Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka arrestuar në flagrancë në orët e pasdites së sotme, punonjësin e Policisë së Qarkullimit Rrugor në Lezhë, Ylli Ulaj, për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të punonjësve që ushtrojnë funksione publike”, neni 259 i Kodit Penal.
Arrestimi i punonjësit të policisë u bë pasi sot rreth orës 11.30 duke qenë me shërbim në autostradën Milot – Lezhë, dyshohet se i ka marrë 50 euro në formë rryshfeti një shtetasi nga Kosova, me iniciale S.D.
Ky i fundit po udhëtonte me automjetin e tij kur u ndalua për tejkalim të normave të shpejtësisë. Shtetasi nga Kosova ka kundërshtuar faktin se ishte në shkelje të rregullave të qarkullimit, por ka paguar sasinë e lekëve të kërkuar nga efektivi i Qarkullimit, Ylli Ulaj.
Punonjësi i policisë ka marrë 50 eurot dhe nuk ka proceduar administrativisht shtetasin kosovar, për shkeljen e konstatuar.
Shtetasi S.D. ka bërë më pas denoncim në numrin falas 0800 90 90 të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Menjëherë nisën hetimet dhe u arrestua në flagrancë punonjësi i policisë Inspektor Ylli Ulaj, dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 50 eurot e dhëna nga shtetasi kosovar.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të punonjësve që ushtrojnë funksione publike”, neni 259 i Kodit Penal.
Ministria e Punëve të Brendshme nxit qytetarët të denoncojnë në numrat falas, raste të abuzimit dhe aferave të punonjësve të policisë, duke konfirmuar vendosmërinë për të përballur me forcën e ligjit, çdo shkelës të tij.
Para vitit 1999 Serbi ti mirrte 600 marka kot fare, vetem se e shifte qe je Shqipetar Arberor!!! Edhe goja sta mbante guximi ta hapesh, se te rraste ne Burg si ato Lopet qe kur te teket ta futish ne Kasollet!!!
Veshtir te behet shqiperia me gjithe keta gomarei qe ka ore zoteti ju e dini forte mire se qfare police te korruptuar keni nuk kan mbet kosovaret t’ju tregojn. nuk ka kosovar qe ka vizituar shqiperin dhe nuk esht vjedhe nga policia e shqiperis une personalisht asnjeher nuk kam kaluar kufirin e shqiperis dhe te mos me kerkojn direkt leke doganieret hemor ka diqka per neve.
Mos ja fusni pordhes ne ajre vizitone njeher kosoven dhe shikoni qfare policie ka kosova dhe pastaj folni pastaj beni krahasimin me policin e shqiperis dhe do te bindeni se qfare policie koti dhe super te korruptuar keni.
Mbreti i epirit. Artikulli ishte shum i qarte polici nuk esht arrestuar kote vetem per nje telefonat por (Punonjësi i policisë ka marrë 50 eurot dhe nuk ka proceduar administrativisht shtetasin kosovar’… E kupton ti qfare do te thote kjo thjesht polici i ka mare leket e ka gjobit shtetasin kosovare dhe ato leke nuk i ka deklaruar fare thjeshte i ka fute ne gjepe.
leka. Sa qesharak qe je kosovari i ka ofruar para policit ather pse nuk e ka arrestuar polici ate kosovarin qe ka tentuar ta korruptoje shum thjesht.
Une mendoje se ky kosovari duhet pergezuar per gjestin e ber dhe jo te thumboset ketu me broqkulla koti.
Nje gje duhet ta pranojm te gjithe shqiperia ka policin me te korruptuar dhe me jo profesionale ne ballkan kjo esht fakte tema e diskuzimit duhet te jete si ta ndryshojm.
Nje gje mos harroni kosova ka policin me profesionale dhe me te re ne ballkan te trajnuar per 15 vite prej ekspertve te NATO,se Ametika dhe Bashkimi Evropian. Edhe Personeli i policis se kosoves per nga mosha eshte me i riu ne ballkan si i tille edhe me dinamiku edhe oficeret e larte te policis se kosoves jan ekspert pare ekselance shumica vine nga akademia policore e ish-jugosllavis ku edhe kan sherbyer me dekada me pare ndersa dihet se jugosllavia ka pas akademin ushtarake dhe policore nder me te miren ne evrope.
Si mundet te arrestohet nje punojes policie vetem nga nje telefonate,vetem nese kosovari ka qene agjen i infiltruar,edhe kjo gjykata nuk do ta marre per baze pasi ai mund ta kete provokuar policin duke ja afruar ai parane dhe jo se ja ka kerkuar polici, duhet thene se ne kete lloj sistemi qe ne po krijome viktima jane vetem policet te cilet po mbushin burgjet me ta,pse te arrestohet ,kur mund te kete dhe mase tjeter denimi per kete person,kjo eshte vetem nje presion i hapur i qeveritareve qe te beje shembull nje qe te degjoje te tjeret,nuk mund te luftohet korrupsioni ne kete menyre.
Ai shqiptari nga Kosova ka ber mire dhe duhet te denoncohet idiotizmi ku do qe ndodh.
Une personalisht sa i mbaj lekt ose € 10,20,5€ ne gjep ne rast te ndonje polici idiot une ua dha por i kam te fotokopjume ato pare dhe bej denoncim kshtu kam ber edhe me polic te Malazez dhe kam denoncu ne ambasad suedeze ne Podgorice ndersa polici edhte debu nga puna.
dreicak me ka ndollur edhe mua ne aroporte ne Podgorice ku nje polic shqiptare nga mali i zi me me emrin Nino Berishaj me grabiti 50 euro isha duke shkuar ne kanada ku edhe banoj .a mos eshe i njejti polic qe te ka ndollur edhe ty me respekt malesori
O leka !nuk eshte njelloj si te ja marri polici ,apo te ja japi ai policit ?quhet korrupsion ,dhe numri qe shikon me siper funksionon ,biles me mire se vjet
Polic keni kujdes edhe me celular ju rexhistrojm dhe fotografojm parat qe te jet numri serik i njejt me ato qe ke marr.
Me keto opinione ,kam besim te plote qe do t’ja thyejme brinjet korrupsionit.
Dhe Mbreti I Epirit,i shkreti. qe nuk di te shkruaj dy llafe pa gabime,e jep nje mendim.
Leka paragjykon duke thene qe pse me nje telefonate dhe me poshte pranon qe nuk e di nese eshte I infiltruar apo jo dhe ,me e bukura,kur thote mbase ja ka ofruar vet!!!!O Leke,nese ai ja ofroi ,polici duhet ta kishte arrestuar ne moment,jo t’ja merrte!!!
O,Leke!!???
per hajdutet ka vetem burg dhe denimi duhet te jete edhe me i rende sec eshte.me vjen cudi se disave ju vjen keq per policet qe na vjedhin por kur ta provoni na i thoni.para tre vjetesh ishte hera ime e fundit qe shkova ne shqiperi me makine nga athina dhe nuk do e bej me .vetem 250 km rruge kakavije-tirane 6 postablloqe policie,3 kercenime nga keta legena police,70 euro mi vodhen dhe 3 ore te humbura kot ne rruge.
Ne Kosove policit te ndergjegjshum po i ofrove lek euro ti ve pranga menihere ka plot te ketilla raste ne Mitrovic ndodhim ma shpesh ketu raste pasi qe nga andej futin edhe mallara te kontrabanduara nga Serbia.
Ne spitalin rajonal te Pejes brenda dy muajve jan suspenduar tre mjek pasi i kerkuan euro 100 deri200euro kryefamiljarve te smurve qe ishin ne spital per trajtim kirorgjik.
O Leka polici a doni me u ba njerz ju apo jo po nuk deshe me pranu ate roge qe te japin mos e bej ate pune. Ku e ke gjete ti kete metode me mare polici pare te thata ne dore, polici ven gjoben mer target shef dokumentat,pret faturen e te tjera e te tjera. Po deri kur more keshtu edhe I jep edhe te drejte Policit.
Malsor! mua me ka plaqkit nje polic rrugor .
Une zakonisht udhtoi nga Finlanda ne troje shqiptare me makin por kurr neper serbi.
I shkreti, u msu n’Kosove ku funksionon ligji (me i jep pare policit t’arreston meniher) e ka menu qe edhe n’VllehoGreqi ka kultur e shtet. Msim per heren tjeter, kur t’vjen n’men me shku n’Shpellistan.
Taulanti /tirane ka mundesi ti pergjigjesh kesaj komentuese me emer “seksi” per ate se cfare ka shkruajtur ??
Me ate dhe me ata me mjeker ,merret tfg,Pilo Lal,Lono prej betoni etj se jane njesoj ,por me kahe te kunderta.Une merrem me ata qe valevisin flamurin kuq e zi,qe mbushin ndeshjen e Kombetares dhe ngrihem ne kembe per ata qe kane luftuar per clirimin e Kosoves dhe bashkimin kombetar