Këto 25 vite kemi dështuar, pasi nuk kemi pasur një burrë shteti

27 Prill 2015, 15:04Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

 

Simpozium per tranzicionin

Universiteti Europian i Tiranës

24 prill 2015

Tema : Tipare mirëfilli shqiptare.
Shqipëria një rast i veçantë.

Teza e parë. A ka pasur dhe a ka vërtet ende sot një tranzicion shqiptar në lidhje me kalimin nga një sistem politik në tjetrin ?

Nuk ka pasur një tranzicion shqiptar.

Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje me gjykimin se nuk ka pasur një tranzicion shqiptar, pashë me vëmëndje tranzicionin spanjoll të kalimit nga frankizmi në demokraci; tranzicionin portugez të kalimit nga diktatura e Salazarit në demokraci, por me impresion të vecantë kam mbetur me elementët brilantë të tranzicionit italian: nga fashizmi musolinian në demokraci.

Duke u nisur nga këto, jam i bindur se ne s’kemi pasur dhe s’kemi një tranzicion sepse të gjithë principet dhe ingredientët politikë, institucionet e pavarura, zgjedhjet e lira dhe të drejtat e njeriut nuk kanë qënë prezente në Shqipëri në periudhën 1992-2014.

a) Percaktimi i termit ose konceptit tranzicion

Koncepti është tashmë tëpër i gjerë në përdorim. Më së shumti ky është një koncept apo një term shkencor që i përket fizikës dhe kimisë; por që po ashtu edhe shkencës së historisë.

Si koncept i historisë si shkencë, tranzicioni gjithmonë ka kuptuar lëvizjen nga një gjendje në një tjetër, dhe, kur ka qënë fjala për ndryshimin e sistemeve poltike, ai është përdorur dhe përdoret për të treguar lëvizjen e butë evolucioniste për largimin nga një sistem politik apo shoqëror në një tjetër.

Tranzicioni modern shqiptar që ka të bëjë më ndërrimin e sistemit politik dihet se ka nisur në vitin 1992; por ne konstatojmë sot se ai, në fakt, nuk ka qënë një moment i mirëfillte tranzicional, prandaj tek shohim zgjatjen e madhe në kohën e qëndrimit të tij, dhe sidomos, teksa konstatojmë se, në lidhje me sistemin hapat që janë bërë në këtë segment kohor janë shumë të vogla dhe në thelb të dyshimta, kuptohet se shoqëria shqiptare në periudhën kohore 1992 -2014 nuk ka qënë në një tranzicion për kalimin nga diktatura totalitare në një demokraci; po kuptohet sot se ai ka qënë më se shumti një moment inercial që është zgjatur më tepër si një totalitarizëm jo virulent dhe një diktaturë jofunksionale, sesa si një ecuri përdrejt ngritjes së një sistemi demokratik.

Argumentimi i këtij gjykimi do të vijë e të formëzohet më poshtë në këtë punim.

b) Natyra e tranzicionit

Tranzicioni në një sens historik që ka lidhje me sistemet politike të ndërtimit të një shoqërie moderne, qëndron si gjendje aktuale vetëm atëherë kur, në fillesat e tij, pasi ka mbaruar apo është përmbysur një sitem politik, ka nisur implementimi i një sistemi të ri. Por, nuk duhet të mos kujtojmë këtu se tranzicioni për kalimin nga një sistem në tjetrin, mund të jetë edhe një lëvizje e pandërprerë që ka nisur ekzistencën e vet që në kohën e sistemit të vjetër.

Nëse do ta shohim gjendjen shqiptare në këtë prizëm, dhe nëse do ta krahasojmë këtë edhe me ndryshimet dhe tranzicionet në vendet komuniste të Europës Qëndrore, konstatojmë se, nëse në vendet e EQ sistemi i ri kishte nisur të merrte jetë që brenda sistemit diktatorial komunist, në Shqipëri kjo ka qënë absolutisht e pamundur. Diktatura shqiptare e komunizmit nuk ka lejuar asnjë inicie demokratike, dhe totalitarizmi ishte një fenomen tërësisht i dominuar nga totaliteti ideologjik që fuksiononte vetëm si një tirani absolutiste, si pushtet personal i vetëm një personi.

Absolutizmi i një pushteti personal tiranik në Shqipërinë komuniste që zgjati për 45 vjet, në fakt krijoi në koshincën politike të shtresës politike që do të vinte pas, një kulturë të mirëfilltë absolutiste, e cila asnjëhërë që nga viti 1992 nuk u largua nga periudha që po analizojmë, dhe ai ekziston ende edhe sot.

c) Tranzicioni është kontinuitet apo fenomen i ri për një shoqëri ?

Ashtu sikur e cekëm më lart kur thamë se një tranzicion nga një gjendje politike në një tjetër mund të jetë një kontinuitet me nismë që nga sistemi i vjetër, dhe ai mund të jetë edhe një nismë e re që vjen pas një përmbysjeje – në të njetën mënyrë na duhet të theksojmë se, për gjendjen specifike të diktaturës shqiptare, tranzicioni, ishte nje fillim ex novo, i cili, pikërisht pse ishte dhe duhej të ishte i tillë, dështoi për të qënë nje tranzicion i mirëfilltë dhe përfundoi vetëm si një ecje inerciale, që sigurisht që do të vinte pas përmbysjes së pushtetit diktatorial absolut personal në Shqipëri,

Teza e dytë . Cilat janë vecoritë tipike dhe faktet që na provojnë se nuk ka një tranzicion shqiptar që te kete nisur në vitin 1992 ?

Vecoria kryesore është ekzistenca permanente e pushtetit absolut të një njeriu, i cili, pasi ka shtënë në dorë si kukull të gjithë maxhorancën, ka ushtruar gjithmonë një pushtet absolut personal. Dhe është ky pushtet personal i vazhdueshëm që provon faktin se ende në Shqipëri nuk ka filluar që të mendohet realisht për demokracinë.

Pushteti absolut i Berishës president pas vitit 1992 e deri në kryengritjen popullore të vitit 1997, dominoi gjithçka. Dhe mbi të gjitha e kthehu gjykatën dhe prokurorinë në instrumente të barabarta me ato që kishte përdorur komunizmi në ushtrimin e diktaturës. Arrestimi dhe dënimi i shefit të opozitës pa asnjë provë, është fakti test që na tregon se nuk mund të bëhet fjalë për tranzicion por për një inerci të pushtetit të vjetër politik, pavarësisht nga zbutja e karakterit social të goditjes penale. Në funksion të kohës, për pushtetet politike, logjika nuk mund te jëtë absolute; ajo është gjithmonë relative.

Teza e tretë . Gjendja jonë është thjesht një inerci e diktaturës e cila u ndërpre por ende nuk është shuar si lëvizje .

Cilat janë veçoritë dhe faktet që na e provojnë këtë?

1. Në Shqiperinë e pas vitit 1992 asnjëherë s’ka pasur zgjedhje të lira dhe pushteti politik ka qenë gjithmonë një pushtet personal absolutist.

Asnjë palë zgjedhje nuk është pranuar nga institucionet ndërkombëtare të angazhuara për këtë çeshtje. Të gjitha listat dhe komisionet e votimit kanë qënë të dominuara nga politika që ka qënë në pushtet: domethënë nga absolutizmi, pavarësisht nga ndërrimet që janë bërë. Numërimi dhe administrimi i votave është politik.

2. Asnjeherë nuk ka pasur pushtet gjyqësor të pavarur.

Totalitarizmi apo diktatura është ndëtuar dhe mund të ndërtohet vetëm me një gjykatë kukull. E tillë ka qënë edhe në Shqipëri, deri në vitin 1998; sepse më pas, sistemi absolutist shqiptar e zgjidhi dominimin e gjykatës me marrëveshje bilaterale midis pushtetit politk dhe Gjykatës e Prokurorisë. Marrëveshja ka qënë dhe është e heshtur dhe kjo është ende: Ju abuzoni me drejtësinë duke zhvatur qytetarët, dhe ne të abuzojmë me pushtetin politik për të zhvatur shtetin. Kjo marrevshje është kontrata e re e absolutizmit shqiptar, i cili ka ardhur dhe është formuar jo më me forcën e frikësimit të gjyqtarëve, por me korruptimin e tyre, dhe si nje kontratë e dyanshme në lidhje me pasurimin e të dy kraheve. Kjo është arsyeja që korrupsioni shqiptar sot është gjithëpërfshirës dhe mban në këmbë absolutizmin e një lloji të ri: jo me anë të frikës së dhunës shtetërore, por më anë të një demagogjie që i çon gati në zero përpjejkjet për të vendosur një rend demokratik në Shqipëri, e kthen median në kliente të politikës dhe blen gjithçka që ka të bëjë me ruajtjen apo respektimin e të drejtave.

Ky është thelbi i degradimit aktual, i cili patjetër që kërkon një analizë shumë të gjerë për ta pasqyruar saktësisht të gjithë këtë gjendje. Megjithatë, edhe jashtë një trajtimi të detajuar, për t’i plotësuar të gjitha aspektet e inercisë diktatoriale në Shqipëri; janë edhe këto arsye që e plotësojnë të gjithë tablonë e kësaj inercie, duke përjashtuar faktin se mund të kemi tranzicion shqiptar për të kaluar nga diktatura në demokraci.

3. Asnjeherë nuk janë respektuar të drejtat e njeriut.

4. Asnjeherë nuk është respektuar puna si dinjitet i individit , dhe kapitali si aset kombëtar, pavarësisht nga karakteri privat i tij.

5. Asnjeherë nuk ka pasur një qeveri që të dijë që nëpërmjet reformave të shmangë varfërinë dhe përplasjen sociale në Shqipëri.

Konkluzion

Mendoj se është koha që të themi se: mori fund inercia e totalitarizmit në Shqipëri; na duhet të mendojmë seriozisht për demokracinë dhe të eleminojmë nga skena absolutizmin, i cili gjendet kudo: në të gjitha institucionet, në të gjitha partitë, edhe në shkollë, por sidomos na duhet të largojmë nga skena absolutizmin në drejtimin e shtetit.

Kemi dështuar deri tani sepse nuk patëm dot një burrë shteti reformator që ta kishte marrë shoqërinë me vete drejt ligjit, drejtësisë dhe një zhvillimi ekonomik të një tregu të lirë, nëpëmjet një reforme që do të krijonte mbretërinë e ligjit në Shqipëri.

Në lidhje me këtë le të kujtojmë se stabiliteti 200-vjecar anglo-sakson nuk është vepër e zotit. Atë na e ka shpjeguar saktë histriografia moderne dhe J. Fisher kur na tha: “stabiliteti anglo-sakson 200-vjecar ka ardhur sepse anglezët kanë pasur gjithmonë një opinion publik të mirë informuar dhe burra shteti që kanë ditur që , nëpërmjet reformave, të shmangnin kryengritjen.

30 komente në “Këto 25 vite kemi dështuar, pasi nuk kemi pasur një burrë shteti”

  1. ec daku says:

    500 vjet mprapa edhe 75 vjet anash

    1. Ben says:

      Ah more Taku sikur ti te ishe ne krye te shtetit Shqiperia do te ishte bere ndryshe. Problemi eshte qe ai burre shteti qe ti punove disa here si minister e shkaterroj kete vend. Ti dhe njerez si ty kane bashkepunuar me shkaterruesin me te madh te kombit shqiptar, Sali Pashe Toptanin. Dhe kur nje Edi Rame del per te ndertuar Sh

  2. BERISHA LARGOHU says:

    Deshtuam sepse shqiptaret nuk ishin te afte per te kuptuar Berishen budalla, deshtuam sepse pranum per te qendruar islamik kur nje kohe nuk eshte feja e shqiptarit. C’do shtet islamik eshte i deshtuar, edhe shqiptaret kane kete monelle deshtimit. Jemi shqiptar we nuk e njohim veteveten, pra te deshtuar per c’do gje, rroft Turku thot shqiptari analfabet.

  3. N/A says:

    KRYEVEPRA E ENVER HOXHES ???

    FATOS LUBONJEN DHE KETE SPURDHJAK NGJALEN KETE HANGLO SAKSONIN I TRAJTOJNE SI KAVIE SE TE TILLE ISHIN..

    Enveri ç’u ngre në këmbë
    Shokë, do t’u them një këngë,
    Si ka qenë historia;
    Si ka qenë dhe si është sot.
    Pesë shekuj Turqia.
    Zogu kur sundoi vëndë,
    Bëri shumë të këqia,
    Na shiti me gjithë rrënjë,
    Na shiti tek Italia.
    Enveri ç’u ngre në këmbë,
    Foli: Nga vate rinia?
    Merrini armët në dorë,
    Të çlirohet Shqipëria!
    Rexhin-Tepelenë, 1981
    ***

    O Enver flamur epoke
    Malet seç e ulën kryet,
    dritën seç e humbën yjet,
    lotët seç na i mbushën sytë.
    Ç’gjëmë na solli kjo ditë!
    Oh, i zi ç’na erdhi lajmi,
    sytë i mbylli Enver djali,
    O Enver flamur epoke,
    na dhe frymë nga fryma jote,
    dritë i dhe gjithë Shqipërisë,
    gaz dhe plakut dhe fëmisë.
    Ti jeton, ti nuk ke vdekur,
    nuk vdes fjala jote hekur,
    se në ballë na prin Partia,
    në gjoks të ka Shqipëria.
    Në çdo vepër, si pishtar,
    do t’na rrish përherë, në ballë,
    në rrugën që çele vetë,
    yll karvani je përjetë.
    Vlorë 1985
    ***
    Ku ka kangë që e merr kët’ burrë
    Kjo Shqipni ka qit’ kaq trima,
    si qet qielli bubullima.
    Nji kreshnik kan’ rrit’ kta male,
    pushkë e madhe, besë e madhe,
    nji kreshnik, nji lis me rrema,
    Enver Hoxhën me shtat’ zemra.
    Kërcet pushka në Tiranë,
    djemtë e Shqipes jan’ me nanë,
    djemtë e Shqipes s’janë jetima,
    vend për vend vetojn’ vetima.
    N’ball’ vetimash kush po prin?
    Enver Hoxha me Partinë,
    pesdhjet’ vjet në luftë e punë,
    pesdhjet’ vjet per ne pa gjumë.
    Shpata kurr’ s’e shpoj Skënderin,
    s’guxoi kush me e prekë Enverin.
    Sa jan’ malet rreth e rrotull,
    garda e tij asht mbar’ nji popull.
    Siç jan’ mbush’ malet me gurra,
    kjo Shqipni asht mbush’ me burra,
    kurrnjiher’ s’ka njoft’ ky vend,
    Enver Hoxha mal me mend.
    Gjith’ kreshnikët tan’ të lashtë
    te ky burrë jan’ bashkue bashkë.
    Duhet kanga nji mij’ rreshta,
    tan’ ortiqet që ka bjeshka,
    duhet t’vij’ deti me valë,
    duhet malet t’ishin fjalë,
    prap’ s’do t’bahej kanga kurrë.
    Ku ka kang’ që e merr kët’ burrë!
    Bajzë-Shkodër 1988

    ***

    Enver Hoxha të qofshim falë

    Enver Hoxha të qofshim falë
    çdo furtune i bane ballë.
    E godite rreptë tradhtinë
    si vigan e mbrojte Partinë
    shembull bote bane Shqipninë.
    Kur prej lajkave s’u gënjeve
    t’ligit shpinën kurrë s’ia ktheve.
    Shumë komplote të kanë kurdisë
    renegatë edhe titistë.
    Deshën t’na fusin në qorrsokak
    e t’na bajnë republikë t’shtatë.
    Krejt gabim jau mori mendja
    për me marrë kalanë nga mrena.
    Koci Xoxe me klyshët e tij
    shpresa e Titos ke n’Shqipni.
    Kur ata i muloi plehu
    në skenë doli Mehmet Shehu.
    Karta e fundit shteg nuk gjeti
    vet ia kthej revolen vetit.
    Ne jem’ kala e lashtë
    s’merrëm mrena as nga jashtë.
    Shpata e mprehtë e Enver Hoxhës
    çdo armiku do t’i bje kokës.

    Grupi i Hasit

    1. intelektuali says:

      O debil dallkauku fanatiku enverist meso more vemje e peshtire dhe jashteqitje sigurimi se:

      TE GJITHA TE KEQIAT QE VUAJNE SOT SHQYPTARET E KANE ZANAFILLEN TEK MURTAJA E KUQE BOLSHEVIKE QE MBOLLI PEDERASTI ENVER HOXHA VITE ME PARE.

      1. N/A says:

        Masakrat e Zogut, nga varjet tek pjekja në hell e njeriut

        – At’ Benardin Palaj në revistën “Hylli i Dritës” Nr. 13. shkruan se “Kur plasi lëvizja e Dukagjinit, atëherë Ahmet Zogolli ua muar jeniçerëve të Stambollës ato armë të ndryshkura me gjak të shqiptarëve për me shue vllaznit e vet të krështenë të Dukagjinit. E atë vjet Muharrem Bajraktari i Lumës, ngrehë shtabin e vet- dibranësh, matjanësh e lumjanësh, hi në Kishë të Shalës, ku si nder dhuni të tjera bani kjo ushtri laperash e zhelanash – toka me pasë randë- vrau edhe rrogëtarin e fratit krejt afër kishe…
        Burrat ma të mirë të Dukagjinit bashkë me shumë meshtarë u burgosën, vriten, futen në lak e arratisen. Burgjet mbushë me gra e fëmijë, gjaja mbarë plaçkitë… (“Hylli i Dritës, Nr. 13” viti 194125-253). Një dëshmitar tjetër i asaj kohe, Pal Dukagjini shkruan se “Çka ndodhi aty e mbrapa në Dukagjin e dijnë vetëm ata që e provuen. U dogjën shtëpia , u grabitën pasuni, u pushkatuen burra, u burgosën robni, u varën u rrahën deri u dhunuen në nderë e erz, çka për shqiptarin ashtë dekë ma e ranë se deka.

        Pas sukseseve të para kryengritësit, të cilëve u mungonin armët dhe fishekët, nuk u rezistuan forcave të rregullta të ushtrisë e xhandarmërisë dhe bandave të shumta të mercenarëve civilë që ishin shumë më superiore në numër e në mjete luftarake, prandaj detyrohen të tërhiqen drejt Gurit të Kuq. Forcat zogiste ndërmorën një aksion të shpejtë, të rreptë dhe të efektshëm reprezaljesh, ku terrori i bandave civile të Matit dhe të Lumës,të cilat i kalonin 10 000 vetët –
        Pas sukseseve të para kryengritësit, të cilëve u mungonin armët dhe fishekët, nuk u rezistuan forcave të rregullta të ushtrisë e xhandarmërisë dhe bandave të shumta të mercenarëve civilë që ishin shumë më superiore në numër e në mjete luftarake, prandaj detyrohen të tërhiqen drejt Gurit të Kuq. Forcat zogiste ndërmorën një aksion të shpejtë, të rreptë dhe të efektshëm reprezaljesh, ku terrori i bandave civile të Matit dhe të Lumës,të cilat i kalonin 10 000 vetët(Zef Harapi, Kamiljo Libardi), që u mblodhën menjëherë në Qytetin e Shkodrës dhe të prirë nga Fiqiri Dine vazhduan më pas reprezaljet që ishin të papara dhe të padëgjuara në malësitë e Pukës, Shalës, Shoshit, Nikaj-Mërturit, Pultit, Shllakut e Temalit.

        Në drejtimin e Komandantit të Përgjithshëm Fiqiri Dines, armata e Nënkolonel Xhemal Arianitit filloi kundërgoditjen ofensive ndaj Dukagjinit sipas këtyre drejtimeve
        1- Më 27 nëntor 1926 forcat e Kapiten Preng Previzit u nisën drejt Koplikut për në Theth.
        2-Me 28 nëntor Dukagjini mori ikjen masivisht nga Qafa e Pejës -Shtegu i Dhenve drejt Malit të Zi. Në këtë qafë nga forcat mercenare të Kelmendit u zunë 300 shaljanë, ndër të cilët Avdi Kola(Bajraktari i Gimajve), me gjithë nipat e bajraktarit të Shalës.
        3- Më 29 nëntor 1926 Kapiten Muharrëm Bajraktari, mësyni Qafën e Agrit nga Nikajt dhe Merturi e hyri në Abat të Shalës, gjatë operacionit vriten Prelë Ndoka, Gjelosh Ndoka(dy djemtë e Ndokë Mirashit të Pepajve, Pep Nika –Pepaj- Shosh dhe Stakë Ndoci Dardhë-Shosh.

        4- Po më 29 nëntor nga Guri Kuq dhe Mali i Shoshit Hasan Beg Bushati me një pjesë të forcave të tij, hyri në Shosh dhe me pjesën tjetër hyri në Pult të Dukagjinit u rrethua nga të gjitha anët ndërkohë që kryengritësit kishin marrë arratinë drejt vendeve të padepërtueshme. Komandanti i Operacionit të Shkodrës N/Kolonel Xhemal Arianiti në Shkodër me 11.12.1926 bënte të ditur se “përveç 14 vetave që ishte njoftuar më parë nga kjo komandë ndodhën nën vërejtje 53 komitë prej Shale, Shoshi e Nikaj- Merturi, si dhe 110 vetë të tjerë prej Thethit, të cilët kanë marrë pjesë në kryengritje. Përveç të naltpërmendurve ndodhën këtu nën vërejtje edhe 129 gra e fëmijë prej Shale, Shoshi e Nikaj –Merturi” (Zef Harapi “Dukagjini, historia dhe etnografia”. Studim i viti 1949, fq 219)

        U dogjën dhjetëra e dhjetëra shtëpi, katunde të tëra u grabitën, u therën bagëtitë, u plaçkit çdo gjë që nuk mund të merrej me vete.“Sot janë dorëzue prej komandantit Operativ Kapiten Prengë Previzi 67 kokrra dele dhe 23 krenë lopë e qe” (Zef Harapi po aty. Mercenarët ngado që i ranë, shkatërruan vathët e bagëtive, duke i detyruar pleqtë që kishin mbetur pa arratisë dhe plakat t’ua piqnin në hell, t’ua zinin mishin e bagëtisë, me qumësht madje edhe në planc të bagëtisë së therur se kështu u shijonte shumë më tepër.

        Hapnin qypat e gjalpit e pjek petulla të cilat i shoqëronin me mjaltë, ndërsa bletëve u fusnin flakën e barutit në derë të zgjojës. Bashibozukët shpërthenin kotecat e drithit e jepnin për të ngrënë kuajve të tyre. Imoraliteti i tyre çnjerëzor arriti deri aty sa në Shalë marrin e lidhin një plak pas hellit të fërlikut dhe fillojnë ta rrotullojnë pranë zjarrit sikur të ishte ferlik.

        1. poeti says:

          Ato qe i thuheshin Enverit, shkonin ne Beograd!

          Ky eshte deklarimi me kuptimplote i njerit prej lidereve me kryesore te Kosoves, Fadil Hoxhes, i cili tregon se c’ishte Kosova per Enver Hoxhen. Kete deklarim, (nese e dini se c’perfaqesonte Fadil Hoxha ) jo vetem e ka shkruar ne librin e kujtimeve, por e ka thene ne nje interviste edhe ne TVSH-ne tone (nentor 1999) dhe na e tha edhe ne shtepine e tij kur ne veren e 1999-es ishim me Presidentin Moisiu (ish atehere President i Shoqates se Atlantikut ) me gjeneral Parllakun (Hero i Popullit), me gjeneral Bekteshin (ish pjestar i Bujanit) e me Liri Belishoven (ish Sekretare e Komitetit Qendror te PPSh)

          Te flasesh per mbrojtjen e ceshtjes se Kosoves nga Enver Hoxha, sic ben “polemizuesi”, do te thote qe per kete ceshtje te kishte nje program, platforme apo strategji! Te tilla nuk ka, as gjate Luftes se Dyte Boterore, as pas saj. Vecanerisht ajo qe e varrosi ceshtjen shqiptare te Kosoves, eshte periudha e dashurise se Enver Hoxhes me Beogradin e Josif Broz Titon. Vetem pas 1981-it, Enver Hoxha ngre borite “e propogandes megallomane ne mbrojtje” te Kosoves.

          Ne nje kohe rekord ai udhezon dhe shkruhen ne gazeten “Zeri i Popullit”, “Bashkimi” e “Drita” rreth 13 artikuj te ashtuquajtur “bomba”. C’kishte ngjare?! Perse Enver Hoxha u kujtua pas afro 40 vjetesh per Kosoven dhe te drejtat e shqiptareve?! Pergjigja ishte dhe eshte, edhe e qarte, edhe e thjeshte: Ai kerkonte te dilte i lare se nuk e kishte shitur Kosoven, pra te lante duart si Pilati, per krimin qe kishte bere.

          Ku ishte ai me 1945-n?! Po ne 1948-n?! Po ne 1956-n?! Ne 1960-n?! Ne 1968-n e ne 1979-n?! Ne 1981-in, Enver Hoxha shperthen, i kthehet Kosoves, “mbron” Kosoven, “i digjet zemra” per shqiptaret ne ish-Jugosllavi! Pse-ja eshte e qarte: Tito, si deshmitari kryesor dhe allishverishesi i shitjes se Kosoves, ne vitin 1980 kishte vdekur.

          Sic e shihni asgje nuk tregon strategji mbrojtjeje per shqiptaret, por per mbrojtje te “principates” se Enverit, ku te rrethuar ne tela me gjemba punonin me se dy milion skllever, per familjen e madhe te ish Byrose Politike. Aq e vertete eshte kjo, sa qe mjafton te permend deklarimin e Vasil Katit, ish zevendesminister i tregetise se jashtme ne kohen e Enverit dhe po ne kohen e Enverit i denuar, i cili me 1978 nga burgu i Ballshit do te depononte: “Per cdo vit ne e kishin me plan te padiskutueshem e te detyrueshem qe te importonim nga jashte 18 mije ton tela me gjemba, per te rrethuar klonin (kufirin)qe te mos arratiseshi n shqiptaret (kupto sklleverit).

          Le te hidhemi edhe nje here ne retrospektive: Ne shtepine e tij, ne veren e vitit 1999, Fadil Hoxhes i bera pyetjen: “A kishte kontaktuar dhe a ja kishte bere ndonjehere prezent Enver Hoxhes, ceshtjen e rende te Kosoves? Fadil Hoxha mu pergjigj: Po, kam shkuar te Enver Hoxha ne Tirane ne dhjetor te vitit 1945, inkonjito pa lejen e Titos, se bashku me Zekeria Rexhen dhe i kam shtruar si gjendjen e rende nen Serbi ku ndodhen kosovaret, ashtu edhe se c’duhet te benim. Kjo ishte bisede shqiptaresh e mendoj, per shqiptaret. Biseda e zhvilluar ne kabinetin e Enverit, ne vend qe te behej preokupim i Qeverise Shqiptare, kishte mberritur para kthimit tim te Tito”.

          Keshtu e mbylli deklarimin e tij ish udheheqesi kryesor i Kosoves dhe ne nje periudhe kohe edhe President i Jugosllavise, Fadil Hoxha. Edhe nje retrospective tjeter: A e dini perse e vrane dhe cili e vrau Miladin Popovicin, qe Enver Hoxha i vizitoi edhe varrin kur ishte ne vitin 1946-en ne Beograd?!

          Ate e vrau nje shqiptar patriot, Haki Taha, ish mesues. Haki Taha, para se te qellonte, nxorri nga gjiri flamurin kombetar, e shpalosi, ku ne te me shkronja te arta ishte qendisur: “Kosova Shqiperise. Vdekje tradhetareve”! dhe qelloi…”. Komentet, mendoj jane te teperta.

          Te “paverteta” e te “pa qena” i quani denimet qe jepte regjimi shqiptar i Tiranes per ato qe flisnin para viteve -’70-te per Kosoven e Shqiperine etnike.

          Po ku ti coj une, 1226 vete kosovare, ose me mire te shprehemi shqiptare, te cilet Enver Hoxha i denoi me 8 e 12 vjet burg, sepse donin, kerkonin dhe shpreheshin per clirimin e Kosoves dhe Shqiperine etnike?! Po 4561 te tjere kosovare, si t’ja bejme, qe i internuan ne zonen e Myzeqese e zona te ndryshme ne thellesi te vendit sepse nuk gezonin besimin e rregjimit?!.

          Po tere ato shqiptare qe iknin nga Kosova per ti shpetuar denimit te rregjimit serb dhe i denonte regjimi i Tiranes si agjente, apo i kthente ne Jugosllavi se kishte nje marreveshje te fshehte Tirane Beograd?! Po a nuk jane denuar ketu per Kosoven, figura te tilla te njohura si Bedri Pejani e Selman Riza, apo qe te tjere kishin shkruar libra per Kosoven, si Vasfi Samimi e Besim Qorri?!

          Por keto e qindra fakte si keto, nuk mund te mendojme se nuk i di, por respektojme te drejten qe i takon nje ish posicioni qe ishit si nje “ish diplomat i Hanoit e i Algjerit”. Edhe ne se i mohoni, nuk mund te mbulohen plaget e atyre qe i kane hequr mbi kurriz dhe shume e shume te tjere qe punuan per ceshtjen kombetare, por qe nuk u dihet se ku u prehen as eshtrat sepse Enveri “nga qe i donte shume kosovaret” edhe pa varre i ka lene, e megjithate per ju Enveri perseri, faj nuk ka.

          Tu evidentosh shqiptareve sic beni ju vepren e ndyre te ish Sigurimit te Shtetit, si pune te vyera te ish regjimit te Enver Hoxhes dhe ta propagandosh Enverin dhe strukturat e inkriminuara te shtetit komunist si pergatites te rezistences se viteve ’70- te dhe ’80-te ne Kosove, do te thote te mohosh sakrificat sublime te nje populli te tere te Kosoves martire per liri, per arsim e kulture, per ceshtjen kombetare. Aferim!…

  4. Liliput says:

    Mendoj se Shqiperise i mungojne dhe burrat e tjere dhe grate qe e rrethojne.

  5. LORA says:

    Vone zoti Ngjela,per te n’a treguar llahtarine e mbreterise se KAOSIT kriminal dhe antikombetar,mballosur me perdhune ndaj nje Kombi te tere prej nje klase te vetquajtur politike ,me ndihmen ekzemplare te kurvareve ambasadore,,,,,,dhe qe shkaktaret vendas te saj e quajne tranzicion.
    Shqiperia e perudhes 1990-2013 eshte ajo e sistemit
    gangstero- ambassadorial,,,,fryre me pordhe propagandistike demokratizimi,lirish e te drejtash te njeriut,vote te lire ,,,e pordhi kali.
    Ju ishit aty,zoti Ngjela,kur ky krim-perbindesh behej diten dhe naten,ne menyre te pareshtur dhe masakruese edhe mbi popullsine qe ngeli pasi u sikteris jashte vendit me shume se nje e treat e saj,por guxuat t’a ngrinit zerin vetem ne 2007-en kunder krimeve kushtetuese te mortjemadhit brekedhjere,ne cilesine e Kryetarit te Komisionit Parlamentar te ligjeve.Nuk e harroj kurre kete kontribut tuajin,,,,por, ishte heshtja deri ne kete vit qe gjeneroi absolutizmin antikushtetues te dr.tritolit.
    Per shqiptaret ka lindur nje shprese e vertete,zoti Ngjela,me verdiktin e shenjteruar te 23 qershorit,,,shprese te cilen jane shume te shqetesuar t’a hedhin ne ere banda e integruar e nano-kurvave dhe e shqup-save brekedhjere.Besoj e kuptoni pergjegjshmerine publike (ne forumet sociale) per mbrojtjen e arritjes se 23 qershorit dhe ne sigurimin e avancimit te kesaj shprese.
    Se del ndonje blush-nano-kurve rruges,kjo nuk perben me problem per kurrizin e shqiptareve te mire, argasur prej paudhesive kriminale te blush-ciprusheve.
    TUNG.

    1. anticensurë 93456 says:

      “Vone zoti Ngjela,..”
      ke të drejtë lora!!VK se uk ja vlen!!sikur ta kishte thënë nja dy ditë më parë atërerë do tia vlente!!sot ç’vlerë ka??????
      apo do të na mjaftojë njëshi i radhës??
      ky palloshi i tronës??
      shpresoj që të kesh të drejtë ti,unë nuk kam besim fare!!

  6. Anarhisti says:

    Hahahahahahah ….. zoti Ngjala,nuk ka më burra shteti,ata i kishim në kohen e para ramjes murit Berlinit.Po çuditem ti si i superidituri nuk i kupton këto punë,ke nevoj për sugjerime se nuk e kupton mirë kohen e sotme.

  7. ErM says:

    po po burra shteti si puna ketij qe parokojne ML-ne ne parkim tresh duke blloku rrugen per te blere buke. Pordha aty ku nuk durohet. Paizot se nuk populli nuk eshte i perber vetem nga dele servile.

  8. liria drejtesia says:

    Ngjela.
    Von, shume von.
    Te ka cu nena me la gojen te UET!
    Si shpegohet qe e pate me te lehte luften kunder komunizmit, se sa luften kunder manipulimit 25 vjecar te demokracise!?
    Kjo pyetje do sqaruar studenteve e me gjere. Te je prove e gjalle.
    Duhet guxim i madh – do te me thuash. Do te trazohen shume ujera.
    Epo, burri shtetit nuk dallohet nga koqet,apo dallohet ne rastin e Obames? Po kur te vije Hillari, apo nje bardhosh tjeter?
    Perfundimi: trimat nuk jetojne gjate. Prandaj nuk ka burra shteti.

  9. alphade says:

    Bjeri shkurt z. Ngjela deri me sot nuk kemi patur as tranzicion demokratik dhe
    As demokraci, por thjshe anarki dhe cfare
    Anarkie,ate te bakunizmit rus..!!!

  10. hena says:

    …..anglezet kane patur gjithmone nje publik te mire informuar…

    Para disa diteve ne media u publikua nje studim nga Org. per Studime Politike.Rrezultati ishte …ne Shqiperi ka nje TERR INFORMATIV per Publikun…

    Nata me diten OSE drita me henen.

    A mendoni se ndodh rastesisht!?

  11. anticensurë 93456 says:

    -“a) Percaktimi i termit ose konceptit tranzicion”
    për mendimin tim tranzicion është lëvizia e VETËDIJSHME,në rastin tonë e shoqërisë,nga një pikë në tjetrën!!
    deri më sot i vetmi tranzicion i suksesshëm ka qënë ai kriminal!!ai pati një periudhë trazicioni,nga një shoqëri me një kriminaleitet të vogël ordiner është shëndruar në një shoqëri me kriminalitet politik!pjesa tjetër është një tranzicion i pavetdijshëm.një përpjekje kuturu,e shoqërisë,për të realizuar një ëndër të vagullt që ne mendojmë se quhet demokraci!
    -” “stabiliteti anglo-sakson 200-vjecar ka ardhur sepse anglezët kanë pasur gjithmonë një opinion publik të mirë informuar dhe burra shteti që kanë ditur që , nëpërmjet reformave, të shmangnin kryengritjen.”
    më duket se ne na mungon faktori primar!!një faktor që gjithnjë nuk e kemi lënë të krijohet!!si kur jemi në opozitë ashtu dhe në pushtet!!
    “një opinion publik të mirë informuar”,një opinion me ndërgjegje qytetare,civile!!duke pasur këtë ne do të kemi dhe burrat që do të drejtojnë shtetin!!nuk e kemi prandaj nuk kemi burra shteti por vetëm kriminelë o psikopatë maniakodepresivë!!
    ne kemi një opinion publik,popull,të shkolluar teknikisht po aspak të kulturuar qytetarisht!!këtë e kemi penguar gjatë gjithë kohës!gjithnjë e kemi mësuar që të jetë BESNIK I NJËSHTI,të radhës!!
    ka një aksiomë që thotë”sa më i dobët që të jetë politikani,aq më i fuqishëm është zgjedhësi(opinioni publik)”!
    tek ne kjo asqë shkon nëpër mënd fare e jo më të dihet!!tek ne mentaliteti fshatar na bën që të mendojmë se politikani është perëndia,të paktën 4 vjeçare!!
    po e shikojmë fare mirë këtë mungesë që ka “opinioni publik”i keq informuar shqiptar(ndryshe nga ai opinion publik të mirë informuar anglez),ben blushi kritikon partinë e tij për mos zbatimin e premtimeve të marra dhe opinioni publik rreshtohet pas njëshit dhe jo pas kritikës!!edhe sikur njëshi të ishte realizuar 99.9% të premtimeve,prap ajo pjesë e vogël prej 0.1% mund të kritikohet!!gjithkush mund ta kritikojë!!
    sot është e kundërta!!mungojnë 90% ezotimeve dhe shqipua e mbron me shpatë zhveshur dhe nuk shikon që po del dhe me bythë zveshur!!rëndësi ka mbrojtja e njëshit dhe jo bytha jashtë!!
    rama na premtoi se do të na fuste shahun si lëndë të detyrueshme,por nuk i ra ndërmënd të fusë të drejtën civile si lëndë që do të informonte njerzit për të drejtat dhe detyrat e tyre!!në radhë të parë të mësojmë se ç’është,dhe kush është shteti!!
    në shqipëri është e nevojshme një “luftë e re kundër analfabetizmit”,si ajo që nisi në’45ën!!por këtë radhë kundër “anafalbetizmit civil”!!jo vetëm në shkolla por dhe tek opinioni i gjërë!!
    duhet të prodhohen tekste për këtë arsimim,POR që nuk duhet të shkruhen nga shqiptarët!ata duhet të jenë vetëm bashkpunëtorë për të treguar specifikat ose ligjet e vëndit!!niveli në shqipëri është temrrësisht i ulët në këtë fushë!!

  12. 007 says:

    Ja disa burra dhe burrnesha shteti te minutes se fundit:

    1. Monika Kryemadhi
    2. Ilir Meta
    3. Nasip Naco
    4. Edmond Panariti

    Mund te sillja me shume por keta jane me te spikaturit?????????????????????

  13. Z/Kallami says:

    Spartako,ke shume te drejte se edhe ty po te propozonin nuk i plotesoje normat per burre shtetit.

  14. Hëm... says:

    Taku, pergjithesisht ke qene dinjitoz ne politike por nderkohe edhe ti ke ca ‘merita’ per tranzicionin pafund kur i beje fresk Sales me shoke… megjithate me mire vone se kurre dhe tani eshte koha te lini llafet dhe beni ndonje inisiative konkrete sepse ndryshe nuk ju rregjistron njeri.

  15. intelektuali says:

    Mire e ka shkrujt leksionin e tij Taku Avokati, por mund t’i binte me shkurt vetem me nje fjali domethenese:

    ASGJE NUK KA NDRYSHUAR NE TROJET SHQYPTARE QE NGA KOHA E QEPES E PEDERASTIT ENVER HOXHA.

  16. katunari nga bari says:

    o profesor!
    ti po flet kodra mas bregu
    o je n shqipni ere!
    ke t bosh me shqipkare!
    nuk din shqiptari ca osht shteti e pushteti.
    ai din vec ca osht leku.
    shqiptart jan te gjith djaj dhe ti dashke me bo shtet me djajt!
    ata vec e kan mendjen me mor gjithanej,me mor nga rusi,nga jugosllavi nga perndimi e kina nga amerika e kushdreqin e di se edhe kur t vijn alienet shqiptart mendjen me i vjedh nanji disk fluturues do ta ken.
    o nuk bohet kurr shqiptari
    sic nuk bohet lis dot bari

    shqiptart vecse arrnohen sa per me u duk se ne thelb ata ngelen,ata qe kan qen dhe qe do jen.
    si puna e asaj prostirutes qe pasi u shqy e u shkep mir e mir me te qir,u qep dhe na u martu si e virgjme.
    por cedo se kur delte rruges i vijshin klientet e vjeter …
    kshtu edhe shqiptari..

  17. albana says:

    Zoti Ngjela, une nuk te besoj dot sepse ju keni thene me gojen plote se z.Sali Berisha eshte burre shetit (per here te pare e keni thene kur keni dale nga ballafqeimi Nano-Berisha, ne studion e z.Fevziu, nuk po e permend heren e fundit). Nuk kujtoj ndokend tjeter vec jush dhe z. Arvizu, ambasador i SHBA ne Shqiperi ta kene cilesuar zotin Berisha burre shteti.

  18. Alberti says:

    Po si e do burrin ti mor pederast. E ke pare kryeministrin edhe veshur edhe xhveshur.

  19. Petro says:

    Ore ngjela, torollak se torollak mbete.Po pse burri i shtetit e ndreq kete pune? Ekipi, o zotni, ekipi dhe demokracia ne radhet e partive.Te gjitha kane dale nga korridoret e Ramizit dhe s mund te jene te tilla.Vetem parimet demokratike e cojne perpara nje vend.

  20. robert says:

    spartak Shqiperi nuk ka nevoje per nje bure shteti por ka nevoje per politikane te ndershem dhe jo karagjoa dhe shkerdhata bija kurvash si puna tende me shoke ……..

  21. sali qeni says:

    E more Zoteri keto qe na thua i kam thene perpara 25 vitesh. I sigurte se shqiptaret jane popull i paafte te organizohet ne shtet e komunitet i thame shqiperise pirdhu! Pas shume vitesh e vizitova shqiperine vitin e kaluar, asgje e re perveçse çfare kam parashikuar perpara gati tridhjete vjet, çdo gje e beni mbrapsht. Po eshte e vertete se shqiperia nuk ka pasur kurre burra shteti po burra qenefi e eshte me se normale se vete shqiperia nuk ka burra, ka cuba e korrake qe kane qelb ballkanin e europen. E ku marrin vesh korraket per te “drejta njeriu”, e ku marrin vesh korraket per “Deklerate Universale te te drejtave te njeriut 1948” qe shteti i Dulles I-re e pat firmos, e ku marrin vesh korraket per “dinjitet njerzor”, e ku marrin vesh korraket per sistem drejtesie, per insttucione te pavarura e te barazpeshuara, per shtet te se drejtes per kushtetute, per ekonomi efiçente e konkurruese, per barazi e meritokraci eh! eh! shqipetare ma? e pune shqiptaresh?

  22. olti says:

    kometi me i mre nga gjith komentet qe lexova i ROBERTIT noten 10 i thewne thjeshte dhe bukur e pa doreza ashtu duhet te flasim te gjethe une jm dakort me kete koment si heq as presjen kto plera poltikan si te majte e te djathte qe ne fakt kane nje qellim pasurimin e tyre i hedh ne lume te gjthe me i thes se politkane ska pas kurre shqiperia.

  23. Gjofi says:

    Zoti Ngjela, si ne Spanje, ne Itali, ne Portugli, ne Kili etj, demokracia u rivendos sepse pasoi diktatura te djathta te cilat nuk e cenuan thelbin e te drejtave themelore te individit si prona etj.Ato ngushtun lirite por nuk i asgjesuan ato. Kurse diktaturae majte ne SHQIPERI nxori jashte ligjit dhe fete e institucionet e tyre, gje e pandodhur ne historine njerezore me perjashtim te Kamboxhias se Pol Potit dhe Koresese se Veriut. Keshtu, meqe vjen nga nje familje pjesemarrese ne vendosjen e e regjimit te kaluar, ti s’mund te vendosesh as dhe nje guricke ne ngrehinen e demokracise, sikurse kaqolka Blushi, syltjashi Pandushi, balozi Berisha e cakej te tjere te memes parti e cila mund te pjelle vetem cakej dhe jo burre shteti. Edhe ti ke ngrene mire e je veshur bukur pa bere snje pune duke perfituar nga terri informativ ku popullin shqiptar e kane zhytur ketu e 70 vjet e qe shtypi anglez na u kujtua tani ta permende dhe qe ty, me siguri, te prish pune…

  24. qiu says:

    Dhe kemi pasur te lajthitur si puna jote mor zoti Ngjela

  25. tuç maku says:

    o taku kemi patur vetem nje burre shteti ne 21 janar qe tha avizuja sali ram berishen nje burr hale me shok shume e me lavire e horra bulevardi ………………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje