Basha në Rrogozhinë: 21 Qershori, dita e gjykimit për dyshen Rama-Meta

29 Prill 2015, 12:22Politika TEMA

Kreu demokrat Lulzim Basha ka vijuar turin e prezantimit të kandidatëve të Partisë Demokratike për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit.

Basha ishte në Rrogozhinë ku prezantoi kandidaturën e Eqerem Deliut, ndërsa e cilësoi 21 Qershorin si ditën kur shqiptarët do të ndëshkojnë me votë keqqeverisjen.

Në 21 qershor jepni gjykimin tuaj për dyshen Rama-Meta. PD nuk tërhiqet, por do forcojë betejat. Në dy vite, asnjë vend pune, përkundrazi u mbyllën”, u shpreh Basha.

Sipas tij, kjo mazhorancë tentoi të miratonte një nga ligjet më të këqija, atë të sekuestros së banesave të qytetarëve për shkak të detyrimeve të papaguara ndaj energjisë.

Ne do ulim taksat vendore, do hapim vende te reja pune“, deklaroi Basha.

Sipas tij, edhe për eksodin e shqiptarëve drejt vendeve të BE-së, përgjegjësia bie mbi Qeverinë. /gj.k/

5 komente në “Basha në Rrogozhinë: 21 Qershori, dita e gjykimit për dyshen Rama-Meta”

  1. Shoku mali says:

    21 qershori do jete per nje pertac si Luli qe la bashkine e Tiranes ne meshire te fatit. Do ishte me mire qe tu japesh qytetareve te Tiranes llogari se perse e le ne kete derexhe kryeqytetin.

    1. Objektivi says:

      Lulzim Basha:-premtoi kartat e studentit
      -TRAM-in
      -terminalin multimodal
      -hapjen e qendrave rinore
      -krijimin e hapsirave te gjelberta etj, anjera nga keto nuk u realizua.

    2. janaq says:

      Lere retoriken boshe po bej ndonje pune per Tiranen te cilen e ke lene pas dore ketu e kater vjet. Premtove shume ne vitin 2011 mirpo sot pas kater vitesh shohim qe ke braktisur totalisht kryeqytetin. Nuk dite kurre te menaxhoje kryeqytetin.

  2. astrit says:

    Gerrmo o cuni Tares gerrmo se do ta gjejsh qenin e ngordhur me 21 qershor.

  3. sherifi says:

    Po moji Lule po,po jane shume,shume pake ata qe genjehen me fjalet e tua.
    Populli thote: me genjeve njehere ne 1992, dhe krijove nje 1997-98, me genjeve perseri ne 2005 dhe krijove nje gerdec,nje shitje deti,nje 21 janar,e cfar nuk i bete ketij vendi sa e sollet ne kte derexhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje