INTERVISTA/ Ditmir Bushati: Nuk bashkohemi me Kosovën, iu kemi dhënë Besën të huajve

10 Prill 2015, 15:43Rajoni TEMA

“Aspirata e shqiptarëve është për një anëtarësim në Bashkimin Evropian, për një anëtarësim në NATO dhe e shohim BE-në si një bashkim të popujve dhe të kombeve“, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati. Zoti Bushati është duke qëndruar në Pragë të Republikës Çeke, e para vizitë e një shefi të diplomacisë shqiptare që prej shtatë vjetësh…

 

Të ndalemi pak te një çështje të diskutuar goxha së fundmi. Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka folur për një bashkim të shqiptarëve “në dobi të Evropës”. Kjo ka shkaktuar një valë reagimesh të ashpra në Beograd…madje mediat njoftuan edhe për notën e protestës që  Serbia i ka dërguar ambasadorit të Shqipërisë në Beograd. A mund të sqaroni përfundimisht se për çfarë bëhet fjalë?

 

Qëndrimi i Shqipërisë, qëndrimi jonë ka qenë i qartë si kristali, konsistent dhe për shkak të këtij qëndrimi konstruktiv dhe dinamik që kemi mbajtur me politikën tonë të jashtme në rajon, Shqipëria gjerësisht është konsideruar spiranca e stabilitetit të rajonit.

Sa i përket mënyrës se si mund të interpretohen deklaratat e shtetarëve shqiptarë, mund të them se edhe në takimin e fundit të dy qeverive, por edhe në çdo takim me përfaqësues të rëndësishëm evropianë dhe amerikanë, qëndrimi i qeverisë shqiptare, i kryeministrit, ka qenë mjaftë i qartë që aspirata e shqiptarëve është për një anëtarësim në BE, për një anëtarësim në NATO dhe e shohim BE-në si një bashkim të popujve dhe të kombeve dhe vetëm në këtë lloj mënyre.

 

Reagimet e ashpra të Beogradit, nga analistët në Prishtinë janë komentuar më shumë jo si shqetësim për deklarimet e  kryeministrit, por për faktin se tani Shqipëria dhe shqiptarët në përgjithësi, janë faktorë të rëndësishëm në Ballkan, dhe kjo po e pengon Beogradin. Komenti juaj?

 

Politikanët në Beograd, janë të lirë të interpretojnë si të duan ata, qoftë edhe për qëllime të politikës së tyre të ditës deklaratat që vijnë nga Tirana. Nuk është normale që të keqinterpretohen, por nuk më shqetëson as mënyra si i interpretojnë, e as keqpërdorimi i këtyre deklaratave.

 

Kohët të fundit megjithatë është folur shumë, edhe prej Tiranës zyrtare rreth një bashkimi të shqiptarëve, qoftë pra edhe si dy shtete anëtare të BE-së. Po bëhet kështu një lloj “fronti i ri” kundrejt atyre politkave që ju, Tirana zyrtare, i quani “politika të ngadalta” të BE-së, sidomos ndaj shqiptarëve, apo është diçka tjetër në pyetje?

 

Së pari do të preferoja që të evitonim “ju dhe ne”, sepse siç përcaktohet shumë qartë edhe në partneritetin e natyrshëm strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, orientimi jonë euroatlantik është i qartë si kristali, sikundër referenca mbi dokumentet më të rëndësishme ndërkombëtare, duke filluar me aktin final të Helsinkit, apo atë që kryeministri shqiptar e ka quajtur që në krye të herës Besa e dhënë ndaj faktorit ndërkombëtar për mosndryshim të kufijve.

Së dyti, më duhet të sqaroj dhe ritheksoj që ne jemi shumë mirënjohës ndaj SHBA-së dhe Bashkimit Evropian për çfarëdo që ata kanë bërë për rajonin tonë, sidomos që nga rrëzimi i komunizmit e deri në ditët e sotme.

Sikundër, besoj që Shqipëria, por edhe Kosova, janë përpjekur për ta dëshmuar këtë mirënjohje me veprime konkrete, me procese transformuese dhe me kontribute kontrete për sigurinë jo thjesht në rajon, por edhe më gjërë.

Dhe së treti, sfida jonë dhe besoj se kjo shquhet shumë qartë edhe në programin e qeverisë së Shqipërisë, por edhe në programin e qeverisë së Kosovës, është se si këtë hapësirë lirie të fituar me mund, edhe përmes bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, ta kthejmë në një hapësirë të stabilitetit demokratik dhe në një hapësirë prosperiteti për qytetarët tanë.

 

Sidoqoftë, ekziston një lloj shqetësimi kundrejt politikave të BE-së ndaj shqiptarëve në Ballkan apo jo, sepse këtë e ka thënë kryeministri Rama disa herë?

 

Nuk ka asnjë politikë diskriminuese të Bashkimit Evropian për kundrejt shqiptarëve, e kundërta besoj që është e vërtetë, Bashkimi Evropian ka një politikë të drejtë ndaj të gjitha vendeve të rajonit dhe të ndershme.

Ajo që kryeministri Rama dhe të gjithë ne kemi kërkuar, është një proces më i parashikueshëm, një proces i cili kombinon më mirë kërkesat për standarde, të cilat i bëjnë mirë procesit të shtetndërtimit demokratik në Shqipëri, në Kosovë dhe në të gjitha vendet e rajonit, me instrumentet që BE-ja duhet t’i ofrojë si incentiva, për të ushqyer më mirë bashkëpunimin rajonal.

Mund t’ju them që në kemi përshëndetur jo vetëm dhënien e statusit të vendit kandidat për Serbinë, por edhe vendimin e fillimit të bisedimeve për anëtarësim.

Të njejtën gjë e kemi bërë edhe në rastin e Malit të Zi dhe besoj se një vendim eventual për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë, do të ishte një kontribut i BE-së për politikën të cilën ajo vet e ka rrënjosur në Ballkanin Perëndimor.

Të njejtën gjë mund të themi edhe sa i përket procesit të liberalizimit të vizave në Kosovë, dhe firmosjes së marrëveshjes së stabilizim-asocimit në Kosovë, sepse janë në një mënyrë apo tjetrën, investime që vetë Bashkimi Evropian i ka bërë për qytetarët e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Nuk do të ishte e këshillueshme, nuk do të ishte e drejtë dhe nuk do të ishte produktive, nga ana jonë, që të vendosim mure imagjinare për politika diskriminuese.

 

Zoti ministër, në debatin që u mbajt në Ministrinë e Jashtme të Çekisë, u fol për Shqipërinë si për një vend që prodhon stabilitet dhe siguri më të madhe për Evropën. Megjithatë, të flasim për diskutimet sikur është afera e ashtuquajtur “Doshi”, afera këto që rëndom ndodhin pak para zgjedhjeve, sipas vëzhguesve në Tiranë. Pse është kështu?

 

Normalisht, ne do të dëshironim që në shoqëritë tona në rajon, duke përfshirë në rradhë të parë shoqërinë shqiptare, të kishim një debat politik dhe një ambient politik të ngjashëm me atë që shohim në vendet Skandinave.

Por, në fakt ne jemi mesdhetar, jemi edhe ballkanas dhe nuk më shqetëson debati, por mënyra se si adresohen mendimet e opinionit publik.

Për rastet në fjalë, besoj se ne do të duhet të nxisnim të gjithë institucionet e shtetit të së drejtës, që të thonë fjalën e tyre me profesionalizëm, dhe të gjithë personat që kanë operuar në shkelje të ligjit, të shkojnë përpara drejtësisë, dhe nga ana tjetër, besoj që është detyra jonë si qytetarë e jo si politikan, që të kontribuojmë dhe të nxisim opinionin publik, që ta shoh në mënyrë kritike, çdo veprim të autoriteteve të drejtësisë, deri te fjala finale.

Mënyra se si adresohen këto çështje, dallon shoqëritë e pjekura nga shoqëritë që ende nuk kanë kaluar tranzicionin demokratik.

33 komente në “INTERVISTA/ Ditmir Bushati: Nuk bashkohemi me Kosovën, iu kemi dhënë Besën të huajve”

  1. laramani njengjyresh says:

    Hahahaaaaaaaa o idiot!!!!!!
    Edhe Mark Frroku ka dhane besen hahahaha, rrace idiotesh!

  2. sali kari says:

    Stupid Miop

    1. enter"""" says:

      Te djeg e? Shume mire e ka thene.

  3. rezart says:

    Bravo Ditmir Bushati!
    Je nje shkodran 24 karat!
    Jo si Xhozephina dobilja,qe eshte nje injorante totale!

    1. Shkodra says:

      Rezart edhe une shkodrane jam dhe normal qe ky nuk krahasohet me zhelefinen…

      sidoqofte ketu qenka treguar trap, – i kemi dhene besen te huajve. Ca eshte ajo shprehje si te ishin para 500 vitesh

    2. analisti says:

      Koncepti i “beses” njihet vetem ne te drejten zakonore shqiptare (Kanunin e Lek Dukagjinit), por nuk eshte nje koncepet ligjor. Koncepti ligjor me i afert me termin bese eshte “mirebesimi”. Perdorimi i nje termi te tille ne epoken moderne, dhe aq me teper nga kryediplomati i nje shteti qe synon anetaresimin ne BE eshte totalisht i papershtatshem.

      Por ne fakt, kete term ai nuk e ka perdorur pa qellim: si pasardhes racash inferiore selxhuko-mongole qe eshte, ai ka kompleksin e inferioritetit racor ne raport me racen e paster iliro-arberesho-shqiptare qe banon kryesisht malesite ku zbatohet Kanuni i Lek dukagjinit (Malesite e Veriut dhe Verilindjes se shqiperise), dhe kete kompleks inferioriteti racor qe ka tenton ta minimizoje/kompesnoje duke perdorur terma, te cilet jane tipike per banoret e ketyre zonave autoktone shqiptare, kinse per te treguar se edhe ai origjinen e hershme e ka nga keto treva, te cilat edhe pas 5 shekujve te pushtimit turk, mbeten gjenetikisht dhe kulturalisht 24 karat shqiptare.

  4. Elvis says:

    Ke Bese ? Kokedhimen ?

    1. Gani says:

      Hahahahahahahahaha

  5. demo says:

    O kaqol
    Si mund të përdore fjalën bese nje ministër i jashtëm ,i ka mbetur ne gen kanuni
    Dhe me kanun sot nuk e njeh njeri besen, duhet hequr fare nga fjalori

    1. sit back.. and relaks →→→ says:

      Besa eshte nder te paktat gjera me vlere qe kemi pasur dhe duhet ruajtur e promovuar. por besen duhet te dish kujt e kur ta japesh.

      1. ben tironsi says:

        Per ke bese e keni fjalen, si ne kohen e Dulles ishin mbushur rruget me 80 leksha ruheshe dhe nga murret apo mbas vitit 90 spiunat e Sales apo Nanos dhe na prrallisni bese apo 24 karrat si ai analisti , ke kanun ate te Dulles qe benit be per koken e tij apo te Saliut , hapni dosjet e shikoni besen e leshit.

  6. zhaku i pamposhtur says:

    or ti cuni i sules..tek ato baladat e ‘mujit e halilit’ autori nder te tjera shkruan: se ne t’paret nji kanun na kane lane/besen t’hujit kurre mos me ja dhane…etjetj..ti mire qe politik nuk ben dot por nuk nje
    h as traditat e popullit tend, prandaj edhe shqiperia eshte katandis
    ur sepse qqeverriset nga te paaftet…

    1. Toni KS says:

      Sa e di une besa nuk i ipet te huajve. Prandaj ministri keto nuk i ka nga kanuni por nga mosdija.

  7. Amaraldo Golemi says:

    Bravo Ditmir! Kjo eshte politika zyrtare. Ato qe thote Rama kur eshte nen efektin e vijave te bardha jane per konsum te brendshem. I ka gjet belaja keta ministrat me pallen.

    1. refugjati says:

      O gamarolda mos je serbi ti qe te behet qefi kaq shume. SHko ne semes edhe ti si halil palloshi,nexhbedin spahiu, MI-gje-n kelmendi ,fatos lubonja dhe nja dy a tre tjere.

  8. faro says:

    Me cudisni se si e paragjykoni ministrin, ne vend qe te vleresoni profesionalizmin e tij te vecante, koherent me kulturen europjane te kujtedo kuadri te kualifikuar kudo ne bote. Per nje minister te tille, kemi patur nevoje!
    Fsleminderit Z.Bushati!

  9. plaku i mocem says:

    Z.Minister!Cfare po flet?Jeni duke folur percart.Kur nuk ke bese ndaj te tuve nuk ke bese edhe ndaj te tjereve.Besen Kosoves ja kane dhene te paret tane,Ismail Qemali e Isa Boletini.Te huajt, keta burra i prene ne bese.Me keta beseprere lidhini ju besen?Turp,vetem turp,i cili per ju mbetet i shkruar,per jete.

  10. dilo says:

    Ore ne nato sikur jemi anetaresuar njehere apo jo

  11. refugjati says:

    Te dhjefsha besen o bushat ( nuk e kam lexuar fare artikullin). Ne se eshte bese kjo eshe dhene se prapthi. Ja paske dhene ti se Rama jo.

  12. Petrol says:

    Kemi dhene besen mos me u bashkuar?????!!!!!! Ke perfaqeson ky tip idiotin apo tradhtarin e kombit????!!!!

    1. sit back.. and relaks →→→ says:

      per mosndryshim kufijsh

  13. Me “ironi muslimanesh” ,
    nuk behet diplomaci ne Civilizimin Perendimor o kokBOLE .
    Ky eshte nji vegel qorre per shtetin shqiptare .
    Po kur i duket vetja dhe i qsyt mer taj aaaaaaaaaaahahahahahaha .
    (E mjera Shqiperi)

  14. Gjakova says:

    Jepja Besen o idiot Shiptarve se nuk i vjedhe sikur qeveria e sliut,per bashkim do behet mos u brengos.

  15. filani says:

    Tani qe dini te lexoni, e marr vesh, por a kuptoni? Ai nuk tha qe kam dhene besen o tru-dele, tha qe KM ka thene besen se s’do te kete ndryshim kufijsh. Kush tha qe do te kete Shqiperi te madhe? Kufijte le te rrine ku jane, bashkimi behet pa nevojen e tyre.

    Pse nuk shkoni ti fusni nje tas me fasule aman, mos harxhoni kohen ketu.

    Hajt.

    1. filani ,
      na vjen keq ,por s’jane te gjithe komentusit ktu ,
      nga fshati jot .
      Po ti cfar je tuj honger filani ?
      Ti si ha fasulet ?
      Po misrat i ha ?
      poooooooooooooooooooo (….)ha ?
      Po ky islamisti bushatllinjve cfar k.in ha ?
      ha-ha ,haaaaaaaaaa-haaaaaaaaaaa

    2. akrepi says:

      Kjo eshte pergjigje diplomatike pse cfare duhet te thot qe duam bashkimin me Kosoven dhe te kundervihet gjith evropa dhe amerika si nje vend qe kerkon destabilizim te rajonit?Me mire urte e but e plot tigani. Ne fillim ekonomikisht e kur te piqen kushtet bashkimi.

  16. analist-politolog Nurellar-Beu says:

    hajde koqe minister hajde…

    po ke na paske vene miniter o Komandant….

  17. rudi says:

    ME QINDRA HERE ESHT DEKLARUAR NGA RAMA BUSHATI QE BASHKIMI ME KOSOVEN DO BEHET NEPERMJET INTEGRIMIT EVROPJAN PA NDRYSHIME KUFIJSH POR KA RENE NE VESH TE SHURDH NJE E VETME PER KUJTESE I DOGJI SERBISE E VU ALEARMIN E PASUAR NGA EVROPA E KUSHTEVE PA MBARIM E ZBUTUR PAK NGA AMERIKANET DHE TANI E RIKORFURMUAR NGA BUSHATI DHE NJE REAGIM NGA GJERMANIA SE BALLKANI DUHET PRANUAR SA ME SHPEJT NE EUROPE NDOSHTA I NXITI PAK DEKLARATA E ZGJUAR E KRYEMINISTRIT TONE

  18. DRENICA E KUQE says:

    Po u sollet keshtu do t’u denoje historia. Ju jeni betuar ne Kushtetuten e Shqiperise dhe ajo garanton bashkimin kombetar! Duhet ta mbani Besen ndaj shqiptareve dhe Shqiperise, çdo bese tjeter eshte tradhti ndaj tyre!… Mos u beni gamare Ulqini!…

    DRENICA E KUQE

  19. Ledio says:

    Pa e lexuar mendoj qe je nje Kr-Ka. Nuk ijepet besa askujt mor krye-komunist. Ata nuk na kane dhene neve bese kurr neper shekuj. Ata na kane vrare e na kane prere sa here qe kane dashur. Mund ta bejne perseri nqs konjukturat edhe aleancat ndryshojne. Thjesht thuaju faleminderit edhe puno nate e dite qe te jemi ne gjendje te ecim me kembet tona. Shiko edhe meso pak nga Izraeli. Tutkun edhe i pacipe.

  20. Mark Gjonaj says:

    Z. Bushati, megjithse pa lidhje keto deklarata te Rames tingellojne si te Berishes kur ishin zgjedhjet dhe DASHI amerikan i terhoqi vemendjen…! Sikur nuk shkon kjo i “kemi dhene besen Europes” se ba bese qe per te kenaq klyshet e rusise thote Fishta na coptoi vendin, Europa duhet te veje ne vend padrejtesine ma te madhe, ato toka sot mund te kene dhe flamur kinez, turk, arab e serbe, por kane qene te pastra toka shqiptare! Me kete “parfum” futuni ne Europe dhe mos e leni perseri ne dore te saje dhe keto qe po dalin sot duhej t’i parashikonit me pare.

  21. OPINIONISTI says:

    ORE LEGEN KOK RJEPUR ME KE MENDON SE PO FLET,
    E PARA SHQIPTARET NUK KANE BESE SHITEN
    PER DY LEKE TI THUASH DO BEHESH KINEZ SOT SHESIN
    NENEN DHE BABANE E DYTA KUSH TE PYET TY,ÇDO GJE
    VARET NGA KANCELERITE JASHTE PRANDAJ MOS FOL KODRA
    MBAS BREGUT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje