Kryeministri serb, vizitë zyrtare në SHBA

10 Prill 2015, 11:49Rajoni TEMA

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga fundi i majit ose fillimi i qershorit.

Data e saktë e vizitës ende nuk është vendosur, shkruan gazeta “Danas”, duke iu referuar burimeve qeveritare.

“Novosti” shkruan se Vuçiç në Uashington do të udhëtojë nga mesi i majit.

Gazeta shkruan se është e sigurt që Vuçiç gjatë qëndrimit në SHBA do të bisedojë me kongresmenë të rëndësishëm, ndërsa në ambasadën amerikane në Beograd s’kanë ditur të tregojnë se a do të jetë ky rast që kryeministri serb të takojë edhe presidentin e SHBA-ve, Barack Obama.

Ftesën e zv.presidentit amerikan Joseph Biden, Vuçiçit dje ia dorëzoi ambasadori në Beograd, Michael Kirby, gjatë një takimi ku është folur për marrëdhëniet bilaterale, njoftoi Qeveria serbe.

5 komente në “Kryeministri serb, vizitë zyrtare në SHBA”

  1. kuq e zi says:

    Besoj me nda shapin nga sheqeri… ne mes rrezikon te digjesh nga te dyja anet

  2. Klimax says:

    Ne nje moment kur zv. presidenti amerikan Biden i dergon ftese per vizite zyrtare ne SHBA kryeministrit serb Vucic nepermjet ambasades se tyre ne Beograd, ne te njejten kohe ne Tirane ambasada amerikane, ne emer te qeverise se SHBA-se, “godet me shkop kokes” kryeministrin shqiptar mbi deklarerat e tij per “Shqiperine e Madhe”!
    Kryeministri shqiptar ne vend qe te forcoj pozitat e dy vendeve shqiptare ne arenen nderkombetare, nje situate e cila nuk ka qene kurre kaq ne favor te interesave shqiptare, me shovinizmin e tij provokon jo vetem paqen ne rajon, por edhe vazhdimesine e perpjekjeve ne arenan nderkombetare te njohjes de jure te Kosoves.
    SHBA-se nuk do ti interesonte kurre nje ide e “Shqiperise se Madhe” sepse atehere do te vinte ne rrezik interesat e saj gjeo-strategjike ne rajon. Askush nga vendet e rajonit dhe sigurisht dhe Rusia nuk do qendronin duarkryq ndaj nje aventure Ramiste. Interesat e SHBA-se si dhe BE-se nuk jane per izolimin e Serbise, por per nje Serbi ne NATO dhe ne BE ashtu si dhe per te gjitha vendet e Ballkanit. Kjo do te shkepuste nje nga vendet me filo-ruse nga ndikimi i Rusise. Dhe qe ti hapin rrugen Serbise ne familjen europiane, diplomacia perendimore me ne krye amerikanet nuk mund te pranojne provokime te tilla destabilizimi nga nje kryeminister i cekulibruar.
    Duke u terhequr prej hunde nga nje drone i telekomanduar nga grupe radikale islamiske, Rama po fut ne qorrsokake interesat e vendit dhe rrugen e Shqiperise ne BE. Fatkeqesisht ky njeri nuk paska mesuar nga tragjedia e popujve te Ballkanit!
    Shuplaka e nderkombetareve ndaj Rames, ndoshta do te zgjoj, ne mos ate, qytetaret dhe inteligjencen shqiptare nga ky nacionalizem dhe shovinizem i rrezikshem qe te vetmit qe mund te demtoj jane interesat e shqiptareve!

    1. Kruja says:

      Perkundrazi, faktori shqiptar do ta shkepuse me force Serbine nga Rusia. Serbet kane frike dhe nuk kane nga ja mbajne. Ata duan Rusin ne Ballkan mirepo Kroacia, Shqiperia(Kosova), dhe Mali I Zi jane kunder influences ruse. Serbia ka ngelur e izoluar.

      Faktori shqiptar e tremb shume Serbine dhe SHBA e kupton mire rolin e Shqiperise ne Ballkan.

      Serbia duhet te futet ne Europe dhe ti nenshtrohet rregjimit te levizjes se lire te njerezve dhe kapitalit. Ata (serbet) nuk e preferojne kete. Ata duan Rusin qe te marrin territore sic morri rusi krimene. Mirepo presioni I politikes se jashtme te shqiperise I ka trembur dhe xhelozuar serbet te cilet po hidhen ne krahet e amerikes nga frika e bashkimit te Shqiperise me Kosoven.

      Ngado t’a rrutullojne sumen, serbet e kane Brenda.

  3. feriti says:

    vetem kujdes mos shko gjekundi pa bodigarde se mos te kane bere gati ndonje “carbon copy” ne ndonje dhome pa dritare…duhet te kete nja nje ose dy vjet qe meson zakonet dhe jeten tende…:)…;)

  4. Shqipe says:

    Klimax, mos je gje seksere Serb more mavro? “Vezen e Rames nuk e ben dot njeri” ajo eshte me e madhe se e strucit.
    RAMA eshte burre I vertete. Shikon interesat e shqiptareve kudo qe jane. Historikishte kane qene fuqi te e medha ato qe na kane shkateruar per interesat e tyre grabitqare. Faktet historike flasin se sa here jane acaruar ne ekstrem maredheniet Rusi-Perendim, dukshem kane spikatur tendencat ANTISHQIPTARE Serbi- Greqi si dy shtete fitil zjarevenes ne Ballkan. Dhe “aleatet tane perendimore” SHLYEJNE nje cope Shqiperi per Greqine aleate perendimore, dhe nje cope Shqiperie per Serbine aleate Lindore. Keshtu vendoset ekuilibri Lindje- Perendime, ne kuriz te Shqiperise dhe te popullit shqiptare, qe eshte i vetmi vend ne bote ku shqiptaret kane fqinje ne KUFIRIN e tyre popullsi shqiptare.

    Politika eshte nje rreth vicios qe vjen ne piken delicate nje here ne 100 vjete. Me sa duket ne kemi fatin te NJOHIN boten por edhe veten. Ne jemi ne momentin kur do na iki perseri nje cope Shqiperi (dete) per Greqine dhe nje cop Shqiperi (Kosove) perseri e tera per Serbine…… Kjo eshte ajo qe aleati a jone e madhe perendimore USA, po ndoshta po bene. Po plotesone tekat shoviniste te Greqise dhe Serbise qe te mos kalojne ne e RUSISE. Nga ana tjeter si Greqia dhe Serbia bejne loje te DYFISHTE duke Shantazhuar Europen dhe Perendimin…

    PERFUNDIMISHTE GJASAT JANE SE MUND TA HAJE SHQIPARIA

    Ne kete pike une FUQISHEM mbeshtese Zt. Rama qe me devotshmeri dhe largpamesise po ben DETYREN e tij
    si: KRYEMINISTER I DEVOTE; POLITIKAN I PJEKURINE, BURRE SHTETI, STRATEG I PAPARASHIKUESHEM E SHQIPATERE I VERTETE, edhe pse I vetem, pa u shtirur e pa ju lepire te tjerev…..

    SINQERISHTE RESPEKTE PER JU ZOTI RAMA! TE HUAJT JANE KETU PER INTERESAT E TYRE DHE NUK KANE SI TE NA PERGEZOJNE KUR NE MBROJME INTERESAT E SHQIPARISE DHE SHQIPTAREVE.

    VETEM MIOPET MUND TE FLASIN NDRYSHE…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje