Thaçi: Deklarata e Ramës u keqinterpretua

8 Prill 2015, 16:39Rajoni TEMA

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar këtë të mërkurë se deklarata e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, është keqinterpretuar, pasi në asnjë moment nuk është folur për bashkim kombëtar ose ndryshim kufijsh.

“Në asnjë rast nuk folëm për ndryshimin e kufijve, por për zvogëlimin e dukshmërisë së tyre, sipas modelit europian, në mënyrë që njerëzit të mund të lëvizin të lirë. Të gjithë një ditë do t’i takojmë asaj hapësire europiane”, ka deklaruar Thaçi në Zagreb, pas një takimi me ministren e Jashtme të Kroacisë, Vesna Pusniç.

Më tej, Thaçi ka theksuar se Rama është një lider me pikëpamje reformatore, i cili, sipas tij, e ka të qartë vizionin e Shqipërisë dhe mbështet fuqishëm dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Shefi i diplomacisë kosovare ka theksuar se, me Ramën ndan të njëjtin vizion për rajonin sipas modelit europian të kufijve të hapur. “Askush prej nesh nuk ka folur për bashkim kombëtar ose për ndryshimin e kufijve”, ka shtuar Thaçi.

5 komente në “Thaçi: Deklarata e Ramës u keqinterpretua”

  1. tfgs says:

    hahahaha,e drodhi arapi,reeeeeeeeeee ouuuuuuuuuuussssssstttttt………

  2. Karamahmud Pashe Bushati says:

    I nerumi administrator i Temes, deshta t´ia dergoj nji konge tourkopordhosit, por s´di gjo cka u bu keshtu, me vjen keq!

    1. tfgs says:

      arap kosovet,merr nje t’uluritme nga ki birazeri yt turkoshak……..
      https://www.youtube.com/watch?v=tZe-XSULmaA

  3. z says:

    He mi bile po te dhimbset Serbija e?,
    po le me, e din p.m. Rama ate qe thot!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje