Mësime nga Irlanda për Greqinë

24 Prill 2015, 17:45Rajoni TEMA

Merrni Irlandën, e cila ishte një prej shteteve të goditur më rëndë nga kriza ekonomike globale. Pasi ishte fryrë shumë në vitet e bumit që i paraprinë 2008-ës, bankat irlandeze u desh të shtrëngojnë fort rripat për shkak të humbjeve të mëdha, që erdhën kur plasi fluska e pasurive të paluajtshme. Për të shmangur një rendje shkatërrimtare të popullsisë për tërheqjen e parave nga bankat, por edhe largimin e vetë këtyre të fundit, qeveria garantoi të gjithë stokun e depozitave dhe pagesave të prapambetura.

Si rezultat, borxhi qeveritar u rrit nga 25% e GDP-së në vitin 2007, në më shumë se 120% në vitin 2013. Shtoji kësaj edhe borxhin privat, dhe irlandezët qëndrojnë mbi një mal me borxhe me vlerë sa 400% e GDP-së. Në Greqi, ku borxhi privat është shumë më i ulët, totali i borxhit arrin në afro 300% të GDP-së.

Megjithëkëtë, Irlanda siguroi qasje në tregjet e kapitalit në fillim të vitit 2013 dhe investitorët kanë shumë pak dyshime në lidhje me perspektivën e vendit. Në të vërtetë, ekonomia po rritet shpejt, papunësia është nën mesataren e eurozonës, dhe kostoja e huamarrjes për qeverinë është 1 përqind më pak se sa ajo e Thesarit të SHBA.

Irlanda ka vërtetuar se edhe në një krizë të rëndë, konsolidimi i patundur dhe reformat mund të stabilizojnë me shpejtësi ekonominë dhe përgatisin terrenin për një rikthim tek rritja ekonomike. Në kulmin e krizës, qeveria e Irlandës uli pagat dhe pensionet e sektorit publik, rriti moshën e pensionit (do të jetë 68 vjeç deri në vitin 2028), shkurtoi pagesat sociale dhe rriti taksën mbi vlerën e shtuar.

Sigurisht, ka dallime të rëndësishëm mes Irlandës dhe Greqisë. Masat e shtrëngimit dihej që do ta dëmtonin ekonominë e ngurtë të Greqisë – një prej ekonomive më pak fleksibël të Europës – shumë më tepër se sa atë të Irlandës, ku tregjet fleksibël të punës dhe produkteve lejuan që, humbjet në shifra të mëdha të vendeve të punës në sektorët e strehimit, ndërtimit dhe bankarë, të kompensoheshin gradualisht prej krijimit të vendeve të punës në sektorë të tjerë. Ekonomia irlandeze përfitoi shumë edhe prej peshës së madhe që kanë eksportet, si dhe lidhjet e ngushta me ekonomitë relativisht lulëzuese të Mbretërisë së Bashkuar dhe të SHBA. 

Por, nga rasti i Irlandës, mund të nxirren gjithësesi mësime të rëndësishëm për Greqinë – duke filluar nga nevoja për të rifituar besimin e tregjeve financiarë. Fokusimi i patundur në rivënien rregull në financat publike dhe pastrimin e sektorit bankar i mundësoi Irlandës që të dalë nga programi i shpëtimit 67.5 miliardë Eurosh, ashtu si ishte planifikuar, në fundin e vitit 2013.

Po kështu, norma e interesit për bonot qeveritare irlandeze, që arriti kulmin në pothuajse 15% në mesin e vitit 2011, tashmë ka zbritur në një nivel rekord, më pak se 1%. Ndonëse programi i blerjes në shkallë të gjerë të bonove nga Banka Qendrore Europiane ndihmoi për uljen e këtyre normave, suksesi i qeverisë irlandeze në rikthimin tek tregjet e kapitalit pa një rrjetë sigurie të një linje kredie parandaluese nga ana e kredidhënësve të saj ndërkombëtarë – një shembull që më vonë e ndoqi Portugalia – nuk duhet injoruar.

Pasi u rikthye besimi i investitorëve, nisi një rreth vicioz. Për shembull, Irlanda ishte në gjendje të shlyente 12.5 miliardë Eurot që i kishte borxh FMN-së, sapo e kishte të mundur që të rifinancohej më lirë në tregje, gjë që e ndihmonte ta reduktonte edhe më tej faturën e normave të interesit.

Dhe për Irlandën, besimi dhe rritja ekonomike kanë ecur krah për krah. Pasi ishte tkurrur me pothuajse 6% në vitin 2009, në vitin 2011 ekonomia irlandeze po ecte më mirë se sa vendet e tjerë që kishin përftuar paketa shpëtimi. Vitin që kaloi, Irlanda shënoi një rritje ekonomike rekord prej 4.8% – më e larta në eurozonë. Dhe ajo ëtet të rritet me 3% këtë vit, sa dyfishi i mesatares së eurozonës.

Rritja ekonomike është nxitur prej një shumëllojshmërie faktorësh. Frenimi i rritjes së pagave dhe produktiviteti kanë përmirësuar konkurueshmërinë, duke fuqizuar kështu eksportet. Dhe tani që ulja e çmimeve të naftës si dhe një rritje me 5% e papunësisë po forcojnë konsumin, rimëkëmbja po shtrihet edhe në sektorë të tjerë.

Shkurt, besueshmëria që Irlanda fitoi përmes një politike fiskale të palëkundur dhe reformave ndihmoi për rikthimin e besimit, duke lehtësuar kështu një rikthim tek rritja ekonomike, e si pasojë edhe konsolidimi fiskal. Sigurisht, qasja fiskale në një shtet nuk mund të imitohet gjetkë. Por sjellja që “gjithçka mund të bëhet” që adoptoi Irlanda, si dhe vendosmëria e saj, mund të shërbejë si frymëzim për Greqinë dhe vende të tjerë të eurozonës që ende vuajnë pasojat e krizës.

bota.al

33 komente në “Mësime nga Irlanda për Greqinë”

  1. Gjirokastriti says:

    Clidhje ka irlanda me Greqine????
    Ne Irlande problemi ishte te bankat
    Ne Greqi problemi eshte te borxhi i shtetit dhe jo te bankat

    1. mario says:

      Nuk e kane per Greqine. .. mua me duket se e kane per shqiperine.

      1. Zigur Qarri says:

        Hahahahahaha…e bukur!

    2. Dean says:

      Shtetl Irlandez u be garantues I Borxhit te Bankave dhe papritur e pakujtuar e pa veten me gati 100 Bilion € Borxh
      Megjithate,Irlandezet nuk u qurraviten si puna e grekve,por ulen koken dhe ndermoren reforma.Jo si puna e grekve qe nuk lan njeri e shtet ( nga Soros ke Gjermania) pa mallku per injera cen dhe dembelizmin e tyre.
      Kjo eshte lidhja,pizeveng grek.

      1. Gjirokastriti says:

        Pizeveng i sat e…me.
        Njerez qe nuk dini se ceshte diskutimi dhe respekti per te tjeret.
        Prandaj jemi me keq se zimbabue se kemi tipa si ty

        1. Dean says:

          Me te vertet te duket vetja i civilizuar ty,mer kolaq gjirokastre?!
          Te kundershtova ne arsyetimin tat,dhe mjafton vetem 1 fjale Provokuese dhe ti kalon ne ofendime?
          Mire ben,se nga tastjera shajne te gjithe(dhe te rrit vetbesimin),por problemi eshte kur ndeshesh perball.
          Tani,qe t’a kthejme bashkbisedimin ne menyre te civilizuar,sikur te ”pelqen” ty.Sapo arsyetova me lart se,greqia,nuk kishte ndo1 ndryshim nga Irlanda,pasi ne 1 moment te caktuar te 2-ja qeverite e pane veten ne Borxhe(pavarsisht pse).Atehere,pse thua qe nuk jane i 1jti rast?
          Dhe me e keqja nuk eshte 1 linje Logjike qe ti ndjek ne trajtimin e 1 problemi(gjendja ne greqi ne kete rast),pasi kjo kerkon ndoshta njohuri ne Financa dhe Ekonomi,por FANATIZMI me te cilen ti dhe tipa si puna jote kerceni perpjet sa here qe zihet ne goje greqiA.Nuk e kurseni helmin,cinizmin dhe sharjet ne drejtim te Shqiperise dhe Shqiptareve,por i varni turinjte ne toke sapo permendet greqiA.Sa ishte gjalle Enver Hoxha ju kolaqt e konsideronit veten ”ajka e shqiptarise” ndersa tani qe E.Hoxha ”ka rene nga fiku” jeni bo me grek se greket.
          Karagjoz njeri.

      2. Patrioti says:

        O dean Kar-agjozi Irlanda kufizohet me Evrop dhe me Oqean, jo si Greqi qe kufizofet me Barkthar, Islamista, Xhihadista…. Miliona Euro ne vit i shkoje Greqis per monitorimin dhe rruajtjen e vijes bregdetare qe Arixhinjt e Azise te mos ndyjne Evropen dhe Irlanden. Miliarda Euro i shkojne per armatime per te mbrojtur Kulturen dhe Krishterizmin Evropian nga Neo-Otomanistet Islamik te Anadollit. Greqia ka nje emoragji miliona Euro Fqinjet Hajdutet dhe tregetaret e Hashishit.

        Dembelizmin dhe injorancen Shqipetare qe futi parat qe i vinin nga Greqia ne piramida dhe rinin neper Kafene i harove!!! Shqiperia kete moment ka numrin e Kafeneve me te larte ne raport me popullsine.

        Keshtu ishte planifikuar qe ai ved i Bekuar te fukarepsej qe ti blinin Bregdetin dhe Pasurite me Gjysem Cmimi.

        Lavdi Popullit dhe qeveris GREKE qe nuk e ul koken, perpara Presioneve.

        1. dmx says:

          .Ore Patriot c fare shkruan more i trullosur Greqia mbron kufijt e Europes nga Neo Otomanet ha ha ha ju te Janulles ta hiqni petlen fare me te tilla xhevahire ma keni IQ sa nje mur me qelpic .

          1. Patrioti says:

            Turqia “lufton” per nje Xhami ne Athine…, ne Tirane nis ndertimi i Xhamis me te madhe ne Ballkan… Hahahahaaaa, “pasardhesit” e Skenderbeut te falimentuar nga Kultura dhe Ekonomia.

            1. Στο FIR Αθηνών εισήλθαν συνολικά 6 τουρκικά μαχητικά αεροσκάφη και ένα αεροσκάφος ναυτικής συνεργασίας. Καταγράφηκαν 22 παραβιάσεις του εθνικού εναέριου χώρου στο βορειοανατολικό, κεντρικό και νοτιοανατολικό Αιγαίο.

            2. Οι 19 παραβιάσεις του εθνικού εναέριου χώρου έγιναν από το τουρκικό αεροσκάφος ναυτικής συνεργασίας CN-235.

            Σε όλες τις περιπτώσεις τα τουρκικά αεροσκάφη αναγνωρίσθηκαν και αναχαιτίσθηκαν από αντίστοιχα ελληνικά μαχητικά.

            Lexoje ku shkojne dhe perse Miljarda Euro te popullit Grek, dhe c’do te ndodhte po mos te shpenzoheshin keto Miljarda, Greqia do te ishte Turqi me keq se Shqiperia.

            1. albani says:

              Patriot
              KEQ GREQIA DHE MUT SHQIPERIA PERSA I PERKET EKONOMISE DHE VARFERISE.
              Mire mo mire,por thuaj me mire qe Greqine e shkretuan politikanet dhe korrupsioni ne sferat e larta,sidomos ne mbrojtje,kujto nendeteset,tanket luftarake gjermane te tipit tiger,vetee nga keto dy kontrata ka qene demi mbi 1 miliarde per buxhetin si pasoje e superkostos,te mos themi pastaj per zimens dhe te tjera.
              keto e zhyten Greqine,korrupsioni dhe qeverisja e keqe.
              Sa per ate qe Shqipetaret kane nxjerre valute nga Greqia pra pe e ke gabim sepse nE GREQI me shume ka hyre valute nga shqiperia se sa ka dale nga Greqia,po te permend disa gjera.
              (1)Spitalet private Greke(igjia)
              (2)Shkollat private greke(arsaqio)
              (3)rrjetet telefonike Greke(AMC,vodafon)
              (4)firmat e ndertimit greke(AKTOR dhe te tjera)
              (5)bankat monetare Greke
              (6)ndermarrje te ndryshme prodhimi Greke.
              Pra i respektuar patriot te gjitha keto nxjerrin nga Shqiperia dhe duke tranferuar ne kompanite mema ne Greqi me qindra milione euro ne vit,pra marrin nje perqindje te mire te ekonomise sone ne kohen kur te prurat e emigranteve nga Greqia kane rene shume dhe nuk llogariten me me qindra por me dhjetera milione euro.
              Megjithate Shqiperia mbetet akoma shume larg greqise dhe greqia eshte e paarritshme nga shqiperia ne ekonomi dhe infrastrukture,si dhe ne menyren e qeverisjes dhe efikasitetit te administrates,ne jemi me te korruptuarit ne Planet.
              Greqia eshte me te vertete porte hyrese per emigrantet ne evrope dhe per kete duhet te mbeshtetet financiarisht,mirepo donacionet e BE-se nuk duhet te vidhen por te shkojne per ndertimin e qendrave pritese te standarteve te larta dhe te kapaciteteve te larta.
              Dhe konkretisht Greqia ka marre donacione nga BE-ja per emigrantet dhe nuk ka bere pune dhe prandaj pritet te penalizohet per kete ceshtje nga BE-ja.
              KEQ GREQIA-MUT SHQIPERIA PERSA I PERKET EKONOMISE DHE VARFERISE

        2. kuq e zi says:

          z patriot
          greqia harxhon ne ushtri kot se kur turqia sulmoi qipron pra krishterimin te plotfuqishmit gjenerale greke u dhjene ne breke dhe lane pushtetin ne vend qe te luftonin pra per lufte nuk duhen armatime por koqe afganet e treguan si ruseve dhe shba-ve
          sa per ruajtje kufijsh perendimit ato kufij ja ruajti turqia ne luften e ftohte jo greqia mbas luftes se ftohte ska me rrezik per europen…
          emigranteve nuk i ben balle italia pale greqia qe eshte vetem rruge kalimi
          meqe ti po indetifikohesh si anti islamik pra i preferuar i perendimit nese perendimi do zgjidhte ke te mbante ne nje dore ndermjet greqise dhe turqise do ishte kjo e fundit

          1. Gjirokastriti says:

            Lexo dicka se te ben mire
            Turqit me ushtri 7 milon me armatim luftonin me nje ishull me popullsi 600 mije dhe me nje ushtri qe i kishte a si kishte 30mije.
            E pra mesoje se per shtate dite ata trimat e tu turq munden te marin vetem nje te treten e ishullit.

            1. Albani says:

              T themi realisht gjerat pa qene nevoje te bejme avokatin e dreqit,shejtanit.
              Turqia nuk u fut per te marre gjithe ishullin,por per te mbrojtur popullsine Turke te ishullit qe rrezikohej me shfarosje,dhe turqia vetem nje te treten e territorit dhe shume mori per aq sa i takonte turqeve.
              Sa per ate qe ishin shtate milione Turq,jep te pakten nje shifer qe te besohet se me kaq shume dhe ishulli do te ishte fundosur.
              Pastaj Greqia nuk i ka kapacitetet dhe modernizimin ushtarak te Turqise.
              Te jemi realiste,Greqia e di kete prandaj toleron cfaredo-lloj provokimi Turk.
              Dhe per ceshtjen e Qipros Greket e dine mire te verteten,ate qe i bene grusht shteti presidentit te perbashket te te dy popujve te Qipros dhe tentuan te ndryshojne Kushtetuten per ta bashkangjitur Qipron me Greqine.
              Te jemi te ndergjegjshem;NDERHYRJA TURKE NE QIPRO ISHTE PLOTESISHT E JUSTIFIKUAR.

  2. Albani says:

    Po more,te marrin mend nga Irlandezet.
    Plasem ne komentuesit e temes duke e mesuar Greqine por ajo ne te sajen,nuk ha gdhe(te gdhendur)fare.
    Ia kane vene qellim vetes te prishen me te gjithe dhe ne fund te hane bar.

  3. sh says:

    Nuk behen kur mesdheraret si Nordiket ,eshte e kote te trajtosh keto tema me Ballkaniket.

  4. Hem... says:

    eshte tjeter mentalitet… korrupsioni nuk eshte fenomen i rendomte sic eshte ne Greqi apo pergjithesisht Europen e jugut.

  5. A says:

    Shqiptaret, te pakten kane 25-se vjet qe nuk duan te mesojne nga shtetet, popujt dhe qeverite e vendeve me te zhvilluara qofshin te vogla dhe te medha.
    Puna e pare duhet te kishin mesuar pse e kane kete zhvillim kaq te madh vendet SKANDINAVE, si Finlande, Danimarke, Suedi, Norvegji dhe Islande.
    Sepse ata qe ne fillim zgjodhen KAPITALIZMIN SOCIAL DEMOKRAT, kurse ne shqiptaret e “mencur” zgjodhem KAPITALIZMIN e EGER, SKLLAVOPRONAR dhe HAJDUT.
    Ne, kush vidhte dhe grabiste nuk i themi hajdut, por i themi i SHKATHET.
    Kush, genjen dhe mashtron i themi i ZGJUAR.
    Duke patur parasysh keto mendesi dhe filozofine TERAPIA e SHOCKUT dhe EKONOMIA ZERO ja ku arritem, ku me mijra vete mbi 35 PERQIND popullsise e Shqiperise ka ikur jashte vendit, sepse ka dalur sakte dhe qarte se me qeveri te DEGJENERUARA dhe kur ke pune te punosh per 100 EURO ne muaj eshte te jeshe skllav dhe bujkrob.
    Pasurite kombetare po vidhen, per 25-se vjet na jane vjedhur nga MINIERAT e BAKRIT te pakten 5000 kg FLORI=AR, ka 25-se vjet qe nxjerrja dhe perpunimi i naftes ne Shqiperi del me humbje te medha. E gjithe materiali metalik i makinerive dhe mjeteve tokesore, ajrore dhe detare eshte shitur per skrap. Ja ku jemi sot, SHQIPERINE dhe popullin e saj e ka pllakosur mjerimi, varferia duke pasur si parti ne drejtim PD, PS dje LSI, me drejtuesa SALI BERISHA, LULEZIM BASHA, FATOS NANO, EDI RAMA dhe ILIR META. Kjo eshte gjendja reale dhe vertete ku shoqeria shqiptare po vidhet dhe grabitet per dite e per nate nga te korruptuar dhe mafioz qeveritar te niveleve te ndryeshme. Tung.

    1. Albani says:

      A
      KE SHUME TE DREJTE NE ATO QE THUA.
      ME ERDHI DHE PER TE QESHUR KUR THE QE KEMI HUMBUR TONELATA AR NGA PERPUNIMI I BAKRIT,E VERTETE POR ME KOMIKO-TRAGJIKE ESHTE SE NE I HUMBEM DHE TONELATAT E FLORIRIT TE CILIN E RUANTE SHTETI NE TUNELET E SIGURISE SE LARTE NE KERRABE.
      “”SIGURISHT I VODHI NJE PLAK ME GOMAR”
      ILIR FLORIRI E BLEN SHTETIN TE TERE TANI ME ATE AR.
      ME POLITIKANE,PROKURORE DHE GJYGJTARE SE NE SHQIPERI DERI TANI NUK PAME NJERI QE TE MOS SHITET DHE BLIHET.
      FATKEQESISHT KY ESHTE REALITETI YNE QE SIPAS GJASAVE NUK KA PER TE NDRYSHUAR PER KETE SHEKULL.

  6. iliria says:

    ti gjirokastrit je grek apo shqiptar? nqs se je grek dropulli kuptohet dhe eshte arsyshme qe mbron greqine.apo je grek mbas 90

    1. Gjirokastriti says:

      Pse kush thote nje mendim eshte Grek???
      Ndersa ka shume qe mbrojne turqine dhe vendet arabe
      Sipas teje nuk jane shqiptare
      Une nuk dola ne mbrojtje
      Thashe qe ne Irlande pothuaj falimentuan bankat dhe shteti u zhyt ne borxhe per te shpetuar bankat
      Pra shteti ishte ne pozita te mira me perpara.
      Ne Greqi eshte e kunderta bankat ishin ne rregull ndersa shteti eshte zhytur ne borxhe

      1. lloqe lloqe says:

        Gjirokastra – ne te dyja rastet shtetet Irlandeze dhe Greke perfunduan ne borxh masiv, pavaresisht arsyes se pse u bene borxhli.
        Ne momentin kur u bene borxhli rruga e daljes qe perdori irlanda po I sugjerohet greqise.
        Greqia e ka refuzuar duke e politizuar si presion imperialist I te medhenjeve gjakepires mbi nje me te vogel!
        Troc muhabeti kur te kerkoj borxh nuk je imperialist, por kur duhet te ta kthej je imperialist.
        Politizimi I borxhit dhe diskutimi I tij si nje gje e padrejte qe rendon mbi greqine eshte shenje tipike e kompleksit foshnjarak te inferioritetit – ku fakin gjithmone e ka dikush tjeter.
        Greqia me pamerite u be anetare e nje klubi shume me serioz sesa serioziteti kulturor e politik I greqise.

        Greqia ne EU ne NATO, ne Europen perendimore eshte jo si deshire e saje e brendshme, por si product gjeopolitik I mbas luftes se dyte boterore.
        Greqia e lene te orientohet vetvetiu e natyrshem e pa influence gjeopolitike perendimore do te rreshtohet pa asnje dyshim me fuqite lindore.

        Kam qne ne NY kur rane kullat – dhe kur te gjithe ishin te shokuar ne komunitetin grek kishte nje ngazellim te fshehur- me batuta nen buze alla fshatarce “mire ja bene”

        te jete per mua e le te shkoje me lindjen e ne 10 vjete do shnderrohet ne nje kurve qe do duket nga jashte si Armenia,Azeirbaxhani, e here do puthet me Rusin e here do I lepihet Kines. Greqia perendimore eshte aksident gjeopolitik.
        Si llastiku I terheq qe tenton gjithmone te kthehet ne formen origjinale.

      2. Kruja says:

        Po mire atehere meqe shteti grek ka mbaruar le ta ndihmojne bankat.

        Nje gje duhet bere se pastaj do perfundojne me keq se Shqiperia ne keta 25 vjetet e fundit. Socilizmi ishte tjeter hesap.

        Pra bankat te bejne ate qe bene shtetet me bankat e tyre. Ne Sh.B.A. ishte shteti qe ngriti bankat qe vodhen parate, po ashtu ne Irlande.

        Greqia nuk po ben asgje, thjesht refuzon te paguaje borxhet dhe kercenon duke shkuar ne Rusi pastaj do shkoje ne Kine. Nuk kane kurajo qe t’i futen punes dhe perveshin lleret. I kam njohur kur kam qene vete ne Greqi, mernin pare nga EU dhe gjoja shkruanin projekte dhe pune fictive ne leter. Ato 5 vjet qe qendrova ne Greqi ate pune benin institucionet e tyre.

  7. Juglindori nga Korça says:

    Ti ke te drejte plotesisht , zoti Gjirokastriti ; vetem nje gje nuk ke kuptuar nga qindra-mijra shkrimet e rrjeteve sociale shqiptare , perfshire ketu edhe komentet e lexuesve te gazetave , nuk ke kuptuar , pra , portretin e shqiptarit , sipas mazhiorances se tyre . Po t’a spiegoj une : Qe te jesh e te quhesh shqiptar , duhet te permbushesh disa kondita ; se pari , duhet te kesh te ngulitur ne mendje , qe shqiptaret (iliret apo pellazget , quaji si te duash) , jane paraardhesit e vetem te njerezimit mbi toke , qe Shqiperia eshte qendra e Botes , qe fqinjet tane na paskan qene arrmiqte tane shekullore , sidomos ata greke , ndaj te cileve , shqiptaret bejne gare , kush e kush te derdhe sa me shume helm e vrer edhe pse aty jetojne si emigrante nje e treta e popullsise shqiptare , ndersa ne Shqiperi , nuk na kane trokitur greket , edhe pse jane ne krize . Qe te jesh shqiptar , duhet te shkruash e te flasesh me urrejtje kunder sllaveve ne pergjithesi , e atyre serbe e ruse ne veçanti , e po nuk u ngope , mund te vazhdosh te shash e ofendosh edhe popuj te tjere katolike e ortodokse . Qe te jesh shqiptar , dhe kjo eshte me kryesorje , duhet te vdesesh per nje çike Turqi , t’a ngresh ate rrace te felliqur , sa me lart te jete e mundur , t’a quash Turqine shpetimtare te kombit tone , t’a quash pushtimin me te urryer e obskurantist te Historise , pra pushtimin otoman , nje administrim miqesor vllezerish , qe erdhen tek neve , se i vinte keq per popullin tone , t’a quash Turqine superfuqi ekonomike e ushtarake dhe mbrojtsen e vendit tone !?.
    Ti , zoti Gjirokastriti , ashtu si edhe une , nuk i kemi te dhenat e mesiperme , keshtuqe , edhe pse jetojme prej mijra vjetesh ne keto troje , dhe i kemi ruajtur me fanatizem e trimeri , gjuhen , zakonet , fene dhe emrat e te pareve tane , prape se prape , sipas mendjes se tyre te mykur e trushpelare , nuk quhemi shqiptare , se qe te jesh shqiptar , duhet te quhesh Sherefedin , Mazllem , Mahmut , e mundesisht , te mbash mjeker dy pellembe e pantallona treçekshe , e mundesisht akoma , te veshesh gruan e vajzen me nje thes jeshil mbi koke e deri ne fund te kembeve . Ka edhe shume e shume gjera e karakteristika te tjera qe e bejne me te plote figuren e te qenit shqiptar , por nuk eshte vendi per t’u zgjatur akoma .

    1. albani says:

      MUND TE BIEJA DAKORD ME TY NE QOFTE SE KETO QE KE SHKRUAR PER SHQIPETARET DO TI KISHE SHKRUAR NJA DHJETE HERE PER NJE SERB DHE NJE GREK.
      SEPSE PER NJE SHQIPETAR QE THOTE QE JEMI QENDRA E BOTE,KA NJA DHJETE GREKE OSE SERBE QE THONE QE ATA JANE QENDRA E BOTES.
      BESIMIN FETAR MOS E NGATERRO ME KETO PUNE SE TREGOHESH I ULET, SEPSE E GJITHE BOTA E CIVILIZUAR ESHTE PER TOLERANCEN DHE NUK I NGA TERRON CESHTJET FETARE,DHE NE ANGLI MBULOHEN,DESHIRE E TYRE.
      POR MBI GJITHCKA DUHET TE KUPTOSH QE SHQIPETARET ASNJEHERE NUK JANE OFENSIVE POR DIFENSIVE,REAGIMI JONE ESHTE MBROJTES PER CDO TEME.
      PRA SULMIT I PERGJIGJEMI ME MBROJTJE,MBROJTJE TE CILEN SYRI DHE MENDJA JOTE E SHKOJNE SI AGRESIVITET,NUK ESHTE AGRESIVITET POR INSTIKTI I MBIJETESES.
      KUR TE TJERET TE SHAJNE NUK ESHTE AGRESIVITET TE KUNDERPERGJIGJESH.
      KUR TJETRI TE NENCMON NGA ANA FETARE NUK ESHTE AGRESIVITET TE MBROSH BESIMIN QE DESHIRON.
      KUR TE TJERET TE PROVOKOJNE DHE DYSHOJNE NE LASHTESINE TENDE NUK ESHTE AGRESIVITET TJU TREGOSH KUSH JE.
      KUR TE TJERET TE GJUAJNE ME GRUSHT NUK ESHTE AGRESIVITET TI NDALOSH DHE TI SHTYSH,ESHTE VETE-MBROJTJE.
      KUR TE TJERET HISTORIKISHT DESHIROJNE PJESE TE TRUPIT TEND NUK ESHTE AGRESIVITET TI BASHKOSH KETA PJESE DHE TE VETEMBROHESH.
      KUPTOJE PRA QE NE SHQIPETARET KEMI QENE DERI TANI VIKTIMA DHE TE PARESPEKTUAR,TE POSHTERUAR DHE TE SAKATUAR,DHE NGA FQINJET TE CILET ATA KUJTOJNE SE JANE QENDRA E BOTES,NE SHQIPETARET KURRE NUK E KEMI PASUR KETE MANI TE MADHE(MEGALOMANI).
      KA ARDHUR KOHA QE TA NGREJME KOKEN DHE TE MOS KEMI FRIKE NGA ASKUSH.

    2. albani says:

      GJIROKASTRITI ASHTU SI DHE TI DHE UNE JEMI SHQIPETARE,DHE UNE SHUME PERVOJA TE KEQIA KAM NGA SHQIPETARET POR DHE SIKUR TE GJITHE KOMENTUESIT E TEMES TE ME SHAJNE UNE PRA SHQIPETAR DO TE MBETEM DHE NUK KAM PERSE TE TJEREVE I SHAJ ATE QE JANE SHQIPETARE POR I SHAJ KARAKTERIN DHE INJORANCEN.
      GJIROKASTRITI ESHTE I NDERUAR SI SHQIPETAR POR DHE NE QOFTE SE ESHTE GREK PRAPE ESHTE I NDERUAR NJE LLOJ.
      TE NDERUAR JANE DHE tfgs,Klimax,elefteriskepsi,Enter DHE SHUME TE TJERE PAVARESISHT KOMENTEVE,JAM I MENDIMIT QE DUHET TA OFENDOJME ASPAK OSE SA ME PAK NJERI TJETRIN DUKE MOS KALUAR NE EMERTIME GREK OSE SERB,OSE TURK,DHE UNE KAM SHKRUAJTUR PER SHUME CESHTJE NE FAVOR TE GREQISE,KAM SHKRUAJTUR QE JEMI 50 VITE TE PAKTEN MBRAPA,QE TURIZMI SHQIPETAR NUK I AFROHET AS TEK THEMBRA ATIJ GREK.
      NE KALOJME KOHEN POR CESHTJET DHE NGJARJET NUK I ZGJIDHIM NE.NE JEMI PA PESHE SE TE KISHIM PESHE NUK DO TE RRINIM DHE MERRESHIM ME KOMENTE POR ME VEPRA.

  8. eklipso says:

    Krahasoni të pakrahasueshmen.
    Greqinë e krimbën në borxhe për të shpëtuar bankat Gjermane dhe Franceze që kishin blerë gjithë bankat e Greqisë. Kur u doli investimi keq, bankat Franceze dhe Gjermane i kërkuan qeverive të tyre të detyrojnë Greqinë të marrë borxh që ti shpëtojë filialet e tyre në Greqi. Mjaft të mendoni se çfarë ndodhi me Crédit Agricole, që e kemi dhe në Shqipëri: bleu Emporiki, u kënaq me interesat e kredive për disa vite, kur doli me humbje, i futi gishtin Greqisë dhe iku e mori eurot me vete.

    Jo se qeveritë Greke nuk patën faj, por ishte keqmenaxhimi i Europës që e solli Greqinë në këtë pikë.
    Irlanda i tregon gishtin përditë gjithë Europës, meqë e ka kthyer ekonominë e saj në një parajsë fiskale për kompanitë e mëdha që fitimet i bëjnë në Gjermani, por tatimet i paguajnë në Irlandë. Por kjo nuk ka rëndësi për Europën, sepse Irlanda është e qeverisur nga të djathtët, ndërsa Greqia bëri gabim (sipas Europës), dhe zgjodhi një qeveri të majtë.

    U bë 7 vjet që ka hyrë kriza në Europë, dhe sipas planit të atëhershëm, Greqia do dilte prej krizës qysh në 2012, por nuk doli edhe pse u qeveris gati plotësisht nga Brukseli prej 2010. Europa në vend që të pranojë se zgjidhja nuk është ajo që duhet, vazhdon ti bjerë të njëjtës telë.

    Hajt se kur ta marrë Putini ose Shteti Islamik të tërën ndoshta e kupton gabimin. Atëhere do ngelet vetëm Amerika.

  9. perivolo says:

    A dhe juglindor,pergezime per shkrimet e sakta dhe te llogjikshme.

  10. Gjirokastriti-vertet says:

    Per Dean:Duhet pak-zgjuarsi-te-kuptosh-se-komentusi-me-“emrin”Gjirokastriti-eshte-tfgs-ja-se-gjirokastriteteve-nuk-u-vjen-as-rrotull-dhe-as-te-te-vej-ne-mende-ti-propogandosh-si-greker-perkundrazi-rrethinat-e-Janines-Suli–jane-Shqiptare-puro-etj

    1. albani says:

      O Gjirokastriti
      futi nje rrofte Shqiperia
      dhe shiko qe ska per te ngacmuar me njeri.

    2. Gjirokastriti says:

      Ti gjirokastriti gjasme i vertete perpiqu te gjesh nje emer tjeter dhe jo ta maresh
      Sa per dijeni ti nuk je Gjirokastrit se ne nga gjirokastra preferojme te lexojme ate qe shkruan tjetri pastaj e komentojme.
      Ku e pe ti qe une mora ne mbrojtje Greqine???
      Me vjen keq per ty dhe nivelin jot.

      1. Albani says:

        RROFTE GJINOKASTRA DHE GJINOKASTRITET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje