Midis punonjësve të burgjeve të Kosovës do të ketë edhe pjesëtarë të Mbrojtjes Civile (MC), së cilës autoritetet shtetërore i janë referuar gjithherë si organizatë paramilitare serbe.
Integrimi do të marrë start të hënën e ardhshme, kur parashihet të dorëzohen pikat vëzhguese që këta pjesëtarë mbajnë prej vitesh në very, raporton Koha Ditore.
Rekrutimi i pjesëtarëve të burgjeve do të bëhet brenda dy muajsh.
Kjo parashihet në marrëveshjen 20-pikëshe për MC-në, e cila mban vetëm inicialet e ministres së dialogut, Edita Tahiri.
Aty thuhet se procesi i integrimit të individëve do të jetë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit dhe të Ligjit për shërbim civil të Kosovës.
Dokumenti dyfaqësh jep të dhënën se si Beogradi ka paraqitur një listë me 751 anëtarë të MC-së që do të integrohen në institucionet e Kosovës.
E në anën tjetër, Prishtina ka ofruar gjithsej 483 pozita në veri, 80 prej të cilave në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave dhe 25 në Shërbimin Korrektues të Kosovës…