Zgjedhjet vendore/KQZ: Partitë afat deri më 4 Maj për regjistrimin e kandidatëve

30 Prill 2015, 11:30Politika TEMA

Deri më 4 maj partitë politike duhet të kenë regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kandidatët e tyre për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit.

Zëdhënësja e institucionit të vetëm për administrimin e zgjedhjeve, Drilona Hoxhaj, tha se ora 18:00 e 4 majit është afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve dhe të listave shumëemërore të partive politike për Këshillat bashkiak.

Deri në atë kohë forcat politike duhet të kenë zyrtarizuar të gjithë kandidatët e tyre për zgjedhjet e 21 qershorit.

Pavarësisht se kandidatët e kanë nisur fushatën e tyre duke u prezantuar para elektoratit, Hoxhaj tha se nisja zyrtare e fushatës është data 22 maj. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje