PD ka reguar përmes një deklarate për mediat dhe përgënjeshtron thëniet e deputetit Taulant Balla se PS i ka kërkuar Prokurorisë të verifikojë 7 kandidatë të opozitës për zgjedhjet e 21 qerhsorit.
PD quan shpifës Ballën dhe thotë se PS po vesh me pushtet njerëz të inkriminuar.
Partia Demokratike dënon përpjekjet e përditshme të dyshes Rama-Meta për të penguar procesin e dekriminalizimit.
Sa më shumë nxjerrin pretekste dhe sabotojnë këtë proces jetik për vendin dhe të ardhmen e tij, aq më shumë vërtetojnë në sytë e publikut se nuk e duan dekriminalizimin, se nuk ndahen dot nga inkriminimi masiv që kanë mbjellë në çdo zyrë e institucion.
Pasi kriminalizuan administratën dhe Parlamentin, sot e mbrojnë deri në fund skemën e tyre dhe duke u bërë avokatë të trafikantëve të drogës e të prostitucionit, që i kanë nxjerrë sërish si përfaqësuesit e tyre duke i kandiduar për kryetarë bashkie.
Dyshja Rama-Meta përpëlitet e nxjerr gjithfarë justifikimesh, për të mbrojtur trafikantët dhe kriminelët që i kanë në Parlament dhe në listat e kandidatëve për kryetarë bashkie, që i përdorën më parë dhe mbahen me shpresë t’i përdorin prapë për të blerë votat.
Shqiptarët sot vuajnë për bukën e gojës ndërsa kandidati socialist për Bashkinë e Policanit, Adriatik Zotka është kallzuar penalisht për fshehje të 1.5 milionë eurove.
Qytetarët burgosen dhe shtyhen drejt vetëvrasjes për 30 mijë lekë të vjetra ndërsa trafikantët e drogës dhe protistucionit janë sot kandidatë për kryebashkiakë, si Artur Bushi në Krujë, Ervin alias Elvis Roshi ne Kavajë e gjetkë.
Qytetarët burgosen se lyejnë shtëpitë e tyre ndërsa ministri i Mirëqenies Personale Erjon Veliaj, dhe pse është kallëzuar penalisht, u mor në mbrojtje nga Policia pasi ndërtoi vetë pa leje.
Qytetarët po ikin natën, kanë marrë rugët e eksodit dramatik ngaqë e kanë të pamundur të jetojnë në kushtet e varfërisë e mjerimit, ndërsa qeveritarët s’duan tia dinë të zhytur në luks e në korrupsion galopant.
Fjalë dhe demagogji prodhon me shumicë dyshja Rama-Meta ndërsa shton listën e të inkriminuarve në garën për zgjedhjet e 21 qershorit. Asgjë dhe asnjë shpifës i dënuar me vendim gjykate, si Taulant Balla, nuk do t’a ndalë procesin e dekriminalizimit. Partia Demokratike kërkon të procedohet me shpejtësi për miratimin e amendamentit ligjor që pengon kandidimin e të inkriminuarve.
Kush e ka vullnetin politik për të ndalur krimin në këto zgjedhje, Partia Demokratike që propozon pengimin me ligj të kandimimit të të inkriminuarve, apo Partia Socialiste që refuzon ta bëjë këtë?
Një mirënjohje të veçantë për Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës një aleate e madhe e Shqipërisë në këtë proces jetik për të sotmen dhe të ardhmen e vendit.
Po mor, vetem kandidatet e PS jane me probleme. Zhelali eshte i paster. Edhe Basha eshte i paster. Te dhurosh pjese nga teritori shqiptar, nuk eshte krim. Po nese kete gje do ta kishte bere Edi Rama, e dini cfare do te kishte bere Berisha??????????????????????????????????????????????
Keta kerkojne dekriminalizim, ndersa per vete jane me mut se te tjeret. Turp i zotit jane sepse vete Lulzim Basha akuzohet per korrupsion ne krye te ministrise se transportit dhe per shitjen e detit greqise.
Ndersa krimi me i madh eshte vrasja e 4 njerezeve te pafajshem me 21 janar ne diten per diell.
I pari qe duhet te shkoje para drejtesise eshte Lulezim basha por ate gjate gjithe kesaj kohe e ka mbrojtur Sali Berisha.
Me vjen shume keq per kete opozite sepse e ka humbur fare rrugen. vendi ka nevoje per nje opozite konstruktive dhe qe te jete aty ne paralament per te parashtruar idete e saj per ligjet.
Keta vetem dine te dalin dhe te flasin brrockulla.
Si mund te jene kaq drite shkurter keta njerez. Harruar keta se kane Xhelalin e Zi ne gjirin e tyre. Harruan keta qe kane Arben Imamin qe e ka dosjen ne prokurori.
Por me e bukura harruan Arben Ristanin qe vodhi votat mu ne mes te KQZ pa pike turp dhe qe sot eshte sekretar partie.
Vetem keqardhje ndjej per kete parti. Meshire
Po mer jahu ju te painkriminuar fare, plehra. se eshte edhe merita e pd qe shqiperia po vazhdon rrugen e mutit. dalin e na tregojne pordhe me rigon. fusni ligjin per te bere testin e droges te gjithe kandidatet per deputet dhe te gjithe personat qe fitojne poste publike e pastaj hajde ne tregoni te ndershmin. keni 5 vjet qe talleni me ket popull duke luajtur me 2 porta. vodhi e vrau saliu i pari erdhi fatosi nuk e preku me dore saliun po ja mbuloi horrlleqet. vodhi fatosi sa deshi, erdhi saliu e nuk i beri asgje kokes se krimit sic e quante por e la te vuaje ne austri te shkretin. vodhi e vrau prape saliu, erdhi rama e asgje nuk i beri as atij as te tjereve. nuk i preku me dore. saliu vazhdon tall bolet nga kati i shumembedhjete prej ku vazhdon ti beje cicin mbi koke ketij populli. pra ne shqiperi askush nuk vjen ne pushtet apo nuk ndodh rrotacion pa garantuar paprekshmerin e parardhesit tend dhe pasurive te tij. nderkohe popull ziu hidhet e perdridhet neper mitingje patetike te partive qe premtojne egzakt te njejten gje qe kane 25 vjet qe premtojne, pune, siguri, shendetesi, arsim, zhvillim, shprese, fund tranzicioni etj etj. dhe gjithmone populli pasi ka bere blegerimen e rradhes ha te gjatin per 4 vjet rresht deri sa ti vije hamshori i rradhes per tja hipur. ne keto 25 vjet te pakten duhet te ishin bere 5-6 revolucione popullore per te varur per loqesh qeveritaret hajdute. vetem keshtu do vinin mend ata qe do vinin me pas. po cpret nga nje popull qe fjeti gjume per 45 vjet dhe per 25 te tjera vazhdon shikon enderr me sy hapur.
edhe nje gje, ju bej thirrje te rinjve shqiptare te mos largohen nga vendi por te marrin hunjte dhe te largojne politikanet qe kane mbi krye nga vendi e ti cojne ne ekzil. shqiperia eshte e shqiptareve e jo e 5-6 qelbesirave qe i sundojne mbi koke. pa bere kete sdo kete te ardhme shqiperia.