Vëllai i shqiptaro-amerikanëve të vrarë paralajmëron kryeministrin serb

16 Prill 2015, 15:34Rajoni TEMA

Vëllai i Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçit, të cilët u vranë në Kosovë 15 vjet më parë nga forcat serbe, paralajmëroi kryeministrin Aleksandër Vuçi se familja do të shkakonte polemika nëse nuk bëhej ndonjë progres domethënës në këtë çështje para se kryeministri serb të vizitojë Beogradin.

Fatos Bytyçi tha se Vuçiçi kishte premtuar familjes në disa raste se ai nuk do ta vizitonte SHBA-në apo takohej me Presidentin Barack Obama para se të kishte zhvillime të rëndësishme në këtë çështje.

“Vizita në Shtetet e Bashkuara ose takimi me presidentin Obama pa pasur progres në këtë çështje do të ishte premtimi i tij i shkelur në lidhje me këtë çështje. Ai më ka shprehur gjithmonë angazhimin e tij personal që vrasësit e vëllezërve të mi të ndiqeshin penalisht – pavarësisht se kush janë ata,” tha Bytyçi të enjten.

Premtimi i fundit që ai mori nga qeveria serbe ishte se çështja do të zgjidhej deri në mars të këtij viti, tha ai. Prokuroria serbe ka njoftuar gjithashtu disa herë se do të zgjidhë çështjen, por deri tani nuk është ngritur asnjë akuzë.

Vëllezërve Bytyçi, qytetarë amerikanë me origjinë shqiptare, iu bashkuan një dege vullnetare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të quajtur Brigadat e Atlantikut, e cila ishte aktive gjatë konfliktit me forcat e Beogradit në vitin 1999.

Përkrahë anëtarëve të tjerë të Brigadave të Atlantikut, të cilët kryesisht kishin ardhur nga SHBA-ja, vëllezërit udhëtuan për në Kosovë për të luftuar kundër Serbisë. Sipas Fatose Bytyçit, pas marrëveshjes së paqes të korrik 1999 që i dha fund luftës së Kosovës, ata ranë dakord tëshoqëronin disa fqinjët romë në Serbi.

Por kur ata kaluan një vijë të pashënuar kufitare pranë Merdares, u arrestuan nga policia serbe se kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në atë që atëherë ishte ish-Jugosllavia.

Pasi kryen dënimet e tyre, ndërsa largoheshin nga burgu u Prokupljes, u arrestuan përsëri, u çuan në një qendër stërvitore policore në Petrovo Selo dhe u mbajtën në një magazinë atje.

Gjatë mbrëmjes së 9 korrikut 1999, ata u lidhën me tel nga persona të panjohur dhe u çuan në një vendgrumbullim plehrash, ku u ekzekutuan me plumba pas qafe.

Eshtrat e tyre u zhvarrosën në qershor të vitit 2001 nga një varr masiv në fshatin Petrovo.

Prokuroria e krimeve të luftës paditi dy oficerë policie, Streten Popovic dhe Milos Stojanovic, për transportim të vëllezërve nga Prokuplje në Petrovo Selo. Në vitin 2012 të dy u liruan nga akuzat.

Gjatë gjyqit, Stojanovic dhe Popovic u shprehën se ata morën urdhër t’i shoqëronin vëllezërit në Petrovo Selo nga Vlastimir Djordjevic, i cili në atë kohë ishte ndihmës ministër i brendshëm i Serbisë.

Vitin e kluar Gjykata e Hagës e dënoi Djordjevicin me 18 vjet burg për krime lufte në Kosovë.

Hetimi fillestar për vrasjen e vëllezërve, i cili u nis nga prokuroria serbe për krimet e luftës me ndihmën e SHBA-ve, u përqëndrua te tre persona: Djordjevic, Vlajko Stojiljkovic, një ish-ministër i brendshëm i cili vrau veten në vitin 2002, dhe Goran Radosavljevic, ish-komandant i një njësie speciale policore dhe i qendrës së stërvitjes në Petrovo Selo.

Radosavljevic tani është në pension, por mbetet aktiv në politikë si anëtar i bordit ekzekutiv të Partisë Progresiste të Serbisë. Ai gjithashtu drejton disa kompani të sigurimit.

Ai është marrë në pyetje në lidhje me vdekjet e vëllezërve Bytyçi, por nuk është ngritur asnjë akuzë. Ai ka mohuar çfarëdolloj përfshirjeje në krim.

Serbia është vënë disa herë nën presion nga Shtetet e Bashkuara për të zgjidhur këtë çështje – më e fundit në muajin mars nga një agjenci qeveritare e quajtur “Komiteti Amerikan i Helsinkit”, i cili tha se mungesa e përparimit në çështjen Bytyçi tregonte se nuk ishte vendosur drejtësi.

Autoritetet u kritikuan gjithashtu edhe nga ambasadori i SHBA-ve për krimet e luftës Stefen Rap, i cili deklaroi se Serbia duhet të ndjekë penalisht ata që urdhëruan krimin dhe se asnjë ambasador amerikan do të pushojë së i bëri presion Serbinë derisa kjo çështje të zgjidhet.

Vucic mori një ftesë për të vizituar SHBA-në më 9 prill nga zv/presidenti i SHBA-ve Joe Biden. Data e vizitës mbetet ende për t’u përcaktuar.

18 komente në “Vëllai i shqiptaro-amerikanëve të vrarë paralajmëron kryeministrin serb”

  1. Arti says:

    Cte thuash, kriminelat kriminele mbeten. Lavdi familjes Bytyci qe hyn tek 0.1% i atyre familjeve qe lan cdo gje per pavarsine e Kosoves, por rasti i tyre ndoshta eshte me uniku pasi erdhen pertej Oqeanit e lane nje jete komode ne SHBA per te cliruar Shqiperine. Shteti Shqiptar duhet te ngrej struktura te posacme sigurimi per ti ekzektuar direkt pergjegjesit per krimet e luftes, ashtu sic beri Izraeli me kafshet Naziste.

  2. ylli polar says:

    KY SHTET QE KEMI NE VETEM PER SHQIPTARET NUK MENDON.

    1. Gattamelata says:

      Keto shtete qe kemi ne, nuk mendojne per shqiptaret!

      Se kemi dy shtete shqiptare lavdi Zotit, por njeri eshte mut e tjetri kak!

  3. Taulant/Tirane says:

    Respekt per kete familje!

  4. katnari says:

    spo kuptoj po shqiperia dhe shqiptaret c futen ktu ktu behet fjal per shtet tjeter kosove dhe kta jane kosovare dhe jo shqiptare kur vidhnin shqiptaret ne itali shtypi kosovar vodhi dhe vrau shqiptari shqiperise e percaktojne po ne tani pse mos ta percaktojme kur islamiket e kosoves luftojne siri apo kosovaret bejen droge dhe thone jemi shqiptare shtypi atje por e ekqja eshte se dhe ketu thone shqiptari kur ne fakt e ben kosovari nje gje te keqe pra ne jemi te keqet e vetes kur i arrestojne qe te shpetojne apo kurvjedhin . a e kuptoni sa pune na kane prishur ne kosvaret ne europe ata beni gjith te kqijat dhe thonin kudo i bejme jo ne kosovaret por shqiptaret shtet tjeter . pra ka ardh koha t thuhet ne shtyp i here e mire kosovar dhe shqiptar jane dy gjera krejt te ndryshme dhe po te shikoni ne jemi dy shtete te ndryshe ku eshte realiteti qe kosovaret e pranojne kurse viktimat shqipetar se pranojne mbajen veset e kqija te kosvarve ne kurriz shkoni ne kosove e shikoni si thone ata per ne dhe plus veten e tyre e quajne kosvare ata,dhe sa na urrejne. mos tju vi keq se ne te shqiperise kemi frike nga e verteta por kshu eshte realiteti .dhe kta ne kete rast nuk jane shqiptar por kosovareduhet percaktuar o komentues.

    1. Albani says:

      O katnari
      shqiperia eshte nje dhe permban dhe treven e Kosoves pavaresisht ndarjes momentale administrative.
      Shqipetaret jane nje ne cdo treve ne te cilen jetojne.
      Dhe u ne jam kunder atyre Shqipetareve sidomos ketej nga trevat e mesme dhe jugut te cilet kur behet fjale per Shqipetar te keq duan qe ti cilesojne Kosovar apo Maqedonas,
      Turp per keta Shqipetare qe mbjellin percarje,keta jane armiq.
      LAVDI VEPRES SE VELLEZERVE BYTYCI
      SA TE KETE SHQIPERI NATYRALE GJITHMONE DO TE KUJTOHEN.
      LAVDI DESHMOREVE,FEMIJEVE,NENAVE,BABALLAREVE SHQIPETARE TE TREVES SE KOSOVES QE DHANE JETEN QE KOMBI SHQIPETAR,SHQIPERIA TE BEHET NJE DHE E PANDARE……….

    2. Shqiptari says:

      pse flet keshtu o katnari ?? Artikulli eshte per 3 Vellezer me pashaporte Amerikane, qe ngrihen e shkojne e luftojne ne Kosove !!
      Lavdi Deshmoreve te Kombit

      ngordhsh ne burg o sahale berisha, se ti personalisht ke futur percarjen Kosove-Shqiperi, Veri-Jug si dhe shume e shume percarje te tjera. QEN dhe Tradhetar i Kombit.

      Une jam nga jugu i Shqiperise dhe perkulem me respekt te thelle dhe krenari per Vellezerit Bytyci

      Lavdi Deshmoreve

    3. Taulant/Tirane says:

      Katnar,
      ka myzeqare,leber,kosovare etj.jane te gjithe shqiptare qe flasin shqip nga krahina te ndryshme.Lexo nja dy libra kur te te lodhi lopata me llac.

  5. joel shkodra says:

    A i kontrolloni lajmet para se t’i publikoni? Sa bukur: kryeministri serb do te vizitoje … Beogradin!

  6. Alo says:

    Pa lidhje! Po shqiptaret emigrojne dhe pas 10 vjetesh jane te shkombetarizuar, me do Kosovo me shume se 100 vjet nen serbine!!! Vetem perdhunimet serbe kane sjelle te pakten cerekun e popullsise ko(q)sovare.

  7. janine says:

    Hajde gazetar qe kemi .Dhe te shkrujn nuk dinm

  8. shkodra says:

    Mbaj mend djemte e rinj te Brigadave te Atlantikut qe zbarkonin ne Shqiperi per te kaluar pastaj ne Kosove…
    Lavdi atyre djemeve te rinj qe shkonin te vdisnin per kosove..

    Lavdi vellezerve Bytyci dhe mirenjohje te thelle Familjes Bytyci…

  9. kushtrimi says:

    ishin shtetas amerikan sesa per shqipetare as qe do ishin bere publik.
    lavdi vellezerve. shembull Patriot te lesh jeten e mire per te luftuar per atedheun. te ju ngrihet nje bust.

  10. edi says:

    kosova eshte kosove dhe per ket po flasim bac u kry e jo per shqiperine

  11. Cmimi i lirise says:

    Vellezerit bytyqi vdiqen ler lirin e trojeve shqiptare,si keta ka edhe shum te tjere nderta eshte edhe komandanti dhe poeti Agim Ramadani qe la gruan dhe femijet ne Zvicerr dhe ra heroikisht ne betejen e Koshares,keta nuk vdiqen per Kosove por per Shqiperi,ata luftuan per at pjese te Shqiperis por do te lufonin edhe per secilen pjese te Shqiperis po te ishte nevoja,ata dhe ne qe jetojme sot nuk njohim kufijt e padrejt qe i vun fuqit e kohes per te ngopur epshet e fqinjeve gjakpires grek e serb,historia na ndau por na bashkon ideali dhe endrra per bashkim.
    Vellezerve Bytyqi dhe te gjih heronjeve te rene LAVDI deri ne perjetsi.

  12. bugazi says:

    vlezrit bytyqi jeni krenaria e kombit shqiptare.

  13. Ema says:

    Ky arikull ka shume gabime ortografike..dhe fjali te ndertuara keq.

  14. marko says:

    Marko
    Respekte per familjen Bytyci dhe per Te gjithe ata patriote shqiptare qe lutuan e sidomos per ata qe dhane jeten per atdheun. SHBA duhet Te rrisin presionin ndaj Beogradit per vrasjen e pabese Te vellezerve Bytyci qe kriminelet Jo vetem te denohen,por Tu behet mesim serbeve te tjere se ndaj krimineleve nuk falje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje