Veliaj dorëhiqet pas miratimit të ligjit të dosjeve në Kuvend, takim falenderues me stafin

29 Prill 2015, 21:59Politika TEMA

Kandidati i të majtës për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të japë nesër dorëheqjen nga detyra e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, për t’iu përkushtuar më pas plotësisht garës për Kryeqytetin. Por, para se t’i dorëzojë Kryeministrit aktin e dorëheqjes nga detyra, Veliaj për herë të fundit në cilësinë e Ministrit do marrë pjesë në seancën plenare, ku pritet të diskutohet dhe miratohet projektligji i shumëdebatuar i hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Bëhet fjalë për një nga ligjet që ka ngrënë më shumë debat këto muajt e fundit dhe që parashikon hapjen e dosjeve sipas modelit të suksesshëm gjerman të transparencës së dosjeve të STASI-t dhe i vlerësuar nga parterët ndërkombëtar si varianti i duhur. Veliaj do ta mbrojë vetë këtë nismë ligjore para Kuvendit, duke konsideruar miratimin e tij edhe si një sfidë të tijën personale, si një përpjekje për kompensimin moral të përndjekurve politikë të rregjimit komunist.

Më pas, në orën 16.00 pasdite, Veliaj do zhvillojë edhe një takim të fundit me stafin e vet të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në ambientet e Muzeut Kombëtar, ku pritet t’i falenderojë ata për bashkëpunimin që ka patur gjatë këtyre 18 muajve që ai drejtoi këtë dikaster. Kështu, e Premtja pritet ta gjejë Veliajn të angazhuar plotësisht në fushatën elektorale për kryetar të Bashkisë Tiranë.

10 komente në “Veliaj dorëhiqet pas miratimit të ligjit të dosjeve në Kuvend, takim falenderues me stafin”

  1. aqifi (po i verteti ama) says:

    Po e niska per dite tersi fushaten…

  2. Gopisti i NSHRAK-ut says:

    Ik o Lyme Veliu se na cave bithen.

  3. Artur says:

    pasi ti beje gropen dosjeve po iken me nder. Pasi ja beri gropen pensioneve dhe ndihmes sociale, do ja beje edhe Tiranes po ashtu. Pra, te gjithe per Erionin tone simpatik.

  4. lili says:

    Oh,sikur nuk kishte ne fushate keto dite?

  5. Armand Shkërdhaku-ABC News says:

    Hiku Velij e?..na plasi erjoni

  6. Alketa Tigani says:

    Pervecse Nastradin, menefrego eshte dhe aguridhe ky i gjori Viladin Q.
    Bravo Ed Rama i q… nenen gjithe PS. Tani behu e kryetar Bashkie dhe perpara!

  7. Arben says:

    pikerisht se eshte sfide personale ligji ka pak gjasa te kete elementet e duhura te funksionoje. pak a shume si te gjithe ligjet e meparshme te ketij soji.

    Zoteria ka konsultuar partneret e huaj sic bejne organizata e Mjaftit duket harruar se si pjese e qeverise duhet te konsultoje shoqerine, organizatat dhe personat e prekura qe ndikohen nga ky ligj. Qeveria nuk eshte mjaft qe leviz per te marre donacione dhe per ti bere qefin donatoreve. Qeveria i sherben nje populli dhe duhet te konsultohet me pjeset e prekura nga populli jo nga bundestaku gjerman. Shkurt muhabeti ligje potemkin nga institucione potemkin qe u bejne qefin te huajve dhe skane te bejne me kontekstin shqipetar.

  8. Ben says:

    Bravo Veliaj dhe PS. Ky eshte nje veprim i ndershem. Ata te PD jo vetem qe nuk do te jepnin doreheqjen por do te perdornin te gjithe makinat, naften dhe parate e ministrise per fushaten e tyre deri diten qe do te beheshin zgjedhjet dhe pas zgjedhjeve. Ky eshte nje shembull i shkelqyer se si duhet te sillen ministrat ne raste te tilla.

  9. lol says:

    Është e vërtetë ajo që kam dëgjuar, se nga ky “ligj i famshëm”, janë përjashtuar deputetët dhe pushtetarët e lartë…???!!! Kush e di me siguri, le të më përgjigjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje