INTERVISTA/ Vangjel Dule: Ramën e ka kapur sindroma e rrezikshme e arrogancës

28 Prill 2015, 11:51Politika TEMA

Vangjel Dule nuk kursehet në kritikat ndaj lidershpit të Partisë Socialiste. Pasi ka vendosur të dalë i vetëm në zgjedhjet e 21 qershorit, Dule, në një intervistë për gazetarin Enkel Demi në emisionin “Shih Programin” tregoi arsyet se përse koalicioni me Ramën nuk funksionoi. Ai thotë se koalicioni i PS tashmë funksionon si zyrë për ndarjen e posteve dhe jo si bashkim vlerash, siç ndodhte në kohën kur PS drejtohej nga Fatos Nano. Dule thotë se në koalicionin e PS nuk ka më diskutime dhe flitet vetëm me gjuhën e liderit. Sipas tij, kreun e koalicionit e ka kapur “sindroma e ofezës” dhe arroganca ndaj mendimit ndryshe.

Intervista:

Përse koalicioni juaj me PS-nëpas zgjedhjeve nuk funksionoi?

Duhet pranuar se kemi një mungesë tradite të bashkepunimit në koalicionet. Flas nga përvoja. Nuk e kemi traditën pozitive të sintezës së alternativave. Koalicionet funksionojnë si një zyrë burimesh njerëzore, ndarjesh postesh, por jo si një zyre ndarje vlerash dhe normash, përjashto një periudhë kur PS-ja drejtohej nga z. Nano. Dikur kishte diskutime edhe për një term që do të përdorej në një komunikim me mediat, ndërsa sot kjo fatkeqësisht nuk ndodh, flitet vetëm me gjuhën e liderit. Dje gjeta një term që më pëlqeu shumë i lordit Ouen. Ai përdorte termin sindroma e ofezës. Tek libri “Sëmundjet e liderit politik”, sindromi më i rrezikshëm konsiderohet ofeza, arroganca ndaj mendimit ndryshe.

 Pos jush janë ankuar të gjithë aleatët, por fjala vjen Paskal Milo e gjeti fjalën. Ju çfarë kërkuat ju që nuk e gjetët?

Ne nuk e gjetëm atë çfarë kërkuam, sepse nuk na puqeshim programet. Ne nuk kërkuam asgjë të veçantë. Ne kërkuam që të mbështesnim PS-në dhe LSI-në dhe ata të na mbështesnin ne në komunitetet ku ne jemi më të vlefshëm. Sepse duhet ta kenë të qartë të gjithë, nuk është vetëm programi, janë dhe kandidatët. Partia jonë, PBDNJ ka përshembull 15% te strukturave nga bashkia e Dropullit, ndaj kush më mirë mund të kandidonte atje? Por çfarë ndodhi?! Nuk pati as komunikimin më elementar që PBDNJ-së t’i lihej kjo hapësirë. Tëashtuquajturat zonat e lira, duket sikur të bëjnë nder, por nuk është ashtu. Ne kërkuam që në disa zona të caktuara të kandidonin përfaqësuesit tonë, por megjitheëse kjo deri tani nuk ka ndodhur duhet ta them se ne vazhdojmë ende me strukturat tona të komunikojmë për disa zona.

Ka të bëjë koalicioni i PS-se me partinë e Shpëtim Idrizit PDIU në këtë vendim?

Dalja nga koalicionet janë vendime që nuk janë pa kosto. Ne në 2009 dolëm nga një koalicion ku ishim në qeveri. Për aq kohë sa pikëpamje të caktuara nuk bëhen pjesë e programit të përbashkët e koalicionit, siç është ai i integrimi, ne nuk jemi kundër asnjë force.

Keni parasysh PDIU-ne kur thoni këtë?  

Nuk iu referova asnje force, as politike, as rajonale, as fisnore. PBDNj është një parti e dimensionit human. Jemi të përfaqësuar në shumicën dërmuese të këshillave bashkiak në vend. Ne jemi një parti që përfaqësojmë të gjithë ato që gjejnë vetën në programin tonë. Kreu i këshillit bashkiak të Mirditës eshtë përfaqësues ynë. Veçse ne kemi një politikë më specifike ndaj minoriteteve.   

13 komente në “INTERVISTA/ Vangjel Dule: Ramën e ka kapur sindroma e rrezikshme e arrogancës”

    1. ESATI says:

      e ka fjalen per sindroma pozitive ky,, se te tjera spo shohim te rama

      1. baftjari says:

        O ka qene i drejte dhe i hapur Rama o s’ka qene deri me sot ndonje kryeminister vendi, ke pare ti qe te dhunohen protestuesit, ke pare t’i te ulerase e te humbase toruan ne panik. JO, nuk ndodh se Rama po punon per kete vend dhe eshte me popullor se kurre ne publik dhe do ta kete mbeshtetjen tone gjithmone, per sa kohe te vijoje te punoje kaq shume e te kete kerkese llogarie ndaj ministrave te kabinetit te tij.

        1. tartari says:

          Sa here qe s’ju jepet ajo qe kerkoni, filloni e sulmoni publikisht, po si nuk dole o Dule njehere te thuash ca reformash mund te bejme ne kete vend, si mund t’i bejme me mire, ose kam kete projekt, si mund te japim nje dore per ta cuar perpara kete vend.
          Jo mo jo, ti ke dale, dua ate post, dua ate ministri, s’jam i kenaqur me kete, s’jam i kenaqur me ate.

          1. po si says:

            Po si te funksiononte koalicioni pas zgjedhjeve, te gjithe keta moren pjese ne koalicion per interesat personale, nderkohe qe vizioni i kesaj qeverie eshte te rilindim vendin, ta nxjerrim nga gremina ku ishte zhytur ne 8 vite, te jete nje qeveri per popullin dhe me popullin. Po te shohim, edhe levizje ne administrate nuk ka bere, se do qe te krijoje nje administrate jo te politizuar, eficente, te njejten gje edhe me postet qe ju kerkoni, jo vetem se keni dhene kontribut partiak, po profesional, cfare ofroni ju?

            1. klevi says:

              edhe dhelpra kur nuk e arriti rrushin tha qe ishte i pabere, kur preken interesat personale ka gjithmone te pakenaqur

    2. dori says:

      juve po vdisni nga frika per zgjedhjet i keni te humbura

      1. tani says:

        filluan sulmet me sindroma tani dulja

  1. astrit says:

    Grekofon Dulja me urdher nga Greqia do ta beje patjeter Himaren greke.

  2. silvi says:

    Cfar thu mo…me vertet???!!!!Po ty o grek cfar sindrome te ka kap ajo e kalit te trojes????!!!!

  3. sh. says:

    Rama ka lindur me shume sindrona ,asnje sindrome e re nuk e ka kapur .

  4. ajna says:

    ky sdi ca flet mo. Rama po e rilind kete vend,sic premtoi ne qershorin e 2013.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje