Paranoja e Serbisë karshi "bashkimit kombëtar Kosovë - Shqipëri"

8 Prill 2015, 17:17Rajoni TEMA

Ideja e bashkimit kombëtar të Kosovës dhe Shqipërisë është më shumë paranojë e Serbisë dhe reagimet që vijnë nga Beogradi zyrtar janë më shumë në funksion të ikjes nga problemet reale të këtij shteti.

Në këtë formë mendojnë të paktën njohësit e zhvillimeve në Kosovë dhe në Serbi.

Reagimet me zemërim të zyrtarëve serbë kanë pasuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, “për bashkimin kombëtar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, me mjete të shekullit 21 dhe në funksion të BE-së”, në një intervistë dhënë një televizioni vendor në Kosovë.

Analisti Ismail Hasani, në Prishtinë, thotë se reagimet nga Serbia vijnë e bëhen më të ashpra, pasi që tani “është kuptuar se shqiptarët janë faktorë në Ballkan”.

Ai i cilëson këto reagime si të natyrshme, deri diku, “për faktin se Serbia në një mënyrë është ndërgjegjësuar se entiteti shqiptar në Ballkan është faktor që nuk guxon të injorohet”.

“Do të thotë, tani shqiptarët në Ballkan, me potencialet që kanë, me resurset që kanë, me të arriturat që kanë shënuar, është e nevojshme për secilin shtet në ketë rast për Serbinë, të merren në konsideratë. Për fat të keq, Serbia si fqinje grindavece, këtë reagim e bën në mënyrë të ashpër, në mënyrë të vrazhdë, pa diplomaci dhe pa sens të maturisë. Dhe konsideron se ‘ja rreziku po vjen’, do të thotë, nëse ndodhë bashkimi i shqiptarëve atëherë, rrotullohet i tërë globi”, tha Hasani.

Ai tha se Serbia nuk ka frikë vetëm nga bashkimi kombëtar, por si shtet “vuan edhe nga një paranojë e pashpjegueshme, mbase si pasojë nga lufta”.

“Shteti serb, është bukur i ç’akorduar në kuptimin edhe të ndërtimit të klasës politike; krijimit të një bilanci shoqëror. Do të thotë, problemet e brendshme të shtetit serb, në përpjekje për t’i zhvendour, gjendet në një situatë që reagohet ndaj një fqinji, i cili gjoja se paska deklaruar diçka, e për të cilën edhe vetë serbët janë të vetëdijshëm se ato procese tani për tani nuk mund të ndodhin, me gjithë faktin se shqiptarët e duan këtë proces – procesin e bashkimit”.

“Por, ai nuk mund të ndodhë për shkak të konstalacioneve gjeostrategjike”, u shpreh zoti Hasani.

Edhe Dushan Janjiq, analist i çështjeve politike në Beograd, tha për Radion Evropa e Lirë se reagimet e ashpra nga Serbia ndodhin për disa arsye, kur përmendet bashkimi kombëtar i Kosovës dhe Shqipërisë.

“Arsyeja e parë është Kosova dhe ka marrë formë gjatë viteve të 90-a, në kohën e konfrontimit, në kohën e politikës së Millosheviqit në Kosovë. Ishte ajo një politikë e paditurisë, një politikë e eliminimit të çdo ekzistence autonome të shqiptarëve të Kosovës, teritoriale apo politike, madje edhe mohimit të ekzistencës së tyre. Pra, kjo ishte një politikë e dështuar e apart’heidit, e cila përfundimisht u shndërrua në krijimin e një shteti të ri shqiptar, në aspektin etnik”, tha Janjiq.

Duke komentuar edhe qëllimet programore të partisë së kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, [viti 2013], e në të cilin thuhet që “në të ardhmen të krijohen kushtet edhe për formimin e një shteti të përbashket të popullit serb në Serbi dhe Republikës Serbe [në Bosnjë]”, Janjiq thotë se njerëzit shpesh ngurrojnë ta thonë atë që vërtet mendojnë, ndërsa sulmojnë të tjerët kur e kërkojnë të njejtën gjë.

“Ideja, që edhe Serbia duhet të kompensohet, sepse po e humb Kosovën, është gjithnjë e gjallë, dhe atëherë Edi Rama shihet si një arsye e mirë për të porositur Evropën dhe të tjerët, atë që në fakt e ka thënë vetë Rama – ‘nëse ju nuk e ndiqni interesin tonë, atëherë ne shkojmë drejt një rruge tjetër’. Pra, ‘nëse shqiptarët nuk e ndjekin atë interes, pse po na e kundërshtoni politikën e Dodikut’“, tha Janjiq.

Kryeministri serb Vuçiq, i ka premtuar kryeministrit shqiptar Rama, se Kosova dhe Shqipëria, “nuk do të bashkohen kurrë, siç është thënë, në formën klasike”.

“U lutem liderëve shqiptarë që të ndalen së provokuari jostabilitetin në rajon”, ka thënë Vuçiq, në rrjetin social Twitter, të martën, më 7 prill.

Ndryshe, Bashkimi Evropian vlerëson se Ballkani Perëndimor ka perspektivë të qartë evropiane, të përcaktuar nga ana e Bashkimit Evropian, në nivelin më të lartë.

Këtë vlerësim e ka dhënë Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, duke iu referuar deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për “bashkim kombëtar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, me mjetet e shekullit 21 dhe në funksion të BE-së”.

“Të gjithë partnerët në rajon, kanë konfirmuar vetë zotimin në përmbushjen e këtij synimi dhe ambicien e tyre për të përmbushur kriteret e nevojshme, duke respektuar në tërësi parimet dhe standardet e BE-së”.

“Ata janë duke përparuar, secili me ritmin e tyre, në këtë rrugë dhe presim nga ta t’i vazhdojnë përpjekjet e nevojshme për të arritur përparimin e mëtejmë. Në këto zotime gjithashtu përfshihet bashkëpunimi rajonal, pajtimi dhe marrëdhëniet e mira ndër-fqinjësore; çfarëdo deklaratash provokative në këtë kuadër, janë të papranueshme”, ka thënë zonja Kocijançiq, në një përgjigje me shkrim.

11 komente në “Paranoja e Serbisë karshi “bashkimit kombëtar Kosovë – Shqipëri””

  1. analist-politolog Nurellar-Beu says:

    beni ndonje pune o budallenj dhe mos u merrni me bashkime.

    po te behemi popull i mbare bashkimi do te ndodhe vetvetiu, si me gjermanet.

    po po u vrame a preme mes vetit, askush nuk na do te bashkuar se jemi bere tmerri i Evropes…

  2. dardani says:

    KM shqiptare duhet t’i premton Vucicit dhe te tjereve qe do te vijne pas tij, se, Serbia kur nuk do te vendos per fatin e shqiptareve, kendej dhe andej Drinit. Kjo sa I perkete premtimeve KMinistrash.

  3. anti bashkim says:

    po c bashkim o te mjere. ju nuk keni buke te hani , ne shqiperi jetojne me 100 evro ne muaj, varferi, kriminalitet, pa siguri, ne kosovo kemi nje popull te varfer dhe shume injorante . popull me qeleshe turke dhe tallava arabie. pra mut andej dhe me mut ketej. edi rama mendon shqiptaret do i japin voten me nacionalizmin e tij per bashkim , e ka gabim dhe do ndeshkohet keq. ne e votuam kete trap te gjat se do te ishte ndryshe nga islamistet berisha – rama por e veteta eshte se edhe ky mostra nga i krishter eshte bere su net. shqiperi te befsha mutin

  4. Toni KS says:

    Nga perspektiva e krimbit cdo gje eshte mut. Shqiponja ka tjeter perspektive.

  5. JA KAQ says:

    ja dhe u bashkuam po pastaj?
    do denohen valle kriminelat e 21 janarit?
    do denohen kriminelat e gerdecit?
    do denohen gjyqtaret mafioza dhe milionera?
    do kemi pune rruge uj drita shkolla kulture zero kriminalitet?
    eshte tjeter gje te marresh borxh dhe te ushqesh nje familje me 4 veta sesa te marresh borxh per te ushqyer 1 familje me 10 veta

  6. Patriot says:

    1 moracak+1moracak =2 moracake dhe jo dy pastertore. U bashkua Gjermanija lindore me ate perendimore dhe jo e kunderta mbasi Gjermanija perendimore ishte shume me e zhvilluar nga ana ekonomike se ajo lindore dhe Gjermanoperendimoret nivel shume me te larte jetese se lindoret. Kosova do te bashkohet me Shqiperine dhe pa e mare vesh kush, kur Shqiperija te jete shtet i zhvilluar ekonomikisht, me demokraci funksionale, me drejtesi te pamvarur. Ne kete gjendje qe jemi as Avganistani nuk do pranonte te bashkohej me ne. Bejeni o njerez Shqiperine vend te begate dhe haroni perallat me Europe te bashkuar dhe pordhe te tilla. Kur je mire te duan te gjithe.

  7. Shqiperia ETNIKE says:

    @@ Bashkimi i Shqipetareve ne nje KOMBE, komentues te Mesiper, qe keni rene ne Batakun e Pesimizmit, sjelle Eksperjence te re per vete Popullin Shqipetare si dhe Europen ne Pergjithesi..
    1-Behemi DOMINUES ne Ballkane afro-10-miljon…kemi nje Pozicjon Strategjike, dhe si Serbia dhe greqia do te mendohen mire kur Flasin..
    2-Bene me Dalje ne Dete Kosoven, rrite Krenarine Kombetare si nje Kombe me Barazpesh ne Europe, dhe jo te ndare sa andej dhe kendej..
    3-Kosvaret do te shfrytezojne tregun e Shqiperise dhe Anasjelltas…do ti hapet rruge turizmit, gje qe sjelle Miljarda te ardhura…
    4-Sa per varferine dhe Fukarallekun, perseri do te kete,ashtu sikurese ka edhe tani,por fukara dhe i “Vogel” je dyfish i Nenshtruara…
    5-Kosvaret dhe Trevat qe kane te theksuar ,sikurese theksojne Qelleshet apo Takiet le ti Mbajne nuk eshte asgje e keqe, por eshte TRADITE, ata duhet te Luftojne Islamizmin Rradikal….
    @@E rendesishme eshte se Bashkimi sjelle Alternativa te reja…do tebehet me Mire se sa jemi…me keq nuk behet..lol

  8. vang says:

    CTE HYN NE PUNE O Z. VUCIC SE CFARE DO TE BEJE SHQIPERA DHE KOSOVA?MOS VALLE DO TE TE MARRIN BEOGRADIN?.KURE DO TE VIJE AJO DITE QE TA KUPTONI EDHE JU QE:FUQITE E MEDHA NE KONFERENCEN E AMBASADOREVE NE LONDER ME 1913 BENE NJE GABIM FATAL DUKE E GJYMTUAR POPULLIN SHQIPTAR.KY GJYMTIM ESHTE NJE NGA BURIMET KRYESORE TE KONFLIKTEVE SOT NE BALLKAN.MAJA KOCIJANCIQ DUHET TA KETE PARASYSHE KETE FAKT NE VEREJTJET E SAJA APO I PREKET RRACA SLLAVE.

  9. kushtrimi says:

    edhe per pavaresine e kosoves thoshin serbet se do behet destabilizim dhe do kete lufte ballkanike.
    dhe asgje nuk ndodhi,perkundrazi per ne shqipetaret u be me mire.
    keshtu qe sahere kane frike serbet per ne eshte pozitive.

  10. lol says:

    Olla tahi Marjolo, o ferexes tis lipi (Të gjitha i ka Marjola, ferexheja i mungon)- thotë një fjalë e urtë greke. Këtu s’kemi bukë të hamë dhe po të na lënë të lirë, ikim nga sytë-këmbët (nga të dyja anët)…bashkimi na e ka fajin ! Ngopuni o të mjerrë, me përralla “të bukura”, si gjithmonë…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje