Ivica Daçiç: Thaçi në Serbi? Nuk ka nevojë të vijë

15 Prill 2015, 17:16Rajoni TEMA

“Një temë serioze, një qasje joserioze”, ka thënë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, duke komentuar lajmin e mediave në Kosovë se ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, më 24 prill do të jetë për vizitë në Beograd.

Gazeta “Express”  duke iu referuar medieve serbe, thotë se Daçiç ka shtuar se në fakt rreth pjesëmarrjes të cilën e organizon një organizatë jo qeveritare “Ambasadorët e Paqes” e ka mësuar nga mediat.

Sipas tij, Qeveria e Serbisë në lidhje me këtë organizim nuk është konsultuar, dhe kjo është arsyeja pse, sipas tij, në takimin nuk ka nevojë për qenë pjesëmarrës.

“Mendoj se nuk ka nevojë për të ardhur. Ne kemi bërë shumë hapa në normalizimin e marrëdhënieve tona në një mënyrë që është rënë dakord reciprokisht mbi to. Për këtë nuk është rënë dakord reciprokisht.

Ky është një organizim i një anshëm i qarqeve të caktuara joqeveritare”, citohet të ketë thënë ministri i Jashtëm serb.

Daçiç ka shtuar se në “çështje të tilla serioze nuk mund të zbatohen pa autoritetet shtetërore”.

4 komente në “Ivica Daçiç: Thaçi në Serbi? Nuk ka nevojë të vijë”

  1. Epiriíiiiiiii says:

    Po nuk u Ftua Thaci edhe Min Shqiptar D.Bushati duhet ta Refuzoje ftesen, mbase nuk i dihet edhe ai Kroat e ben

  2. Alphade says:

    Akoma serbet mendojne e veprojne si ne kohen e Pasicit ! O tempora o mores!

  3. kaqi i zi antikomunist says:

    Tani dua te degjoj ata pedrot qe kritikuan fjalet e rames dhe rexhep qoses.

  4. kuq e zi says:

    Thaci duhet te shkoje kjo vizete eshte nje mat per politikanet dhe politiken serbe sepse ato u shesin akoma nacionalizma serbeve se gjoja po ta kapin thacin do e mbajne 10vjet ne burg sipas gjykates se tyre kjo vizite do e fluturonte qeverine serbe nga dritarja dhe do i hapte rrugen nje qeveroe me realiste
    Sipas dacic me thacin mund te negociohet por serbine nuk mund ta shkeli kjo i nxjerr bllof para zgjedhesve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje