"Rusia do ta njohë Kosovën, posa t’i duhet ndonjë favor prej SHBA-ve"

9 Prill 2015, 11:12Rajoni TEMA

Analisti politik serb, Dushan Janjiç, vlerëson se SHBA-të kanë marrë sërish ‘komandën’ në rajon, duke iu referuar mesazheve të muajve të fundit të cilat po i vijnë Serbisë nga qendrat politike dhe financiare botërore.

Arsyeja për këtë, sipas tij është kriza ekonomike dhe zgjerimi i Rusisë nëpërmjet sektorit të energjisë në Evropë dhe faktin se BE-ja iu kthye vetvetes duke lënë pas dore Ballkanin.

Janjiç pohoi për “Tanjug” se ka besim që SHBA-të do të bëhet “lojtar kryesor” në rajon, ku gjithashtu do të jetë më aktive në sferën diplomatike dhe të mediave, si dhe në mbështetje të shoqërisë civile, transmeton “Telegrafi”.

Sipas Janjiç, Bashkimi Evropian nuk ishte në gjendje t’i përgjigjet sfidave të krizave të mëdha ekonomike dhe sociale, përkatësisht veproi si “një shoqatë e aksionarëve të vegjël dhe të mesëm” dhe nuk u kujdes për Ballkanin.

Janjiçi beson se SHBA-të dhe BE-ja dëshirojnë që Serbia t’i bashkohet një ditë BE-së dhe NATO-s, ndërsa Serbia për Rusinë nuk shërben si një shtet për investim, por si një vend i shkëlqyer për të matur marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin.

Për të, Rusia e mban Kosovën si ‘karrem’ dhe kur ta njoh pavarësinë e saj, kjo historie do të përfundojë.

“Serbia do të thotë se Rusia nuk do ta japë Kosovën, por një ditë kjo do të ndodh”, tha Janjiç.

2 komente në ““Rusia do ta njohë Kosovën, posa t’i duhet ndonjë favor prej SHBA-ve””

  1. Dasareti says:

    Edhe me injoranti ne politike(ne Evrope dhe sidomos ne Ballkan)e di dhe e ka te qarte se nje dite Russia jo vetem qe do te njohe pavaresine e Kosoves,(menjehere,kur do te jete interesi e saj dhe jo ai i serbise),por s’eshte cudi qe do ta njohe dhe bashkimin e kombit shqiptar ne te ardheshmen jo shume te larget.Serbet ala shkojne dhe besojne si ajo”Dhelpra pas ko**ve te Dashit”! Serbet kokeforte nuk duan te degjojne se Pavaresine e Kosoves,sot e kane njohur mbi 110 shtete te botes dhe vazhdojne t’a njohin perdite,por ata rezistojne ne mentalitetin e tyre shovinisto ekspansionist mesjetar,se nje dite do te kethehen perseri ne Kosove!mirpo,ky iluzion serb,s’ka per tu realizuar KURRE.Nuk do te jete e larget dita qe kosova do te pranohet ne OKB si antare e perhershem e asaj organizate boterore.

  2. Albatros says:

    Nuk dio jete e larget as dita kur Amerika per te terheq Serbine dhe Greqine nga kraet e Rusise dhe per ti mbajt ne krahet e veta eo I jape Kosoven Serbise dhe Biles dhe gjysmen e Shqiperise ndersa Grekut jugun.Ky ka qene plani i Anglo Amerikaneve qe ne kohen e Zogut dhe vazhdoi ne kohen e komunizmit dhe deri me sot.Keniper ta pare qe lavirja amerikane do e shese si nje placke Shqioerine po ashtu sic ka bere me shume kombe dhe shtete te tjera me pare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje