Basha prezanton kandidatët për Qarkun e Elbasanit: Kontrata e Rama-Meta, blerja e votës

27 Prill 2015, 16:23Politika TEMA

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, Adrian Turku është prezantuar nga kreu demokrat Lulzim Basha në sheshin “Gensher”.

Basha u shpreh se investimet e qeverisë kanë mbetur në staniacion.

“Kontrata e vetme me shqiptarët e qeverisë Rama-Meta, është blerja e votës. Qëllimi i kësaj dysheje është vendosja e oligarkëve lokale”, tha ai.

Ndërsa kandidati për Elbasanin, Ardian Turku theksoi se ndër gjërat më të rëndësishme që ka humbur qyteti i Elbasanit është demokracia lokale duke u zëvendësuar nga oligarkia.

Në Librazhd Basha prezantoi kandidatin Fadil Brazhda ku tërhoqi vëmendjen e qytetarëve për atë që do të ndodhë në seancën plenare të kësaj të enjteje, ku, sipas tij, bandës së OSHEE-së do t’i jepet e drejta të sekuestrojë shtëpitë e shqiptarëve.

Ndërsa në Prrenjas Basha ka prezantuar Bajazit Karriqin, i cili do të kërkojë një mandat të dytë përballë Miranda Rirës së LSI-së.

3 komente në “Basha prezanton kandidatët për Qarkun e Elbasanit: Kontrata e Rama-Meta, blerja e votës”

  1. Alma says:

    Mba gishtat lart ti zotri ate bej, se ne ajer i ke te gjitha edhe mendt!

  2. keno says:

    e jotja eshte vjedhja e votes ?! po ri o basha se vetem krime ke bere ne tirane, na ke bere tiranen si ne xhungel .

    1. maksi says:

      Prezantove hajdutin ti o lulo ?! po ja pe te dhenat personale se kam nje pershtypje qe dhe ky esht super hajdut si shumica ne pd

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje