Mazhoranca parlamentare tërhiqet nga vendosja e barrës hipotekore për konsumatorët familjarë që kanë detyrime të pashlyera ndaj OSHEE, por në rastin e bizneseve kjo barrë hipotekore do të ekzistojë.
Riformulimi i nenit 92 të ligjit për energjinë elektrike përjashton nga barra hipotekore konsumatorët familjarë, të cilët sipas draftit të hartuar nga Qeveria, nëse kishin detyrime të pashlyera në masën e 300 mijë lekëve, ishin të detyruar të kishin një barrë hipotekore ndaj banesës së tyre.
Por në rastin e bizneseve që kanë mbi 15 milionë milion lekë të vjetra debit, barra hipotekore do të ekzistojë. Propozimi për ndrsyhimet janë paraqitur nga deputeti Ulsi Manja.
Kuvendi shty votimin për ligjin e ri të energjisë pikërisht për nenin 92 të tij, ndërsa opozita e konsideroi të pakuptimtë vendosjen e një mase të tillë.
Ndërkohë deputeti demokrat Sherefedin Shehu edhe ndryshimin ligjor e ka konsideruar si një tentativë të mazhorancës me synim elektoral. /gj.k/
Ky eshte mashtrim i kesaj qeverije mas zgjedhjev lokale do ti prek edhe pronat e banimit shtepit e qytetarve kjo eshte e pa pranushme ,kjo qeveri po punon ma keq se qeverisja e Enverit tj merret shtepit fukarave per dritat eshte e papranushme duhet te mbrohen pronat edhe me gjak nese ka nevoj .
Barre hipotekore per asnje, budallenj ministra. Thjesht, vendoset nje limit kreditimi per 3 muajsh. Pas kesaj priten dritat. Nese lidhen ne menyre te paligjshme, gjobe e rende deri ne burg.
Barra hipotekore nuk ka kuptim. Ku do ti gjejne njerezit keto hipoteka? Sa proba kane te lira nga bankat qe ti lene per dritat?
Keta qe bejne keto ligje, nuk kane as idene me te vogel per biznesin. Mjerane, injorante.
Ky nen duhet te hidhet poshte menjehere.
Cani ik tek SHQUP-i dhe mbro godinen qe vodhen ne ditet e fundit te pushtetit.