Gjykata e Lartë ndryshon masën e sigurisë, Tom Doshi lirohet nga arresti shtëpiak

28 Prill 2015, 11:10Politika TEMA

Gjykata e Lartë ndryshon masën e sigurisë ndaj deputetit Tom Doshi. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi ndaj deputetit të Qarkut të Shkodrës masën “detyrim paraqitjeje” nga “arrest shtëpie”.

Avokatët e deputetit Doshi theksuan se Gjykata ka zbatuar në këtë rast parimin e opurtinitetit dhe jo atë të ligjshmërisë.

“Jemi në kushtet kur Shqipëria duhet të demostrojë që organet e saj të drejtësisë të respektojnë parimet europiane.

Gjykata dëshmoi se është nën presionin dhe trysninë e opozitës“, thanë avokatët e deputetit, duke shtuar se cështjes do t’i shkohet deri në fund.

Sipas tyre, Gjykatat duhet të respektojnë parimet e prezumimit të pafajësisë dhe cdo parim tjetër që garanton të drejtat e njeriut.

Avokati Vladimir Mece bëri të ditur se cështja do të kalojë në Kushtetuese dhe më pas në Strasburg, ndërsa shtoi se deputeti Doshi do të rikthehet në Kuvend.

Ndërkohë deputeti Doshi u shpreh se i qëndron deri në fund deklarimeve të bëra prej tij për një komplot për vrasjen e tij, duke shtuar madje se në sallën e Kuvendit do të paraqesë edhe qëndrimin mbi këtë cështje.

Gjykatat ishin nën presion, por nuk kishin cfare të bënin megjithë presionin që është ushtruar nga Kryeministri apo Kryetari i Kuvendit. Madje edhe prokuroria nuk ishte në gjendje të bënte një akuzë ndaj meje“, theksoi Doshi.

Ai akuzoi Kreu e Qeverisë se ka braktisur socialistët dhe që po punon vetëm për LSI.

Ndërkohë organi i prokurorisë pritet që ti komunikojë zyrtarisht akuzat Tom Doshit ditëne e enjte në orën 10:00. /gj.k/

 

4 komente në “Gjykata e Lartë ndryshon masën e sigurisë, Tom Doshi lirohet nga arresti shtëpiak”

  1. Andreas says:

    Ne burg ne shqiperi, perfundon vetem ndonje xhepist autobuzi, asnje tjeter!

  2. 007 says:

    Ketu ka njefare te drejte Toma, Shteti Shqipetar po punon per LSI= Monika-Iliri, tani nuk e di nese Edi e di kete, apo kjo po ndodh pa dijenine e tij, kjo eshte dilema ime per momentin, jam duke u perpjekur te zbuloj te verteten, nje person Socjalist qe punon ne nje Ministri te LSI me thote qe Drejtori i LSI duhet cdo muaj ti coj 25-30 Miljone leke Ilirit-Monikes, tani ju e kuptoni vete nga dalin keto leke, Nje nga Kryetaret e PS ne Tirane me te cilen kam njohje, ma tha hapur qe fenomeni me siper dihet, dhe asaj i vinte turp te dilte te takonte Militantet nga bemat e LSI, une problemin qe kam me nja nga Ministrite e LSI nuk po zgjidhet, e vetmja zgjidhje eshte me sekser me leke, nqs Edi Rama eshte bere pale dhe nje me Ilirin, atehere cdo gje ka marre fund, ah se harrova dhe dicka tjeter Kryetarja me tha se Ilir Meta i ka thene Edi Rames, po deshe keshtu mire ndryshe te nxjerr ne Opzite, tani une do vazhdoj ta ndjek ne vazhdimesi situaten, ta di une isha Budalla qe votova Edi Ramen ne 23 Qershor, heren tjeter pastaj votoj Lulin-Saliun, e di qe ajo Parti eshte e korruptuar, dhe korrupsjonin e ben hapur, por jo une te votoj per Edin, dhe te me Qeveris Monika!!!!!!!!!

  3. qytetari says:

    Lirimi nga gjykata i Tom Doshit deshmon qe ai nuk eshte fajtor dhe ka te drejte ne ato qe thote,se me logjike o je fajtor dhe qendro ne burg o i pafajshem dhe liesh i lire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje