Kryeministri kroat: Do të lobojmë tek shtetet e BE-së për njohjen e Kosovën

8 Prill 2015, 21:02Rajoni TEMA

Takimet bilaterale në Kroaci, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, i përfundoi me kryeministrin e Kroacisë, Zoran Milanoviç. Kryeministri Milanoviç i ka premtuar Thaçit, se do të lobojë edhe personalisht për njohje te pesë shtetet e BE që ende nuk e kanë njohur Kosovën, sepse BE është rruga e duhur për të gjithë, raporton RTK.

“E njohim procesin integrues nëpër të cilin është duke kaluar Kosova dhe si shtete mike që jemi, mund të llogarisni për gjithçka në përkrahjen tonë. Na keni në dispozicion për çdo gjë. Unë edhe personalisht do të angazhohem me lobim te pesë shtetet e BE që ende nuk e kanë njohur Kosovën”, ka thënë Milanoviç.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se kosovarët dhe kroatët ishin miq edhe para se të kishin shtete.

“Bashkëpunimi ndërmjet kosovarëve dhe kroatëve daton para shumë dekadash. Popujt tanë ishin miq para se të kishim shtete dhe këtë miqësi, këtë bashkëpunim që kemi kultivuar me vite të tëra, jemi të përkushtuar që ta bartim edhe në ekonomi dhe tregti. Kosova mirëpret investimet kroate dhe ne jemi duke ndërmarr të gjitha masat që të forcojmë lidhjet ekonomike e tregtare në mes vendeve tona”, ka thënë zëvendëskryeministri Thaçi, duke shtuar se shumë shpejt do të konkretizohet edhe marrëveshja për shmangien e taksimit të dyfishtë me Kroacinë.

Milanoviç dhe Thaçi, janë zotuar për rritjen e bashkëpunimit në formalizimin e marrëveshjeve që do të nxisnin bashkëpunimin ekonomik.

6 komente në “Kryeministri kroat: Do të lobojmë tek shtetet e BE-së për njohjen e Kosovën”

  1. Z/Kallami says:

    Bravo shtetit Kroat nji nga shtetet ma humane ne Ballkan.

  2. erin says:

    kroacia eshte gjermani!!

    1. Klimax says:

      Si keshtu? Nuk eshte kroacia me k te vogel Kroaci? Si ta kuptojme kete “shqipe” po te themi qe kosova me k te vogel eshte Serbi?

      1. Arti says:

        Car ke ore kokshpulle ? Gam gam malaka nuk pushove. Nuk ju duam ju Grekeve se jeni sjell si bisha te egra. Korigjoni sjelljen sa nuk eshte vone se ato reparacionet qe i kerkoni Gjermanit do na i paguani ne me shume gjasa heret a vone. Hajt kris sumen.

      2. Ish-Dervishi, tash Pjetri says:

        @Klimaqko, hajde kapma malluten per fyti pak ok?

  3. leonardi antwerpen says:

    Rroft populli vella kroat
    Klimaxpse shpreh habi???
    k…n e vogel e njeh shume mire i nderuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje