Ngjarje e rëndë në Shkup/ Treni shtyp një grup emigrantësh. Të paktën 14 të vdekur

24 Prill 2015, 11:07Rajoni TEMA

Një tren i linjës ndërkombëtare Selanik-Beograd shtypi dje në mbrëmje për vdekje 14 emigrantë, mes stacioneve hekurudhore “Rajko Zhinzifov” dhe “Pçinjë”.

Në vendin e aksidentit hekurudhor, ekipet e ndihmës së parë mjekësore arritën nga Shkupi dhe Veleshi.

Kontroll në këtë aksident kanë bërë edhe prokuroria maqedonase dhe teknikë të hekurudhës së Maqedonisë.

”Trupat e të vdekurve gjenden në morgun e Veleshit”, tha Anita Stojkovska, zëdhënëse e SPB Velesh.

Stojkovska shtoi se tetë imigrantë janë plagosur dhe gjenden në stacionin policor të Veleshit, ndërsa ka patur edhe një grup më të madh emigrantësh, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Mendohet se emigrantët ishin me prejardhje nga Somalia dhe Afganistani.

1 komente në “Ngjarje e rëndë në Shkup/ Treni shtyp një grup emigrantësh. Të paktën 14 të vdekur”

  1. anticensurë 93456 says:

    “tetë imigrantë janë plagosur dhe gjenden në stacionin policor të Veleshit”
    more normalisht nuk çohen në spital të plagosurit??
    apo thjesht gazetarët e meros!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje