Georgievski: Kryeministri i qeverisë teknike duhet të jetë shqiptar

15 Prill 2015, 18:33Rajoni TEMA

Sipas agjencisë “INA” ish-kryeministri Lubço Georgievski e ka përkrahir idenë që kryeministri i një qeverie teknike që do të formohej për tejkalim të situatës aktuale në Maqedoni, të jetë shqiptar.

Gjatë debatit të organizuar nga QMBI, Georgievski ka vlerësuar se shqiptarët e Maqedonisë kanë së paku 4-5 intelektualë të kalibrit të lartë, që mund të ushtrojnë këtë detyrë.

“Kur jemi tek qeveria e ekspertëve u promovua ideja se më mirë do të ishte që në këtë moment një shqiptarë të jetë kryeministër i qeverisë teknike.

Mua personalisht nuk më pengon kjo dhe vlerësoj se shqiptarët në vitet e fundit kanë nxjerr 4-5 intelektualë që mund të kryejnë me sukses këtë detyrë në Maqedoni”, deklaroi Georgievski.

8 komente në “Georgievski: Kryeministri i qeverisë teknike duhet të jetë shqiptar”

  1. Maryland says:

    Ndjehem shume mire nga keto fjale.

    1. Mbreti i Epirit says:

      TURKOFAGOS, JANULLATOS FOR PRESIDENT….. Gjithashtu!!!!

  2. Plohrrijk says:

    Ohhhh sa i lumtur jam dhe une, keta miqte tane te mire dhe kur na komplimentojne na denigrojne ? (4 deri ne 5, dmth 4.5 shqiptare qenkan te afte)

  3. Haxhi Qamili says:

    Kaq intelektuale ka gjithesaj Maqedonija, laj thaj. Te tjeret permenden si koketreshe.

  4. Elvis says:

    Te prodhosh 4 – 5 intelektuale keto vitet e fundit, eshte arritje shume e madhe per shqiptaret e Maqedonise.

  5. Albani says:

    Mire qe atje na qenkan nja 4 a 5
    Ndersa ne Shqiperi nga keta qe kemi provuar deri tani nuk na ka dale njeri i hajrit.

  6. raimond vlonjati says:

    Keta sllavo maqedonsit jane inteleltuale te afte shume ..lol
    Ne fakt po te vihet shqiptar Kryeminister ,direkt te kerkoje krijimin e Maqedonise si konfederate..te perbere nga dy federata etnike

  7. rudi says:

    4-5 ,mbetesh ne klase!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje