PD prezanton disa kandidatë/Basha: 21 Qershori, ora e llogaridhënies

28 Prill 2015, 12:23Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijon prezantimet e kandidatëve të zyrtarizuar për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit.

Basha prezantoi kandidatët për kryebashkiakë në Gramsh Kodhel Çala, në Cërrik Qamil Boja, në Belsh Asqeri Kuqja dhe në Peqin, Albert Kreçi, në Bilisht Bledjon Nallbati dhe në Pustec Mihallaq Apostukovski.

Gjatë takimeve të zhvilluara në këto zona, Basha tha se Shqipëria  ka dy vjet që ecën në rrugën e gabuar.

Kam takuar sot, sikundër dje dhe ditët e kaluara, nëna kryefamiljare që qanin se s’kishin bukë t’u jepnin fëmijëve, që mbanin me ujë me sheqer foshnjen 10 muajshe, baballarë që hidhninin kokrrën e lotit sepse ministri i mirëqenies personale u ka hequr asistencën për djalin se i ishte prerë vetëm një dorë e i duhej pritur edhe tjetra që të përfitonte asistencën”, tha Basha.

Basha shtoi se 21 qershori është ora e llogaridhënies për keqqeverisjen, premtimet e pambajtuara dhe varfërinë ku e ka zhytur vendin dyshja Rama –Meta.

Sipas tij oligarkët mazhoritarë nuk e shohin realitetin, Shqipërinë e taksave, karburanteve të larta, subvencioneve zero. Pikërisht për këtë qytetarët po kërkojnë ndryshim të kursit të vërshimeve drejt humnerës.

“Shqiptarët po jetojnë si turistë në qytetet e botës. Eksodit të shqiptarëve i ka paraprirë eksodi i kapitalit të bizneseve që po mbyllin qepenat çdo ditë.”, u shpreh ai.

Basha u ka thënë qytetarëve të Bilishit se në 21 qershor duhet të zgjidhni për ti hequr lakun i është vënë në fyt popullit, t’i vini fre marrëzisë dhe çmendurisë së kësaj qeverie.

“Do t’i japim në 21 qershor mësimin e merituar dyshes Rama-Meta. Oligarkët nuk e kanë kuptuar këtë vërshim. Ata nuk duan ta shohin realitetin. Shqipërinë e taksave karburanteve të larta të zero subvencioneve. Qytetarët kërkojnë ndryshimin e kursit të vërshimeve te humnerës. Ata jetojnë si turistë në qytetet e ndryshme te botes.

Rama shëtit duke mos e vrarë mendjen se ngjitur tij ka qytetarë në kampe që kanë humbur gjithçka edhe duke humbur shpresën e një jete më të mirë. Na  thotë se medemek reformat e tij po kapin rezultate. Heshtja në këtë shesh tregon se këto janë mashtrime.

Papunësia është rritur me 7%. Eksodit të shqiptareve i ka paraprire eksodi i kapitalit bizneseve që mbyllin qepenat. Taksat që ne i paguajmë më shumë përfundojnë në lukse. Iu themi atyre nuk janë pallavrat është ekonomia të cilin e keni futur në krize ajo që ju kërkoni votat. Si do kërkojnë votat në 21 qershor miratoni gënjeshtrat tona.

21 qershori është dita kur do miratoni ose politiken e lakut në fyt ose do ia hiqni lakun popullit nga fyti. Vërini fre marrëzisë, çmendurisë së qeverisë”, theksoi Basha. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje