Gazeta gjermane «Frankfurter Allgemeine Zeitung» prezanton planet për shndërrimin e Brezovicës në qendër të turizmit dimëror dhe veror, por vë në dyshim financimin e projektit të një kompanie franceze
Qeveria e Kosovës dhe konsorciumi francez «MDP Consulting – Compagnie des Alpes» të martën pritet të nënshkruajnë kontratën për ndërtimin e resorit të Brezovicës. Gazeta e njohur gjermane «Frankfurter Allgemeine Zeitung» (FAZ)i ka kushtuar këtij synimi një tekst të gjatë, duke theksuar që në fillim se shumë kosovarë preferojnë të shkojnë për skijim në Maqedoni për shkak se infrastruktura e sporteve dimërore në Brezovicën e afërt është e papërshtatshme dhe jo e mirëmbajtur si duhet. Por gjithçka mund të jetë ndryshe nëse realizohet plani për shndërrimin e Brezovicës në qendër të turizmit dimëror dhe veror. Tani, shkruan gazeta «Frankfurter Allgemeine Zeitung», prej nëntë teleferikëve shumica nuk punojnë; nuk punon as teleferiku i pistës kryesore në mbi 2500 metra lartësi mbidetare. Teleferikët e tjerë punojnë herë pas here për shkak të ndërprerjes së rrymës dhe mirëmbajtjes së dobët. E njëjta vlen edhe për hotelet, shumica e të cilave janë ndërtuar në kohën e Jugosllavisë. «Në fund të viteve 70-të këtu është investuar shumë për ta përgatitur këtë trevë si alternativë për Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 1984 në Sarajevë», shkruan FAZ.
«Tani një konsorcium nën drejtimin francez synon të ndërtojë parkun më të rëndësishëm rekreativ në Europën Juglindore. Grupit i takon ‹Compagnie des Alpes›, një ndërmarrje gjysmështetërore, e cila vetëprezantohet si udhëheqëse në tregun botëror të mirëmbajtjes së terreneve të skijimit. ‹Jemi duke planifikuar resorin më të madh në Ballkan, që do të punojë gjatë tërë vitit›, thotë Pascal Roux, shef i firmës konsultuese MDP nga Meylan afër Grenoble, e cila i prin konsorciumit. ‹Dhe do të jetë në nivel të klasit botëror për familje dhe për profesionistë›. Në fazën përfundimtare të realizimit pistat do të jenë 100 kilometra të gjata, tani janë vetëm 16 kilometra. Së paku 20 teleferikë të rinj janë planifikuar. Deri në 15 mijë skiatorë mund të jenë në pista njëkohësisht, për 7000 prej tyre do të ketë mundësi fjetjeje në hotele dhe vila», raporton gazeta gjermane.
Sipas saj investimi i përgjithshëm i palës franceze pritet të jetë 409 milionë euro. Planifikuesit vlerësojnë se ky resor turistik do të ketë qarkullim vjetor prej 100 milionë euro. Nga kjo pritet të përfitojnë edhe banorët e Kosovës, ku kuota e papunësisë është rreth 50 për qind. Nëse gjithçka shkon mirë në rajonin e Brezovicës llogaritet se do të hapen 3000 vende pune, në rastin më të favorshëm gjatë gjithë vitit. Gjatë stinëve të nxehta vizitorët pritet të joshen nga një park i madh me pishina të hapura dhe me staza për biçikleta.
Parku Kombëtar i Sharrit ka 3400 hektarë dhe ofron përjetime në natyrë gjatë gjithë vitit. 260 hektarë gjenden në lartësi prej 900 deri 2500 metra. Planifikuesit llogarisin me së paku 120 ditë skijimi, me borë artificiale madje mund të arrihen 150 ditë deri në muajin prill. Sipas planifikuesve në Brezovicë bie dyfish më shumë borë se në terrenet konkurrente në Maqedoni, Mal të Zi apo Serbi. Për suksesin e Brezovicës flet edhe pozita e mirë mes Prizrenit dhe Prishtinës si dhe Shkupit në Maqedoni. Rrugët deri te aeroportet e të dy kryeqyteteve janë 60 dhe 70 kilometra larg. Vizitorë nga 16 qytete mund të shkojnë në Prishtinë me avion për dy orë. Aeroporti i Prishtinës parashihet të ketë kapacitet për 4 milionë pasagjerë, por tani vetëm 1,6 milionë pasagjerë aterrojnë aty. Sipas Lorik Haxhiut, drejtor i konsorciumit lokal «Outdoor Kosovo», kjo është arsyeja që edhe ndërmarrja Aéroports de Lyon merr pjesë në projektin për Brezovicën. Kjo ndërmarrje bashkë me Limak-Holding nga Turqia në vitin 2010 e ka marrë me koncesion aeroportin e Prishtinës për 20 vjet.
Përkundër planeve impresive dhe fluturuese ende shumë pikëpyetje e shoqërojnë projektin për Brezovicën. Është ende plotësisht e paqartë se kush e financon atë. Planifikuesit shpresojnë se do të marrin kredi nga investitorët, bankat dhe institucionet qeveritare përgjegjëse për zhvillim. Lorik Haxhiu thotë për FAZ se donatorët mezi po presin për të investuar, por pas pak thotë: «Për fat të keq imazhi i Kosovës është i tmerrshëm. Nuk është e lehtë të gjenden investitorë». Një problem tjetër është se Brezovica gjendet në një komunë me shumicë serbe, në Shtërpcë, dhe planifikuesit duhet të marrin edhe mbështetjen e popullsisë lokale serbe.
DIALOGPLUS
uaaaaaaaaaaaaa urrraaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa tani dhe edi rama do na coje ni kosov per pune. urraaaaaaaaaaaaaaaaaaaa fitoreeeeeeeeeeeeeeeeeee, ja hodhemmmm evropes. tani valizhet dhe ne arabi , kosove doja te thosha. kujdes do beheni me pare sunet .
GJAKPRISHUR MOS NGATERRO KOMBESI ME FE E ME GJEOGRAFI
Brezovica dhe rajoni i sharrit jan prrallore nuk ka vende ne ballkan dhe me gjer qe ka nje natyre kaqe te bukur dhe te pershtatshme per skijim kosova nuk ka nevoje te ngutet me zhvillimin e brezovices dhe qendrave te skijimit atje gjdogje duhet matur mir ne menyre qe ajo bukuri prrallore dhe qendrat e skijimit atje te ndertohen me plane tedetajuara model per ballkanin gjithashtu edhe me rugoven nuk duhet te ngutemi edhe atje qendrat e skijimit duhet te ndertohen sipas modeleve me te mira evropiane edhe rugova ka nje natyre perrallore qe nuk e gjen gjet ne ballkan dhe me gjer.
kosova me keto dy qendra turistike per skijim te nivelit evropian do shenderrohet ne qender te ballkanit per turistet qe preferojn ket turizem ndersa dihet se skijimi esht turizem elitar.
Me cfare e keni perkthyer kete artikull me Google Translate? Aterrojne, impresive…. Cjane more keto fjale se na cuditet! Hapni ndonje fjalor shqip here pas here se shkruani me keq se ca maloke apo lopcare qe lene komentet e partise ketu!
3000 vende Pune?shihni enderr se as ne aller franceze nuk ka aq te punesuar ne nje station!Sigurisht se nuk iu kushton shume ketyre me ju thane ate,po vendosene ne kontrat se ju garantojne 3000 vende Pune edhe shikoni si do reagojne! Bile duhet edhe nje nene penalizimi ne qofte se nuk japin 3000 vend Pune!keta per me i shit kosoves sa nuk bane,ju premtojne edhe lidhje me hé en,mjafton te firmoset se do marrin pare per 13 téléski!
Pune korrakesh franceze..
Pune shqiptaresh gjelle gomaresh…
BEJIN BESIM FRANEZEVE ….. HA HA HA PRSIN TE SHIKONI DHE MOS I BESONI AS NJE MINUTE ..SE RREJNE PA PIKE TURPI MINISTRI I BUXHETI JEROME CAHUZAC THA SE NUK KISHTE LEKE JASHTE FRANCES … PARA 60 MILION TELESPEKTATOREVE .. DHE MBAS 2 DITESH I DOLEN SE KISHTE 7 MILION …. HARROI QE I KISHTE NE SVICER PRANDAJ MINISTRAT NE KOSOVE MOS I BENI BESIM MOS JA JEPNI FALAS SI BERISHA NAFTEN TE HUAJVE … SE NUK JENI BUDALLENJ .. DHE SHIKONI NJE AUSTRIAKE OSE GJERMANE … ..