Në emisionin “Shqip” këtë të hënë është i ftuar kryeministri Edi Rama. Edi Rama përgjigjet për pyetjet e shumta në prag të zgjedhjeve të para si kryeminister i vendit.
A janë zgjedhur kandidatët e duhur? Pse u zgjodh Erion Veliaj në Tiranë? Si e vlerëson Rama garën me disa kandidatë në kryeqytet? Pse po kritikon Blushi dhe cili është qëndrimi i kryeministrit për tezat e deputetit socialist? A po largohen shqiptarët prej politikave të qeverisë, apo lëvizja është krejt normale?
Në prag të hapjes edhe zyrtarisht të fushatës elektorale, e para që e gjen Edi Ramën si kryeministër, kreu i mazhorancës foli në emisionin “Shqip” me gazetaren Rudina Xhunga për kandidatët, për aktualitetin politik si dhe për fluksin e shqiptarëve që kërkojnë azil ekonomik, kryesisht në Gjermani.
A janë zgjedhur kandidatët e duhur? Pse u zgjodh Erion Veliaj në Tiranë? Si e vlerëson Rama garën me disa kandidatë në kryeqytet? Pse po kritikon Blushi dhe cili është qëndrimi i kryeministrit për tezat e deputetit socialist? A po largohen shqiptarët prej politikave të qeverisë, apo lëvizja është krejt normale?
Intervista e plotë
Rudina Xhunga: Zoti Rama mirë se keni ardhur. Çfarë vizite ishte kjo e Gjermanisë?
Edi Rama: Ishte një vizitë e kombinuar pune si kryeministër në një këmbim që kemi nisur me landin e Baden Wurttemberg për disa projekte të përbashkëta dhe pastaj si artist i ftuar për të çelur një galeri në një ekspozitë shumë prestigjioze në Berlin.
Rudina Xhunga: Në të gjitha fotot vërehen takimet tuaja me gjermanë, nuk shoh shqiptarë nga ata që janë me shumicë në Gjermani dhe kërkojnë azil. Ju nuk takuat shqiptarë, nuk patët takime me shqiptarë?
Edi Rama: Kam takuar jo pak shqiptarë, por nga ata që kishin ardhur për të marrë pjesë në ekspozitë.
Rudina Xhunga: Basha sot ju quajti kryeministër turist i një popullit refugjat…
Edi Rama: Tani që po mbaron sezonin 4-vjeçar turistik si kryetar i Tiranës, është një person kompetent për të folur për turizmin.
Rudina Xhunga: Po për personat që kanë kërkuar azil në Gjermani?
Edi Rama: Së pari, le të jemi të vërtetë me njëri-tjetrin dhe ta shikojmë në sy njeri-tjetrin. Lëvizja e lirë në Shqipëri, si në të gjitha vendet ku ra regjimi i vizave është shoqëruar me një fluks përpjekjesh për të shkuar dhe për të kërkuar një jetë më të mirë jashtë Shqipërisë dhe përgjithësisht në perëndim. Nuk është një fenomen shqiptar, nuk është një fenomen i ri. Po të shikojmë shifrat në rajon, sot, Serbia ka dyfishin e fluksit të lëvizjeve pas rënies së regjimit të vizave në raport me Shqipërinë. E, po t’i referohemi lëvizjeve migratore nga të gjitha vendet ish komuniste që iu bashkuan BE dhe që janë lëvizje me synim përfitimin në tregun e përbashkët të punës, bëhet fjalë për miliona. Thënë kjo, në këto javë jemi gjetur përpara një ngjarjeje pa lidhje me fluksin migrator, që është i natyrshëm për të gjitha vendet ku ka rënë regjimi i vizave. Kjo ka qenë e lidhur drejtpërdrejtë me një spekulim të madh. Një spekulim i madh, i bazuar apo që ka keqpërdorur një fakt. Gjermania,- dhe për këtë arsye flukset e këtyre javëve kanë qenë të drejtuara në Gjermani,- ka bërë kërkesën për 45 mijë të huaj, por ama bëhet fjalë për të huaj që zotërojnë zanate shumë specifike, që janë të nevojshme për tregun e punës në atë vend. Nuk bëhet fjalë për hapje dyersh për të mikpritur dhe për të integruar njerëz që shkojnë atje për arsye ekonomike. Për këtë arsye shanset për të shkuar në Gjermani, siç janë bërë të ditur nga pala gjermane në mënyrë të përsëritur dhe siç janë bërë edhe nga ne të qarta, janë zero. Ky manipulim me nevojën e njerëzve për një jetë më të mirë që është më shumë se sa e kuptueshme dhe nuk është rezultat i qeverisjes sot në Shqipëri, nuk duhet të bëhet në asnjë mënyrë një arsye që njerëzit të tentojnë dhe të shkojnë atje për të kërkuar azil, sepse shanset janë zero. Kthehen më të varfër se ç’u nisën, sepse i shpenzojnë dhe ato para duke ua paguar atyre elementëve kriminalë, që synojnë të shfrytëzojnë nevojën e njerëzve për një jetë më të mirë.
Rudina Xhunga: A ka qeveria përgjegjësi për këta elementë kriminalë që kanë manipuluar?
Edi Rama: Padyshim janë kapur dhe janë ndëshkuar disa. Nuk bëhet fjalë në Shqipëri, siç ishte rasti në Kosovë për struktura të dukshme. Bëhet fjalë për shumë marrëdhënie të ndërmjetme individuale. Është e kotë që këtë fenomen ta lidhim me një apokalips dhe është e turpshme që këtë që po ndodh ta lidhim me qeverisjen e vendit. Fluksi është në rënie. Ka shumë më pak përpjekje dhe do të bjerë fare dhe do të rikthehemi në trendin natyral. Atëherë çfarë do të themi që u rrit ekonomia? Është speklullim kur thuhet se kjo ndodh sepse nuk ka më shpresë se njerëzit nuk kanë më të ardhme.Pra, ky është një moment tërësisht artificial.
Rudina Xhunga: Që do të ketë një moment fund, siç pati një fillim jo normal…
Edi Rama: Është drejt fundit nga pikëpamja e lëvizjes së panatyrshme flas. Kurse fluksi i lëvizjes drejt vendeve të BE dhe përpjekjet e njerëzve për të shfrytëzuar lëvizjen e lirë, pavarësisht se janë përpjekje që nuk kanë shans të përfundojnë me sukses në formën e azilit, nuk është ndalur në asnjë vend dhe nuk do të ndalet as në Shqipëri.
Rudina Xhunga: Ndiheni përgjegjës zoti Rama për njerëzit që ikën, qoftë edhe të gënjyer, të mashtruar, por ikën se nuk është puna se nuk kanë shpresë, por nuk kanë punë, nuk kanë jetë.
Edi Rama: Unë do të ndihesha përgjegjës në rast se në 18 muaj qeverisje Shqipëria nuk do të ishte duke ecur në rrugën e duhur, në rast se në 18 muaj qeverisje do të ishte duke u thelluar në rrugën e rrënimit ku ne e gjetëm, në rast se hemorragjia në të gjithë sektorët e vendit do të ishte duke vazhduar, në rast se borxhet ndaj kompanive do të ishin duke u thelluar, në rast se borxhi publik do të ishte duke u thelluar, në rast se ilaçet në spitale do të vazhdonin të mungonin dhe në rast se gjithashtu kërbaçi ndaj kompanive do të vazhdonte për t’u marrë përmes gjobave abuzive paratë e fundit nga xhepi, në rast se punësimi do të ishte në rënie, në rast se të ardhurat do të ishin në rënie, në rast se sot të kishim kolapsin energjetik, dhe praktikisht do të kishim falimentin e sektorit energjetik dhe në rast se sot të kishim ende në të anët e Shqipërisë ndërtime pa leje që do të vazhdonin për qefin e tyre dhe në rast se do të kishim në një vit të vetëm mbi 10 mijë legalizime dhe falas për ata që presin të legalizohen prej 20 vitesh, në raport me 8 vite e qeverisë së mëparshme. Pra, në rast se do të ishim në kushtet kur pavarësisht ndryshimit të qeverisë do të ishte duke vazhduar hemorragjia në të gjithë sektorët, Shqipëria do ishte duke vazhduar të ecte në drejtimin e gabuar, atëherë po unë do të ndihesha përgjegjës.
Rudina Xhunga: Zoti Rama, për të njëjtën Shqipëri flisni dhe ju dhe këta njerëz që ikin në Gjermani? Ata kanë probleme punësimi..
Edi Rama: Kush e tha dhe kush e pretendoi që Shqipëria mbas 18 muaj nuk do të kishte probleme punësimi. Kush e tha dhe kush e pretendoi se në 18 muaj një qeveri mund t’i kthente vendet më të varfra të vendit në zona të shpresës dhe në zona ku njerëzit nuk do të donin të largoheshin, sepse papritur puna i kishte rënën nga qielli. Kush e tha që varfëria kjo plagë e tmerrshme e hapur në 20 e kusur vite, batërdi e shkallmim të të gjithë themeleve të shtetit, do të zhdukej brenda 18 muajve?
Rudina Xhunga: Çfarë do të ndodhte në këto 18 muaj që do t’i mbante këtu?
Edi Rama: Ajo që duhet të ndodhte në 18 muaj po ndodh; Që vendi të merrte kthesën siç e ka marrë në drejtimin e duhur; që hemorragjia në sektorët e ndryshëm të ndalojë dhe që të fillonte periudha e një operimi të shëndetshëm. Jemi akoma në fazën e një operimi. Nuk mundet dot që në një sallë operatore t’i thuash trupës që operon pse nuk po vrapon personi që është i shtrirë këtu dhe ç’është ky bark i hapur? Sepse, Shqipëria, pas njëzet e kusur vitesh rrumpallë ka nevojë të bëjë shtetin. Shteti nuk mund të ndërtohet në 18 muaj. Korrupsioni nuk mund të zhduket në 18 muaj, varfëria jo e jo, papunësia padyshim që jo e kështu me radhë. Të mos harrojmë që nuk jemi duke qeverisur në një periudhë lumturie europiane, nuk jemi duke qeverisur në kushtet kur në vendet fqinje shqiptarët jetojnë normalisht me punën e tyre dhe vazhdojnë e çojnë para në shtëpi, sepse si shqiptarët e Greqisë dhe si shqiptarët e Italisë që janë burimet kryesore për vendin tonë sot janë shumë në hall dhe janë po aq në hall, në shumë raste, sa shqiptarët këtu për jetën e tyre. Ndaj, këto janë spekulime njerëzish që nuk duan t’ia dinë fare për të vërtetën dhe mbi të gjitha njerëzish që nuk kanë haberin fare të punës dhe shtetndërtimit.
Rudina Xhunga: Zoti Rama, një anëtar i rëndësishëm i partisë tuaj si Ben Blushi nuk ia ka haberin e shtetndërtimit nëse flet për mungesë të rezultateve në qeverisjen tuaj, varfëri dhe rënie ekonomike?
Edi Rama: Unë sot kam marrë, para se të vija këtu një dokument të prodhuar nga një trupë tërësisht e pavarur prej qeverisë. Një trupë që, i ka shkaktuar dhimbje koke në mënyrë të vazhdueshme qeverisë në Shqipëri dhe në të kaluarën, një trupë që në mënyrë të vazhdueshme edhe në raport me ne ka qenë shumë këmbëngulëse dhe shumë kërkuese, që është Dhoma Amerikane e Tregtisë. Dhoma Amerikane e Tregtisë publikon çdo vit një indeks të situatës ekonomike. Unë, – meqë për lajmet e këqija kemi shumë njerëz që i japin, meqë për shifrat e shtrembëruara apo tërësisht të pavërteta kemi shumë njerëz që na i thonë, – po i referohem shumë pak rezultateve të indeksit të Dhomës Amerikane të Tregtisë. Nëse shikojmë te klima e përgjithshme e biznesit do të shikojmë se klima e përgjithshme e biznesit, e cila në vitin 2013 vlerësohet me 33.4 pikë, në vitin 2014 me 39 pikë dhe për vitin 2015 vlerësohet si pritshmëri me 45 pikë. Pra, kemi një klimë biznesi që shkon në drejtimin e duhur. Nëse i referohemi reformave ekonomike dhe politikave të qeverisë, përsëri nga një trupë e pavarur nga qeveria, kemi 38 pikë në vitin 2013, 41.8 pikë në vitin 2014, me një pritshmëri 49.03 pikë për vitin 2015.
Rudina Xhunga: Blushit të mos i përgjigjet Dhoma Amerikane e Tregtisë sot, unë do të doja një përgjigje nga ju.
Edi Rama: Unë nuk komentoj komentatorët. Unë jam këtu për të folur mbi shifra, mbi fakte, mbi prova nga burime të ndryshme të cilat janë nga burime të ndryshme. Këtu bëhet fjalë për një dhomë tregtie që organizon një indeks shumë serioz dhe profesional dhe që na ka dhënë disa shifra, për performamcën e ekonomisë, po Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe është lajmi i ditës së sotme; 30.2 pikë në 2013, 40.1 në vitin 2014, me pritshmëri 49. 27 pikë në 2015. Pra, kemi 19 pikë rritje në vlerësimin e performancës së ekonomisë dhe kjo vjen nga sipërmarrja. Nga sipërmarrje reale, nga ata që krijojnë vende pune, nga ata që prodhojnë, nga ata që tregtojnë, nga ata që paguajnë taksa. Nuk vjen nga sehiri i atyre që në mënyrë të vazhdueshme fabrikojnë një realitet tërësisht vicioz për arsyet e tyre, e kam fjalën këtu për opozitën.
Çfarë thotë Dhoma Amerikane e Tregtisë, që ndërton një indeks bazuar mbi gjithë prurjet e informacionit nga biznesi? Thotë që për mallra dhe shërbime vlerësohet në vitin 2013 me 45.5 pikë, për 2014 me 51.6 pikë dhe me pritshmëri 56.8 pikë për vitin 2015. Këtu jemi përsëri në një rritje, që do të thotë kërkesa për mallra dhe shërbime domethënë kërkesa për konsum. Kjo domethënë rritje e fuqisë blerëse. Në përfundim, te punësimi. Bëhet spekulim skandaloz me punësimin. Që në Shqipëri ka pasur 1 mln të papunë kur ne thoshim se janë 1 milionë të papunë, kjo është më se e vërtetë. Boll t’i referohemi censusit të 2011, që na e dha papunësinë me rreth 30%, pavarësisht shifrave të INSTAT-it të Saliut që i shkruante shifrat e punësimit në zyrë.
Rudina Xhunga: Sa janë punësuar sipas INSTAT-it tuaj?
Edi Rama: Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë ndryshimet në punësim nga 2013 në 2014 nëse vlerësohej me 51.5 pikë, tani vlerësohen me 53.8 pikë. Ndërkohë nuk kemi nevojë për shumë spekulime. Na mjafton vetëm numri i njerëzve që sot janë në punë. Në vitin 2013 numri i të punësuarve ishte 956 707, në 2014 numri i të punësuarve shqiptarë, me emër, me mbiemër, me gjini nga mosha mbi 15 vjeç është 1 milionë 39 336. Pra, janë 92.629 shqiptarë më shumë të punësuar në një vit.
Rudina Xhunga: Janë njerëz që kërkojnë punë. Probleme papunësia që nuk përkthehen në shifra dot..
Edi Rama: Nuk përkthehen në shifra? Po në carë përkthehen? Që në Shqipëri ka papunësi, po e zbulojmë sot? Nëse e shikoni në pasqyrën e shifrave, po ju them që janë 93 mijë e disa qindra njerëz më shumë të punësuar. Të papunë ka në Shqipëri? Jo ka, por ka shumë. Dhe çfarë po bën qeveria? Qeveria po lufton me mish e me shpirt që të rrisë punësimin. Ndërkohë, pikërisht se qeveria po lufton me mish e me shpirt që të rrisë punësimin, pikërisht sepse qeveria ka dhënë shenja të qarta se është në këtë betejë, kemi një rritje të kërkesës së njerëzve për punë që regjistrohen realisht. Po ju them që rritja e papunësisë shifrore përkon gjithmonë me një rritje të punësimit, sepse shtohet numri i njerëzve që regjistrohen për punë. Kemi shumë më tepër sot njerëz që regjistrohen për punë sesa ç‘kishim dje. E kuptoni? Është shumë e thjeshtë?
Rudina Xhunga: Janë hapur fronte pune në Shqipëri?
Edi Rama: Po këta 93 mijë njerëz ku janë?
Rudina Xhunga: Ku punojnë?
Edi Rama: Punojnë në manifakturë, punojnë në veprimtari prodhuese, në tregti, në bujqësi e me radhë. Sepse kemi një shifër që është rezultat i vendeve të reja të punës dhe rezultat i luftës me skllavërinë. Sot, kjo qeveri ka krenarinë që të thotë se në 1 vit i kemi shpallur një luftë të paepur skllavërisë së punës në të zezë. Sot kemi 93 mijë e disa qindra njerëz që figurojnë të punësuar.
Rudina Xhunga: Një punë voluminoze është bërë në disa nga qytetet kryesore të Shqipërisë, por kam takuar njerëz që ankohen për papunësinë.
Edi Rama: Njerëz që ankohen për papunësinë dhe njerëz që janë objekt i betejës sonë nuk janë aq sa takoni ju, nuk janë aq sa takoj unë, nuk janë aq sa mund të takojmë ne të gjithë së bashku, janë shumë më tepër se aq. Por, është realisht një spekulim i turpshëm që këta njerëz që prej vitesh vuajnë rrënimin e Shqipërisë, që prej vitesh vuajnë mungesën e shtetit në Shqipëri, prej vitesh vuajnë mungesën e një sjellje të politikës me vëmendje ndaj tyre sot të tregohen sikur janë produkt i qeverisjes sonë.
Rudina Xhunga: A ka mirëqenie në këto qytete që janë zbukuruar, ju keni vënë dorë estetikisht?
Edi Rama: Ç’domethënë zbukuruar? Se edhe kjo është një qasje mizërabël ndaj ndryshimit. Unë kam besuar dhe besoj; historia e botës e tregon se transformimet urbane janë transformime që sjellin me vete rritje të cilësisë së jetës dhe sjellin me vete rritje të fuqisë komunitare. Nuk do të gjeni në Gjirokastër, ose do gjeni me siguri se ka kudo anëtarë të PD, po nuk do të gjeni dot njerëz normalë që do të thonë pse u bë kjo punë, ç’na duhet kjo punë, ne duam bukë, ne s’duam rrugë, ne s’duam shesh, ne s’duam gjelbërim, ne s’duam cilësi jete e kështu me radhë. Ky është vetëm fillimi i një transformimi të madh që do të pasohet pas 21 qershorit me një fuqi të re, sepse këto janë produktet e kantierit të Rilindjes Urbane. Kantieri i Rilindjes Urbane nuk është një kantier thjesht e vetëm për të bërë sheshe e qytete, por janë kantiere që shtrihet nga sheshet e këtyre bashkive, që janë zemrat e 61 bashkive të reja, në mënyrë kapilare drejt gjithë territoreve ku njerëzit kanë 20 e kusur a vite që jetojnë dhe nuk kanë parë një dritë me sy, nuk kanë parë një trotuar me sy, nuk kanë parë një shesh me sy, sepse janë lënë në mizerabilitet të degradimit të atyre që bëri komunizmi dhe janë gënjyer vetëm me asfalte elektorale dhe me ato ndihmat ekonomike militante dhe tërësisht të padrejta.
Rudina Xhunga: Burg për ata që s’paguajnë energjinë, sekuestrim për ata që s’paguajnë energjinë. Në shtator do të bëhet dy vjet Edi Rama Kryeministër, çdo të mbetet? Pamja e këtyre qyteteve të ndryshuara, reforma apo frika e burgut për të varfrit?
Edi Rama: Më falni, po ky është një spekulim shumë i madh dhe unë këtu, jo pa dashje kam marrë shifrat. Sot, ne kemi arritur të ndalim hemorragjinë në sektorin energjetik. Ishim në prag falimenti. Është e njohur që për tragjeditë që nuk ndodhin sepse frenohen, nuk flet kush, por neve na takon të flasim për të thënë se është frenuar një tragjedi kombëtare, një kolaps i sistemit, jemi futur në kthesë dhe jemi në drejtim e duhur. Kemi mbi 350 mijë familje apo biznese konsumatorë që janë futur në marrëveshje me kompaninë. Ndërkohë, e gjithë tymnaja, i gjithë spekulimi, i gjithë ky mashtrim i madh për t’i hedhur hi syve të një publiku që në masë, përtej masës që mbështet mazhorancën tonë, e mbështet reformën në energji, e mbështet operacionin në energji. Shikoni çfarë shifrash ka. Në këtë sektor janë arrestuar në flagrancë vetëm 1030 persona. 1030 persona prej të cilëve 790 janë biznese, janë pronarë biznesesh apo lokalesh dhe vetëm 240 janë familjarë. Ky është i gjithë bilanci i gjithë këtij spekulimi, burg, burg, burg. Por nga ana tjetër, kush vjedh energjinë e elektrike, kush kujton e sillet se është më i mençur se të tjerët që e paguajnë atë një më një, patjetër që nuk mund të trajtohet sikur po bën ndonjë akt të pranueshëm. Është vjedhje dhe si çdo vjedhje është ndëshkuar e do të ndëshkohet deri në fund, sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Ama, shikojini shifrat. Ka turp më të madh mbi bazën e këtyre shifrave dhe po të shikojmë rezultatet, sepse ndërkohë janë mbi 80% – dhe unë jam mirënjohës shqiptarëve- që e mbështesin reformën në energji, që e mbështesin operacionin e qeverisë, që e mbështesin ngritjen e shtetit, me gjithë sakrificat që kjo kërkon, me gjithë punën që kjo kërkon, me gjithë kohën që kjo kërkon. Këta janë shqiptarët, të cilët e dinë fare mirë që duhet të bëjmë shtet, që të kërkojmë pastaj që shteti të bëjë shumë më tepër për ne, që energjia të na vijë në mënyrë të rregullt, në mënyrë cilësore, që kujdesi për klientin të përmirësohet.
Rudina Xhunga: Sa kohë do ju duhet me të tilla, reforma të rënda e të vështira për të bërë shtet, që shteti t’i shërbejë pastaj qytetarëve të vet?
Edi Rama: Unë ju siguroj se për sa më takon, qeveria në të gjithë sektorët është duke ecur sipas planit dhe këtu do të jemi dhe do të flasim përsëri. Por, ama, sot që flasim jemi gjatë operacionit, nuk jemi në kushtet kur ne të themi e kryem operacionin, ja ku u ngrit në këmbë i sëmuri, është shëndoshë e mirë dhe mund të vrapojë sa të dojë. Ne nuk po themi këtë. Unë e kam thënë në mënyrë të përsëritur nuk kemi shkop magjik, nuk dimë ndonjë histori transformimi nga ajo gropë e madhe ku ne e gjetëm vendin, në atë vend të shpresave dhe të ëndrrave të të gjithë njerëzve që mund të bëhet në 18 muaj.
Rudina Xhunga: Ata që e futën vendin në gropë mos janë përballë jush, zoti Rama?
Edi Rama: Ata që e futën vendin në gropë janë ata që na dalin përditë dhe kakarisin përditë, duke kërkuar llogari nga ne, për të gjitha gropat që i hapën vetë.
Rudina Xhunga: Epo bravo i qoftë, përderisa janë përballë dhe jo në ndonjë gropë tjetër.
Edi Rama: Sesa “bravo i qoftë” është kjo, këtë lëreni ta vendosin shqiptarët. Unë mendoj që nuk është “bravo i qoftë”. Ky është një zvetënim politik e moral, për të cilin ka një gjykatë speciale që është gjykata e votës së shqiptarëve dhe këtë votë do ta shkojmë në vitin 2017 për gjithçka që i takon qeverisë shqiptare.
Rudina Xhunga: Përse nuk do të jetë test 21 qershori?
Edi Rama: 21 qershori, ja ku jemi këtu, ne do t’i fitojmë zgjedhjet, por mua nuk do të më shikoni duke thënë se ky ishte testi ynë i madh. Do të më shikoni duke thënë vetëm një gjë; jemi në drejtimin e duhur. Sepse nuk ka shqiptar të arsyeshëm, nuk ka familjarë të logjikshëm, nuk ka sipërmarrës që ia di punës që të mos e ndjejë, në mos e kuptoftë 100%, që jemi në drejtim e duhur.
Rudina Xhunga: Një pyetje të fundit për zotin Blushi. E quajtët komentator, nuk do t’i ktheni përgjigje gjatë kësaj interviste për shumë prej tezave të tij, të cilat ju quajnë ju nuk jeni në drejtim e duhur.
Edi Rama: Unë kam 18 muaj së bashku me të tjerët që me respekt, çdo të enjte i përgjigjem të gjitha tezave, pse janë të gabuara kur ngrihen për të provuar që Shqipëria nuk po ecën në drejtimin e duhur. Që të gjithave. Nuk kam asnjë problem për t’ju përgjigjur të gjitha tezave. Këtu dhe në çdo komunikim publik. Do të më lejoni që t’ju kujtoj se opozita ka fjalën, puna e saj është fjala, fjala jonë është puna.
Unë jam i vendosur që shqiptarëve t’ju flas në radhë të parë me punë. Sigurisht që, puna tregohet, shikohet. Ju sollët Kavajën. Nuk e di a keni shkuar ndonjëherë në Kavajë. Unë ju siguroj, dhe i siguroj të gjithë ta bëjnë një vizitë në Kavajë dhe të shikojnë atë që deri dje quhej “zemra e zhvillimit demokratik dhe urban” se në çfarë është transformuar sot. Të kuptojnë që ai transformim që ka nisur në qendrën dhe në arteriet kryesore të atij qyteti, do të shtrihet në gjithë bashkinë e re. Atë transformim do të marrin pjesë qytetarët duke përfituar nga rritja e punësimit, nga rritja e cilësisë së jetës, dhe nga rritja e vizitorëve. Ju nxorët Korçën në foto. Kullën e shumëmallkuar të Korçës, njësoj siç mallkonin dhe injorantët e intelektualë të shquar kullën Eiffel kështu e mallkonin. Ajo nuk është Eiffeli. Ajo është një shëmbëlltyrë shumë modeste e një Shqipërie që po rilind. Shikoni vetëm numrat e vizitorëve të qytetit të Korçës. Nuk është vetëm ajo, është një zhvillim i tërë urban që po transformon Korçën. Korça e re, bashkia e re do të ketë të gjithë energjinë e atij transformimi.
Rudina Xhunga: Duke iu referuar Facebook-ut, pashë një pyetje që më pëlqeu dhe doja t’ju bëja menjëherë zotit Kryeministër. “Dua të shkoj në Shqipërinë për të cilën ëndërron Edi Rama”.
Edi Rama: Fantastike! Duhet të shkojmë së bashku, sepse unë besoj që njeriu është në gjendje që çdo ëndërr që sheh me sy hapur ta realizojë, përderisa e shikon. Nuk ka ëndërr që njeriu e shikon me sy hapur dhe nuk realizohet. Nuk ka ëndërr që ne së bashku mund ta shohim me sy hapur dhe nuk e realizojmë dot. Ne do ta realizojmë ëndrrën e Shqipërisë së rilindur.
Rudina Xhunga: Edhe një pyetje nga Facebook-u. “Ka krim, ka informalitet prandaj ka papunësi”.
Edi Rama: Ka krim? patjetër që ka krim. Ama, mos vallë krimi lindi 18 muaj më parë? Apo mos vallë krimi u shtua këto 18 muaj? Cfarë thonë shifrat konkrete? Në vitin 2014, që ka qenë viti më i vështirë për sa i përket marrjes së kthesës dhe çuarjes në drejtimin e duhur të punëve të brendshme dhe të Policisë së Shtetit. Kemi përfunduar me 10.4% më pak vrasje. Por, shikoni sesi jemi në këtë vit. Në 2013, në janar shkurt, janë regjistruar 22 vrasje, në 2014 20 vrasje, dhe në 2015 vetëm 7 vrasje. Ndërkohë që, sigurisht që beteja me krimin vazhdon, por nuk duhet të biem pre e një marrëzie populiste sipas të cilës nuk do të kemi më krim, nuk do të kemi më papunësi, nuk do të kemi varfëri. Shqipëria do të bëhet një bahçe me lule, siç e predikonte famëkeqi dhe qoftëlargu i dikurshëm, apo siç e predikonte dhe ai paraardhësi im, që thoshte se jemi të dytët pas Gjermanisë dhe o burra dhe një mandat dhe do ta kalojmë Gjermaninë.
Rudina Xhunga: Por Saimir Tahiri thotë “policia që duam”. Ku është ”policia që duam” kur rrëmbehet në mes të rrugës një makinë me para?
Edi Rama: Absolutisht që policia që duam është policia që reagon, nuk është policia që zhduk dhe shfaros nga faqja e dheut çdo lloj krimineli, çdo lloj krimi dhe çdo lloj kriminaliteti, se kjo polici nuk ekziston. As në Gjermani, meqë Gjermania është shembulli më solid, dhe aq më pak në Shtetet e Bashkuara. Por, “policia që duam” është policia që reagon, është policia e cila në periudhën për t’u kthyer nga drejtimi i gabuar në drejtimin e duhur, është vetëpastruar me 11% të trupit të vet. Është policia, e cila po ripërtërihet me kontingjente të reja, është policia e cila ka filluar të hyjë në rrugën e profesionalizmit. Unë kam shumë besim se çdo shqiptar që ka bërë një ditë punë reale, çdonjëri nga ata shqiptarë që kanë ndërtuar shtëpitë e tyre me kursime djerse, gjaku dhe sakrificash, çdo shqiptar që ka bërë studime reale, e di shumë mirë që rezultatet reale duan punë, duan sakrifica dhe duan kohë!
Sikur ne t’i kishim arritur të gjitha ato që do të arrijmë kur të jemi në kohën për t’i arritur, në 18 muaj ne nuk do të ishim qeveritarë, ne do të ishim magjistarë. Ne nuk jemi magjistarë!
Rudina Xhunga: Ndalojmë tek njëri prej qeveritarëve që është kandidat për kryebashkiak. Është Erion Veliaj. Ministri Erion Veliaj është kandidat i mazhorancës për bashkinë e Tiranës. Sepse nuk është magjistar apo sepse është njeriu që ju pëlqeni. Pse u zgjodh ai dhe nuk u zgjodh Pandeli Majko, dhe jo Blendi Klosi, dhe jo Lindita Nikolla?
Edi Rama: Së pari njëherë, për sa i përket Pandeli Majkos që është një figurë e padiskutueshme e Partisë Socialiste të vjetër dhe të re, pa diskutim. S’ka qenë asnjëherë një kandidat për bashkinë e Tiranës.
Rudina Xhunga: Por pse u krijua kjo ide?
Edi Rama: Idetë i krijoni ju, i besoni ju, i komentoni ju dhe pastaj mbasi ato dalin që nuk janë asgjë tjetër veçse pjellë e fantazisë tuaj, kërkoni llogari nga ne. Por, kjo është histori tjetër. Erion Veliaj, është njeriu që i duhet sot Tiranës, është fuqia e atij transformimi që i ka munguar Tiranës për 4 vite me radhë. Është shprehja këmbëngulëse e një gjenerate tjetër për ta bërë real këtë transformim. Si ministër ai provoi se është një menaxher i shkëlqyer. Fjalën i shkëlqyer ju siguroj që nuk e përdor lehtë.
Rudina Xhunga: Si e provoi?
Edi Rama: Ju e dini shumë mirë, të gjithë e dinë shumë mirë se ç’ishte Ministria e Punës, në 20 e kusur vite. Një xhep fallco i qeverisë që përdorej për të parkuar furgonat e partive të vogla, nga ku dilte ndonjë ministër zakonisht me një bark të disproporcioniuar, siç hynte ashtu dhe dilte. E, linte pas vetëm një shtresë pluhuri më shumë. Ishte një ministri që me demek fuste shqiptarët në punë, dhe për të cilën paguheshin më shumë taksa për të mbajtur rrogëtarë sesa për të punësuar të rinj. Është sot një ministër model.
Rudina Xhunga: Se mori fonde më shumë!
Edi Rama: Jo! Fonde më shumë patjetër, por jo si rezultat i fondeve por si rezultat i reformave. E para, është ministri që reformoi me vizion dhe me vendosmëri një skemë të falimentuar pensionesh për të cilën prej vitesh institucionet financiare ndërkombëtare jepnin alarmin dhe vinin kushte. E dini që qeveria e mëparshme refuzoi të merrte një mbështetje financiare të konsiderueshme nga Banka Botërore vetëm sepse refuzoi të plotësonte kushtin për të bërë reformën në pensione. Një reformë, që nuk guxoi ta bënte asnjë qeveri në të shkuarën e kemi bërë brenda 18 muajve. Kemi arritur që për të gjithë ata që dalin në pension, pensioni tani të jetë më i lartë, nga 2 deri në 40%. Kemi shembur tavanin që i mbante të gjithë aty të bykosur njësoj, me 240 mijë lekë maksimumi. Kemi bërë të mundur që sot të ketë, bazuar në vitet e punës njerëz që marrin pension deri në 350 mijë lekë. Po ashtu kemi një reformë tjetër rrënjësore dhe të domosdoshme. Reformën e skemës abuzive të ndihmës ekonomike nga ku u hoqën, jo 20 mijë përfitues në nevojë, por 20 mijë përfitues abuzivë, nga të cilët nja 5 mijë ishin këtu në Kamzë. Sot, kemi rritje dyfishe të ndihmës ekonomike, madje më shumë se dyfish. Nëse ndihma ekonomike ishte 15 mijë deri në 30 mijë lekë të vjetra, sot, ndihma ekonomike është 45 deri në 80 mijë lekë të vjetra. Pra, e shikoni që kemi të bëjmë me një transformim real për njerëzit në nevojë, për ata të varfrit të cilëve, siç ju është gjendur, siç po i gjendet dhe siç do i gjendet në të ardhmen kjo Qeveri, askush nuk i është gjendur me parë. Ne nuk i besojmë lëmoshave. Ne i besojmë operacionit radikal që duhet bërë në të gjithë trupin e kapur peng nga një kancer sistematik dhe i besojmë solidaritetit, por jo të bazuar tek hedhja për lumë e fondeve publike, jo të bazuar tek përtacia dhe dembelizmi, jo të bazuar tek klientelizmi dhe tek bakshishi politik. Për këtë arsye, sot, jemi në kushtet kur mund të themi se e kemi futur ndihmën ekonomike në rrugë të drejtë dhe se do ta rrisim vit pas viti, por për ata që janë realisht në nevojë. Nga ana tjetër, ja çfarë ka bërë Erion Veliaj për të jetësuar planin tonë për arsimin profesional, duke çelur një dritare tërësisht të re në perspektivën e të rinjve. Kemi që në vitin e parë 40% më shumë të rinj që shkojnë në shkollat profesionale dhe shkollat profesionale janë përmbysur tërësisht. Janë përmbysur në program, janë përmbysur në menaxhim, janë përmbysur në perspektivë. E, po ashtu, shikoni se si është prekur skema për personat me aftësi të kufizuar. Shkoni pyetini personat me aftësi të kufizuar se ua u thonë ata. Padyshim që, jemi në kushtet kur nuk mund të flasim për asnjë mrekulli, sepse s’kemi premtuar asnjë mrekulli, por po flasim për drejtimin e duhur.
Rudina Xhunga: Duket sikur flisni për një kandidat supermen. E përshtypje bën nga ana tjetër që ju sulmoni e tallni kundërshtarin, Halim Kosovën. Çdo postim që ju bëni për të ngjan si tallje. Nuk kemi nevojë ta bëni këtë, nëse kandidati juaj është kaq i mirë.
Edi Rama: Erion Veliaj është një kontributor konkret dhe real në skuadrën e Qeverisë për gjithçka është bërë për të përmbysur sistemim mizerabël mediokër dhe abuziv të gjoja punësimit dhe për të kaluar në një sistem punësimi që po jep rezultate. Sigurisht, të punësuarit nga zyrat e punës, të punësuarit nga Fondi i Mbështetjes së Punësimit të biznesit nuk kanë zgjidhur problemin e papunësisë në Shqipëri, por e kanë kthyer vështrimin dhe hapin e qeverisë së vendit në drejtimin e duhur.
Rudina Xhunga: Nuk mendoj që të gjitha ata që janë pa punë, mendojnë kështu.
Edi Rama: Unë nuk po flas për ata që janë të papunë. Ata që janë të papunë dhe që nuk e kanë prekur drejtpërdrejtë eksperiencën duhet që falë komunikimit, falë informimit dhe falë perspektivave, që hapen hap pas hapi të hyjnë në rrugën e punësimit real. Por, pa dyshim, që asnjëherë dhe për asnjë arsye nuk e kam menduar dhe jo më ta them që shiko: “Ne kemi shkopin magjik, mjafton që të vonohemi ne dhe për 18 muaj në Shqipëri nuk do të ketë të papunë”.
Rudina Xhunga: Cili do ta zëvendësojë zotin Veliaj?
Edi Rama: U kuptuam për këtë pjesë. Nuk bëhet fjalë për një supermen, bëhet fjalë për një mishërim absolutisht të plotë të nevojës që ka Tirana sot. Unë ju them me plot gojën kryeqytetasve, bazuar edhe tek eksperienca ime, se në këto zgjedhje atyre iu duhet Erion Veliaj në Tiranë dhe iu duhen kandidatët e “Aleancës për Shqipërinë Europiane” në çdo bashki të re, për të bërë të mundur që sinergjia e programit dhe bashkimi për një vizion të qartë transformues të qyteteve të bëhet realitet, duke e pasur qeverinë kombëtare pranë dhe duke punuar krah për krah pushtetin vendor.
Rudina Xhunga: Kush e zëvendëson Erion Veliajn?
Edi Rama: Nuk është kjo tema e ditës, kur të zëvendësohet do ta merrni vesh.
Rudina Xhunga: Pyetja tjetër ka të bëje me faktin se përse ju talleni me kandidatin kundërshtar Halim Kosova.
Edi Rama: Ju ngjan gabim? Nuk tallem, absolutisht me asnjeri, jo më me Halim Kosovën që është një burrë i mirë, një mjek i mirë thonë, por është fakt që t’i propozosh Tiranës Halimin pas Lulit, është njësoj si t’i thuash: “Ai i freskëti doli i fishkur, tani merr këtë të lodhurin me shpresën se do të dalë energjik.” Kjo nuk mundet dot të ndodhë për Tiranën, sepse do të ishte të ktheheshim prapë tek muhabetet e rakisë, me nga një qofte përpara edhe të flisnim për cilësinë e diellit edhe për shumë gjëra që kandidatët e Partisë Demokratike kanë folur në të shkuarën. Është një kthim i madh në të shkuarën.
Rudina Xhunga: Keni patur këtë ide në të shkuarën thotë ai, në kohën që e shpallnit Qytetar Nderi të Tiranës.
Edi Rama: Nuk e kam shpallur ndonjëherë Qytetar Nderi të Tiranës. Ne bënim një mirënjohje të bashkisë për 10 qytetarë të spikatur dhe është vlerësuar qytetar i spikatur, bazuar në marrjet e opinioneve për atë që bënte në spitalin gjinekologjik. Unë nuk vë në diskutim kapacitetin e tij gjinekologjik. Unë vë absolutisht në diskutim kapacitetin e tij politik dhe ekzekutiv për të drejtuar një territor ku jeton, ku punon, ku kërkon një cilësi të re jete, 1/3 e popullsisë së vendit.
Rudina Xhunga: Në Vlorë keni çuar një doktor, dr. Lelin. Nuk i druheni faktit që është doktor?
Edi Rama: Unë nuk thashë për Halim Kosovën, pse është doktor. Se po të hyjë pastaj tek profesioni mund të shkojmë më tutje, por nuk nxjerrim asgjë. Unë nuk kam asnjë paragjykim për profesionin e doktorit, pavarësisht se me një doktor që provoi Shqipëria pa qamet me sy. Ndalojmë pak në Vlorë ku jeni deputet, një qyet i rëndësishëm , një qytet ku ka shumë premtime dhe një qytet i administruar shumë keq, për këtë nuk ka njeri dyshim.
Rudina Xhunga: Doktor Leli kjo figurë e panjohur a do të sjellë ndryshim. Mbi ç’bazë është përzgjedhur?
Edi Rama: Në bazë të anketimeve të publikut dhe të komunikimeve me gjithë përfaqësuesit apo zërat brenda Partisë Socialiste apo brenda koalicionit tonë. Ajo që duhet të them dhe besoj do të sqaroj më mirë edhe gjatë fushatës elektorale është që ne kemi konceptuar një punë në skuadër, qeveri dhe bashki, për të transformuar dhe të gjitha këto territore të rikonceptuara nga reforma administrative. Nga njëra anë duke çuar më tutje projektin e madh transformues që është një projekt që do të bëjë një transformim epokal të “Rilindjes Urbane” për sa i përket territoreve dhe nga ana tjetër projektin e madh të shërbimeve. Për të patur shërbime shumë më cilësore për pastrimin dhe përpunimin e mbetjeve, për furnizimin me ujë, për ujitjen dhe kullimin, transportin, shërbime që sot mungojnë plotësisht nëpër territore.
Rudina Xhunga: Çfarë transformimi epokal mund të bëjë zoti Dako dhe Sejdini që nuk e bënë dot në dy kandidaturat e para?
Edi Rama: Nuk e bënë dot vërtetë? Mua më rezulton ndryshe. Unë besoj se janë dy kandidaturat të cilat janë rikonfirmuar me konsensus pothuajse të plotë publik, bazuar në anketimet e publikut dhe të përfaqësuesve të PS, sepse janë dy persona që në kushte krejtësisht të pamundura, të mos harrojmë që bashkitë e drejtuara nga socilistët kanë vetëm një vit që marrin frymë. Kanë qenë të rrethuara si të ishin kështjella armiqësore dhe kanë qenë tërësisht të pamundur për të bërë investime dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve pasi kanë pasur në Tiranë një qeveri armiqësore ndaj tyre. Ka vetëm një vit. Shikoni se çfarë ka ndodhur dhe në Durrës, dhe në Elbasan dhe në Lezhë. Shikoni Lezhën. Çfarë ka ndodhur në Lezhë vetëm në një vit. E duke pasur parasysh projektet që këta kryetar bashkish kanë gati, sepse ndërkohë që nuk kanë marrë dot financime për të investuar aq sa do t’i duhej qyteteve, kanë qenë mjaft largpamës dhe kanë punuar për të pasur projekte të gatshme për të vazhduar pas fitores së koalicionit.
Mos shit pordh.
Erion veliaj kandidati i duhur per bashkine e Tiranes
Hidhe vallen komandant, hidhe,
mblidhe hapin komandant, mblidhe,
prijna para komandant, prijna,
qijna te taneve komandant, qijna.
Puna juaj eshte vetem llustra boja.
A mund te na thuash ke ke futur ne Burg zoteri?! Llogjet beji kur te jesh piktor e jo kryeminister
As nuk ia vlen te shpenzosh energji per te folur per Blushin, ai eshte bere aq mainstream, sa here ka zgjedhje i zgjidhet goja e nxjerr 2 llafe, po ai sa realisht ka qene i angazhuar per te vijuar me reformat e rendesishme te ketij vendi?
E perse duhet te jete i besueshem ky kryeminister???
Kur nuk i vjen per mbare ben arogantin?
Kush politike i prodhoi Market dhe Tomet? Nuk pergjigjet se jane te tjere Mark, Frok,… ne liste.
Nje palo kryeminister qe genjen popullin se do vendosim drejtesi, qe mashtron se do i jape qytetareve hapesira te lira gjelberim apo dengla me rigon.
A di SHQIP Rudina dhe Rudinet e medias? Si eshte e mundur perfshi edhe Meron qe asnje nuk pyet se perse ne Tirane vazhdon krimi i betonizimit? Ne bllokun Vasil Shanto ngrihen mostra betoni ngjitur me njera tjetren.
Nuk degjohen me zera femijesh te luajne neper lagje sepse ne Tirane ka vetem mostra betoni dhe rruge per makina.
Pse nuk e pyet ndonje gazetar kete… kryeminister se ku do te luajne femijet e popullit? Perse e shkateroi parkun dhe pemet dhe po mbjell beton poshte Diges se Liqenit? Perse nuk e permend fare dhe ben sikur nuk ekziston ky shqetesim tek qytetaret?
Perse DUHET TE JETE I BESUESHEM kur genjen dhe mashtron per gjera qe duken diten per diell? Cfare mund te mendojme per ato qe nuk duken? Genjeshtar me hunde me te gjate se te pinokut.
KETA FEMIJE QE PO U SHKATEROHEN MUSHKERITE, TRURI, PO BEHEN BREZ DEPRESIV QE PO JETOJNE SI NE BURG, DO TE MJAFTOHESHIN ME URIMIN QE KETO QE PO BEN TI PAGUAJE TEK PJELLAT E TIJ.
sigurisht ne rrugen e duhur po ecen, ne rrugen e zbrasjes.
Punëmadhi ky . Ku di të punosh ti mor pall??
ky nuk komenton por ky ponon duke komentuar ja kaloj dhe salit bravo sta ka len bracia vetem dhe tau eeee jan besnik nuk i len shoket ne balt…
Ti s’ke nevoje te komentosh fare. Me ligjin Bregu-Peza shume shpejt ke ndermend tua heqesh fare te drejten te komentojne te tjeret e keshtu do biesh rehat.
Bushati e tha mire. Eshte nje kaste e tere qe po ndjen ti tundet pushteti nen kembet e saj. Fati i keq i Rames qe pushtetin e kapi tani vone qe ketij modeli po i del tymi nderkohe qe kishte menduar se do e milte dhe per ca kohe. Po kriza globale kete ka bere kudo, ka nxjerr ne pah problemet korruptive te cdo shteti, sic beri dhe ne Greqine fqinje. Dhe Shqiperia e Rames po perpelitet ne nje varferi per te cilen ai nuk ka as idene minimale se si mund te reduktohet dhe nuk e kupton se si “estetiken” e tij nuk e kupton kush.
Shqiperia eshte ne prag te nje revolucioni politik, shty sot e shty neser, po pilafi nuk mban me uje.
Kur ka pordh dhe ky…po ska faj,e mori nga rruga nano dhe I pret edhe thonjte
Shikoj disa plehra komentues qe flasin kunder Rames, Rama po punon mor plehra analfabet. Ju jeni mesuar me hunin e Berishes, prandaj e mbajtet ne pushtet. Ju plehra, nuk doni familjen tuaj jo te mendosh per te respektuar kryeministrin e shqiptareve.
Z.Kryeminister,eshte shume e veshtire te qeverisesh ne kte vend,ku 25 vjete rreshte,te majte apo te djathte qe kane qene ne pushtet,kane punuar mbrapsht,te gjithe ja kane patur me hile ketij mileti dhe ketij vendi, juve po perpiqeni te beni shtet,por duhet te kini parasysh qe menjehere mbas cdo fushate elektorale,mbas cdo nderrimi pushteti,njerezit turren si hijenat per te zene pozicione sa me te mira dhe ne vendet qe si te vjedhin me shume,e dime dhe kete qe jane shume pak ata qe jane te ndershem ne pune,dime edhe tjetren qe ne shume pozicione kyce u gjendet njerezve pune dhe jo puneve njerez,dime qe edhe nderhyrjet e politikaneve per te sistemuar neper punera te njerezve qe kane mbajtur flamuret apo pankarta neper fushata jane te medha dhe nese nuk u plotesohen keto kerkesa,dalin pastaj kundra si puna e Doshit apo Blishit.
Une jame per vete nje subjekt privat,me licenc nga QKR dhe pagues i rregullt i detyrimeve,pa u futur ne fusha te tjera qe degjoim dhe kontaktoim shume persona,po ju flase vetem per fushen e doganave:
Asnje ngarkese nuk me ka shpetuar pa me mare leke nen dore doganieret,mua dhe shume shokeve te mij, arsyet jane te thjeshta qe ne legjislacionin e doganave,me referencat,ka shume artikuj qe lozet me referencat,ka shume doganier qe nese nuk i paguan,te degjeneroin duke ta hedhur komplet mallin ne toke, jane keta qe varen rrobat,”priftrinj'” quhen,kisha 3500 cope me thoshte nje miku im,pagova nje milion leke se nga 3500 cope,donin t’mi kthenin me peshe,me kthyen me peshe lavamanet e porcelanit me thote nje tjeter se nuk pagova,lavamanet qenkan edhe me peshe edhe me cope,kjo simbas oreksit te doganierit,(ne fakt kjo stonon,ai trgetari qe meret me hidro sanitare,kur i vjene nje bleres kerkon nje lavaman te kasai apo asaj forme simbas gustos dhe nuk kerkon nje lavaman qe te vij kaq apo aq kg),ka shume gjera te fushave te ndryshme qe duhen pare mire tek referencat qe te jene fixe dhe jo te kete hapesira per korrupsion
Ne jemi vend i varfer z.Rama dhe nuk duhet te paguaim dogan sa vendet e Europes,ka dhe shume artikuj qe nese e blen 5 Dollare,referencen e ka dhe do paguash dogan per 10 dollare,kjo pa dashur rendon konsumatorin dhe rrit artificialisht cmimin.
nga fitorja ne fitore si xhaxhi enver.ja dhe diktatori I RI lindi kush qante per enverin
Kete qe e menduam shume me te mirë se Sala, nuk meriton me asnje lloj shprese, Ky eshte zhgenjimi. Do mjaftonin vetem tre muaj te formuloheshin akuzat qe vuvuzelat Erion&Taulant benin para 23 Qershorit. Ky eshte nje arrogant qe i duket se di gjithshka, dhe per kete me ka kapur frika se ndonje dite do beje edhe ndonje libër per Basketbollin. Ky eshte nje mendjemadh qe kur perkthyesja e perkthente nga Shqipja e tij ne Anglisht, ky sa nuk e shante,edhe pse eshte e pamundur ti gjesh fjalet jo me ne Anglisht qe eshte gjuhe nderkombetare, por ne asnje gjuhe te botes kur flet Ky. Fakti qe ky eshte arrogant pati pasoja katastrofike gjate dy mandateve ne Bashkine e Tiranes. Sot ky ka me shume pushtet dhe prandaj nuk begenis te komentoje Blushin. Ky akoma vahdon me pergjigje te tipit Nano, ate lloj komunikimi qe acarron cdo qenie njerezore. Uroj me shpirt qe mos votohet me, se ky nuk mendon per ate popull, por per veten e tij. Ai do qe nje dite te behet, dhe per kete po perdor cdo gje, Kryeminister qe ta njohi Bota, me emer, edhe pse ne kurriz te popullit tij. Po ta shikoni me kujdes ne te gjithe axhendat e ngjeshura jashte shtetit Kryeministri yne ka thyer kodin e veshjes, eshte i vetmi me unaza jwvgjish e varse ne qafe e duar, lere pastaj ngjyrat qe vesh. Disa e duan dhe e kane qejf keshtu. Le ta mbajne, do ja shofin hajrin….
Mira ja se do vij sala prap sdo paguash me drita uj. Aman se jan me te besushme kto fakte.
Ikjet masive filluan ne qeverisjen tende o rrot k.Pse nuk iknim kur e kishte sala pushtetin se kufijte hapur ishin.Thuaj te verteten se le nom mos ki turp.
ka te drejte. flete me fakte e shifra. lungo maren ne vlore e nisi dhe perfundoi. ka lezet ca te shikoshe, na ke permiresuar jeten dhe ky eshte fakt, po qe je nje koker legeni e mashtrusi edhe ky eshte fakt. ik se po na dhembin syte me ty o legen.
PUNA JUAJ SI KRYEMINISTER ESHTE EDHE QE TE DENOHEN TE GJITHE ATA PUSHTETARE QE FSHEHIN MILIONA EURO NGA TE GJITHA LLOJET E PUSHTETEVE QENDRORE E LOKALE ME GJYKATESA E PROKURORE ME BASHKIAKE E LLOJ LLOJ DREJTORESH TE CDO RANGU DUKE E LENE POPULLIN TE ZHGENJYER E TE SAKATUAR NGA TE GJITHA ASPEKTET. JU NUK DUHET TE JUSTIFIKOHENI SE NUK KENI GJE NE DORE SE NUK JENI AS PROKUROR E AS GJYKATES POR GABOHENI SEPSE JU KENI PUSHTETIN QE TE DHA POPULLI PER TE NDRYSHUAR CDO GJE QE ESHTE NE TE MIRE TE POPULLIT SE NDAJ TI DHA 84 VOTAT PER TE NDRYSHUAR NGA THEMELET SISTEMIN E KORUPTUAR TE DREJTESISE DHE TE CDO INSTITUCIONI QE VAREN NGA VOTA E POPULLIT SEPSE PO DALIN TE PAFAJSHEM ATA QE KANE VJEDHUR E VJEDHIN POPULLIN DHE PO DENOHEN ATA QE NUK KANE MILIONA PER TE PAGUAR NE CDO HALLKE TE SHTETIT QE DIME SE VAREN NGA JU QE KENI MARE MANDATIN E POPULLIT. FALEMINDERIT
Ke goje e flet or ndyresire e pagdhendur.
Kush shpresonte nga nje rrugac kokeboshe, qe e kalon kohen me llogje. Snobist i neveritshem/
Ha mut o edvin ha. Jepi te keqen. Lame leshte per ty ne. Tani ti shet pordhe
Kjo Rudina Xhunga eshte nje Gazetare Medjokere, ne Nivele shume te ulta, kjo nuk duhet te bej Emisjone Politike, na ka hapur barkun mbreme me ato pyetjet siperfaqesore te pa kuptimpta, por duhet thene se niveli i gazetareve Shqiptare ne pergjithesi eshte katastrofik, shumica jane te blere nga Politikane, Parti etj, por ky eshte niveli i popullit tone dhe kjo pasqyrohet kudo!!!!!!!!!!!
cfare pune ka bo ky mashtrues po i ka videot me ze e figure para elektorale tja nxjerrin as edhe nje premtim nuk ka filluar e mbajtur te gjitha rrena ,ky idiot si gjithe parardhesit e tije ben monolog me veten ,eshte si pune fiksimi i beson rrenave te veta
Ah sa i vogel eshte ky dhe sa i neveritshem. Ate vote qe te kam dhene ta mbac me shendet se sa te jet jeta nuk e kap me. Do zoti perfundon ne hale kete Qershor qe ta marresh vesh ti dhe kushdo tjeter njehere e mirë se ka marre fund koha e mashtrimit e talljes me popullin Shqiptar.
@ “Rilindas”
@ Serviliste
@ Krenariste
Mos i bini shume me dore sukseseve tuaja,
Mos i bini shume me dore allateve te Kryetarit,
Se po beheni edhe me te shpifur me Orgazmen Kolektive.