Masakra në Tetovë, i plagosur edhe djali i Menduh Thaçit

11 Prill 2015, 19:30Rajoni TEMA

Zëdhënësi i policisë në Tetovë, Marjan Josifoski ka  deklaruar për Portalb për të dhënë versionin e policise në lidhje me incidentin e mbrëmshëm në lokalin “Barcode” në Tetovë ku mbeti i vrarë një 22 vjeçar si dhe 10 të tjerë u plagosën.

“Mbrëmë rreth orës 22.00 në lokalin “Barcode” në rrugën JNA (Dervish Cara) në Tetovë në pronësi të dy tetovarëve nga 36 dhe 39 vjeçar, ka ndodhur një incident i armatosur ku si pasojë kanë mbetur të lënduar 11 persona të cilët janë dërguar në Spitalin Klinik në Shkup dhe atë të Tetovës. Nga ky incident Altrim A., 22 vjeçar nga fshati Poroj i Tetovës ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin “Sistina” në Shkup pasi që kishte marrë plagë në kraharor dhe stomak”, – shprehet Josifoski.

Ai njofton se gjashtë personat e tjerë që janë gjendur në objekt në moshë prej 20 deri më 25 vjet dhe janë  plagosur nga të shtënat janë dërguar në Spital në Shkup.

Katër personat e tjerë që kanë marrë lëndime nga xhamat e thyer djegiet dhe objektet e forta gjatë incidentit janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës dhe pas mjekimit të plagëve janë lëshuar për mjekim shtëpiak.

Ekipi i SPB dhe Prokurori publik bënë ekspertizën në vendin e ngjarjes ku gjetën më shumë gëzhoja të zbrazura nga municioni i pistoletës me kalibër prej 9 milimetrave si dhe një projektil i pashpërthyer.

Njëri nga personat i dyshuar për vrasje është ndaluar nga policia ndërsa në kërkim është tjetri për të cilin dyshohet që i ka ndihmuar të parit.

Policia thotë se ende nuk ka zbuluar motivin e këtij incidentit.

Portalb jo-zyrtarisht mëson se një nga të lënduarit në këtë incident ka qenë edhe djali i liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi.

17 komente në “Masakra në Tetovë, i plagosur edhe djali i Menduh Thaçit”

  1. dado says:

    pune indianesh…normal

  2. ncncnc says:

    O gazetar bythe,e dim qe projetile i thone plumbit,por ti o klluf nuk i thu as projetile,por projektile!jeni bo gjith katunaret gazetar e moderator,e nga qe jeni te varfer ne mendime perdorni rendom fjale te huaja,ka i her pa lidhje fare

    1. Koli says:

      o ncncncnc,
      Me t’pyt kot; A di me rru?

      1. anticensurë 3456 says:

        jo di me ta rras!!
        a të pëlqen ty o kokrra e injorantit??
        është gazetë shqiptare dhe shkruhet shqip jo sllavisht!
        ju kanë vrarë e prerë dhe akoma nuk shkëputeni nga ata!!bile dhe mbroni gjuhën e tyre!
        yyyyy ndyrësira që i thoni vetes shqiptar!!
        vetëm për shqiptar nuk jeni turq në mëndje e sllavë në gjuhë!
        qelbësira që ndyni çdo gjë shqiptare!!

        1. Ballisti (KS) says:

          @anticensure, o Xhemajl, e ke shkrua gabim “me ta rras” korrekt shkruhet “me ta rrase”, ok Xhemajl?

          1. anticensurë 3456 says:

            ballisto nuk e di përse të ka djeg kaq shumë për një “ë”,megjithëse e ke bërë pa pika!!mos është si puna e thepit??e ka rrafshuar??
            mir për ty pa thep del më kollaj!!
            gjëja që nuk më pëlqeu është se më dekonspirove or ballist!!
            po përse ma nxore në shesh emrin or tu mbylltë??
            bile ma dhjeve dhe emrin ma shkruajte xhemajl!!
            në një anë shton një ë pa pika dhe në krahun tje tër një j maqedonije!!
            o ballist jo të gjitë shqipot kanë qënë të detyruar të shtojnë ndonjë jë a dz emrave të tyre!!
            megjithatë më bëhet qefi që përpiqesh ta shkruash shqipen mirë e pastër!!dëshira mbi të gjitha të tjerat vijnë pas!!
            sa për “ë” që ti e shkruan “e”.nuk e di se çfar tastiere ke por po të shtypësh gjithë tastat do të shohësh se diku dalin dy pika”¨” pas një hapsire!kështu që kur ta kesh gjetur tastën e dy pikave direkt pas saj shtyp dhe e dhe do të kesh ë!
            besoj sse nuk ma merr për keq këtë tip që të jap!?
            nëse po si gjithnjë VK!!
            ps:herë tjetër mos ma shtrembëro emirin!shkruaje thjesht xhemal pa j,se për ndyshe dhe un do ta shkruaj emrin hadar dhe jo hajdar!!

    2. anticensurë 3456 says:

      ndoshta këtu nuk është faji i gazetarucit të meros por i atyre debilave politikanë shqiptarë të maqedonisë dhe më radhë të parë të menduh thaçit edhe ali ahmetit!!
      në një tetovë me 92% shqiptarë zëdhënësi i policisë është maqedonas!!
      a thu që ka ndonjë shqiptar në të njëjtën situatë në një polici të një qyteti me maqedonë??
      këta ndyrësira politikanë kanë pshurrur mbi marveshjen e ohrit!bile i kanë dhjerë në të!!

    3. Ballisti (KS) says:

      “Projektil” vjene nga gjermanishtja, “proiettile” nga italishtja kurse “proicere” nga latinishtja. Ti me nofken “ncncnc” e dhjeve fare me “projetile”!!

      1. anticensurë 3456 says:

        ballisto
        po ta përkëthesh mirë dhe nga gjermanishtja do të shohësh se përcaktihet si predhë!!
        të paktën në shqip ka një ndryshim ndërmjet predhës dhe plumbit!!me predhë bëhet fjalë për “plumbin” e artilerisë së rëndë,me një fjalë jo të pushkës!!dhe në gjermanisht fisheku quhet patrone e plumbi kugel!
        kështu që predha nuk ka të bëjë në këtë rast,sepse është përdorur armë e kalibrit të vogël dhe artileri!!
        ps:ballisto shpresoj që të mos jesh pjesë e stfit të gazetarucëve të meros!!por dhe po të jesh nuk prish punë,veçse do të ishte mirë që në vënd që të harxhosh kohë për të mbrojtur gabimet e tua,do të ishte mirë ta shpenzoje për të mësuar shqipen e njehsuar!!unë bëj të njëjtën gjë,pavarsisht se nuk jam profesionist i shkrimit,përpiqem ta shkruaj sa më mirë që të jetë e mundur!!jo për gjë por mendoj se mund të më kuptojnë më shumë shqiptarë se sa një rreth i ngushtë dialektor!!

  3. Kritiku says:

    E nese gazetari nuk e kupton fjalen “projetile” ben gabim qe e perdor, po ti, more qytetar kaq i kulturuar e kupton ndryshimin ndermjet fjaleve plumb dhe fishek? Projetile i thone fishekut dhe jo plumbit.

    1. anticensurë 3456 says:

      kritik
      nga italishtja, proiettile=plumb dhe jo fishek=cartuccia!!
      fisheku është tërësia kurse maja e fishekut,pjesa që lëviz pas ndezjes së barutit në shqip quhet plumb!!
      vetëm maja e lëvizëshme,fluturuese e fishekut vret!fisheku në 99.9% të rasteve është i parrezikshëm!!vetëm në dy raste mund të vrasë,të jetë i rrezikshëm nëse nxehet dhe plas,ose të përdoret si mjet shpues!
      prandaj dhe një herë “proiektil”është plumb dhe jo fishek!!

      1. Ballisti (KS) says:

        “Maja e levizeshme, fluturuese e fishekut vret dhe quhet plumb” thot Xhemajli, kurse une them qe kjo “maja fluturuese” qe ti
        permende perbehet nga plumbi lat. Plumbum (Pb) dmth. qe ketu permendet vetem metali perberes i “majes fluturuese”, ahere si ta quajme majen fluturuese?

        1. anticensurë 3456 says:

          debil që mban akoma si emër një gabim të të parve të tu!!
          që të mos zgjatem duke zbrazur timen për të mbushur kullesën tënde:
          merr një fjalor shqip-shqip dhe kërko fjalët që po diskutojmë!!
          shko në google translator dhe përkëthe fjalët që po diskutojmë!!
          do të shohësh,or debil,se plumb është kugel,se fishek është patrone,se predhë është projektil!!
          nëqs injoranca tënde nuk i pranon këto fjalë,si i pranon jo vetëm gjuha letrare shqipe por dhe fjalorët ndërkombëtarë që përkëthejnë fjalët shqip,përkatësisht ai gjerman;atëherë nuk besoj që të kem shans që të fitoj kundër INJORANCËS TËNDE!
          ti ke plotësisht të drejtë!!është ashtu si thua ti!!
          duke u bazuar në shëmbuj të tillë populli ka arritur në përfundimin se”budallait hapi rrugë,përndryshe bëhesh më keq se ai”!

          1. Ballisti (KS) says:

            @Xhemal, une po thom qi plumbi oshte metal, kurse ajo “maja fluturuese” qe ti permende oshte produkt i plumbit, pra ne kete rast, ta quajme “majen fluturese” plumb, oshte gabim. Po e marrim nji shembull: Ghyshja ime e tjerr leshin me shtize, shtiza oshte e perpunueme prej drunit, ketu nuk mund te themi qe gjyshja ime e
            tjerr leshin me dru, por me shtize, a more vesh o Xhemal?

            PS: 1. Apet ke bo gabime, t´kom thone 100 here qe fjala “shans” shkruhet “chance”, pra ne gjuhen origjinale nga e ka prejardhjen.
            2. Plumbi ne gjermanishte quhet Blei e jo “kugel”
            Tung.
            Aje nga Puka apo Kolgecaj?

            1. anticensurë 3456 says:

              jo nga ps!!

            2. anticensurë 3456 says:

              debil ta thash se nu mund të mbush kullesën tënde!!je i mbushur plot,me vrima!!
              një gjë e ke të mirë atë që quhet këmbëngulja e injorantit!!

  4. Sa e ke o baba sheh? Dal ta nxjer pa e sheh. says:

    ky eshte nga ata pak “politikane” “shqiptare” qe krenohen me poshterimin osman te shqiptareve , xhihadist i moderuar medioker. Fatkeqesi shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje