Vrasja e një «gjermani» në Gjakovë, frika nga treni në Prishtinë, shkolla franceze në Mitrovicë dhe italiane në Shkup, 1200 dyqanet e Prizrenit dhe hekurudha që e bëri Ferizajn qytet, Shkupi si «zemër» e Kosovës dhe mudiri i Prishtinës që thotë: «Me racë jemi gegë dhe në vendin tim askush asnjë fjalë turqisht nuk e flet» – këto janë vetëm disa hollësi nga disertacioni i historianes Eva Anne Frantz mbi Kosovën në periudhën e vonshme osmane.
Rrëmuja e Gjakovës e shtatorit të vitit 1878: një gjerman i bërë osman vritet nga myslimanët që i urrejnë katolikët, të cilët përbëjnë trupën mbrojtëse të pashës osman
«Në vjeshtën e vitit 1878 marrëdhëniet mes katolikëve shqiptarë dhe myslimanëve shqiptarë në Gjakovë u përkeqësuan, kur në fillim të shtatorit 1878 Mehmed Ali Pasha u vra nga myslimanët dhe fandët katolikë shqiptarë si trupë mbrojtëse osmane e Mehmed Ali Pashës u përpoqën ta mbronin atë nga sulmuesit e tij. Si përfaqësues osman në komisionin kufitar osmano-malazez Mehmed Ali Pasha synonte ta bindte popullsinë lokale në Kosovë të pranojë vendimet e Kongresit të Berlinit. Në luftime vdiqën disa qindra persona. Rol thelbësor në eskalimin e dhunës kundër katolikëve në Gjakovë luajtën akterë të veçantë, për shembull kadiu i Gjakovës Ahmed Efendi Koronica, i cili i kishte prirë sulmit kundër Mehmed Ali Pashës dhe njihej si shumë armiqësor ndaj të krishterëve. Ai shpresonte se do t’i bindte edhe myslimanët shqiptarë nga Malësia e Gjakovës për të kundërshtuar Mehmed Ali Pashën dhe sipas nënkonsullit austro-hungarez ai paralajmëroi se ‹kauri, i cili e ka tradhtuar pjesën më të mirë të Turqisë ndaj Europës, ka ardhur dhe po kërcënon t’i përdhosë haremët. Kush është mysliman të vijë vrap›. Pas vrasjes së pashës Koronica i nxiti myslimanët jo vetëm kundër fandëve, por në përgjithësi kundër të krishterëve dhe ‹proklamoi publikisht se mund të godasin pa ngurrim, sepse ai e kishte shpinën të mbrotjur, se kishte instruksione nga Konstantinopoja dhe do të përgjigjej për gjithçka. Masakrat do të kishin ndodhur sikur myftiu i Gjakovës dhe disa krerë myslimanë të malësorëve shqiptarë të mos kishin kundërshtuar synimin e paskrupullt dhe të çmendur› (sipas raportit që Jelinek ia dërgonte Andrássyt).»
Shënim shtesë: Mehmed Ali Pasha ishte gjerman. Ai u lind me emrin Ludwig Karl Friedrich Detroit në vitin 1827 në Megdeburg, Prusi dhe u vra më 1878 në Gjakovë. Ai ishte në shërbim të Perandorisë Osmane si gjeneralmareshal. Pasardhës i tij është poeti i famshëm turk Nazim Hikmet, i cili u lind në Selanik.
Banorët e Prishtinës në fund të shekullit XIX e shihnin stacionin hekurudhor si «vepër të dreqit»
«U ndërtuan vija hekurudhore dhe më 1874 u hap linja Selanik-Shkup-Mitrovicë. Popullsia lokale në fillim e kundërshtoi me këmbëngulje ndërtimin e hekurudhës, por në vitet vijuese ky qëndrim ndryshoi. Kështu, siç konstatonte (diplomati austriak Theodor) Ippen në fund të shekulli XIX, stacioni hekurudhor i Prishtinës ishte e mundshme të ndërtohej 7 kilometra larg qytetit, sepse […] atëbotë banorët e Prishtinës, që nuk ishin aspak të hapur dhe që trembeshin nga kultura, donin ta kishin sa më larg vetes atë ‹vepër› moderne ‹të dreqit›, derisa tani pandërprerë luten që stacioni të vendoset në një vend më të përshtatshëm.»
Kur Isa Boletini tha: «Boll kemi hoxhallarë» dhe kur Mitrovica kishte shkollë franceze
«Krahas shkollave shtetërore brenda një rrethi të ngushtë mysliman pëlqeheshin edhe shkollat europiano-perëndimore. Kështu në Mitrovicë ekzistoi mes viteve 1907 dhe 1909 një shkollë private franceze e drejtimit tregtar, e cila vijohej vetëm nga fëmijët e agallarëve dhe bejlerëve. Teologët myslimanë dhe banorët ‹fanatikë› e kundërshtonin këtë shkollë, sepse frikësoheshin se fëmijët që vijojnë këtë shkollë do ta ndërronin fenë. Siç tregojnë kujtimet e Tafil Boletinit, fëmijët myslimanë shpesh edhe më tutje vijonin shkollat islame. Ai shkroi se axha i tij, Isa Boletini, i cili kishte hapur një shkollë të vogël private në fshatin e tij të lindjes, shpesh kur pyetej përse bijtë dhe nipat e tij nuk po e vijojnë medresenë, ai përgjigjej se tashmë ka boll hoxhallarë. Krahas shkollës franceze në Mitrovicë është e dokumentuar një shkollë italiane në Shkup, e cila u themelua më 1903 dhe në të cilën jepeshin lëndët italisht, frëngjisht, gjermanisht, osmanisht, gjeografi dhe matematikë. Derisa fillimisht numri i nxënësve u rrit – më 1904 shkollën e ndiqnin 15 myslimanë, dy shqiptarë katolikë, 16 bullgarë, pesë serbë, 17 arumunë dhe tre hebrenj – në vitin 1908 shkolla numëronte vetëm 23 nxënës, kryesisht katolikë».
Kur i kishte Prizreni 1200 dyqane dhe si u bë Ferizaj qytet?
«Siç u përmend, në Kosovën lindore ndërtimi i hekurudhës solli një lulëzim ekonomik dhe demografik dhe zgjerimin e strukturave qytetare. Në të vërtetë me përjashtim të ndërtimit të hekurudhës pothuaj nuk shiheshin nisma për industrializim, por impulset në pjesën lindore lehtësuan krijimin e fabrikave të para të vogla. Në Mitrovicë dhe në Prishtinë u çelën sharra me makina me avull dhe mullinj të motorizuar. Lulëzimi i qyteteve në Kosovën lindore ndikoi që Prizreni të humbë rëndësinë si qendër ekonomike mbirajonale, gjë që shihet në zhvillimin e pazarit të Prizrenit, i cili e kishte bërë të famshëm qytetin. Sipas konsullit austriak dhe njohësit të Shqipërisë Johann Georg von Hahn pazari në vitin 1863 kishte 1200 dyqane, derisa më 1891 ekzistonin vetëm 100 të tilla. (…) Sidomos për qytetet e vogla si Mitrovica dhe Ferizaj, por edhe për fshatrat në rrethinë si Lipjani hekurudha luajti një rol të rëndësishëm. Kështu Ferizaj u themelua si qytet tek si rrjedhojë e ndërtimit të hekurudhës. Sipas Branisllav Nushiqit atje më parë ishte vetëm një mal dhe disa «shtëpi ciganësh», derisa në fillim të shekullit XX u krijua një qytet i vogël me 400 shtëpi dhe 150 dyqane, banorët e të cilit kryesisht ishin «të huaj» dhe përbëheshin prej arumunëve, katolikëve dhe serbëve nga Prizreni dhe vendeve të tjera të rrethinës, por edhe nga boshnjakët. Rëndësia ekonomike e Ferizajt shihet edhe aty se atje, për dallim nga qytetet e tjera, pazari mbahej çdo ditë.»
Fushata e përbashkët elektorale shqiptaro-serbe
«Një bashkëpunim shqiptaro-serb u zhvillua në fazën përgatitore për zgjedhjet për parlamentin xhonturk në verë 1908. Sipas Gabriel Louis-Jaray në Tetovë shqiptarët dhe serbët lidhën aleancë kundër bullgarëve dhe këtu edhe zgjedhësit shqiptarë mbështetën kandidatin serb Aleksandar Parliq derisa zgjedhësit serbë në Manastir votuan për oficerin shqiptar Ali Vasfi Efendiun. Përpjekje të ngjashme kishte edhe në shkurt 1912 gjatë përgatitjeve për zgjedhjet për parlamentin xhonturk më 1912. Në Sanxhakun e Shkupit shqiptarët opozitarë mbështetën partinë e Eksarhatit (bullgar), me të cilën shqiptarët lidhën marrëveshje. Opozitarë si Hasan Prishtina dhe Nexhip Draga u përpoqën t’i bindin edhe serbët lokalë për bashkëpunim në zgjedhje. Por bisedimet me përfaqësuesit serbë, të cilët ishin në kontakt të ngushtë me konsullin serb në Shkup dhe koordinoheshin me të, dështuan, sepse serbët vendosën të lidhin aleancë me xhonturqit.»
Shkupi – «zemra e Kosovës»
«Se me ‹Kosovë› mendohej tërë Vilajeti i Kosovës bëhet e qartë edhe në të ashtuquajturat 14 pikë të Hasan Prishtinës, i cili krahas nocionit ‹Shqypni› shpesh e përdorte edhe ‹Kosovë› dhe së paku në një vend qartë i referohet krejt Vilajetit. Edhe në gazetën ‹Shkupi› që dilte në Shkup Kosova është e barasvlershme me Vilajetin e Kosovës si ‹zemër› e të cilit përmendej Shkupi. Në një artikull të kësaj gazete, i cili u drejtohet direkt shqiptarëve të Vilajetit të Kosovës, gjendet edhe emërtimi ‹kosovar›, i cili në përshkrimin e Hasan Prishtinës të kryengritjes shqiptare të vitit 1912 është i dokumentuar vetëm një herë.»
«Me racë jemi gegë dhe në vendin tim askush asnjë fjalë turqisht nuk e flet»
«Në burime është i dokumentuar një përshkrim rajonal që ia bëjnë vetes grupet e popullsisë shqiptare dhe i cili ishte i përhapur në trevat e sotme malore të Shqipërisë veriore, por kryesisht edhe në zonat e Kosovës dhe me gjasë edhe përtej tyre. Vetëperceptimi si «gegë», i cili derivon nga kryedialekti i shqipes së folur në trevat veriore dhe verilindore të banuara me shqiptarë dhe i cili tregon mbi lidhjet e ngushta mes Shqipërisë së sotme veriore dhe Kosovës, natyrisht tregon jo vetëm premisën rajonale brenda popullsisë shqiptare, por edhe rëndësinë e gjuhës në percetimin e vetvetes dhe në perceptimin nga të huajt. Aspekti i gjuhës bëhet i qartë edhe në udhëpërshkrimet e Mackenzie dhe Irby, të cilët për shembull përshkruajnë bisedën me mudirin e Prishtinës, i cili ‹na tregoi emrin e familjes së tij, duke shtuar se me racë të gjithë janë gegë dhe se në vendin e tij askush asnjë fjalë turqisht nuk e flet›. Mbi ekzistimin e një identiteti gegë dëfton po ashtu edhe një notë proteste e popullsisë së Pejës, Gjakovës dhe Gucisë kundër vendimeve të Traktatit të Shën Stefanit, e cila u dërgua në Stamboll në maj 1878 dhe ku bëhet fjalë për ‹popullin tonë gegë› dhe për ‹kombin tonë gegë›. Edhe Hasan Prishtina në studimin e përmendur mbi kryengritjen shqiptare të vitit 1912 krahas emërtimeve ‹Shqypni› dhe ‹shqiptar› në një vend e përdorë edhe ‹Gegni›, që rezulton si nënrajon i Shqipërisë. Këngët popullore shqiptare nga Kosova, të botuara më 1911 nga Vinçenc Prennushi, po ashtu ilustrojnë se nocioniet ‹gegë/Gegni› ishin të përhapura. Më 1912 në gazetën ‹Shkupi› që botohej në Shkup nën titullin ‹Deputetët e Gegnisë› numëroheshin qytetet Peja, Gjakova, Prishtina, Gjilani, Presheva, Mitrovica, Vuçitërna, Ferizaj dhe Gucia, në një numër tjetër këtyre qyteteve iu shtua edhe Shkupi.»
Nga disertacioni i Dr. Eva Anne Frantz: «Mes dhunës dhe bashkëjetesës paqësore – myslimanët dhe të krishterët në Kosovën e periudhës së vonshme osmane, 1870-1913», Universiteti i Vjenës, 2014.
Përktheu: E.R.
“Me race jemi gege dhe ne vendin tim askush asnje fjale turqisht nuk e flet” fjale monumentale nga goja e nje prishtinasi te shek.XIX te raportuar nga nje i huaj. Kjo ne kohen kur Perendoria Osmane, edhepse ne nuk kishte fuqine e sulltaneve pushtues, prape ishte forca me e madhe ne Ballkan. Por prishtinasi ne fjale nuk e identifikon veten me osmanet por thote qarte qe eshte gege/shqiptar..
Ky eshte demanti me briliant per te gjithe renegatet e sotshem qe na glorifikojne Turqine (hoxhollaret fundamentalist, Qosja) apo grekofilet e forumit te Temes qe duan te paraqesin shqiptaret si turq.
Besoj qe jam I sakte nese them qe para disa vjetesh(ndoshta eshte akoma) kryetari I bashkise se Gjakoves(nuk jam I sigurte ne Gjakove apo ne Prizren) ishte katolik…toleranca vazhdon,fatmiresisht
Dr.Pal Leka ka qene kryetar i Gjakoves, tash eshte deputet ne Kuvend. Anton Cuni eshte deputet gjithashtu. Aleksander Lumezi eshte kryeprokuror. Po ata jane thjeshte shqiptare si gjithe tjeret ne vend te vete, ne mesin e njerezeve te vete. Tolerancen e ben me te huajt, ndersa njerezit e shtepise thejeshte e kane secili vendin e vete brenda shtepise se perbashket.
E kuptuat pse jeni te prapambetur dhe te varfer ?
Hoxhallaret quanin trenin “veper e dreqit”…
Po edhe prifterinjte dogjen Xhordano Brunon dhe deshen ta djegin Galileon. Cka pastaj? Kjo injorance (ne te gjitha verzionet e saj) vjen nga i njeti vendburim – Lindja e Aferte.
a e ke idene ti adriatik apo greko/serbofillik se pse e quanin te tille? sepse nga te dyja krahet qe do kalonte e dinin qe do u sillte dreqin si nga greqia dhe nga serbia. ne ate kohe trenat perdoreshin me shume per transport ushtaresh sesa per civile dhe mallra si sot.
A e kupton perse je injorant?
HA HA HAAAA o adriatik i pasur dhe i zhvilluar, o bole e ballsamosur qe nga koha e Stivensonit shpiksit te makinave me avull, i ruajtur dhe i mirmbajtur me te njejten mendesi qe nga ajo kohe ne ndonje cep te fshatrave shqiptare qe nuk e dim kush dreq te zgjoi per te na bere te kuptojme se sa te prapambetur dhe te varfer jemi,o idjot ne feste.Po idjotet ne kte ven me duket se jane ne rrjesht per nji. Tiku i nones se bukur esht andej nga fillimi
Udhtova me avion Turk drejt vendlindjes Shqipeni.Ne Stamboll qendrume disa ore derisa te vinte oreri per ne Rinas.Ne fasaden e pritjes ne Stamboll lexova fjalen Hoshgjelden qe ne anglisht perkthehet me Walcome ku ne shqip don te thote mireseerdhe.
Veriu i apleve perfshine edhe krahinen e Nikaj-Merturit qe pa perjashtim te gjithe jane katolik,ne komunikim,perdorin fjale turqshe.Kur i shkon dikush ne shtepi si mik apo si shtegtar.Shtegtari apo miku e kane si (adet turqshe),zakon te therasin me za te nalt te zotin e shtepise me emen.I zoti i shtepise i pergjigjet nga brenda shtepise,Hoshgjelden.Miku ia kthen Hoshbunden.Te dy keto fjale jane turqisht dhe kryejn kembim pritje e percjellje ndervedi katoliket e alpeve te veriut.Me gjas edhe keto jane Gege.
Tashti na shkruhet gjithe ajo histori per te na bindur qe katoliket jane gege e nuk perdorin asnji fjale turke.Kur e gjithe Kosova me krahina e vilajete shumica dermuse jane mysliman.Dhe flasin ne nendialekt Gege shume te rand.Dukagjini i njeh ne te folun krahinen e Nikaj Merturit se flasin si pertej qafet.Pertej qafes se Agrit dhe Ndermajes ose ose pertej qafes se Kolqit.Njisoj sic flasin krahina Gash e Krasniqe qe jane malci e gjakoves.
Komenti yt tregon sa te gabuara jane ndasite ne kete forum ne baze te krahines dhe perkatesise fetare. Natyrisht qe pushtimi turk ishte katrahure dhe kishe negativ tek te gjithe pa dallim. Ceshtja eshte qe mos te vazhdojme me me efektet negative te ketij pushtimi. Pikesepari te ndalohet glorifikimi i pushtueseve qofshin turq, grek apo serb. Pastaj te vazhdohet ne rrugen qe trasuan Rilindesit para 2 shekujsh rikthimin ne shtratin e civilizimit perendimor aty ku e kemi vendin.
me kot mundohesh te mbulosh mutin me shurre……e verteta nuk mohoet,turkoshqipfolesi nuk behet shqiptar me zor,pasi ne gen eshte nje……korrak,ok! ajde Hoshlegen……….
a je pel o tata em??o zef shtasa .ku mer idiot iu thoka mikut hoshgjelden?????????????o kuku kush iu jep te drejte juve per me komentu
Kallame qenke met veretet o injorant ata ne nikaj mertur qe e perdoren ishin te pa shkodhe .o injorant ne kemi fjalen mir se te pruni zoti.o faqe zi
Tradhetaret e kombit pavaresisht jane Gjermane,Greke apo Shqipetare vetem nje gje i pret dhe kete ata e dine mire.
Per dite e me shume po del qe pushtimi i popullit dhe kombit shqiptar mbas vdekjes se Heroit te Popullit dhe Kombit Shqiptar GJERGJ KASTRIOTI nga Perandoria arkaike dhe mbrapambetur Turko-Osmane e drejtuar nga Sulltanet njeri me injorant se tjetri, qy nuk ishin dashamires ndaj arsimit, kultures, qyteterimit dhe emancipimit.
Per kete, duke qene edhe superfuqi e kohes Perandoria Turko-Osmane nuk kishte nje shkolle persmbari, nje universitet nuk ekzistonte.
Por u desh mbas viteve 1800, shqiptari mendje ndritur me arsim dhe kulture evropiane-perendimore-franceze te krijoje dhe te hapi per here te pare Shkollen e Larte UNIVERSITEIN e PARE te STAMBOLLIT, njekohesisht edhe REKTORI i PARE i saj i MADHI HOXHE HASAN TAHSINI. Mbas kesaj SULLTANI per “nderin qe i beri” ketij spurdhjaku e ruante me POLICI SEKRETE qe te mos te perhapte filozofi dhe ideologji iluministe ne TURQINE e pjerdhur nga fanatizmi dhe nga rradikalizmi fetar islamiko-musliman.
PUSHTIMI i SHQIPERISE ETNIKE nga TURQIT ishte HUMBJE dhe KATASTROFE e pa korigjueshme ne fushen politike, ekonomike, sociale, arsimore dhe kulturore, ku me 28 NENTOR 1912, qe eshte PAVARESIA e SHQIPERISE nga Turqit, SHQIPERIA u gjend ne gjendje te mjerueshme, te varfer, injorante pa rruge, pa ura, pa shkolla dhe gjithcka katastrofe.
Per te shkuar ne rruge tokesore nga DURRESI ne VLORE duhej nje jave rrugetim sepse nuk kishte rruge dhe per kete me shpejt shkohej me anije nga portet Durres dhe Vlore.
Prandaj ne kete periudhe u lundronte me teper neper dete ku ishin shtuar edhe porte te improvizuar.
Pra, kishte nje mori portesh ai i TIVAR, ULQIN, SHKODRES, OBOT, PULAJ, SHENGJIN, KEPI i RODONIT, DURRES, SEMAN, VLORE, HIMARE dhe SARANDE.
Mos ishin keto porte Shqiperia do te ishte e perfunduar komplet dhe me keto u mundua te mbaje lidhje dhe kontakte me vendet e zhvilluara evropiane bregdetare dhe jo bregdetare.
Edhe sot po i jepet rendesi te madhe zhvillimit te transportit hekurudhor, sepse eshte transporti me i sigurte dhe me shumice. Bile eshte hedhur ideja qe te ndertohej nje tren i shpejte nga KINA ne GJERMANI dhe udhetimi te behet per 18-te dite dhe jo 36-te dite qe behet me anije.
Por te ne ndodhi nje fenomen i mbrapesht qe Kryetari aktual i Bashkise se Tiranes LULEZIM BASHA, Tiranen e la pa hekurudhe dhe tren, sepse ka mendesi te mbrapeshta dhe mbrapambetura. Tung.
si popull jemi indo-europiane si komb e gjuhe jemi shqiptare te tjerat I kemi injoranca ndoshta pak me shume se kombet e tjera.
I re shume shkurt.
Shqiptaret menjehere pas shpalljes se pavaresise duhet te kishin bere perpjekje titanike per tu kthyer ne identitetin e tyre fetar e kulturor qe ishte kristianizmi ashtu sic bene te gjithe popujt e tjere qe kur u cliruan nga pushtimi turk shtetet qe krijuan i bene duke vene ne themel komb fe shtet.Ky unifikim beri qe te perqafonin me shpejt oksidentin dhe perparimi I tyre te ishte shume I shpejte.E kunderta ndodhi me shqiptaret te cilet jo vetem nuk bene unifikimin e tyre komb fe atdhe por u percane akoma me shume.Rruajtja dhe perhapja akoma me shume e fese myslimane beri qe ne ti largoheshim zhvillimit perendimor te vendit dhe ndertuam nje shtet feudal te tipit te Turqise.Megjithse ne luftuam ne shekuj kunder turqve prape se prapi edhe kur shpallem pavaresine fijet lidhese e kryesisht ato fetare na mbajten skllever te saj ne te gjitha aspektet e formimit te shtetit.Kjo gje u be akoma me e theksuar tek shqiptaret qe mbeten jashte kufijve te shtetit ame sa sot ne shume krahina qe dikur nuk ekzistonin njerez me kombesi turke pretendojne se jane te tille duke mohuar prejardhjen e tyre shqiptare.Ne te gjithe fatkeqesine tone qe per 50 vjet ishim te izoluar nga bota patem dhe nje te mire te madhe qe ndihmoj ne zhvillimin e forcimin tone si komb e shtet.Populli u unifikua dhe nuk ekzistonin ndarjet fetare e krahinore.Askush nuk do guxonte te mohonte te mirat qe u solli shqiptareve ky bashkim duke vene ne zbatim teorine e rilindasve se feja e shqiptareve eshte shqiptaria.Pas viteve 1990 u be gabimi fatal qe konsistonte ne lejimin e predikimit te dhjetra besimeve fetare te cilat ishin te importuara nga jashte dhe ata qe investonin ne kete sektor kishin qellime te keqia ndaj nesh.Brenda pak viteve Shqiperia eshte kthyer ne kullen e Babelit ku cdo fe e kombesi gjen vec shqiptare nuk gjen.Ne qofte se gjate pushtimit otoman pranuam fene myslimane te shtrenguar me dhune sot e shitem identitetin tone kombetar e fetar per disa kacidhe te qelbura.Pasojat e kesaj tradhetie ndaj vetvetes e kombit kane per ti vuajtur gjithe jeten brezat e ardheshem dhe fqinjet tane te pa ngopur ne gllaberimin e trojeve shqiptare do kene perpara nje kundershtar te dobet e te percare pa qene ne gjendje te mbroje vetveten.
duhet nje reflektim i thelle dhe nje rikthim ne identiten tone arbnor,, fjala shqiptar eshte e pakuptimte,, duhet te dale nje Skenderbe i dyte qe ky vend te marre rrugen e Europes se qyteteruar..
Me ate historin e Gjakoves s’ka kurrgja te vertet ndoshta perkthimi eshte bere keq ndoshta edhe me qellim jon ber keto pshtjellime..po e vertet se Mehmed Ali Pash(Maxharri)si njihet ne Gjakove ishte Gjerman dhe ende e ka vorrin ne Gjakove,por kjo se Ahmet Korenica ke qen kunder Katolikeve kjo genjeshter disi eshte shume banale dhe pa krip,propagand e kulluar antishqiptare dhe perqarse,PSE,ne ate vit 1878 Korenica e Ahmetit ka qen 80% katolike edhe sot eshte 50 me 50-te po lere kete po Ahmeti rrenjet i ka katolike tjetra kete luft ky nuk e ka bere komandant i kesaj lufte ka qen Sylejman Vokshi dhe Mehmed Ali Pash Maxharri e gjeti vdekjen bashk me Abdulla Pash Drenin i cili e mbajti ne kullen e tij…………
flitet qe cke me te sa shqiptare kane emra turq edhe grek sa te duash nderkohe nuk njoh asnje turk te vere femijve emer shqiptar si gentian alban ilir dardan arber etj sepse ata e kane per ofendim te perdorin emra shqiptar
ndersa tek ne gjen plot Osman muhamet ali orhan erhan e plot sa te duash a ehte ky inferioritet ??
lind pyetja perse ata nuk perdorin emra shqiptar dhe ne perdorim turk??
ne akoma i kemi emertimet truqisht e sllav kur duhet ti kishim ilir
skampa dikur ilir sot ELBASAN emer turk
kaoni dikur sot tepelen emer tuk
amantia dikur sot berat emer sllav
enkelejt dikur sot Pogradec sllav
voskopoje tropoje emra sllav kur duhet te ishin ilir
tirane emer Osman
dardani emer i vjeter sa vete Europa sot KOSOVE
perse nuk perdorim emrat tone ilir shqiptar po perdorim emra turq grek sllav dhe fqinjet kujtojne se jemi basdarde nuk kemi emra tone
nje turk ne gjermani me tha per Elbasan arena qe edhe emrine satdiumit ne shqiperi e keni turk me tha ELBASAN ESHTE EMER TURK JO SHQIPTAR
skan tru prandaj ….
ELBASAN = VE DOREN
Jemi nje komb unik jug e veri sepse ndryshe nga fqinjet rrotull, na ra lapsi te ishim ne ‘uren’ e Ballkanit dhe rrjedhoje jemi sulmuar dhe pushtuar nga perandorite qe vinin e iknin. Ndryshe nga serbi dhe greku, jane perpjekur te na asimilojne dhe gjithmone gjuha e shkruar apo feja kane qene herezi dhe kjo per te cenuar identitetin tone. Prandaj, jemi komb mbijetese dhe vete fakti qe gjuha shqipe eshte ruajtur ndonse vetem e folur deshmon krenarine si komb. Na kane shkartisur sa munden por prape folem shqip. Nderime rilindasve te medhenj dhe te mos harrojme faktin se greko-serbet paten avantazh 2 shekullor ndaj nesh ne krijimin e shtetit modern sepse kishin pas ruset, angline, francen… greku fjala vjen te mos shese pordhe se fakti qe ruajti gjuhen e shkruar, fene (kishte dhe ka katedrale ne Stamboll – nderkohe qe turku donte te zhdukte Vatikanin) tregon se i kishte ulur ‘breket’ keq ndaj dhe turku nuk e shihte te nevojshme ta asimilonte.
Sa pasticeri ka ne tiran me emrin sulltan kjo do te thon se ne qeveri akoma kemi osman te qelbur.
Ma i kshten se At Gjergj Fishat nuk ma merr mendja te jeni ju te tjeret qe mburreni se “Me rrace jemi gege dhe ne vendin time askush asnji fjale turqishte nuk e flet”.
Qe te bindemi se jeni vertet Gege.Duhet te shkruanit titullin e mburrjes gegnisht.Si vijon:
“Me rrace jena gege dhe ne vendin tem askush asnji fjale turqishte nuk e flet”.
Fishta ne poemen Lahuta e Malcise.Te Oso Kuka nder te tjera pershkruen me ante vargut:
Kur taganat jane zatete
Fort shunglloi Vranina e shkret
e u keputen lik prej mjedisit
Si t’kin kene dy krande lisit.
Zatet turqisht.Ne shqip ka kuptimin me u ndesh vrullshem,me u mbeshtet forte ndaj nji objektit apo frymori.Me iu zatet per mure,per dere,perbri shokut etj etj.
Fjale turqeshe ka sa te doni ne thellesit e maleve te vendit.Aty ku gjuha ruhet ma e paster se ne cdo civilizim qytetariet.
Po,zef k–24 prill,2015 ne 2:06 pm.
Sa din flet.Kjo nuk asht pune e imja as faji i jem qe gezon keto mend zef-k.
Komenti i shqipetar-it shume i vertete.100% te verteta ca thot Z/Kallami.un jam katolik nga veriu e print e mi qe jan te vjeter perfori shum fjal turke.E verteta e hidhur eshte qe te gjithe shqiptaret jemi te shkerdhyer nga turqit .diferenza eshte qe mua Sme pelqen kurse shum te tjere ndihen krenar qe jane Turq