Serbia ankohet në OKB për deklaratat e Ramës për bashkimin Kosovë-Shqipëri

11 Prill 2015, 15:15Rajoni TEMA

Ambasadori serb në OKB, Milan Milanoviç, i ka kërkuar kryetarit të këtij organi që t’i përcjellë vendeve anëtare deklaratën e Edi Ramës të dhënë në një intervistë bashkë me Hashim Thaçit në Ulqin.

Në dokumentin konfidencial që i është shpërndarë përfaqësuesve të vendeve anëtare është shpërndarë edhe rekomandimi i presidentit të këtij këshilli Dina Kaëar.

Në të ambasadori serb kërkon të tërhiqet vëmendja për deklaratat e Ramës se Shqipëria dhe Kosova mund të bashkohen në një mënyrë klasike nëse BE nuk hap rrugën për integrimin e Kosovës dhe liberalizimin e vizave.

Sipas diplomatit serb “deklarata është provokative dhe tej mase shqetësuese për marrëdhëniet në rajon, në veçanti mes Serbisë dhe Shqipërisë”. Ambasadori Serb i cilëson ato në letër “si kërcënim serioz për paqen rajonale”, “mosrespektim të rezolutës 1244”  dhe “thirrje për rishikim kufijsh ndërkombëtarë”, raporton Lapsi.

“Vendi im i kërkon komunitetit ndërkombëtar të dënojë retorikën nacionaliste që minon procesin e pajtimit dhe progresin në rajon”.

10 komente në “Serbia ankohet në OKB për deklaratat e Ramës për bashkimin Kosovë-Shqipëri”

  1. aqifi (po i verteti ama) says:

    Normal, se ky cari i gjate kujton se mund t’i jape gojes si maloku. Harron qe maloku kishte imunitet nga puna e haloperidolit…

  2. Hem... says:

    Epo te te beje moral krimineli, Serbia duhet te cohet ne Hage per krime njerezimi sepse deri me sot nuk kemi degjuar te kerkohet ndjese per krimet ne Kosove, rrjedhimisht, jane krenare te jene vazhdues te Miloshevicit.

  3. Sh says:

    Rama nuk merr vesh nga Rezolutat ,nuk ka qene dhe nuk eshte politikan ,

  4. krist says:

    Tirana duhet te rishikoje menjehere
    te drejtat njerzore te shqiptareve ne luginen e Presheves duke mbeshteture atje popullsine shqiptare
    Serbia duhet mbajture gjithmone ne presion dhe duhet kujtuare se ka akoma popullsi shqiptare brenda kufijve te sotem te saj
    Gjithashtu. Qeveria shqiptare duhet te pergjigjet edhe ajo me nota protesete sa here qe presidenti psikopatofashiste i serbise ka ofenduare me dhjetra here kombin shqiptare dhe tere shqiptaret
    A nuk e shikoni si reagojne ata menjehere mw nota proteste ne tere kancelarite e e europes
    Duhet qe ministria e jashteme ti dorzoi note proteste ambasadorit serb ne shqiperi se eshte jashte cdo rregullave te mardhenieve shteterore qe pala serbe te na thote se c duhet te thone shqiptaret ndermjet tyre!
    Mos valle kujtojne se jane ne kohen e perandorise se Stefan Dushanit
    Gjithashtu duhet tu permendet shtypja dhe padrejtesite qe u behen popullsise shqiptare te lugines se Presheves
    Por per fat te keq po shikojme se diplomacia shqiptare po fle gjume e ndersa serbet po dergojne nota proteste kudo

  5. katarakti says:

    Kot i ka hyre kesaj pune Rama. Kosovaret si do qe te vije puna ne zemer te tyre kane Berishen. Ndersa Rama veçse prishet me kancelarite perendimore. Kosova ka institucionet e saj. Une kam njohur shume LDK-iste te aferm me Rugoven qe bashkimin me Shqiperine e konsideronin si llahtar. Le te bashkohemi nen ombrellen e Bashkimit Europian si dy shtete te pavarura dhe kaq. Rama le te merret me punet e Shqiperise dhe t’ia leje nacionalizmin folklorik “majekrehi” Berishes.

  6. Dum baben says:

    Po qe se Serbija do te doje te bashkohet me Kroacine ose Bosnjen une nuk do te kisha asnje kundershtim,ose simbas Arian Canit: S’me plas fare!!

  7. arbi says:

    Po pse s’,kerkon diplomazia shqiptad
    re ,qe Serbia,para se te hapi gojen e qelbur,ti kerkoj falje kombit shqiptar publikisht,sic bene me Kroatet,e pastaj ti jepet e drejta te flase

  8. emigranti says:

    Po pse ka kaq frike Serbia nga bashkimi i Shqiperise me Kosoven? Kane filluar tu dridhen leqet e kembeve.

  9. shiaksi says:

    po jan dy popuj me nje gjuh te perbashket,perse te mos bashkohen,po serbi ca leshin don!duhet ta harroj Kosoven, ajo eshte shtet i pa varur FUCK SERBIA

  10. petrit zela says:

    Kohrat po ndryshojn.Ku nje pjese e vendeve te botes me kete revansh
    qe kan marre padrejtesit,mund te humbasin dhe Identitetet..Padrejtesit,
    nuk jane gje tjeter,pervecse produkte te instikteve,ku ne pergjithesi
    pjesa derrmuese e krijesave te ketij planeti,veprimet e te cileve, jane te pa pergjegjshem..Njerzimi e din shum mire,se OKB-ia u krijua si domosdoshmeri e kohes per te mbajtur nen fre disekuilibrin,qe te mos riperseriten tragjedi si ne te kaluaren e shekullit te njezet..Por te mbaj nje ekuiliber me nje barazi te plote duke mos I lene asnje lloi
    hapsire tendacave te politikaneve kudo qofshin ne skajet me te fundit
    te planetit..Dihet se shum politikane,te djallzuar te se kaluares apo dhe te sotmes, primare vazhdojn te kene si te domosdoshem -ekspansionin
    kunder fqinjeve te tyre..
    Se nder shekuj kane pasur si mbeshtetje,pushtimet,vrasjet pa kurfar kriteri,apo pastrimet etnike si e si per te suprimuar mbijetesen e me te dobteve.Konkretisht ne gadishullin ballkanik jetojn nje sere kombesh
    me etni te ndryshme,por divergjencat prej shekujsh ndermjet tyre kane qene te pashmangeshme,sepse u interesonte forcave te errata te kontinentit Evropian,pikrisht e kane mbajtur ballkanin ne gjendje alarmi sidoemos te perendimit.Une personalisht jam me se i bindur,se
    per popujt e shqiptarizmit drejtesija nuk ka ekzistuar prej shekujsh se ne te kunderten shqiperija e sotme nuk do te ishte kjo qe shohim sot.E zvogluar,e lodhur,e drobitur,e mjeruar,e denigruar,e poshtruar,
    nga Sllavo Serbet ne veri,
    dhe nga Greket Helen ne jug..Gjate shekujve,keta dy vende me natyre agresive,kane pasur mbeshtetje te fuqishme nga Evropa e vjeter dhe e reja,po ashtu dhe nga Caret e vjeter dhe te rinj..Nacionalzmi ekstrem,
    qofte ai Serb apo Grek dhe me djajt kane bashkepunuar per te minimizuar apo eklipsuar identitetin apo origjinen e mbijeteses se popujve te shqiptarizmit..Eshte e pa pranushme per OKB-en qe te qendroi kaq passive ndaj vendeve ne zhvillim,qe akoma vazhdojn,te jene nen tutelen e me te forteve,paturpesisht dhe sot sllavo Serbet,ulerijne
    si bisha te plagusura,me mendimet e tyre absurde duke u qare ne Bruksel
    apo ne OKB-e se politikanet tane,sic duket po i prishin gjumin e endrrave,te ekspansionit barbareve Sllav..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje