Denoncim tronditës: Më kanë përdhunuar në kopësht mbesën 5-vjeçare autike

1 Maj 2015, 10:03Politika TEMA

Një e moshuar nga Saranda, ka bërë një denoncim tronditës në polici.

Ajo thotë se mbesën e saj vetëm 5 vjeç dhe që për më tepër është autike, e kanë dhunuar seksualisht.

E çova vajzën të shëndetshme në kopësht.

Kur e mori çuni, vajza mu ankua.

Më pas vura re se kishte hemoragji të poshtme.

E çova në spital dhe gjinekologu më tha se është abuzuar me vajzën.

E pyeta se çfarë do të thotë abuzim dhe ai më tha se e kupton vetë ti”, ka thënë Eli Kasneci.

Por, gjinekologu nuk ka pranuar të flasë për mediat.

Megjithatë, ai mohoi t’i ketë thënë të moshuarës së me vajzën është abuzuar seksualisht.

Edhe Policia e Sarandës thotë se vajza nuk rezulton të jetë abuzuar seksualisht, pas ekspertizë mjeko-ligjore që i është bërë.

Sipas policisë, vajza ka pësuar një “dëmtim mekanik”, ndoshta nga një goditje.

Por, gjyshja e vajzës nuk e beson këtë version dhe ka kërkuar një ekspertizë në Tiranë.

Vajza e mitur jeton me gjyshen dhe të atin, duke qenë se ky i fundit është ndarë nga e shoqja./b.l

11 komente në “Denoncim tronditës: Më kanë përdhunuar në kopësht mbesën 5-vjeçare autike”

  1. sherifi says:

    Kjo nuk bene vaki,cfare do lloji prerje njerezore te jete,vogelushja me qe eshte dhe Autike,mund te jet demtuar diku, dhe gjyshja e saji kote bene zhurme.

    1. m says:

      ik or idiot! Mos je dhe ti nje nga ata qe abuzojne me femije? GJyshja thote qe eshte abuzuar ti kafshe thua nuk mund te ngjase? Nga e di ti or kafshe?

  2. O te kurohet gjyshja ose dikush te merret me force dhe te vret ne mes te
    Qytetit, naten ,duke bere vete’gjygjesi.

  3. coli says:

    nuk eshte lajme per gazeta ka shte e ligje per ket i dhembe zemra pd e ka merak shume

  4. TOMORRI says:

    kan ikur keta njerez nga mendja cohini tek spitali 5

  5. Angela says:

    ne jet gjithcka ndodh shpresojm se kto gjera te renda ne shqiperi mos te ndodhin por ne vendet e tjera te botes flitet shum per gjera si kto..

  6. pjatalarsi says:

    Cilin po mbrojne diskutantet ketu!? Cfardo dhe sido te kete ndodhur, plagosje pa dashur apo abuzim seksual, vajza duhet pare menjehere nga mjeke te ekspertizes ligjore. Sepse me kete cmenduri qe eshte perhapur ne bote, (Shqiperia nuk ka si te bej perjashtim), cfar nuk ben vaki!

  7. Te nderuar komentues edhe nqs eshte demtuar ne kopesht dalin dy pyetje.1.pse nuk u lajmerua babai ose gjyshja se vajza eshte demtuar ,si ,ku, kur?2.kush pergjigjet nga personeli?sidomos kur eshte autistike[me falni por autike nuk eshte korrekt,medimi im].

  8. mund te jete demtuar ne kopesht Duke luajtur,, edukatoret duhet te sinjalizonin familjaret,,, por jo qe eshte abuzuar seksualisht,,, keto jane gjykimet a stlit gjyshe ne shqiperi,,,,,, pra me shum vemendje tek kjo gjyshe me probleme,,,,

    1. stela says:

      per mjere shqiperia . Mjere Shqiperia per mendje si puna jote po cfare garancie jep ti qe dicka e tille nuk ka ndodhur . Pse merni persiper te garantoni per gjera qe sjeni ne korrent .Fjalen duhet ta thone specialistet dhe tu hapin syte njerzve ne Shqiperi se ju a ka mbuluar leshi. Por megjithate sic shkruan nje komentues me lart disa persona nga ai kopesht duhet te jene ne arrest dhe te pyetenme rrenje e me dege perderisa nuk kane informuar familjen per cja ndodhur .

  9. billy says:

    Vazhdojne te dalin mostra nga saranda…mos eshte zgjuar ndonje shejtan ose prani demoniake…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje