Reagon edhe Rusia: Deklaratat e Ramës për Bashkim Kombëtar, destabilizojnë rajonin

16 Prill 2015, 14:56Rajoni TEMA

Edhe Ministria e Jashtme ruse ka gjetur rastin të flasë lidhur me deklaratat e kryeminsitrit Edi Rama, për atë që e quajti bashkim klasik mes Kosovës e Shqipërisë nëse rruga për integrimin në BE do të zvarritet pafund.

Sipas MPJ të Rusisë këto deklarata destabilizojnë rajonin.

“Moska i ka kushtuar vëmendje të vecantë deklaratës së Kryeministrit shqiptar Edi Rama më 4 prill,  për mundësinë e unifikimit në kuptimin klasik të shqiptarëve, dhe që nënkupton ndryshimin e kufijve në rajon, nëse Bashkimi Europian nuk përshpejton hapat për integrimin e Kosovës dhe Shqipërisë. Ne mendojmë se nuk kanë rëndësi motivet që fshihen pas fjalëve të Ramës, por përsëritja e kësaj retorike për Shqipëri të Madhe ka gjasa të kontribuojë në destabilizimin e klimës së fqinjësisë së mirë në rajonin e Ballkanit”, citon në deklaratën e saj Ministria e Jashtme ruse./j.h

15 komente në “Reagon edhe Rusia: Deklaratat e Ramës për Bashkim Kombëtar, destabilizojnë rajonin”

  1. Zigur Qarri says:

    Dhe kush flet,Russia!
    Do te ishte fatale,nese KE dhe USA tolerojn Rusine ne lidhje me Krimene.

    1. Albani says:

      Lere Krimene se ate e mori Rusi,por problemi eshte qe ajo po perparon ne gjysmen e ukraines.
      Kush do ta kundershtoje,Amerika eshte larg dhe e vetme.
      Merkeli shikon se sa miliarda mund te fitoje dhe as qe i behet vone.
      Francezi cfar te thote Merkeli
      Italiani thote qe dhe sanksionet duhet te hiqen.
      Evropa eshte kurve eshte fjale qindra vjecare,
      e ka treguar ne praktike kurverine ndaj trojeve tona.
      Ishte vendosmeria Amerikane ajo qe beri qe Evropa plake dhe kurve ti shkoje pas ne bombardimin e Serbise dhe clirimin e Kosoves.

  2. Arti says:

    Po ajo fqinjesi qe ju keni promovuar ne Ukraine.

  3. Kruja says:

    Nuk ka Shqiperi te Madhe. Shqiperia eshte ajo ku jetojne shqiptaret e Ballkanit. Normal!

    Cpune ka rusi me ‘fqinjet’ e Ballkanit?!!! Rusi eshte tutje, ka nje mik me koke, serbine.

  4. Klimax says:

    Ironizojme apo vet-ironizohemi? Cfare jane keto shprehje “gjeti rastin te flase edhe …..”, “reagon edhe ….”??!! Mos valle kemi te bejme me ndonje vend diku ne Paqesor si Papua New Guinea qe ska as ndonje peshe diplomatike, as interesa gjeostrategjike, as fuqi ekonomike, as fuqi ushtarake, as te drejte veto dhe jo per nje vend potencial dhe nje nga pese vendet e perhershme ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara!!!! Kerkoni ne harten e botes se mos e “zbuloni”!

    1. Arti says:

      Shko mor pirdhu, apo te bejme si Greket qe blejne raketa kunder cdo traktati te NATO-s nga Rusia. Me cfare lekesh e cfare surrati i bleni nje here ? Me ke do kruheni ne rajon ? Me Shqiperine ? Italine ? Turqine ? Shko mor pirdhu ti dhe Rusia.

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Ju duhet te fundit te flisni.. Perkundrazi, bet te njejten gje..

  6. viktor says:

    eh .. po ka qene serbia ajo qe i ka mbushur mendjen ambasadorit rus ne serbi qe te reagoj keta serbet mizen po e bejne buall po i bejne presion qeverise shqiptare qe mos te bashkohet me kosoven ore arinj ta dini qe edi rama nuk kthehet mbarapa dhe sidoqofte te jete bashkimi do te ndodhe dhe askush nuk mund ta pengoj bashkimin ajo do te ndodhe ashtu sic ka thene rama . Ruset tani gjeten rastin per te folur per keto gjera po ju a edini cfare keni bere ne krimea , keni cenuar stabilitetin ne ukraine dhe ne rajonet e donetsk dhe lugansk dhe tani keni goje te flisni per kosoven shqiperia duhet te bashkoje nje shtet sic jane bashkuar shtetet e tjera me token meme beni llap.llap sa te doni ne fund do ta merrni vesh qe bashkimi ka perfunduar qe tani por se keni kuptuar akoma ju rus e serb te felliqur .

  7. Haxhi Qamili says:

    Ndryshimi eshte se Rama e thote fjalen duke ditur dhe vete se nuk ka per te bere asnje hap ma tutje, Putini e ben fakt te kryer dhe pastaj e thote.

  8. nji kafe me pak te lutem says:

    REAGON RUSIA, NJESOJ SI TE THUASH REAGON ISISI,PO JU NUK LAT NJERI PA VRAR O KAFSH, KERKONI TE DREJTATAT E SERBIS QE NUK QENDROJN FARE, SHTET ME LECKA QE NUK JU DHJET KERKUSH NE KTE BOT SHTET ANTIPATIK.

  9. Para Laci says:

    Klimes se fqinjesise se mire balkanike…. Hahahaha…

  10. Diplomti says:

    Reagimi i Rusise do te thote se deklaratat e Rames kane edhe mbeshtetjen e SHBA. Mendoj se Rusia i kundervihet SHBA-se me kete deklarate se po te ishte thjeshte nje deklarat e Kryeministrit te Shqiperise pa mbeshtetjen e askujt nuk merrej me te nje superfuqi si Rusia.

  11. Kasandra says:

    Shqetësimi i Moskës!
    Kur Moska u shqetësua për një frazë përkujtimore për të çuar përpara rrugën e nisur të integrimit, po ne, shqiptarët, çfarë duhet të themi që heqim e vuajmë që nga Kongresi i Berlinit, pra për rreth 150 vjet dhe për një shekull nga Konferenca e fshehtë e Londrës ku kontribuoi në ndarjen mizore të trojeve shqiptare edhe Ambasadori rus?! Dhe sot na kërkon më shumë se të tjerët: mos- “përsëritjen e retorikës pan-shqiptare”. Nga analiza që Stratfor i bën situatës duket që në këtë rast klienti i tij nuk janë shqiptarët. Kështu duket edhe për të gjithë zëdhënësit e BE-së që të gjithë shqetësohen për Serbinë aq sa kur lexojmë Serbi na duket sikur shkruhet Rusi.
    Moska, ashtu si Stratfor, i di faktet historike të coptimit të territorit shqiptar, që kufijt shtetëror nuk përputhen me ndarjet etnike, di mirë edhe që coptimi i trojeve shqiptare janë faktori bazë i problemeve të papunësisë e të rënies ekonomike, përveç se ato nuk janë vetëm në Kosovë apo në Shqipëri, madje fqinjët tanë marin miliarda Euro ose ndihma të ndryshme nga përkrahësit e tyre tradicionalë dhe nuk po ia dalin dot. Stratfor shqetësohet se problemet e Kosovës janë barrë e rëndë për Shqipërinë kur e di mirë se çdo vështirësi kapërcehet më lehtë kur bashkohen forcat dhe barra, të cilën ai e bën tragjike, do të ndahet e mbahet më lehtë kur shqiptarët e Kosovës e të Shqipërisë të jenë të bashkuar dhe jetesa më e mirë natyrisht. Stratfor bën gafë kur thotë se Shqipëria nuk ka përvojë për tu përballur me trazira sociale dhe tensione etnike, ose nuk e njeh historinë tonë. Pakica artificiale serbe do të duket edhe më e vogël në bashkimin Kosovë-Shqipëri si dhe plane të tjera të Serbisë që Stratfor i di prandaj merakoset për shqetësimet serbe dhe i paraqet pretendimet e saj në plan të barabartë me të drejtat e shqiptarëve kur ajo mban akoma padrejtësisht trojet tona të Luginës së Preshevës, Medvegjën e Bujanovskin bashkë me Sanxhakun që ia shkëputi Kosovës si peng pazaresh. Nëse hamendësimet e Stratfor-it janë parashikimet e tij të sakta i bije që debatet demokratike midis partive të jenë ose të çojnë në destabilizim, por kjo është demokracia dhe, veç kësaj, në kushtet aktuale të brendshme dhe të jashtëme të integrimit në BE të Shqipërisë e të Kosovës ai nuk mund të ndodh. Por mbi të gjitha destabilizimi, brenda apo jashtë vendit, nuk u intereson vetë shqiptarëve. Kështu që ai do të mbetet vetëm dëshirë e atyre që s’lenë gur pa lëvizur për ta nxitur atë. Ndryshe nga Stratfor, Moska destabilizimin e shikon më gjerë, e shikon si rrezik për fqinjësinë e mirë në rajonin e Ballkanit. Por “zgjidhja e problemit të bashkimit shqiptarë me mjetet e shekullit 21”, siç thotë Kryeministri Rama, e forcon rajonin e Ballkanit se eliminon një padrejtësi. Insinuatat se “çfarë konsideratash apo motivesh mund të qëndrojnë prapa fjalëve të Ramës” synojnë devijim nga sa thotë vetë deklarata e tij, dhe nga detyrimi i diplomacisë ruse për të korrigjuar padrejtësinë shkatërrimtare ndaj kombit shqiptar, si dhe për t’i thënë BE-s se nuk bëhet shaka me Rusinë. Pazari nuk ka ndryshuar që prej një shekulli dhe askush nuk është rrezikuar nga shkaktarët e tragjedisë shqiptare, veç vetë shqiptarëve. Destabilizimi është jetik për shqiptarët në radhë të parë se fqinjët e pangopur me troje shqiptare dhe me shpatulla të ngrohta kërkojnë akoma copa të tjera nga Shqipëria që bashkimi i shqiptarëve në kufijt etnikë ua heq ato shpresa dhe qetëson Ballkanin. Shqiptarët i ka zënë e keqja nga coptimi në gjashtë shtete, por e dinë se çfarë duhet të bëjnë dhe kur, çfarë duhet të bëj qeveria e çfarë duhet të bëjnë zgjedhësit e saj, populli. Populli kërkon që të bëhen të gjitha përpjekjet në maksimum për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare.
    Në fakt ka një të vërtetë të madhe që Europa, Stratfor dhe Rusia nuk po e konsiderojnë kur kushtet janë akoma optimale për të sigurar në Ballkan një shtyllë të fuqishme për qetësinë, barazinë etnike dhe sigurinë që do të ishte bashkimi i trojeve shqiptare, një garanci e sigurt, e përhershme dhe pa kushte e trazira për Europën dhe Rusinë në situatën aktuale globale dhe sidomos për ecurinë dhe perspektivën e saj. Kasandra.

    1. USA the best says:

      “Njerëzit do të vdesin sido që të jetë. “Pushtet” ke kur ua shkakton ti vdekjen.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje