Fushata/Kosova: Bashkia e së ardhmes, do vendosim komunikimet me qytetarët

28 Prill 2015, 12:29Politika TEMA

Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u takua me prindër që kanë fëmijët në çerdhe, dhe ndau me ta ide dhe përvoja se si mund të përmirësohet ky shërbim jetik për fëmijët.

Kosova tha se investimi tek cilësia e shërbimit dhe edukimit të fëmijëve në çerdhe, është investim për të ardhmen e komunitetit dhe të qytetit.

Kur bëhet fjalë për fëmijët, është e pamundur që në dorë ta ketë vetëm prindi, apo ta ketë vetëm edukatorja, apo ta ketë vetëm sistemi. Eshtë një trekëndësh i artë midis politikave, punës tuaj të dashur prindër që është një shtyllë shumë e rëndësishme e këtij trekëndëshi por edhe puna e këtij stafi të palodhur”, u shpreh Albana Canollari, kordinatorja e këtij takimi.

Në çerdhe do doja që gjërat për fëmijën, vizualisht ta bëheshin më të prekshme. Që do të thotë ajo që mësohet nga ana teorike të arrihet të bëhet diçka nga ana e prekshme me dorë. Nuk e di se sa do arrijmë ta implementojmë këtë”, u shpreh një nënë që kishte fëmijën ne cerdhen numër 35 në kryeqytet.

Kandidati Kosova tha se periudha e çerdhes është periudhë e rëndësishme në jetën e një fëmijë, pasi është koha kur formësohet karakteri.

Të gjithë sëbashku do bëjmë më të mirën. Ju me syrin kritik që çfarë duhet të përmirësohet dhe ne me detyrimin moral por edhe ligjor për të bërë më të mirën, të çojmë në drejtimin e duhur edukimin e këtyre fëmijëve dhe mirërritjen e tyre drejt rrugës e cila, unë gjithmonë e them, është një rrugëtim pafund.

Asnjëherë nuk ka fund. Unë kam ardhur këtu t’iu them që do krijojmë linja të thjeshta por frytdhënëse se si ne bashkarisht të bëjmë më të mirën. Po bëmë më të mirën për qytetin kemi investuar për të ardhmen, dhe fëmijët janë e ardhmja e këtij qyteti, kështuqë thjeshtë le të bëjmë më të mirën për ta sepse nga ata varet dhe e ardhmja e shoqërisë, e familjes”, tha Kosova.

Kandidati për kryebashkiak theksoi rëndësinë e ruajtjes së komunikimit mes Bashkisë dhe qytetarëve për cështjet më të mprehta.

Ideja ime kjo është që si të krijojmë në Bashkinë e ardhshme të Tiranës mundësi që çdo grup interesi të ketë mundësinë të përcjelli mendimet në mënyrë që ta bëjmë se s’bën një lidhje me qytetarin dhe me të gjitha nevojat e tij në të gjitha aspektet e jetës”, tha Kosova. /gj.k/

15 komente në “Fushata/Kosova: Bashkia e së ardhmes, do vendosim komunikimet me qytetarët”

  1. keno says:

    po keto 4 vjet ca bete ?!

    1. maksi says:

      ne keto 4 vjet keto thjeshte kan vjedhur !! se skan bere gje tjeter !! e tashi dalin e tregojn perralla te reja qe kujtojn se do i haj populli!! do ja tregojm mire ketyre mashtrusave se kush jan

      1. jonida says:

        Do ia besh si Basha, qe premtoi komunikimin me publikun sa per fushate dhe direkt nje jave mbasi mori Bashkine i mbylli dyert, me gjasme per kercenim per bombe.
        Po ti halim je skandal ne komunikim, po s’ke faj, nuk te eshte dashur komunikimi ne ekzaminimet dhe vizitat gjinekologjike qe ke bere.

        1. krenari says:

          Po c’pate qe kandidove? Mendon se duke u fshehur nen tutelen e pushtetit do t’i shpetosh gjykimin pe kasaphanen qe ke bere deri me sot, si kasap, aborte te paligjshme, duke rrezikuar dhjetera qindra jete grash e i ke zhvatur ne leke.

      2. e ardhmja eshte pleqeria says:

        Po ca te ardhmje mund te premtoje nje njeri ne prag pensioni, nje njeri i konsumuar menderisht e profesionialisht. Halimi edhe zhvillimin e vet profesional ngeli ne vend numero, ne tere karrieren e tij, nuk beri asnje specializim, por perdorte ende metodat e kohes qe kur mbaroi specializimin, e jo me tani do mesoka se si te drejtoje dhe cfare ka nevoje Bashkia e Tiranes.

        1. kot fare says:

          Nuk aspiron aspak besim, qe mund te besh ndonje gje, per vete faktin se ishe drejtor materniteti per vite me radhe, dhe s’bere asgje, more ekografine, analiza, madje edhe shtreter dhe i cove ne kliniken tende private, ishe minister shendetesie per pak kohe dhe c’bere, bere ca tendera ilacesh pa lidhje nderkohe qe te tjerat ishin stok ne spital, vetem per te perfituar klientet e tu dhe ti vete.

  2. era says:

    pfff te jep pershtypjen e nje figure qe nuk ka aftesi shume te mira komunikuese

    1. ada says:

      te tilla gjera premtoi dhe basha para kater vjet te gjitha ishin preemtime boshe asgje nuk u realizua sic duhet

      1. marti says:

        a thua sikur te gjitha te tjerat jane realizuar edhe tani na mbeti te rregullojme vetem komunikimin Tirana si kreqytet nuk ka asgje ne terezi dhe ka shume punen per te bere. Ndonje gje apo pune konkrete per kryeqytetin a do realizoni?????

        1. s says:

          ky te mos se pari te flasi vete se i mbledh njerzit dhe diskuton gjera sikur eshte ne kafe le shume per te deshiruar

      2. aks says:

        nuk je per kryetar bashkie ti vella po ca ti besh lulit qe te zgjodhi tyy

  3. besimi says:

    o shoku ti je i deshtuar ne cdo drejtim
    ti ej i plakur pa vizion pa energji
    bashkine e la bashsa 0 em bisht te shkaterruar e do e ndertosh ti qe je leva e tij

  4. LONI says:

    shqiptaret dine shum mire te dallojne mes te mires dhe se keqes dhe ti e basha jeni e keqja e shqiperise dhe tiranes sepse keni shakterruar ate

  5. emma says:

    nuk e kuptoj dot llogjiken e fushates se PD. Shkon ky Halimi dhe premton gjera qe i ka premtuar paraardhesi i vet 4 vite me pare dhe qe nuk i realizoi dot kurre !!
    …fushate e deshtuar

  6. brisi says:

    deshtimet e kryetarit tend qe e shkaterroi tiranen t ebien ne koke ty more qyqar plak i rrjedhur
    kshque as mo u mundo kot se jo qe se fiton tiranen por do humbesh thelle

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje