PS: Nuk presim që PD të pranojë faktet. Sot janë 93000 shqiptarë të siguruar më shumë se në 2014-ën

29 Prill 2015, 17:45Politika TEMA

Pas deklaratave të bëra në emër të PD-së nga Gerti Bogdani, se  Panairi i Punës është një mashtrim dhe se Veliaj po tallet me shqitarët.

Në deklaratën për shtyp PS thotë se sot ka mbi 93.000 shqiptarë të  siguruar më shumë se në vitin 2014.

“Panairi i Punës 2015 është një sinjal shprese për çdo qytetar shqiptar që është sot në kërkim të një vendi pune. 5000 vende pune ofrohen në këtë panair në industrinë e shërbimeve, tregti, industrinë përpunuese, sistemin bankar etj. Kushdo që është i interesuar, përfshi këtu Partinë Demokratike, mund të shkojë dhe ta verifikojë këtë fakt lehtësisht.

Sot ka mbi 93000 shqiptarë të siguruar më shumë se në vitin 2014.

Sot ka 10 zyra të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, të cilat janë funksionale dhe realisht ofrojnë shpresë dhe gjejnë zgjidhje për qytetarët. Ndërkohë që deri në vitin 2013 këto zyra kishin një numër më të madh punonjësish sesa numri i qytetarëve që punësonin.

Sot fondi i mbështetjes së punësimit, i cili po jep rezultatet e tij të para, është transparent dhe nuk shpërndahet më mbi bazë të preferencave apo interesave të atyre që e shpërndanin atë deri në 2013.

Nuk presim që Partia Demokratike t’i pranojë këto fakte. Ajo që na intereson është rritja e numrit të njerëzve të regjistruar për të kërkuar punë çka do të thotë se qytetarët na besojnë dhe se shpresa për punësim është rritur, falë edhe rritjes reale të punësimit dhe politikave të ndërmarra gjatë këtyre dy vjetëve”, thuhet në deklaratën e PS-së./j.h 

10 komente në “PS: Nuk presim që PD të pranojë faktet. Sot janë 93000 shqiptarë të siguruar më shumë se në 2014-ën”

  1. lori says:

    sigurisht qe jane me shume te siguruar se ne kohen e sales por opozita nuk do e pranoje asnjhere pasi vete deshtoi nga kjo per te realizuar kete qe bete ju

    1. fiona says:

      vazhdoni punen dhe realizimin e panaireve per te orientuar te rinjte drejt tregut te punes

      1. niku says:

        Pune te mbare te majtes po beni nje pune shume te mire ne lidhje me punesimin e te rinjve, suksese

  2. Dibrani says:

    Parti Enver jemi gadi kur do her urraaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

  3. Dibrani says:

    Deri dje folte Rama Veliaj Balla Brace,…tani kan ndryshuar strategji flitet ne emer te partis per me fshehr mekatet ndaj popullit

    Ah mjeran ,…jeni ca medioker ce se keni shokun

    jeni ber per me u shkrujt

  4. Tono says:

    Deshtim total ,.do ta shikojn keta te rilindjes sa vota do marin.

  5. niko says:

    pd vec llafe ka, ne nuk rrijm ne vend numero. ne po punojm dhe rezultatet e kesaj qeverie po dalin

  6. stili> says:

    O dibbran si tja bejme ndryshe paska rendesi kush flet apo per ate qe eshte bere e po behet me mire .Per te mirat duhet inkurajim ,per te metat duhet dhene dru .Apo jo,,,?

    1. Dibrani says:

      Inkurajo gjith diten kur tjetri eshte ne drejtim te paditur,..ka mbet me u dhen dru

      Keshtu eshte mesuar kjo lloj politike

      Kritkat nje politike te shendoshe vetem mir i bejn ,..i hap syt

      kurse me politiken ton eshte ajo fjala Shqiptare ,…gjithmon te kunderten

      vetem un un un un nuk besojne ne gabime

      Gjith njerzit bejne gabime ,puna eshte ta pranosh ,..dhe mos i besh me

      Ne Shqiperi zotron lufta per pushtet ,..te tjerat per politikant jan pa rendesi

      Te jesh politikan duhet me qen hajdut kriminel mashtrues,….keto jan vyrtytet e nje politikani Shqipetar ne CV

      Zhgenjyse per ne dhe gjith brezat qe synojne per nje jet te mir

  7. abcdef says:

    Jo, mor shpirt, as mos prisni qe PD t’ju besoj. Ju vazhdoni, jeni ne “drejtimin e duhur”, genjeni sa te mundeni popullin dhe nese ai ka aq qejf sa t’ju besoj, hic mos u shqetesoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje