PD reagon pas akuzave të PS: Eksodi, e vetmja gjurmë e Ramës

27 Prill 2015, 16:33Politika TEMA

Gerti Bogdani, deputeti i Partisë Demokratike, i është përgjigjur akuzave të Partisë Socialiste ndaj kryebashkiakut të Tiranës Lulzim Basha për mosmbajtjen e premtimeve elektorale.

Pas deklaratës së Kandidatit të PD-së për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova se problem i Tiranës janë rrugët dhe reagimit të deputetes Socialiste Olta Xhaçka,  Bogdani ka akuzuar edhe një herë kryeministrin Rama se nuk ka bërë asgjë për Tiranën.

“Betoni dhe eksodi, gjurmët e vetme të Ramës, sot u fshihet qytetarëve. Baltosja e përditshme e Partisë Socialiste dihet që nuk ngjit më.

Çdo qytetar i Tiranës dhe i Shqipërisë e ka shumë të qartë dhe e di fare mirë se Lulzim Basha si kryetar bashkie i ka dhënë Tiranës pamjen dhe vizionin e një qyteti modern dhe europian.

Me projekte për bulevardin e ri, me projekte për terminalin multimodal të pasagjerëve, për një transport publik modern, të gjitha këto projekte të bllokuara dhe të ndaluara nga Edi Rama në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Një qytet me mbi 200 projekte të realizuara sot në infrastrukturë, dhe lagje në qytetin e Tiranës me shkolla dhe kopshte të reja.

Po Edi Rama, çfarë gjurme la ai në qytetin e Tiranës si kryebashkiak. Të vetmen gjurmë që la është betoni i Tiranës dhe e vetmja gjurmë që po le sot në Shqipëri është eksodi, është ekonomia, është papunësia, është varfëria e qytetarëve shqiptarë.

Qytetarë të cilët pyesin, ku është Edi Rama, ku është kryeministri i tyre turist i një populli që është sot në eksod, emigron.

Por Rama duket se e ka fare të qartë që revolta e qytetarëve shqiptarë do ta ndëshkojë atë më 21 qershor. Ndaj sot fshihet, nuk përballet me qytetarët e tij dhe prezantimet e kandidatëve i bën ose duke ikur me vrap siç bëri në Tiranë, ose në salla të mbyllura dhe të errëta”, deklaroi Bogdani..

4 komente në “PD reagon pas akuzave të PS: Eksodi, e vetmja gjurmë e Ramës”

  1. Dani says:

    Ok.jam dakord me ty bogdan.rama ti bllokoi kete vit.po per 3 vjet qe ishit vet ne pushtet kush i bllokoi.keta i marrin njerezit vertet per budallenj.

  2. mario says:

    Kryetari i bashkise tirane u zgjodh ne vitin 2011 me mandat deri ne 2015. Nga 2011-2013 ne pushtet ishte pd e njejta parti qe kandidoi kryetarin e bashkise. Gjate kesaj periudhe edi rama sic thoni ju nuk ishte ne pushtet. Por erdhi ne 2013. Pra edhe nqs ju ka bllokuar kjo ka ndodhur mbas shtatorit 2013. Po nga qershori 2011-shtator 2013 cfare u be. Tramin E famshem pse se sollet. Po ju kujtoni se ne jemi gomar apo cfare ?

  3. maksi says:

    rama ju bllokoi ? po rama tashi erdhi ne pushtet me 2 vjet ka !! juve 2 vjet te tjera cbete ?! apo rreni e ngecjani fajin te tjerve se ket gje dini te beni juve

  4. Liliput says:

    Me se e vertete Rama nuk mund ta ushqeje kete popull jo me buke por as me genjeshtra .E vetmja rruge qe i ka mbetur eshte arratia nga Shqiperia .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje