendet fqinje kur është fjala për nisma dhe angazhime të përbashkëta rajonale, me qëllim kryesor ruajtjen e paqes dhe sigurisë rajonale dhe globale.
Kështu deklaroi Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço në punimet e Ministerialit të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme, të zhvilluar në Budva të Malit të Zi, një iniciativë e përbashkët mes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Sllovenisë, ku janë diskutuar çështje të ndjeshme si lufta ndaj terrorizmit dhe parandalimi i financimit të tij, trafikimi i armëve etj.
Gjatë fjalës së tij në këtë konferencë, Ministri Naço evidentoi masat e marra në luftën kundër fenomenit të terrorizmit. Ai theksoi se Qeveria Shqiptare i qëndron të njëjtit vullnet të shprehur tashmë se Shqipëria nuk mund dhe nuk do të bëhet strehë e individëve që ndërmarrin veprime direkte apo mbështesin aktet terrorriste.
“Kërcënimi nga terrorizmi, sidomos ai me bazë fetare, është real dhe strukturat tona, duhet të jenë në gatishmëri pro-aktive për të neutralizuar çdo shfaqje apo tendencë, me qëllim parësor parandalimin e akteve terroriste. Në këtë kuadër besoj se të gjithë jemi të mendimit që është e nevojshme marrja e masave legjislative të shoqëruara me ngritjen dhe mirëfunksionimin e strukturave të posaçme dhe sigurimi i kapaciteteve apo burimeve njerëzore të nevojshme”, u shpreh Naço.
Në vijim të fjalës së tij, kreu i drejtësisë shqiptare bëri një prezantim të masave legjislative të ndërmarra nga qeveria shqiptare si dhe ka parashtruar risitë që sjellin disa nga ligjet e miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit.
“Si rezultat i ndryshimeve apo plotësimeve ligjore që kemi realizuar, mund të themi se Shqipëria ka tashmë legjislacionin e nevojshëm në përputhje me angazhimet ndërkombëtare dhe detyrime të partneritetit të saj. Krahas masave legjislative autoritetet shqiptare kanë ndërmarrë hapa të qenësishme për krijimin e strukturave të posaçme për luftën kundër terrorizmit, duke vlerësuar riskun lidhur me financimin e terrorizmit si dhe duke koordinuar bashkëpunimin ndërinstitucional”, theksoi Ministri Naço
Në këtë këndvështrim Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço bëri më dije se çdo vit në emër të Këshillit të Ministrave i përcillet Prokurorit të Përgjithshëm, rekomandimet që duhet të mbahen parasysh prej këtij organi në luftën kundër kriminalitetit si : Rritje të numrit të hetimeve pasurore, duke shfrytëzuar në maksimum mundësitë ligjore për sekuestrimin e aseteve, produkt i krimit të organizuar;
– Rritje të numrit të hetimeve proactive ndaj pasurive me origjinë nga veprimtari kriminale, Brenda dhe jashtë shtetit;
– Forcim të bashkëpunimit me partnerët tanë rajonalë dhe ndërkombëtarë, me qëllim parandalimin e krimeve kompjuterike të përdoruara për pastrimin e të ardhurave nga aktivitete kriminale në përgjithësi, si dhe ato për qëllime të financimit të terrorizmit.
Në përfundim të fjalës së tij, Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço u shpreh se prosperiteti i shoqërisë është i lidhur ngushtësisht me sigurinë, një siguri e cila vazhdimisht po kërcënohet nga krimi dhe terrorizmi, që nuk njohin kufij e që janë shndërruar në një sëmundje globale.
kjo qe eshte per te qeshur terroristet ne i kemi brenda kudo ne politik e ne shtet skane cna duhet nga importi .terrorizmi politik shqiptar eshte me i specializuari ne guzhinat e enverit dhe ishsigurimit shqiptar edhe ISIS-at shqiptar duhet ti stervisin .ka ndonje popull tjeter ne bote qe nuk guxon te beje as pordhe pa leje te sundimtareve ? nuk besoje. ah me falni eshte KOREJA E VERIUT .qe te behemi popull i mire duhet duhet qe te gjitha femrat shqiptare te mbeten shtatzene me spermen e BERISHES NANOS METES E RAMES ,ndryshe si njerez te pandreqshem qe jemi do te na debojne te gjitheve nga SHQIPERIA .
Po more po, per llafe ne konferenca nderkombetare jeni kampion te paqes e sigurise rajonale dhe globale, kampion ne luften ndaj terrorizmit, trafikimit te armeve e droges, kampion ne luften ndaj korrupsionit e mafies, kampion …………….. dhe realiteti eshte se e meritojme titullin kampion, por fatkeqesisht ne aspektin negativ.
Normale kur kemi dhe nje kryeminister donkishotesk qe i ka hipur dronit per te mbrojtur kalifatin e sulltanit te fundit Abdul Mexhid II.