Krijimi i mjediseve moderne të pajisura me bazën më të mirë mësimore dhe laboratorë, ka qenë një nga sfidat kryesore të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, si pjesë e reformimit të arsimimit profesional në vend. Në këtë kuadër është bërë dhe rikonstruksioni i plotë i shkollës së mesme profesionale “Hysen Çela” në qytetin e Durrësit, e cila tashmë ofron jo vetëm ambiente të reja, por edhe pajisje mësimore bashkëkohore. Godina e rikonstruktuar është përuruar dje nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, i cili e konsideroi këtë shkollë dhe arsimin profesional në përgjithësi, si një alternativë serioze për të gjithë ata të rinj dhe të reja që kërkojnë kenë një zanat në jetë. “Më vjen mirë që prindërit tuaj ju kanë çuar në një shkollë profesionale sepse është e vetmja që garanton punësim në kushtet e një tregu që kërkon zanate sesa diploma”, – tha ministri Veliaj.
Ai vuri në dukje se falë përkushtimit dhe vizionit të qeverisë është bërë e mundur që të kthehet besimi i të rinjve që kërkojnë një zanat si një mundësi më e mirë për jetën dhe të ardhmen e tyre. Veliaj theksoi faktin se si pasojë e reformës së ndërmarrë në këtë fushë, por edhe ambienteve bashkëkohore, u bë e mundur që të rritet me afro 40 për qind numri i nxënësve që regjistrohen për herë të parë në shkollat profesionale në të gjithë vendin.
“Më vjen mirë që në vitin e fundit ne kemi hapur disa shkolla tërësisht të rinovuara, që ata që zgjedhin që duan të shkojnë në arsim profesional, do shkojnë dhe në ambiente dinjitoze. Ky ka qenë një vit i jashtëzakonshëm sepse për herë të parë u rrit me 40 për qind numri i atyre që futeshin në shkollat profesionale. Dhe besoj se ky vit do hyjë në histori si viti ku jo vetëm krijuam shkollat më moderne, por edhe si viti ku mentaliteti shqiptar ju kthye punës dhe zanatit“- u shpreh Veliaj. Ai veçoi si një risi faktin që tashmë edhe falë mbështetjes së partnerëve të huaj dhe sipërmarrjes, në vendin tonë po zbatohet sistemi dual gjerman i mësimdhënies, pra alternimi i teorisë me praktikën në ambientet e bizneseve konkrete. “Nxënësit do bëjnë 30 për qind praktikë pranë një biznesi. Do kenë një bord drejtues shkolle që drejtohet nga biznesi. Është e vetmja mënyrë që garanton punësim për të gjithë ata të rinj që po studiojnë këtu hoteleri turizëm, dizajn dhe modë, tekstil dhe ata që kanë nisur të studiojnë peshkim”, – tha Veliaj.
Veliaj vuri në dukje, gjithashtu, faktin se në në shkollat e mesme, nëndrejtorët do jenë të huaj nga Zvicra, Austria, Gjermania apo SHBA, kjo si një mundësi për të marrë përvojën më të mirë nga këto vende për arsimin profesional. I pranishëm ishte edhe kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i cili pasi falënderoi Veliajn për investimin në këtë shkollë, e ka cilësuar atë si një kolegë të ardhshëm, duke nënkuptuar fitoren në zgjedhjet e ardhshme për Bashkinë Tiranë. /gj.k/
JA pra o njerez ky esht Kryebashkiaku i ardhshem i Tiranes…Bravo ERion veliaj
Nese ke nje zanat, do kesh pune gjithe jeten, se tregu i punes ka vertet shume nevoje per zanatet, se jane mbipopullu me jurista ekonomika psikologe…
Nje nga gjerat qe do te mbahesh mend, eshte pikerisht se promovove arsimin profesional ne vend, qe te gjithe te kerkojne punen, jo diplomat pa vlere.
Sa shume gjera ke bere ne kaq pak kohe, reformen e pensioneve, ndihmen ekonomike, kempet e invaliditetit, arsimin profesional…
Po mendonim se sa shume gjera do besh per Bashkine e Tiranes, mbeshtetje maksimale per erionin, se e kemi pare qe ka perkushtimin e duhur per t’i cuar deri ne fund angazhimet e marra persiper.
forca e re e punes ka pasur nevoje per keshille profesionale, per te ditur se cfare arsimi te zgjedhe, qe t’i garantoje punesim.
Edhe ndertimi i shkollave te reja, promovimi i duhur qe po i behet, do te ule papunesine dhe te gjithe do kene nje zanat, nje vend pune, se keshtu me masa konkrete do te ulet papunesia, jo me historite imagjinare.
Mesa duket erioni eshte njekohesisht edhe minister arsimi pa portofol. Sa per nendrejtoret e huaj, a dine shqip leta nendrejtore? Mos eshte ky hapi i pate drejt kolonizimit dhe berjes se shqiperise protektorat nderkombetar. Sot kemi nendrejtore shkollash te huaj, neser nendrejtore ministrish, pasneser zevendesministra te huaj e pas ca kohesh do na vije princ vidi i dyte. Ca jane keto kinezerira europiane? Kjo puna e nendrejtoreve te huaj duket si ato shkembimet e eksperinces qe bente partia e punes me partite simotra ne bote. Sna u ndane keto idiotlleqe ne.
Jo Daku, jo! Erion Veliaj si kryetar bashkie i Tiranes dhe ti si ish-kryetar…
Zoti Veliaj i vetmi minister i mireqenies sociale qe pranon qe shkollat profesionale kane vlere dhe ndjekja e tyre sjell nje mundesi te mire punesimi. Kjo sjell qe te rinjte te mos i imponohet shkolla e larte vetem joprofesionale. Bravo !!
arsimi profesion eshte zgjidhaj me e sakte qe te rinjte mund te bejn sot por per shqiptaret profesionali eshte ende dicka e pavlere