“Promovimi i grave në përgjegjësi dhe detyra do të jetë në qendër të programit të tij”, u shpreh kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova gjatë një takimi të zhvilluar me gra të profesioneve të ndryshme, në kuadër të fushatës për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit.
“Ashku sikundër gjatë gjithë jetës sime përbri suksesit tim u kam pasur ju, gra dhe vajza, në sektorin që kam punuar, pse jo të mos e vazhdoj këtë eksperiencë të mirë edhe nesër në bashki që t’u kem ju përkrah për të drejtuar sektorë që kanë shumë nevojë edhe për zemërgjerësinë, dashurinë, njerzillëkun”, tha Kosova.
Ai e vlerësoi si arritje ndryshimin ligjor që bën të mundur që listat e këshillit bashkiak të jenë të përbëra në gjysmën e tyre nga gratë.
“Isha pjesë e votimit që 50 %, pse jo, edhe të këshillave bashkiakë, të jenë femra. Sepse në fund të fundit janë femrat, gratë dhe vajzat ato që kanë peshën kryesore të familjeve dhe janë ato që mendojnë ditë e natë të bëjnë më të mirën për fëmijët e tyre”, tha kandidati për kryebashkiak.
Kosova shpjegoi se po punohet për një program të detajuar, të saktë dhe efikas për qeverisjen e qytetit.
“Kemi disa plane konkrete që dita ditës po afron periudha që ne do t’i shpalosim dhe pse jo sërish presim sugjerime të vlefshme për këtë moment sepse gjërat nuk vulosen dhe nuk ndryshojnë. Jemi të gatshëm të marrim mendime nga shtresa të ndryshme në mënyrë që ato të bëhen pjesë e programit tonë të nesërm. Program që të jetë realist, i zbatueshëm, i aplikueshëm dhe i prekshëm nga të gjithë. Dhe gjërat që do të vendosim të mos ngelin në letër por por të kenë një impakt direkt tek ju”, deklaroi Kosova.
Bashkëbisedimi në takimin me gratë
Një qytetare: “Jam e larguar nga puna në Zyrat e Punës, nga ministri Erion Veliaj. Doja të dija si do të veproni ju me administratën?”.
Kosova: “Drejtësia, ose vënia në vend e asaj që nuk shkon, ose dhënia e hakut të çdo njeriu, ky do të jetë, ka qënë dhe do të jetë prioriteti im”.
Një qytetare: “Personalisht u kam borxh jetën time sepse më keni shpëtuar nga një lindje e vështirë. Kam një dyqan të vogël. Jam piktore dhe stiliste. Dua nga bashkia të ndihmojë gratë në bzines”.
Kosova: “Në çdo qytet, nëse kryetari i bashkisë së atij qyteti nuk ndihmon biznesin e vogël dhe të mesëm i cili përfaqëson pjesë më të madhe të biznesit në qytet, i ka bërë një dëm shumë të madh qytetit të vet”. /gj.k/
Mos e pesofsh si Sheme Kosova.
Po pse, a derzi, hoqe dore nga picka si profesion? Ti kish dhuruar Zoti dy te mira te medha, picken dhe parane.Bridh tani rrugeve te Tiranes per tu ndryshuar jeten atyre qe nuk ka burre nene t’ua ndryshoj.
hahahahhahahahah
Ky qenka vërtetë për tek Antena ?
Mos i ndrysho asnjë presje asaj që ka thënë!
E bukura është se po “këshillohet” shumë mirë sesi të humbasë dhe të bëhet sa më qesharak!
Vetëm kështu shpëton ai që e ka vendosur nga turpi i humbjes në Tiranë…që në fakt është një zgjedhje dhe zgjidhje shumë e zgjuar…për t’ia faturuar gjithë fajin këtij plaku matuf që dikur, përpara shumë vitesh, bënte edhe mjekun!