Kosova takohet me banorët në Kashar: Bashkë me qytetarët për Tiranën europiane

30 Prill 2015, 12:23Politika TEMA

Kandidati për kryebashkiak në Tiranë Halim Kosova zhvilloi një takim me banorë dhe ekspertë të fushës së zhvillimit urban në Kashar, ku ndau me ta ide dhe mendime për të ardhmen e kësaj zone.

Kosova tha se është shumë i interesuar të dëgjojë nga afër qytetarët për të përfshirë në program kërkesat e tyre.

“Do të isha i kënaqur që mendimet e qytetarëve të Tiranës, kudo ku ata banojnë, të pasqyrohen në projektet tona sepse  Bashkia punon për qytetarët dhe  zonat që e rrethojnë Tiranën”, u shpreh ai.

“E rëndësishme është që planet e hartuara  të integrohen në një plan të vetëm dhe nga ana tjetër, ndonjë koment, kritikë apo sygjerim të përmirësohet në mënyrë që Plani i Përgjithshëm”, u shpreh urbanisti Besnik Aliaj i pranishëm në takim.

“Ideja ime është që duke i lënë një lloj autonomie të gjitha qendrave,  do të bëjmë që çdo individ  ose çdo komunë të ketë mundësi të eci përpara”, deklaroi Halim Kosova

Duke u ndalur tek vizioni i tij për Tiranën, ai theksoi se ka hyrë në këtë garë për të shërbyer, për të dhënë, për të bërë më të mirën.

“ Unë jam një njeri që kam pranuar të marr mbi vete përgjegjësi në mënyrë që të bëjmë më të mirën për qytetin tonë. Unë jam i sigurtë se së bashku do të ndërtojmë një Tiranë moderne dhe Europiane”, u shpreh Halim Kosova.

14 komente në “Kosova takohet me banorët në Kashar: Bashkë me qytetarët për Tiranën europiane”

  1. Anis says:

    JU TE PD E KISHIT 4 VJET MUNDESI PER TA BERE TIRANEN EUROPIANE DHE JO QE NUK BET GJE POR PERKUNDRAZI SHKATERRUAT EDHE ATO PROJEKTE REALISHT EUROPIANE QE ISHIN NISUR NGA PARAARDHESI LULIT NE BASHKI

    1. vika says:

      keshtu thoshte edhe Basha njehere e nje kohe tirana europiane po na ktheu ne tirane provinciale me rruge te prishura qe te ze frika te bjere shi se permbyten te gjitha pa parqe…. dmth me pak fjale pa asgje dhe Halimi po premton perseri te njetat pika per ta votuar si kandiadt per tna lene edhe kater vjet te tjera mbrapa

  2. eris says:

    filluat me premtime mashtrime juuuu

  3. Sh says:

    Personalisht jam me Bojaxhiun ,por nqs fiton Kosova eshte gjysma e se keqes. Veliaj eshte Rama i dyte ,Rama do te vazhdoje me Veline te bej kasaphanen e tij 11 vjecare

  4. mertia says:

    pse me duken te njejtat ftyra ne cdo takim te halimit!

    1. jona says:

      Aman aman Halimi takim me banoret!!
      per ca u fli valle per ndonje kontroll gjinekologjik falas?

  5. Janaqi says:

    E djathta deshtoi ne qeverisjen e Tiranes. Ne kater vite per Tiranen jane bere shume pak investime dhe nuk eshte realizuar asnje nga premtimet madhore te kryetarit aktual.

    1. Objektivi says:

      Kryeqyteti ka nevoje te drejtohet nga nje person me energji dhe aftesi menaxhuese. Z. Kosova mbetet thjeshte nje person pozitiv por kaq. Nuk eshte i duhuri per Tiranen.

      1. Antisistemi says:

        Halimi nuk ka energjine e duhur per te marre ne dore frenat e kryeqytetit. Kosova te vazhdoje te drjetoje kliniken e tij private, do ishte me e udhes per te!

  6. FBI says:

    Bravo Halim, vetem mos harro se ke bere para te madhe ty kur ishe Drejtor Spitali, ke marre shume leke nen dore, tani je ne duart e Kartelit te Medelinit akoma me mire, me ndihmen e Kartelit do ecesh perpara, por se merre dot bashkine, do ta marre Gjergji ky i fundit nuk eshte pjese e asnje Karteli!!!!

  7. drita says:

    tiranen europiane sic e beri basha do besh edhe ti?

  8. lela says:

    he bere naj gaf sot plako?

  9. Goni says:

    Hajt te gezoje i shkreti dhe keto dite qe i kane mbetur si deputet se kur te humbe bashkine ta enderroje parlamentin edhe pse kot sa per numer dhe figure ka qene

  10. Gramoz Pashko Ceku i Bardhe says:

    Si nuk i lane gje Rames pa i kopjuar ne imazhin dhe stilin e fushates gjithe keto vite. Qe nga fjalet,levizja e duarve,epitetet,fjalet kyce etj e deri tani te Halimi qe ulet me njerezit ne ambjente te gjelberuara po si Rama ne 2013. Jeni totalisht pa ide as per fushaten tuaj elektorale, llogarisni ca vizioni mund te kene keta fare amatoresh ne politike si Halimi , te kene per Tiranen. Do dalesh i treti pas Gjergji Bojaxhiut dhe do haesh rrote me rrote me kryeshemtiren hajdut Sazan Guri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje