Librazhd, Shefki Çota kryetari aktual i Bashkisë, kandidat i Partisë Aleanca Popullore

30 Prill 2015, 19:12Politika TEMA

Shefki Çota kryetari aktual i Bashkisë ka shpallur rikandidimin si kandidat i partisë Aleanca Popullore në këto zgjedhje.

Kjo konfirmon se partia e Artur Dojakës një parti e koalicionit të majtë, e renditur e gjashta në zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit 2013, ka vendosur të garojë e pavarur jashtë dy koalicioneve të mëdha në këto zgjedhje lokale.

I pyetur nga mediat, kryebashkiaku Çota konfirmoi sot regjistrimin si kandidat i AP-së në 21 qershor.

Ai do garojë përballë kandidatit të koalicionit të majtë Kastriot Gurra dhe atij të djathtë Fadil Brazhda.

Kreu i AP-së Dojaka dhe akademiku Moikom Zeqo priten të jenë në zyrtarizimin e kandidimit të Çotës këto ditë në Librazhd.

Aleanca Popullore e Dojakës dhe partia e Gjinushit nuk u përfshinë në qeverisjen e majtë megjithë numrin e konsiderueshëm të votave dhe pavarësisht marrëveshjes që PS lidhi me to në fushatën e 23 qershorit 2013.

Më herët pati zëra se Gjinushi e Dojaka do organizoheshin drejt një koalicioni të tretë, por rasti Çota konfirmon daljen e AP-së vetëm në zgjedhjet e 21 qershorit.

5 komente në “Librazhd, Shefki Çota kryetari aktual i Bashkisë, kandidat i Partisë Aleanca Popullore”

  1. eri says:

    Bravo i qofte. Ky eshte burre shume i mire. E meriton. I urojme me gjithe zemer urime

    1. bledi says:

      ky per 4 vjet nje dembel si luli ka qen

  2. arber says:

    Sh mir ka ber.
    Braktisini dy halet e medha

  3. Patriot says:

    Ju lumte Aleanca Popullore. Ky eshte nje burre i nderuar nga nje familje e madhe e Librazhdit. Me shume akoma me pelqen ja keni djeg kartatat Idrizit se Ky ka qne kandidat i PDIU. Kanevoje per Burra Shqiperia me shume se asnjehere tjeter

  4. rovigo says:

    Shefkiu meriton votat e te gjitheve,eshte nje njeri mjaft i mire dhe nuk influencohet nga ndikimet partiake.I uroj suksese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje