Panariti i përgjigjet Kosovës: Prodhimi bujqësor njohu rritje

27 Prill 2015, 13:40Politika TEMA

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka reaguar ndaj deklaratave të kandidatit demokrat për Tiranën Halim Kosova, në lidhje me tregun e prodhimeve bujqësore vendase.

Referuar deklarimeve të bëra nga kandidati Kosova gjatë takimit me banorët e Pezë-Helmësit në lidhje me prodhimet bujqësore dhe mungesën e tregut për shitjen e tyre, Panariti tha se fermerët i kanë shitur më shumë prodhimet bujqësore në krahasim me një vit më parë.

“Të ardhurat nga shitja e prodhimeve bujqësore janë rritur me 50% për domaten, 200% për kastravecin, 260% për sallatën, 300% për luleshtrydhen. Vëllimet e eksportit të prodhimeve bujqësore në tërësi janë rritur me mbi 15% se një vit me parë. Vetëm gjatë 2014, u ndërtuan 130 ha më shumë sera se një vit më parë.

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave ka zbritur prej kohesh në Shishtavec, duke financuar me rreth 270.000 euro rikonstruksionin e kanalit vaditës si dhe ka përmbyllur kontratën e kultivimit dhe shitjes te patates së kësaj komune te kompania, kosovare” Peshtova” për ta eksportuar më pas në Vendet e Ulta si prodhim bio.

Shtatë milion euro, do tu vihen në dispozicion fermerëve të zonave të varfëra malore në trajtën e granteve per zgjerim të fermave, agropërpunim dhe agroturizëm.

Këto rezultate janë rrjedhojë e politikave të mirëorientuara të mbështetjes në prodhim, grumbullim dhe tregtim”, shprehet Panariti./gj.k/

3 komente në “Panariti i përgjigjet Kosovës: Prodhimi bujqësor njohu rritje”

  1. 007 says:

    Nga keto 7 Miljone Euro sa kane shkuar ne xhepat e Ilirit-Monikes, te lutem Zoti Minister na jep ca shifra te sakta???

  2. aqifi (po i verteti ama) says:

    Ky eshte i vetmi minister qe punon! Gjynah qe eshte me partine e kokelopes…

  3. stela says:

    Si mos te njohe rritje nje Sektor me minister me patallona terital si kalec i kohes te Enverit????

    Qe nga pantallonat dhe tulla e percakton, se sa rezultat mund te jape ky si minister + qe osht i LSI-se, kjo e fundit i ve kapakun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje