Tsipras: Nëse s’ka marrëveshje, le të vendosë populli

28 Prill 2015, 15:47Rajoni TEMA

Në një moment tepër delikat për Greqinë që përpiqet të arrijë sa më shpejt një marrëveshje me huadhënësit për të marrë ndihmën financiare pasi arkat e shtetit janë pothuajse bosh, kryeministri grek Aleksis Tsipras në intervistën e tij të parë televizive pas ardhjes në pushtet, ka lënë të hapur mundësinë që t’i drejtohet verdiktit të popullit, jo nëpërmjet zgjedhjeve, por me anë të një referendumi popullor.

Duke shprehur besimin se gjërat nuk do të arrijnë në atë pikë dhe se do të shkohet drejt një kompromisi të ndershëm, Tsipras ka nënvizuar se në rast se marrëveshja me kreditorët kapërcen kufijtë e mandatit popullor që e solli në pushtet, ai nuk do ta shkelë atë.

“Po ja u them drejtpërdrejt. Ky verdikt më vendos kufij. Nëse konkludoj se do të kem një marrëveshje që më nxjerr jashtë këtyre kufijve dhe nuk kam më se ku të mbështetem, atëherë populli do të vendosë”, ka deklaruar Tsipras.

Qeveria greke vazhdon ende negociatat me kreditorët e saj sepse nuk pranon disa prej kushteve të tyre që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e punësimit, reduktimin e pagave dhe pensioneve dhe rritjen e TVSH-së. Ndërkohë duket se është rënë dakord për privatizimet.

Në mesin e muajit maj Athinës do t’i duhet t’i paguajë rreth 1 miliard euro FMN-së, por kryeministri grek ka ripërsëritur se prioriteti i qeverisë është të paguajë në fillim pagat dhe pensionet dhe më pas borxhet, duke shtuar se falimentimi nuk është në opsionet që ai ka për të ardhmen.

“Vizioni im nuk është një Greqi jashtë Europës, por një Greqi e barabartë në Europë. Një falimentim i vendit dhe dalje nga Eurozona do të ishte dështim edhe për zonjën Merkel, edhe për Greqinë”, është shprehur Tsipras.

Duke pranuar disa gabime në 3 muajt e parë të qeverisjes së tij, ai ka vënë në dukje se ka ende forca brenda dhe jashtë Greqisë të cilat i ngritën kurth qeverisë, duke synuar ta kthejnë në një parantezë, ta rrëzojnë duke mos përllogaritur pasojat.

I pyetur për rikompozimin e grupit të negociatave me huadhënësit, që u interpretua nga mediat e huaja dhe ato vendase si mënjanim i ministrit të Financave, Varufakis, Tsipras ka theksuar se ai e mbështet plotësisht ministrin e tij që i ka bezdisur partnerët, sepse e flet gjuhën e tyre më mirë nga sa e flasin ata vetë, sepse ka pikëpamje radikale dhe sepse nuk tërhiqet.

Intervista e Tsipras është komentuar në të gjitha mediat e huaja dhe sidomos ato gjermane./TCH

 

26 komente në “Tsipras: Nëse s’ka marrëveshje, le të vendosë populli”

  1. Zig Zag Man says:

    Rrofte Tsiprasi
    Rrofte Tsiprasi
    Rrofte Tsiprasi

    1. Pilo Lala says:

      Tsi-preshi mendon me shume per Merkelin, se per vete.
      Cfare skile Greke! Kush i ha keto?
      Ulni pantallonat, qeroni Varafagllosin, uluni ne gjunje dhe filloni te lepini prapanicen e Gjermaneve, se sa me shume zgjatet koha, aq me shume ere vjen.

  2. atdhetari suedi says:

    Me vjen keq,,por keni mbaruar.Gjermania,Hollanda,Danimarka,nuk jane vende ballkanike qe tu kene friken juve.Jane vende me kapital edhe bazament qe ju kthejne juve te qendroni ne kembe e duar bashke..Good Luck

  3. kuq e zi says:

    z.cipras
    ske pse shpall referendum harrove pse i more votat???
    nqs perkulesh atehere shko ne shtepi eshte i vetmi vendim qe mund te marresh …
    ska kuptim qe greket tani te votojne po dhe ti te pranosh kushtet don te thote ta cosh greqine 1 vit prapa e imagjino sa miliarda humbje ke shkaktuar per cfare ma llogaritur turpin qe do i shkaktoje greqise si nje qeveri palace
    ishte nevoja qe te kthehesh tek vendimet e qeverise samaras qe me shume mund kishte arritur nje marrveshje mendoje te ishe me i zoti mbase dhe je por kur shkon e kerkon borxh eshte veshtire qe mendet e teperta te hyne ne pune vendos ai qe ka parane pra o merre o lere
    si i majte ekstrem qe je mund te sekuestroje te gjitha pasurite e politikaneve qe gabuan kishin goxha miliarda duke pasur parasyesh qe emra si papandreu venizelos etjer jane ne politike brez pas brezi

    1. Er says:

      O bos! Verë ndonje pike a presje, sa te marrim njehere fryme.

  4. A says:

    TSIPRAS te na tregoje ku kane shkuar paret, ku kane shkuar evrot, e grabitura dhe te vjedhura nga korrupsioni dhe mafia politike e 2(DY) PARTIVE te medha qe udheheqnin vendin, Greqine, deri sa kaluan ne opozite. Vleresohet ne shifrat 600 MIJELIARD Evro te grabitura dhe te shperdoruara nga pushtetaret e larte te Greqise, qe tani jane ne opozite.
    Te na tregoje se kush prej tyre i ka depozituar evrot ne bankat e Zvicres me emra dhe mbiemra. Pastaj, te marri masat e duhura. Ne ketij TSIPRAS i themi ja ku eshte “ujku” dhe ai na thote une shoh akoma gjurme. Tung.

  5. sit back..,. and relaks →→→ says:

    pasi e fryu popullin me populizma tani kerkon tia ngece popullit deshtimin e tij. jevgjit muti. pa le po na shpik edhe armiq te brendshem e te jashtem.

  6. plaku says:

    Une nuk mendoj se Tsipras “po shpik edhe armiq te brendeshem dhe te jashtem”, njihet ne te gjithe historine boterore, se cdo ide reformatore ka miqte dhe amiqte e saj qofshin te jashtem APO te brndeshem.
    Per mua Tsipras i hyri “nje basti” me fashizmin e bardhe ( ndustrine financjare boterore qe drejtohet nga Merkeli ), gje qe e nderon ate si nje politikan i majte trim dhe visionar.
    Mendoj se levizja “podemos” ne Spanje, ishte dhe eshte nje mbeshtetje e madhe per popullin e thjeshe grek i cili njohu dhe provoi mbi kurizin e tij doren ” e rende te fashizmit te bardhe.” Populli grek, me zgjidhjen qe beri i tregoi Europes dhe botes se eshte nje popull trim i gjakosur, plagosur dhe hedhur si Lemon i shtrydhur nga “fashirzmi i bardhe” ligji kryesor i te cilit eshte vetem FITIMI. Populli grek pagoi shtrenjte per miopine politike dhe “lEsse-fare” kundretj hajduteve politikane greke.
    Politika e “shtrengimit te rrypit” e shkolles gjermane provoi me Greqine dhe vendet e tjera te Europes jugore si Italia, Franca, Spanja, Portugalia, etj se “unifikimi dhe futje e Euros ishte nja gabim fatal nga i cili perfitoi vetem Gjermania. Si cdo valute tjeter ne bote edhe Euro duhet te perfaqesonte “performancen ekonomike” te vendeve te Eurozones, gje qe nuk e beri dhe nuk e ben dhe ky eshte edhe nje nga gabimet kryesore ne konstruksionin e Euros. Mallrat gjermane jane me se 20% me konkuruese ne baze te ketij fakti dhe Bashkimi Europjan, qe u krijua per te mos ndodhur me ne Europe luftra boterore po lejon qe Gjermania te pushtoje vendet e BE-se jo me me tanke por me mallrat e tyre konkuruese.
    Ketu kemi te bejme me nje gabim te madh dhe Tsiprasi, si vizionar, u perpoq qe te korrigjoje kete gabim fatal, sipas te cilit “ndihmat e huadhenesve te Greqise” kerkojne ne fillim te fifiancjojne bleresit e bonove greke dhe jo varfarine e popullit te vuajtur dhe te pafajshem grek.
    Fatkeqesisht po persritetn historia ne kuptimin qe hajdutet e vegjel ( popujt e pafajshem )i varin dhe hajdutet e medhenj ( industrine fianancjare ose siç quhet fashizmin e bardhe ) e lene te livadhise.
    Nuk e di se pse mu kujtua thenja e komunistit te madh çek i cili para plutonit nazist te pushkatimit tha : “Njerez jini vigjilente”.

    1. Albani says:

      O plako je munduar kete here.
      na the qe podemos eshte mbeshtetje per sirizen,e ke gabim sepse podemo eshte dhe do te mbetet opozite ne Spanje,me 20% te votave sa ka podemo nuk mund te qeverisesh dhe nese fiton.
      Jam dakord me ty kur thua qe politika e shtrengimit te rripit dha efekte negative,mirepo a nuk eshte cudi qe vendet e prekura qe permende,Spanja,Portugalia,Irlanda,Italia,Franca jane rreshtuar ne bllok kundra Grekeve te cilet ne fakt nuk kane nje program te qarte dhe bindes qeverises.
      Nuk na the si e kupton qellimin e Cipras.
      A eshte referendumi mungese e progmit dhe vizionit e qeverise se Cipras.
      patjeter qe po.
      pyetja qe do tu shtrohet voyuesve te referendumit eshte;a doni ta hani nje here ne bythe nga Evropjanet,apo doni qe te dalim nga euro dhe ta hame tere jeten ne bythe pastaj duke ua vene njeri-tjetrit.

    2. korcari says:

      Plaku si gjithmone perfekt.RESPEKT……

    3. kuq e zi says:

      z plaku
      teorite jane te mira por sic e dime ne shqiptaret qe komunizmi eshte me i drejti ne leter sa per praktike e dime si shkoi jo vetem te ne por ne te gjthe boten

  7. Emigrant says:

    Erdhe ne pushtet nepermjet mashtrimit se do ti beje Greket te lumtur duke mos punuar e duke ndejtur neper buzuqe gjithe naten e duke fjetur gjithe diten Tani i drejtohesh te tjereve qe te mbeshtesin Kjo nuk eshte e drejte ju Greket levdoheni me te kaluaren shume te larget.

  8. X says:

    Kaq? Te vendose populli? Bravo. Perse nuk iken naten me mire qe te quhet tamam edhe me vule qe i le ne balte. Te paraljmeruan por nuk degjove. Tani do ti futesh gishtin edhe popullit. Rimekembja e Greqise eshte Europa dhe pik. Cdo plan tjeter eshte vetem iluzion ose katandisje.

  9. kundra says:

    Cfare te kaluar te larget o Emigrant e kaluara e larget e Greqise nuk ka te bej fare me keto ardhacaket e sotem ate te kaluar te larget ja u fali Europa ketyre sot

  10. nardi says:

    Nga njera ane na vjene ndot nga mosmirenjohja qe I karakterizone fqinjet tane jugore,nga ana tjeter mire ja bejne europes sepse greqise I ka dhene dhe falur miliarda dollars kurse shqiptaret nuk I pranon as per te punuar per nje cope bike.

  11. Albani says:

    NESE NUK KA MARREVESHJE LE TE VENDOSE POPULLI ME REFERENDUM.
    PYETJET QE DO TE JENE NE FORMULARIN E FLETES SE VOTIMIT DO TE JENE.
    (1)DONI TA HANI NJE HERE NE BYTHE NGA EVROPJANET?
    (2)DONI TE DALIM NGA EUROZONA DHE TA HAME TERE JETEN NE BYTHE DUKE IA VENE NJERI TJETRIT?
    VOTONI DUKE FSHIRE (1) OSE (2).
    Ju komentuesit Greke-foles te temes me te drejte vote do te votonit per njeshin apo dyshin?

    1. korcari says:

      O IDJOT JE MENDUAR SHUME, PEDERAST…

    2. No comment says:

      Perse komenton, kur nuk di te komentosh. Pacavuret rrugacerore, nuk jane argumenta per temen ne fjale, sepse ofendon veten tende ne radhe te pare dhe tregon qarte se c’fare lloj majmuni je. Zbrit nga pema, se te eshte zgjidh gomari, trap!

  12. sul demokrati nga berati says:

    shum mir e ka greku
    demokraci!
    populli do votoj kundra bankave
    ky esht rezultati.
    dhe domethenija esht e madhe
    nuk esht paraja gjithcka,por njeriu.
    gjermanija ka paran zot
    greqija ka njeriun e lir…

  13. dmx says:

    GREQIA ka njeriun e lire ha ha.ha ha me 400 miliarden euro borxh ik o Sul shko bo i mur me qelpic

  14. No comment says:

    Cipras u be kryeminister nga populli Grek ne nje moment te veshtire, dhe ai e di dhe ndjen kete gje. Me pelqen fakti, se ai ka ardhur per te ndryshuar gjerat per me mire per popullin e tij, i cili eshte masakruar nga borxhet dhe korrupsioni i pameshirshem i politikaneve paraardhes Grek. Lexoj shume komente, te cilat bazohen te urrejtja patetike qe kane disa individe, sidomos ata te komunitetit Cam per c’do gje Greke. Pavaresisht kesaj, e verteta nuk mund qe te mohohet.

    E verteta eshte, se kryeministri Grek ndjen nje pergjegjesi te madhe per popullin e tij, jo si nje politikan mashtrues (politikanet ne pergjithesi jane plehra, dhe ne vendet me te konsoliduara demokratike), te cilet i gjen me tonelata ne kete bote te mbrapshte, por si nje njeri me seder dhe kokeulur ndaj atyre qe i besuan kryeministrine.

    Greqia, eshte nje demokraci e konsoliduar, ku ka nje rreagim dhe vetedije te fuqishme popullore. Per kete arsye, kryeministri Cipras ka nje arsye te forte, kur thote se midis bankiereve te BQE-se dhe popullit Grek qe e zgjodhi ate (Ciprasin), neqoftese ky e ndjen veten te pafuqishem ti ndryshoj gjerat, atehere le te zgjedhedhin ata qe e sollen ne kryeministri. Greket kane dy opsione, ose Ciprasin, ose sistemin gjakpires finaciar te fajdexhinjve te FMN-se , Bankes Boterore dhe BQE-se.

    Le ta zgjedhin vete Greket kete! Ciprasi po thote pikerisht kete gje.

    1. sokol says:

      po pse gjakpiresat e Evropes ja dhane me zor parate borxh grekeve apo greket falsifiluan letrat per te mare borxhe me interes 18%???Borxhi eshte borxh dhe duhet lare perndryshe ska me borxh per te lare borxhin.Jevgj!

      1. No comment says:

        Mos u merzit shume per Europen, sepse po ta dish ti mire te verteten Bashkimi monetar i Euros, u be per perfitimet e Gjermanise dhe Frances.

        Vetem nga konvertimi i monedhes kombetare ne Euro, Greqia ka humbur me dhjetra miliarda Euro. Jo vetem Greqia ketu, por edhe Spanja, Italia, Portugalia e te tjere me radhe. Nuk ishin budallenj Anglezet dhe disa shtete Europiane te cilat nuk pranuan te beheshin pjese e bashkimit monetar. Greqia u nxitua qe u perfshi ne Euro dhe kete e bene politikanet e saj te korruptuar ne ate kohe per perfitime finaciare te momentit.

        Ate borxhin e Greqise qe thua ti, e ke ngrene edhe ti dhe ata 2-milone Shqiptare te cilet punuan dhe jetuan ne Greqi keto 25-vite. Mosmirenjohja, eshte dicka negative, e cila tregon shume per karakterin e nje njeriu.

        Borxhin Greqia do ta shlyej, por ketu nuk po behet fjale per kete borxh se sa per te palarat e BQE-se te cilat do te dalin sheshit po filloi shkeputja e vendeve anetare nga bashkimi monetar. Ketu o mik, behet fjale per vete ekzistencen e Euros si mjet shkembimi.

        1. kundra says:

          Greqia do te shlyej jo borxhin por nje m…. qe te haj te kete kujdes se mos dali nga euro se pastaj mere se erdhet ne klub me Ballkanin aty dhe ku meritoni te jeni

          1. No comment says:

            Po ty kush te foli? Karagjoz!

  15. JA KAQ says:

    per mua LAJMI I DITES eshte qe:
    shkaktaret e gerdecit jo vetem qe nuk u denuan por marrin dhe demshperblim nga shteti,
    kryedoganjerja ka miliona euro te pa deklaruara ne nje shoqeri ku rroga mesatare eshte 200 euro,
    po ikin per dite nga syte kembet me mijra shqiptare per te kerkuar nje jete me te mire per familjet e tyre,
    gjin gjoni nuk denohet se kaloi afati i gjyqit,
    vrasesit e 21 janarit akoma sjane denuar,
    sistemi i drejtesise eshte katandisur si ata kryplaket e fshatrave qe nuk dine te shkruajne as emrin e tyre,
    pa permendur rruge,uje,drita,shkolla,spitale, papunesi ne shifra alarmante……dhe ju te dashur komentues bini ne kurthin e ketyre gazetave te shitura te qeveria qe po u bombardojne me shashka per tu terhequr vemendjen nga problemet me serioze qe ka ky vend.nxjerrin lajme vetem dhe vetem qe te perfitojne sa me shume klikime e komente si puna e atyre qe thone ;;;;;;; ky femija ka nevoje urgjente per operacin 1 like 10 euro-1 koment 20 euro-1 share 50 euro dhe budallenjte nga poshte fillojne me “like” “komente” e “share”
    ne vend qe te dilni ne rruge dhe te kerkoni te drejtat tuaja rrini ter diten ne net duke qar hallet e botes a thua se tonat i kemi ne rruge te mbare.
    filloni tani te shani-shani dhe vetem shani se ajo eshte e vetmja gje qe beni me mire se kushdo tjeter. dhe ne darke nje gote dhalle dhe nje diskutim i zjarrte per ceshtjen e gjirit persik .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje