Media priti më kot që pjesëmarrësit të mblidhen për të ndezur festën, por deri në largimin e kameras së fundit, nuk ndodhi asgjë e tillë.
Në fakt, në hyrje të parkut publik të Prishtinës, një prani e lartë e forcave të Policisë së Kosovës, përfshi forca speciale, me antiplumb dhe armatim taktik, ndalnin automjetet dhe kontrollonin të rinjtë që ishin drejtuar për atje.
Vullnet Krasniqi, pjesëmarrës në aktivitet, tha se komunikatat kërcënuese të policisë dhe kontrollet abuzive dekurajuan pjesëmarrjen.
Policia ka bërë sot dy veprime të cilat janë të turpshme. E para ka ndalur çdo person që ka hyrë në park. Ndërsa e dyta, njerëz që kanë hyrë në park, veç se kanë përdorur fjalën ‘bari’ i kanë kontrollu dhe i kanë zhveshur komplet”, tha Krasniqi.
Në njoftimin e eventit në Facebook, përmendej ndër të tjera edhe fraza “Festa fillon në orën 4 masdite ose 16:00. Ia qesim tymin nga 4e20 e tutje…”. Lidhur me këtë njoftim, ai komenton se ishte keqinterpretuar nga policia.
“Policia e ka keqinterpretuar, sepse po ia qesim tymin do me thënë po e kallim nejën, nuk ka lidhje me barin”, tha ai.
Megjithatë, rreth 100 pjesëmarrësit në aktivitet u argëtuan në mënyra të tjera që kryesisht nuk përfshinin përdorimin e drogës.
Policia realizoi disa kontrolle në zonën ku të rinjtë ishin mbledhur, por pa rezultat.
Nga ana tjetër, zëdhënësi për informim në Policinë e Kosovës, Baki Kelani, tha për Kallxo.com se në hyrje të Gërmisë, janë ndaluar 8 persona, 7 prej të cilëve për posedim ilegal të lëndëve narkotike në sasi shumë të vogla, nën 3 gram. Personi i tetë, i vetmi që nuk ka poseduar marijuanë, mbante një thikë.
Një tjetër pjesëmarrës në “aktivitetin e ndaluar”, Amar Havziji tha se kishte ardhur koha që në Kosovë të kishte një diskutim për legalizimin e marijuanës.
“Mbase është legal alkooli, pse nuk duhet legalizu edhe marijuana. E kanë marrë me shumë pas zemër policia dhe më shumë ka [policë] civilë se njerëz”, tha Havziji duke iu referuar pranisë së lartë të policëve pa uniformë në Gërmi.
Kallxo.com arriti të numërojë rreth 10 oficerë policie civilë, të cilët ishin kollaj për t’u pikasur, ngaqë ishin të gjithë burra të moshës së mesme, të veshur ndryshe nga tjetër dhe qëndronin bashkë.
Sipas Kodit Penal në Republikën e Kosovës, shkelësi i ligjit që kapet për herë të parë duke poseduar më pak se 3 gram substancë narkotike dënohet me gjobë ose me burgim deri në 1 vit. Ky është dënimi më i lehtë në fuqi.
Festa vazhdoi edhe pse pa marijuanë. Disa arritën megjithatë që duke u fshehur në pyll të dredhin një cigare për ta ndezur larg kamerave që më kot kishin ardhur për të mbuluar një ngjarje të ndaluar.
Nuk ka asgje te keqe se policia ben detyren e kontrollit te imet ne raste te tilla .Pergjegjesine mbajeni vete ,qe nuk keni mesuar akoma si te shpreheni bukur ,kuptueshem SHQIP!!!!
hahahahahahahahaah,te shprehen bukur?
o debil,shume bukur jane shpreh,jane shpreh gegnishte,gjuhen nanes!
Hi Meriton, ka kohe qe me humbe, ku ishe mor hajvan? Me mori malli me “t´zajabat pak”, a mos ishe n´Dubrave?
o te kam thon se je shizofrenik.
shizofrenia eshte semundje ku njerzit paraqesin karaktere te dy fishta!
sa pare e ke ble grujen ne shipni?
Pse s´me tregove ku ishe mor qerkez? A e pijve sot ndonji “Joint” atje ne parkun e Germise?
SHIZO, a po me kallxon sa para e ke pagu gruan,sepse shizofreniket vetem ket mundesi e kane mu martu,me ble me pare!
SHIZO,ty te shkon karakteri i fredi krugerit!
ahahahhahaahhaahah,edhe pake ke me fillu me mendu se je XHON KENEDI!
Jo jo, o Merithon, gabim e ke, karakteri im oshte i ngjashem me ate te Jack Nocolson-it ne filmin. “The Postman Always Rings Twice”
Ketu ke nji dtetail:
weimal-klingelt/images/5449740&h=871&w=590&tbnid=iluM5teUZ6m3gM:&zoom=1&tbnh=109&tbnw=74&usg=__thxmtBx4dcDZr4GdVAWxq-EA_rc=&docid=7xQSBBBC-rwW7M
ao kete:
http://www.warnerbros.de/images/dee7d4cd8fc537e1bc82181afea6e68e4.jpg
Kqyre kyfare pederr Krasniqi policin po i akuzon pse nuke i lejoj me konsumue droge publikishte plus aj leshe dreqi masi vet eshte i droguar po deshiron me i drogue edhe tetjeret po deshiron me kane legal droga turp .