Veliaj mban fjalën e fundit në Kuvend: Ligji për hapjen e dosjeve i duhuri, çdo përcaktim tjetër spekulim politik

30 Prill 2015, 16:34Politika TEMA

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj ka mbajtur sot në Kuvend fjalën e fundit në cilësinë e ministrit. Atë ia ka kushtuar tërësisht prezantimit të nismës ligjore për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, e propozuar nga MSR dhe e hartuar me asistencën e qeverisë gjermane. Veliaj ka theksuar se hapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit përbënë një moment që teston thellë moralin e shoqërisë dhe jetës publike, jo më shumë për sekretet që do të zbulojë se sa për mënyrën se si shoqeria jonë do të arrijë të përballet me të shkuarën e saj më të errët, një e shkuar që shenon ende dhe sot me dramat e saj jetët e shumë njerëzve.

Më tej ai theksoi se zgjedhja më e thjeshtë për të gjithë do të kishte qenë që ta linin këtë çështje në harresë dhe tja delegonin këtë përgjegjësi një brezi tjetër për të cilin diktatura komunistë nuk do të ishte asgjë më shumë se një piketë historike. “Zgjedhja e kësaj rruge megjithatë do të përbënte një dështim të kurajos sonë politike dhe një nënshtrim ndaj së ligës”, – tha ministry Veliaj.

Ndaj ka shtuar ai në thelbin e nismes ligjore për hapjen e dosjeve të diktaturës qendron vendosmëria për të siguruar respektimin e një të drejte themelore, siç është e drejta e çdo viktime të diktaturës për të njohur të vërtetën, për te hetuar dhe njohur çdo aspekt të dhunimit, si një detyrim që ju kemi prë vuajtjet që ata kanë kaluar dhe një borxh që i detyrohemi ende së shkuarës sonë. “Çdo nismë tjetër në kapërcim të këtyre caqeve të përcaktuara në këtë projektligj do të përbënte një shkelje të kuadrit kushtetues dhe ligjore në vend, të standartave dhe praktikave të mirë-themeluar ndërkombëtare në lidhje me këtë çështje. Çdo shkuarje përtej këtyre përcaktimeve do të përbënte thjesht një spekulim politik e cila vetëm do të sabotonte këtë nismë”, – tha Veliaj.

Projektligji i propozuar nga qeveria synon që përmes një procesi të mirë-rregulluar, të garantojë të drejtën për tu njohur me materialet e grumbulluara në Dosjet e ish Sigurimit të Shtetit për të gjithë personat të cilët kanë qenë drejtpërdrejtë të prekur nga veprimtaria e ish Sigurimit të Shtetit. Këtu përfshihen jo vetëm personat e përndjekur nga ish Sigurimi, por edhe vetë bashkëpunëtorët e këtij Shërbimi të cilët në perputhje me dispozitat e këtij projektligji do të kenë të drejtën e aksesit të plotë në të gjithë informacionin e grumbulluar kundër tyre apo prej tyre gjatë viteve të veprimtarisë së Sigurimit.

Projektligji siguron gjithashtu mundesinë e informimit mbi marrëdhëniet që një individ i cili do të promovohet apo emërohet në një pozicion të lartë shtetëror, kushtetues apo publik, ka pasur me ish-Sigurimin e Shtetit./j.h

29 komente në “Veliaj mban fjalën e fundit në Kuvend: Ligji për hapjen e dosjeve i duhuri, çdo përcaktim tjetër spekulim politik”

  1. indrit h says:

    fjalepak e pune shume ky djale

    1. tonini says:

      si socialist i mire veliaj mban fjalen e fundit ne kuvend

      1. tweety says:

        erion veliaj nje nga te paktit qe ka punuar me devotshmeri deri tani ne kabinetin rama

        1. valbona says:

          nje per nje per t’iu pergjigjur premtimeve te mbajtura, ato qe do beheshin ne 4 vjet, u bene ne vetem 2 vjet.
          ligjin per dosjet na detyroheshe, te dime se kush jane spiunat qe na perndoqen e na masakruan.
          suksese te metejshme, respekte.

          1. naile says:

            prandaj duhen mbeshtetur te rinjte ne politike, frymen e re, pa histori te perlyera te se shkuares, se te kishte qene ndonje nga politikanet e vjeter, nga ata qe qarkullojne nga nje ministri ne tjetren, s’do ta kishte miratuar kete ligj.

        2. Elsa says:

          KE QENE FANTASTIK ERION.. PUNE E PALODHUR,.. RPEMTIME TE MBAJTURA.. MENGET E PERVESHURA DHE ENERGJI E PASHTERSHME

          1. Ulsi ceni says:

            I papam plako je.. mos harro qe jemi me ty ne cdo hap.. Skam besuar kurre ne politike por puna jote me ben te besoj se kete vend ka njerez qe mund ta bejne.. Bravo e suksese

            1. Olsa Kuliku says:

              Me vje mir qe je krah atyne qe kan nevoje.. Un jam nje nder ta, dhe besoj se punt e mira e bereqeti do lulezoje me qeverisjen tende

              1. kauri grek says:

                Une skam shume fjale per te thene por sot i dhe nje mesazh te forte parlamentit Erion.. te pergezoj nga greqia

                1. Janaqi prej korce says:

                  Suksese Erion sukses.. Skuader e mire, pune e mire, pune reale, ndryshime reale.. MMSR shkelqeu

      2. buffon says:

        Hapja e dosjeve e domosdoshme per vendin tone duke pare qe te gjitha vendet ish- komuniste e kane kryer kete proces. Ka ardhur momenti qe edhe per vendin tone te ndodhe kjo gje, te shkeputemi njehere e mire nga e kaluara.

    2. Mariio says:

      veliaj per tiranen,, i ri, energj, vizonar dhe me shume pune e vizion per te ardhmen europiane

    3. GERT says:

      Hartimi i ligjit per hapjen e dosjeve eshte tejet pozitiv per faktin se te gjitha vendet e ish bllokut komunist e kane kryer kete proces. Vullneti i treguar nga z.Veliaj eshte per tu pershendetur.

    4. Shoku Mali says:

      Ka bere pune te mira ne minstrine qe drejtoi. Shpresojme te punoje me kaq zell edhe per Tiranen. Kryeqyteti ka nevoje per kreativitetin, vizionin dhe aftesite e duhura menaxhuese per ta drejtuar ate. Erioni ploteson te gjitha keto.

  2. ani says:

    bravo per gjithcka ke bere ne krye te MMRS-se tani suksese per garene bashkise

    1. ani says:

      padiskutim veliaj ka qene nje nder me te miret shume punetor dhe shume i suksesshem

      1. alba says:

        ska fjale me erin eshte njeri i punes dhe projekteve te medha

        1. erinda says:

          Pune te mbare si kryetar bashkie je me i miri dhe duhet ta fitosh kete gare per te ndryshuar tiranen ashtu sic di vetem ti ne nje kryeqytet te denje.

          1. majlinda says:

            veliaj i ka mbajtur te gjitha premtimet sa ishte minister do te ishte me vlere po ta kishim kryetar bashkie

    2. petrit mujo says:

      e emriton tiranen meqe veliaj ben vetem pune te medha

      1. ujku kosoves says:

        tirana meriton nje nejri energjik dhe kush me mire se erion veliaj mund ta beje kete gje

        1. Erjona says:

          veliaj padyshim ka bere nje pune te palodhur dhe mjaft te prekshme nga te gjithe,,,, suksesi arrihet me pune te madhe dhe askujt nuk i vjen rastesisht.

  3. ada says:

    erjon ne kemi besim tek ju.. bere nje pune te shkelqyer si minister dhe kemi besim tek ju se do beni nje pune akoma e me te mire si kryetar bashkie i tiranes.

    1. dori says:

      bravo per punen kaq te mire dhe reformat qe ndermore ishin te nevojshme per ti dhene proritet me shume pensioneve sigurimeve shoqerore punesimit te perndjekuve politike etj… shume vleresime ke qene padikutim nje nder me te suksesshmit

      1. bana says:

        je me i miri suksese ne fushate dhe ishalla me fitore

  4. Artur says:

    e mbylle me nder dhe ja ktheve borxhin tek gjithe sigurimsave,tani jane te qete te pakten edhe per 2 vjet te tjera.

  5. Petro says:

    Po mor zoti minister, po.Po ish punonjesit e sigurimit te te gjitha nivelet ku e e gjejne veten ne kete ligj.Po kriminelet ku? Apo ata jane tashme te pasurit e ketij vendi, ndodhen ne te gjitha hallkat e rendesishme te pushtetit, jane ngopur me gjak e tashme edhe me djerse.Ajde hipokrizi, hajde.

  6. Ai genjen dhe ne e degjojme says:

    Si ka mundesi te mashtroj kaq bukur, pyesin njerezit.
    Ne te gjithe e dime se Erijon Veliaj po genjen, dhe prape rrijme dhe e degjojme!
    Ne te gjithe e dime se vetem e verteta nuk rri dot ne gojen e tij, dhe prape, pikerisht ate zgjodhi Edi Rama;

    Ne e dime se cili ka qene Erjon Veliaj, si quhej, nga vinte, paskujt shkonte,
    dhe prape, rrijme e presim se cfare do ndodhe me kete fushate…

    Per te mbeshtetur Veliajn, Rama tregoi si intimitet se, pasi ai lyeu me boje manushaqijte fasadat e pallateve me pamja nga Sheshi, cmimet e tyre u dyfishuan dhe u trefishuan menjehere!!!

    Merreni me mend se sa genjeshtra do dogejojne nga Veliaj deri sa te marre mandaten ne qershor…!

    Po po po…! Sa genjen ky njeri! Mos o Zot…mos e ndeshko Tiranen!

  7. rilindasi i vdekur says:

    vetem sa lexon emrin e komentuesit dhe e kupton direkt ca komenti do bej. eda,elsa,melsa,gisa,cica….ajde e voto kte kafshe pastaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje